Kalaja e Porto Palermos: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kolega2357 (diskuto | kontribute)
v Reverted 1 edit by 63.240.3.52 (talk) identified as vandalism to last revision by Maja e Lëpjetës. (TW)
Rreshti 9: Rreshti 9:

Kalaja eshte shume me e vjeter se Ali Pashaj, ai e ka restauruar, e ka patur ne kontroll kete pike dhe vetem si vizitor ka qene aty, nuk ka jetuar kurre aty. Kishen (shen Nikolla) nuk e ka bere ai ka qene atje, dhe gjelberimi nuk eshte gjithevjecar ne dimer thahet.

Ali Pasha, qiresi imadh i grekeve dhe turqve, Skipetar qe s'fliste ne gjuhen e memes por ne te semes.

[[Kategoria:Kala në Shqipëri]]
[[Kategoria:Kala në Shqipëri]]

Versioni i datës 5 qershor 2014 20:20

Skeda:Kalaja e Porto Palermos.png
Kalaja e Porto Palermos

Kalaja e Ali Pashait në Gjirin e Porto Palermos është kala e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit

Përshkrimi

Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparose dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m.

Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.