Hernia diskale: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 23: Rreshti 23:
Masat për t'u përkujdesur për hernien diskale ndahen ne tri faza. a) Kryerja siç duhet e aktiviteteve të përditshme, b) Kryerja e ushtrimeve të specifikuara për të rikthyer diskun e dalë në vend, dhe c) Kryerja e ushtrimeve për të stabilizuar dhe rritur aftësinë e shpinës për të përballuar aktivitetet e përditshme, kjo si masë parandaluese qoftë për daljet e diskut në të ardhmen, ashtu dhe për ridaljen e tij si problem i përsëritur.

'''A. '''Aktivitetet e përditshme që rrezikojnë hernien diskale, dhe që për rrjedhojë duhen shmangur ose duhen kryer siç duhet janë:
'''A. '''Aktivitetet e përditshme që ''rrezikojnë ''hernien diskale, dhe që për rrjedhojë duhen shmangur ose duhen kryer siç duhet janë:

* Marrja në mëngjes e çorapeve në dysheme
* Marrja në mëngjes e çorapeve në dysheme
Rreshti 36: Rreshti 36:
Të gjithë këto aktivitete duhen kryer me kujdes pasi, të kryera jo siç duhet, ato gradualisht e shtyjnë diskun ndërvertebror jashtë duke sjellë dhe problemet me shtyllën kurrizore. Këshilla e përgjithshme në këtë drejtim është që lëvizjet të kryhen duke e mbajtur vijën e shtyllës kurrizore (kokë - shpinë - kërrbisht) në një linjë, pra në pozicion të papërkulur. Kjo nuk nënkupton që harqet natyrore të shtyllës kurrizore të cënohen, dhe as që kjo linjë duhet të jetë gjithnjë në gjendje vertikale, por që pika e kokës, e shpinës mes shpatullave dhe e mesit duhet të jenë në një linjë.

Aktivitetet ose ushtrimet që ''shkaktojnë ''daljen e diskut dhe bëjnë të dukshme dhe të ndjeshme hernien diskale:
* Prekja e gishtave të këmbëve duke përkulur trupin në mëngjes, si ushtrim gjimnastikor.
* Disa nga pozicionet e jogës që kërkojnë përkulje të forta të trupit.
* Disa nga ushtrimet e palestrës.
* Kërrusjet e trupit.
* Ushtrimet shtrirë për forcimin e muskujve të barkut, me ose pa këmbë të shtrira.
* Ushtrimi i ngritjes së këmbëve në pozicion të drejtë teksa gjendesh shtrirë në shpinë.
* Ngritja e peshave pa ruajtur harqet natyrale të trupit.
* Përdorimi i makinerive që bllokojnë muskujt e barkut.
* Ngarja e biçikletës.
'''B. '''Ushtrimet e MekKenzit për rikthimin e diskut ndërvertebror në vendin e tij.
'''B. '''Ushtrimet e MekKenzit për rikthimin e diskut ndërvertebror në vendin e tij.

Versioni i datës 8 qershor 2014 11:11

Hernia diskale është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore ku pjesa e jashtme unazore e diskut ndërvertebror fryhet ose çahet dhe materiali i butë i brendshëm i diskut gjithashtu zhvendoset, duke kaluar në pjesën e fryrë ose të çarë të diskut.

Disqet ndërvertebrorë funksionojnë si absorbues të trysnisë mes vertebrave, duke bërë të mundur përkuljen e trupit në të gjitha drejtimet, si dhe kombinimin e përkuljes së trupit me rrotullimin. Dëmtimi i këtyre disqeve, i cili mund të vijë për një sërë arsyesh, krijon ato që në gjuhën mjekësore quhen hernie diskale, të cilat mund të jenë të niveleve të ndryshme të dëmtimit.

Herniet diskale kryesisht ndodhin në zonën e qafës, të shpatullave ose të mesit, ku kjo e fundit quhet hernie diskale lumbare. Një nga episodet më të shpeshta të këtij problemi ndodh kur shtylla kurrizore sforcohet nëpërmjet qëndrimeve për orë të zgjatura në pozicione të papërshtatshme, qoftë përpara televizorit ose kompjuterit në shtëpi ose gjatë aktiviteteve të përditshme të punës, periudhë e cila nuk shkakton dhimbje ose i ka ato të pakta, e më pas në arritjen e pikës kritike, zakonisht prej një lëvizjeje të beftë (si përkulje para ose ngritje e një peshe të rëndë) ku pacienti ndjen dhimbje të forta që vijnë nga shtylla kurrizore. Fakti që disqet ndërverterbrore nuk kanë nerva të tyre ndijorë, shpesh bën që hernia diskale të zbulohet vetëm në momentin kritik të cënimit të nervave rrethues, që preken nga disku i fryrë kur ato dalin nga shtylla kurrizore.

