Sokol Olldashi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 32: Rreshti 32:
| Gruaja =
| Gruaja =
| Fëmijë =
| Fëmijë =
| Feja =
| Feja =Islame
}}
}}



Versioni i datës 6 prill 2014 10:45

Stampa:Kutia Politikan

Sokol Olldashi (lindi më 17 dhjetor 1972Durrës dhe vdiq më 20 nëntor 2013) ishte deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Biografia

Shkollimin e mesëm e kreu në vendlindje, Durres, ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Albania, Rilindja Demoktratike, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhe në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.[1]

Në vitin 2005 i ngarkohet detyra e Ministrit të Rendit, të cilën e dorëzoi për t'u kandiduar në postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë më 2007. Pas "humbjes" së këtij kandidimi, nga viti 2007, mbajti postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë. Në korrik të 2013, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike, dhe dorëheqjes "de Jure" të Sali Berishës nga posti i kryetarit të partisë, Ai kandidon për kryetar partie, përballë Lulzim Bashës, (i dizenjuar nga Sali Berisha për këtë post), në zgjedhje të debatuara për mos korrektesë, dhe nuk fiton. Ishtë njohës i gjuhës angleze dhe italiane.

Vdekja

20 Nëntor 2013, Sokol Olldashi vdiq pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë [2]. Aksidenti ndodhi në mbrëmje, shkak i aksidentit ka qënë lagështia dhe shpejtësia e lartë me të cilën Olldashi ka udhëtuar, makina e tij për shkak të shpjetësisë së madhe dhe kthesës së pjerrët, humbi kontrollin duke u rrëzuar 20 metra poshtë në humnerë duke gjetur vdekjen e menjëherëshme [3] [4].

Referenca

  1. ^ Këshilli i Ministrave
  2. ^ Humb jetën në aksident deputeti Sokoll Olldashi, u aksidentua me makinë në Krrabë
  3. ^ Aksidenti fatal. Makina del nga rruga, humb jetën Sokol Olldashi
  4. ^ Humb jetën Sokol Olldashi

Shiko edhe