Motivimi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 43: Rreshti 43:




=== Teoria kognitive ===
=== <ref>Rotter, J. B. (1954). ''Social learning and clinical psychology.'' Englewood Cliffs, NJ: Prentice-Hall.</ref>Teoria kognitive ===
Teoria kognitive për motivacionin e vë theksin tek interpretimin e të menduarit dhe të [[Përceptimi|përceptimit]]. Teoria e motivacionit kognitiv i ka baza fillestare tek teoria e kognitive e sjelljes së qëllimshme të Tolmanit, të cilën e propozoi më 1932. Thelbi i teorisë qëndron në parimin se kur individët mësojnë se sjellje të caktuara cojnë drejt qëllimeve të caktuara, ata përpunojnë '''pritshmëri''' '''konjitive,''' të cilat i motivojnë t'i kryejnë këto sjellje.
Teoria kognitive për motivacionin e vë theksin tek interpretimin e të menduarit dhe të [[Përceptimi|përceptimit]]. Teoria e motivacionit kognitiv i ka baza fillestare tek teoria e kognitive e sjelljes së qëllimshme të Tolmanit, të cilën e propozoi më 1932. Thelbi i teorisë qëndron në parimin se kur individët mësojnë se sjellje të caktuara cojnë drejt qëllimeve të caktuara, ata përpunojnë '''pritshmëri''' '''konjitive,''' të cilat i motivojnë t'i kryejnë këto sjellje.


Në vazhdim Julian Rotter më 1954, formuloi teorinë ''' '''"Atribuimi" është procesi kognitiv i përcaktimitmotivëvedrejtojnë sjelljen e dikujt.
Në vazhdim Julian Rotter më 1954, formuloi teorinë motivacionale pritshmëri-vlerë.<ref>Rotter, J. B. (1954). ''Social learning and clinical psychology.'' Englewood Cliffs, NJ: Prentice-Hall.</ref> Në thelb ai argumentoi se sjellja është rezultat i pritshmërisë sonë për qëllimet që duamarrijmë dhe i vlerëskëto qëllime kanë për ne.

Atribuimi është procesi kognitiv i përcaktimit të motivëve që drejtojnë sjelljen e dikujt.


==Motivet==
==Motivet==

Versioni i datës 13 shtator 2014 20:02

Motivacioni mendohet se është forca që nis dhe vazhdon të drejtohet drejt një qëllimi. Ajo ndryshon në intensitet dhe qëndrueshmëri.[1] Konceptet motivacionale mundësojnë kuptimin e gjithë larmisë së sjelljeve të një individi apo të sjelljeve midis individëve.[2] Psikologët e kanë studiuar motivacionin nga këndvështrime të ndryshme si: nga ana e impulseve të brëndshme, e shtysave të jashtme, e nivelit të nxitshmërishë dhe e trashigimisë. Vëmendje e madhe i është kushtuar motiveve të urisë, seksit, kureshtjes dhe suksesit.


Karakteristika

Ajo nis dhe drejton sjelljen si dhe faktorët që përcaktojnë intensitetin dhe qëndrueshmërinë e asaj sjelljeje. Këto veprime nisëse, iniciuese, mund të komandohen dhe të urdhërohen nga brenda individit ose nga mjedisi i jashtëm. P.sh., ne jemi të uritur për shkak të nivelit të ulët të sheqerit në gjak (brenda individit) ose ngaqë porsa kemi parë një ëmbëlsirë të mrekullueshme (jashtë individit). Motivacioni e bën sjelljen tonë të jetë e drejtuar.

Motivacioni përcakton intensitetin dhe qëndrueshmërinë e sjelljes sonë. "Intensiteti" ka të bëjë me faktin sesa e fortë është sjellja. Shkalla e motivacionit që ne kemi do të ndikojë mbi "qëndrueshmërinë'. Disa herë ne, do të këmbëngulim për një kohë të gjatë për arritjen e qëllimit, ndërsa herë të tjera do të heqim dorë (nuk do të jemi të qëndrueshëm) pas një përpjekjeje të shkurtër.

