Krishtërimi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
<gallery>Icon - FrontLeft - Small.jpg
[[Skeda:Redentor.jpg|thumb|200px|Shpëtimtari. Statujë në Rio de Zhanero.]]
</gallery>
[[Skeda:Bloch-SermonOnTheMount.jpg|thumb|200px|Të krishterët besojnë se [[Jezusi]] është Person i dytë i Trinisë Hyjnore i trupëzuar që zbriti në tokë për të shpëtuar njerëzimin nga [[mëkati]].]]
[[Skeda:Bloch-SermonOnTheMount.jpg|thumb|200px|Të krishterët besojnë se [[Jezusi]] është Person i dytë i Trinisë Hyjnore i trupëzuar që zbriti në tokë për të shpëtuar njerëzimin nga [[mëkati]].]]



Versioni i datës 12 prill 2014 09:49

Të krishterët besojnë se Jezusi është Person i dytë i Trinisë Hyjnore i trupëzuar që zbriti në tokë për të shpëtuar njerëzimin nga mëkati.

xcKrishterimi është fe e themeluar sipas mësimeve dhe të dhënave nga Jezu Krishti i cili predikonte se Ai vetë është Mesia hyjnor (mbreti i Izraelit dhe i mbarë botës) dhe shpëtimtari i premtuar (Shërbëtori i Zotit, Biri i njeriut) në Bibël, në Besëlidhjën e vjetër. Fjala "Krisht" rrjedh nga greqishtja që do të thotë "i vajosuri,", d.m.th. mbreti, dhe, barasvlerësi i saj në hebraisht është titulli Mesia. Sipas të krishterëve, Jezu Krishti ishte Mesia i premtuar që bëri një Besëlidhje të Re në mes njerëzimit dhe Perëndisë. Krishterimi është fe e themeluar në bazat e judaizmit duke shpallur se Krishti do t'i përmbushë profecitë e Biblës në Besëlidhjën e vjetër.

Numri i të krishterëve vlerësohet të arrijë në 2,1 miliardë njerëz, apo 33 % të popullsisë botërore në vitin 2007.

Krishterimi është feja më e madhe në botë me mbizotërim në Evropë, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, Afrikën e Jugut, Filipinet dhe Oqeani. Ai po rritet shpejt gjithashtu në Azi, veçanërisht në Kinë dhe Korenë e Jugut, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

Historia e Krishterimit

Fillimi i Besimit

Krishterimi lindi rreth 2000 vjet më parë në Jude (Izraeli i sotshëm) me Jezu Krishtin dhe grupin e dishepujve të tij besnikë. Gjatë kësaj periudhe, Judeja ishte një udhëkryq kulturor qytetesh dhe fermash plot me lëvizje. Perandori i Romës ishte sunduesi i saj. Judenjtë në atë kohë e urrenin sundimin romak, për arsye se për ta ai sillte në mendje shtypjen njerëzore që ata kishin duruar historikisht. Besimet kulturore politeiste të Romës, ishin pagane dhe imponuese mbi jetën e tyre judaike. Disa judenj vendosën që shpresa e tyre e vetme ishte konformimi ndaj kësaj sfide (grishje). Të tjerë u bënë fetarë të zellshëm që formojnë grupe luftarake qëndrese kundër Romës, kurse të tjerë u tërhoqën në shkretëtirën e Judesë për të studiuar ligjin e hebrenjve dhe për të pritur ardhjen përfundimtare të Mesisë (shpëtimtarit) të tyre të premtuar.

