Ndryshimi mes inspektimeve të "Teqeja e Helvetive"

Jump to navigation Jump to search
ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: '''Teqeja e Helvetive''' është një teqe në Berat, Shqipëri. == Historia == Teqeja e Helvetive, është një monument e cila paraqet një nga realizimet më të mira të...)
 
'''Teqeja e Helvetive''' është një teqe në [[Berat]], [[Shqipëri]].<ref>[http://www.muzeumet-berat.al/?fq=brenda&m=shfaqart&aid=16 Berati], Muzeumet Berat</ref>
 
== Historia ==
Ajo është ndërtuar në lindje të Xhamisë Mbret, e rrethuar nga një oborr, në një tërësi me konakët. Përbehet nga salla e lutjeve dhe nga një portik i hijshëm i cili paraprin hyrjen për në sallë. Dy dollapë në mur lindor si dhe një pritë që lidhet me një mjedis të vogël ndihmës. Në anën veriore dhe lindore salla e lutjeve ka një mafil-ballkon. Mafil-ballkon ka në anën e poshtme tavan të lakuar në formë çerek-rrethi. Ndodhet gjithashtu dhe mauzoleja e varrimit te pashait dhe te birit te tij. Ajo që te befason është tavani i saj i ndërtuar me dru i dekoruar me piktura të cilat vlerësohen si me të bukurat e kohës së vet.
Po të shikoni me kujdes në murin e kësaj godine do të vëreni disa vrima të vogla. Këto vrima shërbejnë për akustikën e zërit gjë që tregon se objekti është ndërtuar me mjeshtëri të lartë e cila është punuar ne flori.
Në anën jugore të objektit ruhen konakët e banimit të dervishëve, rindërtim i shekullit XIX-të. Pjesa e mbetur paraqet një ndërtesë të gjatë dykatëshe me bodrume. Ka çardak mbi shtylla druri dhe konakët në pjesën e sipërme. Interesant eshteështë fakti se nën këtekëtë godine ndodhet njenjë kanal i cili mbledh ujratujërat e kodereskodrës dhe i derdh ne lumin Osum. Ky ndërtim është ndërtuar nga Ahmet Kurt Pasha. Këto konakë kanë shërbyer si hane për besimtaret që vinin për të bërë ritet fetare si dhe për nxënësit që studionin në medrese. Në këto konakë tani ndodhen zyrat e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës – Berat.
 
== Shiko edhe ==
97

edits

Menyja e navigimit