Mehmet Aqif Ersoj: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Pa referenca}}
{{Pa referenca}}
'''Mehmet Akif Ersoj''' ([[gjuha turke|turqisht]]: Mehmet Âkif Ersoy) është lindur në vitin [[1873]]. në [[Stambolli|Stamboll]], ndërsa vdiq në vitin [[1936]]. është shkrimtar, dhe autor i hymnit shtetëror të [[Turqia|Turqisë]].
'''Mehmet Akif Ersoj''' ([[gjuha turke|turqisht]]: Mehmet Âkif Ersoy) është lindur në vitin [[1873]]. në [[Stambolli|Stamboll]], ndërsa vdiq në vitin [[1936]]. është shkrimtar me origjinë [[shqiptarët|shqiptare]], dhe autor i hymnit shtetëror të [[Turqia|Turqisë]].
== Biografia ==
== Biografia ==
Ndër shqiptarët që kanë bërë emër në fushën e letrave në Perandorinë Osmane, është edhe Mehmet Akif Ersioj, me origjinë nga Shushica e [[Pejë]]s, nga një familje intelektuali, myderizi.
Ndër shqiptarët që kanë bërë emër në fushën e letrave në Perandorinë Osmane, është edhe Mehmet Akif Ersioj, me origjinë nga Shushica e [[Pejë]]s, nga një familje intelektuali, myderizi.

Versioni i datës 1 gusht 2014 23:17

Mehmet Akif Ersoj (turqisht: Mehmet Âkif Ersoy) është lindur në vitin 1873. në Stamboll, ndërsa vdiq në vitin 1936. është shkrimtar me origjinë shqiptare, dhe autor i hymnit shtetëror të Turqisë.

Biografia

Ndër shqiptarët që kanë bërë emër në fushën e letrave në Perandorinë Osmane, është edhe Mehmet Akif Ersioj, me origjinë nga Shushica e Pejës, nga një familje intelektuali, myderizi.

U muar që herët me poezi, ndonëse studimet i ndoqi për veterinari, duke u diplomuar në vitin 1836, në sajë të një pune këmbëngulëse, duke kaluar edhe situata të vështirësive materiale, mbasi i ati e la që herët. Mehmed Akif Ersoj, përveç gjithë këtyre shërbimeve që bëri në Turqi, me përkushtim, me devotshmëri, është marrë edhe me krijimtari. Krijimtaria e tij është thesar, është pasuri dhe mund të ndahet në dy kategori:

1 Veprat e shkruara në vargje ose veprat poetike.

2. Veprat e shkruara në prozë ose veprat prozaike.

Veprat e shkruara në vargje janë të përmbledhura me një emërtim të përgjithshëm :Safahat ose Fletët. Kjo është një përbledhje librash poetikë në shtatë shtatë libra me emërtime të veçanta:

1. Safahat : Përmbledhje me 44 poezi; me 3084 vargje. Stamboll, 1911, 1918, 1928.

2. Në Katedrën e Sulejmanijës: 1 poezi, me 1002 vargje, Stamboll, 1912, 1914, 1918, 1928.

3. Zëri i së Vërteës: 10 poezi, 482 vargje, Stamboll, 1913, 1918, 1928.

4. Në Katedrën e Fatihut: 1 poezi, 1692 vargje, Stamboll, 1914, 1924.

5. Kujtimet: 10 poezi, 1314 vargje, Stamboll, 1917, 1918, 1928.

6. Asimi: 1 poezi, 2292 vargje, Stamboll, 1924, 1928.

7. Hijet: 41 poezi, 1374 vargje, Kairo, 1933.

Në këto vepra, thënë me pak fjalë, trajtohen çështje njerëzor, shoqërore dhe shprehet mahnitja, admirimi, ndaj forcës qetësuese, ngushëllese të besimit dhe ndaj të fshehtave të botës hyjnore...

Mehmed Akifi, ndonëse i lindur në Stamboll, Turqi, se është shqiptarë e ka pohuar me krenari...Me krenari, në shkrimet e tij e përmend Shqipninë, Kosovën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën...

Në poezinë me titull "A s'e njeh? Kosova!" ndër të tjera, shkruen:

"Po si mund ta njihje?

Po, edhe pse s'e njeh, ke të drejtë,

S'ka lënë gur mbi gur egërsia e tërbuar!

Mijëra jetë priten sikur të pritëshin dru në pyll!

Ç'hije e zezë ka rënë mbi atë Kosovë të blertë!

Drejt veriut, Prizreni, Peja, Gjakova

Janë kthyer në qiell të ditës së fundit

Nga klithmat e zisë... Pse e ndatë Shqipërinë... Dhe e shkatërruat tërë vendin?

Ndërsa, në një poezi tjetër, të cilën e fillon me këtë ajet nga Kur'ani i madhnueshëm: "E mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë..." ndër të tjera, shkruen:

A ende të përfytemi?

"Kur individët të thonë "unë e "ti", bashkimi prishet

Dhe atëherë për kombet kijameti fillon!

Zbrit në të shkuarën dhe shëtiti

Të gjitha kohët e shkatërrimeve

Do të shohësh se ligji i Allahut nuk ndryshon...!

Përveç shtatë veprave me poezi, të cilat kanë mbi 10.000 vargje, Mehmed Akifi ka botue edhe gjashtë vepra në prozë, titujt e të cilave janë:

1. Tefsiret ose Komentet e Kur'anit

2. Vazët apo predikimet

3. Artikujt

4. Përkthimet

5 Veprat ose shkrimet tjera

6. Letrat