Llojet e hernies diskale

Nivelet e hernies diskale

Përcaktimi i diagnozës së dhimbjeve të qafës, të mesit ose të shpinës si "hernie diskale" nuk e përshkruan në mënyrë të saktë problemin. Herniet diskale kategorizohen në katër faza përkeqësimi:

Fryrja e diskut, e cila nënkupton hapjen e anës së jashtme të diskut ndërvertebror duke krijuar një fryrje të tij, ndërsa pjesa e brendshme qëndron në kufijtë e diskut.

Shkarja e diskut vjen pas fryrjes fillestare së diskut, ku unaza e jashtme fryhet akoma më shumë por pjesa e butë e brendshme akoma mbetet brenda.

Dalja e diskut, kur ana e jashtme është çarë dhe ky deformim arrin të cënojë nervat që dalin nga shtylla kurrizore.

Rrjedhja e diskut, ku disku fryhet shumë dhe pjesë të tij arrijnë të shkëputen duke krijuar probleme tek nervat ose palca e kurrizit.

Masat parandaluese dhe shëruese të hernies diskale

Masat për t'u përkujdesur për hernien diskale ndahen ne tri faza. a) Kryerja siç duhet e aktiviteteve të përditshme, b) Kryerja e ushtrimeve të specifikuara për të rikthyer diskun e dalë në vend, dhe c) Kryerja e ushtrimeve për të stabilizuar dhe rritur aftësinë e shpinës për të përballuar aktivitetet e përditshme, kjo si masë parandaluese qoftë për daljet e diskut në të ardhmen, ashtu dhe për ridaljen e tij si problem i përsëritur.

A. Aktivitetet e përditshme që rrezikojnë hernien diskale, dhe që për rrjedhojë duhen shmangur ose duhen kryer siç duhet janë:

  • Marrja në mëngjes e çorapeve në dysheme
  • Veshja e këpucëve
  • Përdorimi i sirtarit të poshtëm të dollapit
  • Larja e dhëmbëve në mëngjes
  • Bërja e tualetit ose rruarja përpara pasqyrës
  • Rregullimi i shtratit
  • Ngarja e makinës
  • Qëndrimi ulur në pozicion të kërrusur

Të gjithë këto aktivitete duhen kryer me kujdes pasi, të kryera jo siç duhet, ato gradualisht e shtyjnë diskun ndërvertebror jashtë duke sjellë dhe problemet me shtyllën kurrizore. Këshilla e përgjithshme në këtë drejtim është që lëvizjet të kryhen duke e mbajtur vijën e shtyllës kurrizore (kokë - shpinë - kërrbisht) në një linjë, pra në pozicion të papërkulur. Kjo nuk nënkupton që harqet natyrore të shtyllës kurrizore të cënohen, dhe as që kjo linjë duhet të jetë gjithnjë në gjendje vertikale, por që pika e kokës, e shpinës mes shpatullave dhe e mesit duhet të jenë në një linjë.

Aktivitetet ose ushtrimet që shkaktojnë daljen e diskut dhe bëjnë të dukshme dhe të ndjeshme hernien diskale:

  • Prekja e gishtave të këmbëve duke përkulur trupin në mëngjes, si ushtrim gjimnastikor.
  • Disa nga pozicionet e jogës që kërkojnë përkulje të forta të trupit.
  • Disa nga ushtrimet e palestrës.
  • Kërrusjet e trupit.
  • Ushtrimet shtrirë për forcimin e muskujve të barkut, me ose pa këmbë të shtrira.
  • Ushtrimi i ngritjes së këmbëve në pozicion të drejtë teksa gjendesh shtrirë në shpinë.
  • Ngritja e peshave pa ruajtur harqet natyrale të trupit.
  • Përdorimi i makinerive që bllokojnë muskujt e barkut.
  • Ngarja e biçikletës.

B. Ushtrimet e MekKenzit për rikthimin e diskut ndërvertebror në vendin e tij.

C. Ushtrimet për forcimin e muskujve dhe formën e përgjithshme të shtyllës kurrizore.

Hernia diskale dhe artriti

Shih edhe

Hernia diskale lumbare

Vertebra

Referenca