Ardhja e Jezu Krishtit

Historia e krishterimit – me këtë sfond kulturor dhe fetar, filloi edhe shërbesa e Jezusit. Jezusi ishte hebre. Ai ndiqte besimin hebraik dhe e njihte mirë ligjin e tyre. Në fillim të të tridhjetave, Jezusi filloi që të shkonte nga njëri fshat në tjetrin, duke mësuar nëpër sinagoga dhe duke shëruar ata që vuanin. Mësimet e Jezusit ishin revolucionare. Ai i sfidoi (grishi, ftoi) autoritetet e vendosura fetare që të pendoheshin nga vetë-drejtësia dhe hipokrizia (shtirja) e tyre dhe të kuptonin që "Mbretëria e Perëndisë" është e bazuar në shërbim dhe dashuri. Mësimet e Jezusit i trazonin zemrat e njerëzve dhe krijonin paqëndrueshmëri, dhe kjo shqetësonte autoritetet fetare të kohës. Shumë shpejt një grup burrash filluan që ta ndiqnin Jezusin dhe që ta quanin mësues (rabin). Këta burra u bënë dishepujt e tij. Jezusi i mësoi dishepujt e tij në lidhje me vullnetin e Perëndisë dhe në lidhje me “besëlidhjen e re” të cilën Perëndia do ta vendoste me njerëzit nëpërmjet tij. Jezusi i ndihmoi ata që të shihnin që njerëzimi është i lidhur nga vuajtjet dhe kotësitë e jetës si rezultat i mëkatit. Për shkak të mëkatit, njerëzimi e humbi marrëdhënien e vet me Perëndinë. Qëllimi i kësaj “besëlidhjeje të re” është që t'i rikthejë ata që e pranojnë atë në një marrëdhënie të përtërirë faljeje dhe dashurie me Perëndinë. Por çfarë është kjo besëlidhje e re? Jezusi vetë do të paguante për mëkatet e të gjithë njerëzimit duke u kryqëzuar padrejtësisht në një kryq romak. Tri ditë më vonë, Ai do të ringjallej, duke e mundur vdekjen, për t'i dhënë shpresë një bote të pa shpresë. E pra, gjithçka ndodhi ashtu siç Jezusi u kishte thënë, dhe dishepujt e tij ishin dëshmitarë të një mrekullie të mahnitshme. Mësuesi i tyre, Jezusi nga Nazareti, vdiq dhe tri ditë më vonë u ringjall për të përfunduar veprën e tij të shpëtimit dhe për t'u emëruar Mesi. Të shtyrë nga një porosi e madhe për të ndarë dashurinë që Perëndia i kësaj gjithësie u kishte dhënë atyre, dishepujt filluan që të shpallin këtë ungjill (lajm të mirë) rreth shpëtimit, shprese anë e mbanë vendit. Kështu, nga një grup i vogël njerëzish që jetonin në një krahinë të vogël të Judesë rreth 2000 vjet më parë, historia e krishterimit filloi, dhe besimi i krishterë qysh prej asaj kohe është përhapur në të gjithë botën. Mesazhi i tyre i ungjillit ishte i thjeshtë: “Sepse Perëndia aq e deshi botën, saqë dha Birin e tij shumë të dashur, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).

E parathënë në profeci

Megjithëse shumica e dokumentimit historik për fillimin e besimit të krishterë dokumentohet në ngjarjet e "Besëlidhjes së Re", në fakt historia e krishterimit filloi me profeci në Besëlidhjen e Vjetër. Ka rreth 300 profeci (parathënie) të dhëna në një periudhë prej 1000 vjetësh që gjenden në Besëlidhjen e Vjetër, të cilat kanë të bëjnë me ardhjen e Mesisë hebre). Prandaj, kohë më përpara se Jezusi të ecte mbi tokë, misioni i tij iu bë i njohur njerëzimit nëpërmjet "Fjalës së Perëndisë".

Përqindja e krishterimit në botë.

Historia e Krishterimit në Shqipëri

Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Evropës që u has më hershëm me krishterimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Dihet se përgjatë bregut ilir ka pasur ngulime relativisht të hershme të krishterësh. I pari që predikoi (parathà) ungjillin në Shqipëri mund të ketë qenë vetë Shën Pali i cili shprehet, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit" (Romakëve 15:19). Edhe apostulli Shën Andrea besohet se ka predikuar në Epir. Një numër i papërcaktuar të krishterësh ka jetuar në portin e Durrësit në vitin 58 e. r., dhe aty nga shekulli i katërt deri në të pestin krishterimi kishte lënë gjurmë të dallueshme anembanë vendit. Peshkopët e krishterë nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, d.m.th zyrtaret e lartë nga Shqipëria lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kanë marre pjesë në Këshillin e parë Ekumenik që u mblodh në Nikeja në vitin 325 të erës së re nga Perandori Konstandin (sundoi në 307-337 e. r.) qëllimi i të cilit mes të tjerash ishte të pengonte ngritjen e Arianizmit brenda perandorisë. Gjithashtu, pesë a gjashtë peshkopë nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër morën pjesë në Këshillin e Sardikës në vitet 343-344 e. r.). Gjysmë shekulli më vonë, në 395, Shqipëria Ilire e ndjeu çarjen fillestare midis Perandorisë Romake të Lindjes dhe asaj të Perëndimit, pasi gjendej që në krye të herës në kufirin kulturor dhe politik mes Lindjes bizantine dhe Perëndimit italian. Ajo mori dhe përfitoi nga të dyja kulturat, por njëkohësisht e pësoi keqas në shekuj nga konfliktet mes dy gjysmave të perandorisë. Hë për hë, pak të dhëna ka mbi Kishën e Krishterë të hershme në Shqipëri, ngaqë strukturat kishtare u fshinë me pushtimin dhe ngulimet sllave të Shqipërisë aty nga viti 600. Fjala angleze për Mesjetën e hershme "Dark Ages" (Kohë të Errëta), e përshkuan më së miri errësirën e plotë të Shqipërisë së asaj kohe.

