Dallime mes rishikimeve të "Kuçova"

Jump to navigation Jump to search
12 bytes added ,  7 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
v
• Është Kuçova dhe kantieri i naftës që në Shkurt të ’36, i tregoi popullit Shqiptar si të luftojë për të drejtat e tij, kundër shtypjes dhe shfrytëzimit të huaj.
• Është Kuçova dhe kantieri i naftës ku jetoi dhe zhvilloi aktivitetin e tij disa dhjetëra vjeçar, deri në shuarje, një nga bijtë e familjes së madhe patriote të Toptanasve dhe nip i Naim Frashërit, inxhinieri i talentuar dhe i përkushtuar Sherif Toptani.
• Ishte Kuçova dhe naftëtarët e saj që i treguan popullit shqiptar se për të ndërtuar një jetë më të mirë, për vehte dhe për fëmijët, duhej punuar me sakrificë dhe përkushtim. Për ne, janë të njohur dëshmorët e rindërtimit dhe të zhvillimit të kantierit të naftës në Kuçovë, që u bënë shëmbull frymëzimi për brezat pasardhës. Por si i ritur në mes të këtij kantieri, mbaj mend edhe '''Minella Savën, ING . Stavri Pojanin, Sotir Tërpinin, Refat Xaken, Dhori Andonin, Todi Lengun, Llambi Maqinën, Muhamer Salën, Ndreko Nakuçin, Kozma Linon, Kristaq Gogollarin, Llambi Kokonozin, Lili Xhakon, Trush Mitrushin '''etj., dhe shumë të tjerë të gjithë mjeshtra në specialitetin e vet, të përkushtuar në shërbim të kantierit të naftës që për ne ishin heronj të gjallë.
• Me Kuçovën dhe kantierin e naftës, lidhet jeta dhe veprimtaria e shumë specialistëve dhe kuadrove patriotë dhe të shquar nga i gjithë vendi, si Koço Pepa, Eqrem Beci me gjithë prindërit, Ramiz Xhabia, Minella Çami, Petrika Ballauri, Ilia Mihali, Stiljan Pili, Llazar Kreshpani, Beqir Alia dhe Petraq Xhaçka, etj etj. të cilët i dhanë Kuçovës dhe naftës, vitet më të mira, që ishin shëmbuj të përkushtimit, që krijuan në Kuçovë familjet e tyre duke u bërë shëmbull i kulturës dhe jetesës familjare.
• Ka qënë Kuçova dhe kantieri i naftës, vendi i shëmbullit unik të solidaritetit dhe bashkëpunimit të sinqertë midis vendeve në zhvillim. Në Kuçovë, kanë derdhur djersën e tyre dhe kanë sakrifikuar edhe jetën, specialistë nga shumë vende të Ballkanit por edhe të Evropës Lindore. Kanë qënë me dhjetra specialistët e huaj sëbashku me familjet e tyre që u rritën mes dashamirësisë së naftëtarëve.
2

edits

Menyja e lëvizjeve