Besart Berisha: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎Lidhje të jashtme: "Albania-Sport" s'ka lidhje me Besart Berishen -- lidhja hiqet
Rreshti 33: Rreshti 33:
*[http://www.hsv.de/index.php?id=18310 Besart Berisha] HSV.de (anglisht)
*[http://www.hsv.de/index.php?id=18310 Besart Berisha] HSV.de (anglisht)
*[http://www.uefa.com/competitions/UCL/Players/Player=105960/index.html Besart Berisha] UEFA.com (anglisht)
*[http://www.uefa.com/competitions/UCL/Players/Player=105960/index.html Besart Berisha] UEFA.com (anglisht)

* [http://www.albania-sport.com/ Lajme per Besart Berisha ne Albania-sport.com]
[[Category:Futbollistë shqiptarë]]
[[Category:Futbollistë shqiptarë]]
[[de:Besart Berisha]]
[[de:Besart Berisha]]

Versioni i datës 29 dhjetor 2006 20:48

Stampa:Futbollist

Besart Berisha (i lindur më 29 korrik, 1985Prishtinë, Kosovë) është një futbollist shqiptar nga Kosova. Si sulmues, i gjatë 1.84m dhe peshon 77kg, ai luan për kombëtaren shqiptare të futbollit dhe Hamburgun e Bundesligës gjermane në nivel ekipor.

Biografia

Besart Berisha ka lindur në Kosovë por, si fëmijë është detyruar t'i ikë luftës dhe vendoset në Gjermani. Atje, prej vitit 1994 deri në vitin 2004 Berisha luan me ekipet e të rinjëve në klubet Berliner VB49, BFC Dynamo, TSV Lichtenberg dhe Tennis Borussia Berlin. Në vitin 2004 ai fillon karrierën e tij profesioniste kur nënshkruan për klubin Hamburger SVHamburgut. Mirëpo, për shkak të problemeve me lejeqëndim në Gjermani ai i huazohet po atë vit te dy klube të elitës daneze të futbollit, Aalborg Boldspilklub dhe AC Horsens, ku kaloi me sukses dy sezona. Gjatë verës së vitit 2006 ai kthehet në Gjermani dhe nënshkruan kontratë të re katërvjeçare me Hamburger SV.

Më 11 tetor të vitit 2006 Besart Berisha debuton në kombëtaren shqiptare të futbollit në Amsterdam ArenA kundër Holandës.

Më 6 dhjetor të vitit 2006 Besart Berisha hyn në histori si shqiptari i parë që ka shënuar goal në UEFA Champions League kur njëherit shënon edhe golin e tij të parë për Hamburger SV në ndeshjen kundër CSKA Moskva në Hamburg të Gjermanisë.

Lidhje të jashtme