Në monografinë e tij Geografia Ecclesiastica dell'Albania, botuar në 1934, studiuesi jezuit dhe albanologu i madh Fulvio Cordignano (1887-1951) renditi në një listë rreth 275 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri aty nga mesi i dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe mesi i të shtatëmbëdhjetit. Këto kisha ishin emërtuar sipas një radhe shenjtorësh të krishterë, mbi dyzet në tërësi, por po të vërehet me më kujdes lista, shihet se më se gjysma e kishave të asaj periudhe mbante emrat e vetëm katër shenjtorëve : Shën Mëria, Shën Kolli, Shën Premtja dhe Shën Gjergji.

Nga 275 kisha katolike të renditura nga Cordignano, 42 i kushtoheshin Shën Mërisë, më shumë se cilitdo shenjti tjetër. Kishte kisha historike katolike në Ulqin (sot në Mal të Zi), Shurdhah (Shkodër), Dejë (Shkodër) dhe Drisht (Shkodër) që ishte capitulum ecclesie S. Marie de Drivasto e shënuar në 1353, Naraç (Shkodër), Hajmel (Shkodër), Renc (Lezhë), Fishtë (Lezhë), Troshan (Lezhë), Kalivaç (Lezhë), Lezhë, Mërtur (Pukë), Surroj (Kukës), Shpërdhaze (Mirditë), Malaj (Mirditë), Ndërshene (Mirditë), Ndërfanë (Mirditë), Lurë (Dibër), Çidhne (Dibër), Gur i Bardhë (Mat), Sebasta (Laç), Mbret (Laç), Kurcaj (Krujë), Kepi i Rodonit (Durrës) shënuar në 1418, Brar (Tiranë) që prej shekullit të dymbëdhjetë, Skuterrë (Tiranë), Pëllumbas (Tiranë), Buçimas (Tiranë), Linzë (Tiranë), dhe Bishqem (Peqin).

Kishte gjithashtu mjaft kisha dhe manastire ortodokse përkushtuar Virgjëreshës së Bekuar midis të cilëve ata në: Berat që nga viti 1797, Peshtan (Berat), Elbasan që nga viti 1833, Ardenicë (Lushnjë), Apolloni (Pojan, Fier), që nga fillimi i shekullit të trembëdhjetë, Dhërmi (Vlorë) nga shekulli i trembëdhjetë tek i katërmbëdhjeti, Dhivër (Sarandë) e vitit 1604, Peca (Sarandë) e vitit 1770, Piqeras (Sarandë) e vitit 1672, Nivicë-Bubar (Sarandë) e shekullit XVII, Malçan (Sarandë) aty nga viti 1600, Marmiro pranë Orikumit (Vlorë) që nga fillimi i shekullit të dhjetë, Kameno në verilindje të Delvinës, Zvërnec (Vlorë) nga shekujt XIII-XVIV, Goranxi (Gjirokastër) aty nga viti 1600, Vllaho Goranxi (Gjirokastër) që nga viti 1622, Koshovicë (Gjirokastër) që nga viti 1669, Saraqinishtë (Gjirokastër) që nga viti 1634, Nivan (Gjirokastër) që nga viti 1702, Konicka (Gjirokastër) që nga viti 1789, Dhuvjan (Gjirokastër) Llongo (Gjirokastër), Treneshishta (Gjirokastër), Vanistër (Gjirokastër), Peshkëpi (Gjirokastër) që nga fillimi i shekullit të dhjetë, Zervat (Gjirokastër) e hapur që nga fillimi i shekullit të dhjetë, Labovë e Kryqit (Gjirokastër) që nga fundi i shekullit të dhjetë, Skora (Gjirokastër) që nga viti 1773, Sopik (Gjirokastër) që nga viti 1770, Leusa (Përmet) që nga viti 1812, Kosinë (Përmet) nga shekulli i dymbëdhjetë te i katërmbëdhjeti, Seranjperat (Përmet)nga shekulli XVII, Leskovik (Ersekë), Barmash (Ersekë) që nga viti 1616, Postenan (Ersekë) që nga shekulli i shtatëmbëdhjetë te i tetëmbëdhjeti, Lashovë (Ersekë) që nga shekulli i tetëmbëdhjetë, Voskopojë (Korçë) nga viti 1712, Vithkuq (Korçë) nga shekulli i shtatëmbëdhjetë te i tetëmbëdhjeti, Maligrad në Liqenin e Prespës që nga viti 1345, Pogradec, Niçe (Pogradec) që nga shekulli i tetëmbëdhjetë, dhe në Lin (Pogradec).