Psikologët shpesh e masin motivacionin duke vëzhguar se c'bëjnë individët (veprimet nisëse, iniciuese); sesi i kryejnë ata zgjedhjet (drejtimi); duke vëzhguar forcën e sjelljeve të tyre (intensiteti) dhe kohëzgjatjen e sjelljes (këmbënguljen, qëndrueshmërinë). Motivacioni nuk vëzhgohet dot drejtëpërdrejt, por mund të identifikohet pasi vëzhgohet sjellja e subjekteve. [3] Disa herë mund të manipulojmë me nivelin e motivacionit. Kështu veprojnë kur u ndalojnë përkohësisht ushqimi kafshëve pë t'iu rritur atyre motivacionin për të kërkuar ushqimin. Prindërit mund t'i motivojnë fëmijët duke manipuluar me nivelin e shpërblimit (dhurata apo para të dhëna për sjellje të caktuara).

Teoritë

Teoritë biologjike

Fillimisht motivacioni është shikuar si i kushtëzuar nga faktorët biologjikë e nga modele instinktive sjelljeje. Motivacioni është cilësuar si dicka si instink dhe teori të tilla vazhduan të ishin në bazë të punimeve të etnologëve, ndërsa sociobiologët argumentojnë se madje edhe sjellja sociale është programuar gjenetikisht.

Instinkti është një sjellje e trashëguar nga të gjithë anëtarët e një specieje. Në fillim të këtij shekulli teoria instinktive dominoi psikologjinë. Psikologë të mëdhenj si William James përpunuan teori të hollësishme mbi instinktet për të shpjeguar sjelljen njerëzore. Sipas James njerëzit i kanë të gjitha instinktet e kafshëve më të ulta, plus një larmi instinktesh specifike njerëzore. Disa nga instinktet që xhejms përmend, janë: kurioziteti, ndrojtja, modestia, frika, humori, keqardhja, pastërtia, xhelozia, të qënit i shoqërueshëm dhe rivaliteti. Xhejms u përpoq të argumentonte se sjellja njerëzore kishte si bazë biologjike, instinktin. Teoritë e hershme mbi instinktet në psikologji nuk zgjatën shumë. Kuo argumentoi se ato sjellje që konsieroheshin instinktive ishin në të vërtetë të mësuara. [4] Ai tregoi se instinktet shkaktoheshin më tepër nga ngacmues mjedisorë sesa nga faktorë të brëndshëm të lindur. Në literaturën psikologjike amerikane teoritë mbi instinktet nuk viheshin më re, por ato vazhduan të shtoheshin në punimet e zoologëve europianë që quheshin ethologë.

Ethologjia është shkenca e sjelljes së kafshëve në mjedisin e tyre natyror. Ajo përqëndrohet më shumë në sjelljen e trashëguar sesa në atë të mësuar. Etnologët studiojnë sesi ka evoluar sjellja instinktive në speciet e afërta dhe sesi e përmirëson kjo sjellje instinktive mbijetesën. Në vitet 1930 Konrad Lorenz dhe Niko Tinbergen u bënë liderët e këtij drejtimi. Hapi i parë për ethologjistët është formimi i një ethograme. "Ethograma" është përshkrimi i të gjithë sjelljeve që kryen një specie. Modelet fikse të veprimit janë sjellje të pamësuara, të trasheguara, stereotipike dhe janë specifike për cdo specie si dhe të nxitura nga sinjale të vecanta të mjedisit që quhen clirues.[5] Teoria ethologjike apo teoria e sjelljes specifike të specieve për motivacionin te kafshët ka ndikuar mbi psikologët krahasues që këta t'i fusnin edhe një herë konceptet biologjike në teoritë e tyre të sjelljes së specievetë ndryshme të kafshëve. Parimet gjenetike dhe evolucioniste aktualisht kanë një ndikim të caktuar në psikologjinë njerëzore e cila duket qarte dhe në teorinë kontradiktore të quajtur sociobiologji.

Sociobiologjia është studimi i bazës biologjike të sjelljes sociale. Ajo shpall se sjellja njerëzore ka baza gjenetike.

Teoria motivacionale e Freud Freud bën të ditur se sjellja shkaktohet nga instinktet e jetës dhe nga instinktet e vdekjes (agresion).


Teoria e impulsit

Impulset janë forca të brendshme që na shtyjnë drejt kryerjes së dickaje. Termi impuls u përdor për herë të parë në vitin 1918 nga Woodworth për të përshkruar forcat e brendshme që na shtyjnë ne të bëjmë dicka. Ai argumentoi se impulse të ndryshme motivojnë sjellje të ndryshme. Teoria e impulsit teorizon se një nevojë biologjike (si p.sh., ushqimi) shkakton një impuls psikologjik (si p. sh., urinë). Ky impuls e angazhon individin të angazhohet në sjellje që udhëhiqen nga qëllime. Ky cikël quhet homeostazë dhe ka për funksion ruajtjen e ekuilibrit të mjedisit të brendshëm të trupit tonë.


