Hidrodinamika: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 32: | Rreshti 32: | ||
<br> |
<br> |
||
⚫ | |||
<center><big>'''Ekuacioni i Kontinuitetit'''</big><big></big></center> |
<center><big>'''Ekuacioni i Kontinuitetit'''</big><big></big></center> |
||
⚫ | |||
Versioni i datës 9 qershor 2014 21:39
Me Hidrodinamikë nënkuptojmë lëngjet në lëvizje.
Në dinamikën e fluideve mësohen ligjet të cilat i përshkruajnë lëvizjet e lëngjeve dhe të gazeve. Meqë supozohet se gjatë lëvizjes së lëngjeve dhe të gazeve vëllimi mbetet i pandryshuar, këto lëvizje mund të studiohen njëkohësisht.
Forcat, të cilat veprojnë në fluid, mund të jenë:
• Forcat e brendshme, të cilat shprehen në formë të shtypjes,
• Forcat e jashtme, që ndryshe quhen forca vëllimore, e që veprojnë në çdo grimcë të fluidit,
• Forcat e fërkimit të brendshëm, që ndryshe quhen forca të viskozitetit
• Forcat inerciale, të cilat janë të barabarta me prodhimin e masës së fluidit dhe të nxitimit.
Për lëvizje të fluidit duhet të merren në konsiderim të gjitha forcat e cekura, por rezultate të kënaqshme arrihen edhe duke mos përfillur veprimin e ndonjërës prej tyre. Prandaj, dinamika e fluideve studiohet në dy tërësi:
• Dinamika e fluidit ideal dhe
• Dinamika e fluidit real
Fluidi ideal është homogjen, izotrop, nuk ngjeshet dhe nuk është viskoz. Paraqitja e kuptimit të fluidit ideal e lehtëson edhe studimin e fluidit real, i cili është gjithmon viskoz. Fluid ii cili nuk i përmbushë këto veti quhet real.
Për studim të lëvizjes së fluidit duhet të dihen këto karakteristika:
• Vija e rrymimit – Paraqet drejtëzën ose lakoren e cila tregon në çdo moment drejtimin e lëvizjes së grimcave të fluidit
• Grypi i rrymimit – Paraqet bashkësinë e të gjitha vijave të rrymimit të cilat kalojnë nëpër të gjitha pikat brenda ndonjë lakoreje të mbyllur në fluid, kurse sipërfaqja e rrymimit paraqet mbështjellësin e gypit të rrymimit
• Rrymimi stacionar – Në këtë rrymim nuk ka ndërrim të shpejtësisë Δv, as ndërrim të shtypjes Δp, as ndërrim të dendësisë Δρ gjatë kohës Δt
• Rrymimi jostacionar – Në këtë rrymim gjatë kohës ndërron edhe shpejtësia si edhe shtypja në fluid
• Rrymimi laminar(shtresor) – Fluidi kryen lëvizje të tillë, nëse vijat e rrymimit mes vete
• Rrymimi turbulent – Paraqet lëvizje të përbërë të grimcave të fluidit në të cilën arrihet goditje mes tyre, prandaj nuk ka vija të rrymimit
Le të kemi një sasi të fluidit ideal plotësishtë të pandrydhshëm, i cili rjedh gjatë një kohe të caktuar t nëpër seksionin tërthor të një grypi të rrymimit.
E dimë se masa m shprehet me ndihmën e dendësisë ρ dhe vëllimit V me shprehjen:
m=ρV = ρSl
Nëpër grypin e rrymimit me seksione të ndryshme S1 dhe S2 për të njejtën kohë t do të rrjedhë e njejta sasi e masës së fluidit m. Duke marrë në konsiderim se masa m e fluidit, e cila kalon nëpër seksionet S1 dhe S2, gjatë kohës t, është konstante, do të kemi:
m=ρV = konst.
ose
ρS1◦l1 = ρS2◦ l2
l1=v1 ◦ t dhe l2=v2 ◦ t
prandaj kemi:
ρ ◦ S1 ◦ v1 ◦ t = ρ ◦ S2 ◦ v2 ◦ t
Meqë dendësia ρ është e pandryshueshme, kurse koha t është e njejtë në të dy pozitat do të kemi:
S1 ◦ v1 = S2 ◦ v2, përkatësishtë vS=konst.
Ekuacioni i fituar quhet ekuacioni i kontinuitetit. Nga ky ekuacion shihet se gjatë lëvizjes stacionare të fluidit, në gypin e rrymimit, shpejtësitë e fluidit në seksione të caktuara janë në përpjestim të zhdrejtë me sipërfaqet e atyre seksioneve. Ky ekuacion është rrjedhim i ligjit të ruajtes së masës, i cili është njëri nga ligjet fundamentale të natyrës.