Shën Mëria adhurohej sidomos gjatë shtegtimeve në ditën e përkujtimit të saj, 15 gushti, Dita e Ngritjes në Qiell, e njohur në Shqipëri si Shën Mëria e Gushtit. Për ortodoksët kjo ditë festohet si Fjetja e Shën Mërisë, dikur e shënuar më 27 gusht sipas kalendarit bizantin, por tani më 15 gusht sipas kalendarit latin. Shtegtime në nderim të Shën Mërisë përfshinin edhe ngjitjen në male të larta, mbeturinë e kulteve të hershme të para-krishtera : në malin e Tomorrit, në malin e Gjalicës pranë Kukësit, në malin e Shën Lleshit pranë Krujës, në malin e Kundrevicës të Kurveleshit, në malin Pashtrik në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pjetër Bogdani (rreth 1630-1689) e përshkruan festimin në malin e fundit në 1681 si vijon :

"E kalojnë aty gjithë natën, me daulle, bilbila, duke kërcyer e kënduar.

Pas mesnate fillojnë një procesion të përzier myslimanët, serbët dhe grekët me qirinj të ndezur dylli, me gjatësi të ndryshme sipas moshës së personit që i mban në dorë. I sillen rrotull majës së malit më të lartë për tre orë me këmbët zbathur (disa nga myslimanët që prijnë janë kalëruar.)"

Në Shqipërinë qendrore, gratë shterpë udhëtonin për në plazhet e Kavajës dhe të Durrësit për t'u larë në ujërat e detit. Ky zakon, me të cilin gratë shpresonin të mbeteshin shtatzëna, u ndoq në heshtje e pa bujë edhe gjatë diktaturës komuniste. Në Seltë, në zonën e Shpatit të Shqipërisë qendrore, gjatë kësaj dite flijohej një lopë.

Në fshatin e Bibajt të Rekës së Epërme (Maqedoni), shqiptarët ortodoksë festonin më 4 dhjetor Shën Mërinë e Dimrit. Edhe shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë e shënojnë këtë festë, e njohur edhe me emrin "Festa e Paraqitjes së Shën Mërisë në Tempull", duke e festuar më 21 nëntor sipas kalendarit latin. Sipas traditës, gjatë kësaj feste ndizeshin qirinj dhe piqej bukë e cila, pasi bekohej nga prifti, hahej.

Po në Reken e Epërme, në fshatin e Sences kryhej festa e Shën Mërisë se Vogël, (rumanisht Sfanta Maria Mica, vllahçe St|marie N'ic) e cila përkujton lindjen e Shën Mërisë me 21 shtator sipas kalendarit bizantin dhe tani me përgjithësisht me 8 shtator sipas kalendarit latin. Kjo dite njihet edhe si Dita e Bletëve, meqë përkon me periudhën e vitit kur kryhet shitblerja e bletëve. Fisi i Grudajve dhe qyteti i Shkodrës e festonin ditën e Shën Mërisë me 8 shator, ndërsa banoret e Vuklit dhe te Nikçes e nderonin Virgjereshen me 24 maj. Shën Meria përnderohej ne veçanti brenda kishës katolike te Shqipërisë si Zoja e Shkodrës (La Madonna di Scutari) ose Zoja e Bekueme, e njohur edhe si Zoja e Këshillit të Mire (La Madonna del Buon Consiglio). Festa e Zojes se Shkodrës shënohej nga te gjithë fiset katolike te veriut. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptare, i mbajtur ne vitin 1895, e shpalli Zojen e Shkodrës Pajtore te Shqipërisë <at>. Zoja e Shkodrës ka edhe një legjende te veten :