Teoritë e shtysës

Teoria e shtysës interpreton se stimujt e mjedisit e motivojnë individin kur mungon një nevojë e qartë biologjike. Këto shtysa si p. sh., akullorja ose paratë. Ne jemi të prirur të kërkojmë shtysa pozitive dhe t'u shmangemi atyre negative.


Teoria humaniste e Maslow

Teori e cila bazohet në realizimin e motivëve humane të individit. Nevojat e vlerësimit përfshijnë një vlerësim të lartë të vetvehtes, vetërespektin, një konsideratë për vehten dhe për të tjerët. Kur këto nevoja plotësohen, njerëzve u lind nevoja e vetaktualizimit, e realizimit të plotë të potencialit individual.


Teoria kognitive

Teoria kognitive për motivacionin e vë theksin tek interpretimin e të menduarit dhe të përceptimit. Teoria e motivacionit kognitiv i ka baza fillestare tek teoria e kognitive e sjelljes së qëllimshme të Tolmanit, të cilën e propozoi më 1932. Thelbi i teorisë qëndron në parimin se kur individët mësojnë se sjellje të caktuara cojnë drejt qëllimeve të caktuara, ata përpunojnë pritshmëri konjitive, të cilat i motivojnë t'i kryejnë këto sjellje.

Në vazhdim Julian Rotter më 1954, formuloi teorinë motivacionale pritshmëri-vlerë.[6] Në thelb ai argumentoi se sjellja është rezultat i pritshmërisë sonë për qëllimet që duam të arrijmë dhe i vlerës që këto qëllime kanë për ne.

Atribuimi është procesi kognitiv i përcaktimit të motivëve që drejtojnë sjelljen e dikujt.

Motivet

Motivet Biologjike

Motivet parësore biologjike kanë një bazë të përcaktuar fiziologjikisht dhe janë të domosdoshme për mbijetesën e individit ose të specieve.

  • Uria e cila nuk lidhet gjithmonë me një ndijim të vetëdijshëm të brëndshëm dhe në shumicën e rasteve të ngrënit niset nga sinjale të jashtme.
  • Etja është një gjëndje trupore e cila ka lidhje me një larmi organesh dhe procesesh trupore duke përfshirë trurin, veshkat, dhe gojën. Mungesa e ujit për një kohë të gjatë shkakton stimulin e receptorëve të veshkave. Roli i veshkave në procesin e homeostazës së etjes, është sekretimi i hormonit renin i cili krijon në gjak angiotensinë. Angiotensina bën që veshkat të grumbullojnë më shumë ujë dhe si pasojë të stimulojë trurin në zonën subformikale për të cliruar një impuls etjeje.[7]

Motivet Stimuluese

Motivet stimuluese bëjnë që individi bëjnë që individi të kërkojë stimulim ndijor përmes bashkëveprimit me mjedisin.

  • Stimulimi ndijor

Njerëzit janë te prirur të jenë të angazhuar me dicka, edhe nëse ajo që bëjnë nuk është aq e rëndësishme. Ka të dhëna se tek qëniet njerëzore, mungesa e stimulimit ndjor nuk pëlqehet. Ky fenomen quhet privimi ndijor.

  • Kërkimi dhe kurioziteti
  • Kompetenca

Motivet e mësuara sociale

Referencat

  1. ^ Houston, J. P. (1985). Motivation. New York: Macmillan.
  2. ^ Mook, D. G. (1987). Motivation: The organization of action". New York: Norton.
  3. ^ Beck, A. T. (1976). Cognitive therapy and emotional disorder. New York: Internatinal Universities Press
  4. ^ Kuo, Z. Y. (1921). Giving up instincts in psychology. Journal of Philosophy, 17, 645-664.
  5. ^ Lorenz, K. (1965). Evolution and modification of behavior. Chicago: University of Chicago Press.
  6. ^ Rotter, J. B. (1954). Social learning and clinical psychology. Englewood Cliffs, NJ: Prentice-Hall.
  7. ^ Simpson, J. B., & Routtenberg, A. (1973. Subfornical organ. Site of drinking elicitation by angiotensin II. Science, 181, 1172-1174.