Zoja (Madonna) gjendej në fillim në një kishë te vogël të Shkodrës se vjetër ne këmbe te malit te Rozafes, ku katolikët e Shkodrës e përnderonin portretin e saj në një pikturë me bojë vaji. Në 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodrën ne rrethim dhe kërcënonin të çshenjtëronin kishën, piktura u shkëput për mrekullitë nga muri, u largua nga ndërtesa dhe mori fluturimin drejt perëndimit mbi detin Adriatik për ne Itali. E ndoqën dy shtegtarë shqiptarë, Gjorgji dhe De Sclavisi. Portreti në pikturë i Zojes erdhi e u preh në qytetin e Genazzano-s pranë Romes, ku u ngrit një kishë për nder të saj, Kisha e Zojes se Këshillit të Mirë (La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio).

Që prej asaj kohe, vendi i shenjtë i Genazzano-s ka qenë pikë shtegtimi për katolikët shqiptarë. Rreth vitit 1700, përnderimi i Zojës së Genazzano-s u përhap edhe mes arbëreshve të Kalabrisë, në veçanti në San Benedetto Ullano, falë klerikut Stefano Rodotà. Kisha e tanishme e Genazzano-s u ndërtua në fillim të shekullit XX dhe shtegtarët e vizitojnë duke ecur zbathur, sidomos gjatë ditës përkujtimore të Zojes se Këshillit të Mirë që është 26 prilli.

Edhe Kisha e Zojes në Shkodër ka qenë gjithmonë shumë e përnderuar nga katolikët shqiptarë të veriut. Në prill 1946, një vit pas marrjes se pushtetit nga komunistët, mbi dy mijë vetë morën pjesë ne shtegtimin tek ajo. Megjithatë, jo shumë kohë më vonë, kisha u mbyll dhe u shndërrua në salle vallëzimi dhe ne vitin 1967, gjatë fushatës komuniste kundër fesë, kisha u rrafshua përtokë.

Historia e shenjtorëve ne Shqipëri

Historia e shenjtërve në Shqipëri fillon me një numër martiresh të hershëm të krishtere,të cilët vepronin brenda vendit apo që kishin ndonjë farë lidhjeje me të. Këta shenjtër, sidoqoftë, nuk ishin shqiptarë në kuptimin etnik të fjalës. I pari i tyre ishte Shën Asti (Άστιος/Astius), peshkop i Durrësit në kohën e Perandorit Trajan (sundoi 98-117 pas Krishtit/e.r.). Gjatë kësaj kohë, shumë të krishterë u arratisen në Shqipëri për t'i shpëtuar përndjekjes në Itali. Midis tyre gjendeshin edhe shtatë martire të shenjtë: Peregrini, Lukiani, Pompei, Hezikiasi, Papiasi, Saturnini dhe Germani, të cilët, me të mbërritur u arrestuan, u hodhën në zinxhirë dhe më pas u mbytën në Detin Adriatik. Vetë Asti u arrestua nga guvernatori romak i Durrësit, Agrikola, rreth vitit 98 pas Krishtit (e.r.). dhe u torturua për vdekje, siç duket ngaqë nuk pranoi të adhuronte Perëndinë Dionis. Dita e festës së tij është 6 korriku.

Ende më pak e njohur është legjenda e Shën Florit (Florus) dhe Laurit (Laurus) nga Konstandinopoja. Flori punonte si gurgdhendës në Iliri dhe e torturuan bashkë me shokun e tij Laurin si dhe me punëtoret e vet Prokulin (Proculus) dhe Maksimin (Maximus) ngaqë kishin ndihmuar në ndërtimin e një kishe të krishtere. Ai u hodh në pus dhe vdiq dikur nga shekulli i dytë. Disa autorë e lidhin Florin dhe Laurin me ngulimet e lashta të Ulpianës, në jug të Prishtinës. Dita e festës së tyre është 18 gushti.

Shën Lefteri (Ελευθέριος/Eleutherius) ishte me prejardhje nga Roma dhe u bë peshkop i Mesinës dhe i Ilirisë kur ende s'kishte mbushur njëzet vjeç. Duket se ka jetuar në Vlorë. Nuk dimë shumë mbi të përveç faktit që u thirr në Romë rreth viteve 117-120 dhe që u martirizua bashke me te ëmën, Shën Anthinë (Anthia) dhe njëmbëdhjete shokë gjate një fushate përndjekjeje anti-të krishtere gjatë sundimit të Perandorit Adrian (117-138 e.r.). Dita e festës se tij është 18 prilli.

Shen Therini (Θερίνος/Therinus) i ngulimit të lashtë të Butrintit në jug të Shqipërisë se sotme, u ther bashkë me një numër martiresh të tjerë gjatë sundimit të Perandorit Decio (Decius, 249-250) në shekullin e tretë. Dita e festës së tij është 23 prilli, e njëjte me atë të Shën Gjergjit. Së fundmi, Shën Donati (Donat), edhe ai nga Butrinti, i cili jetoi gjatë sundimit të Perandorit Theodhos (Theodosius, 379-394). Sipas Sozomenit, historian grek i shekullit të pestë, Donati ka qenë Peshkop i Evorese ose Eurias, që ndoshta mund të identifikohet me qytetin e Paramithise ne Çamëri. Atij i mvishën shume mrekulli. Ka therur dragoin, ka pastruar një pus të helmatisur, ka shpëtuar te bijën e perandorit nga djalli dhe ka ngjallur të vdekurit. Vdiq ne vitin 387. Eshtrat ia shpërngulen ne Kasiopi, Korfuz, ne vitin 602 për t'ia shpëtuar nga pushtimet e barbareve. Kjo solli si pasojë një çështje juridiksioni mbi të drejtën e ruajtjes të relikeve të shenjta, mosmarrëveshje qe u zgjidh nga Papa Gregori i Madh (590-604). Kulti i Donatit u përhap shume gjate mesjetës. Dita e përkujtimit te tij është 30 prilli.

Shenjtorë të tjerë që lidhen me jetën e krishterë në territorin e Shqipërisë janë edhe : Dëshmorët Isauri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Hermia e Peregrini, që u martirizuan në Apolloni të Fierit, në shek. III (përkujtohen në 17 qershor) ; Dëshmor Trifoni nga Sheqishta e Fierit, martirizuar në vitin 313 (përkujtohet në 14 korrik) ; Shën Joan Vladimiri, i cili veproi e u martirizua pranë Elbasanit në shek. X ose në fillim të shek. XI, ku u ngrit më vonë edhe një manastir me të njëjtin emër; Shën Joan Kukuzelit, nga Durrësi, muzikant i madh bizantin që jetoi në shek. XII ose sipas disa të tjerëve në shek. XIII-XIV, në Malin e Shenjtë (Athos) (përkujtohet në 1 tetor) ; po në këtë në Malin e Shenjtë Athos asketuan edhe Shën Nifoni nga Lukova e Himarës (përkujtohet në 14 qershor) dhe Shën Nili Erihioti nga Kanina ; oshënar-dëshmor Nikodhimi që jetoi në vitin 1722 (përmendet nga Elbasani, por është nga Vithkuqi i Korçës [ku është ngritur edhe një kishë në shek. XXI] dhe u martirizua në Berat) (përkujtohet në 10 korrik); Kristo kopshtari ose arvanitasi, nga zonat përqark lumit Shkumbin, martirizuar në Konstandinopojë në vitin 1748 (përkujtohet në 12 shkurt); Kozma etolosi që u martirizua në krahinën e Beratit dhe trupi i tij doli mbi sipërfaqen e lumit Seman, ku edhe Ali Pashë Tepelena i ndërtoi një kishë në fshatit Kolkondas të Fierit, pranë saj u ngrit edhe një manastir me të njëjtin emër (përkujtohet në 24 gusht).

Burim i të dhënave

- Botuar për here te pare ne gjuhen angleze ne "Balkanistica - University of Missisipi", 13 (2000). Botohet për herë të parë në gjuhën shqipe. Përkthimi në shqip "Bota Shqiptare" redaktuar nga vetë autori (Robert Elsie).

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme