Eqrem bej Vlora: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 53: Rreshti 53:


== Ndere shkencore ==
== Ndere shkencore ==
1935—Anëtar i Akademisë së Shkencave Gjermanike Humbold. 1935—Medalje Ari e Akademisë së Shkencave Gjermanike Humbold. 1936—Anëtar i Akademisë Diplomatike–Paris. 1941—Anëtar i Institutit të Shkencave –Tiranë.<ref>Llojdia G., ''Eqrem bej Vlora, patriot, intelektual i madh dhe burrë shteti i shquar'', Gazeta Metropol. - Nr. 1177, 24 shtator, 2007, f. 18 - 19.</ref> 1954—Anëtar i Institutit të Shkencave–Romë.<ref name="CV">Shabani S., ''Prezantim për librin "Kujtime"''</ref>.
1935—Anëtar i Akademisë së Shkencave Gjermanike Humbold;
1935—Medalje Ari e Akademisë së Shkencave Gjermanike Humbold;
1936—Anëtar i Akademisë Diplomatike–Paris;
1941—Anëtar i Institutit të Shkencave –Tiranë;<ref>Llojdia G., ''Eqrem bej Vlora, patriot, intelektual i madh dhe burrë shteti i shquar'', Gazeta Metropol. - Nr. 1177, 24 shtator, 2007, f. 18 - 19.</ref>
1954—Anëtar i Institutit të Shkencave–Romë.<ref name="CV">Shabani S., ''Prezantim për librin "Kujtime"''</ref>.


== Botime ==
== Botime ==

Versioni i datës 15 shtator 2014 11:35

Stampa:Person Biografi

Eqrem bej Vlora (1885-1964) ishte një politikan, diplomat, shkrimtar dhe historian shqiptar. I cilësuar si Beu i fundit, mishërim i aristokracisë së mirëfilltë shqiptare megjithëse vinte nga një kastë e themeluar nga parimet e feudit ushtarak, shkollimi i tij dhe stili në të shkruar përcjellin stërhollimin interesant të një eruditi.

Jetëshkrimi

Eqrem bej Vlora u lind në Vlorë më 1 dhjetor 1885 si bir i Syrja bej Vlorës dhe i Miri hanëm Toptanit[1]. Familja e tij ishte një nga familjet më të pasura të jugut të Shqipërisë, që falë zotësisë, në ekonomi e administrim, së të atit pasuria e familjes së tij në 25 vjet u gjashtëfishua. Do të marrë mësime nga një djalosh italian, inxhinier Luigji Bekali (Luigi Beccali) nga Mesina, tjetri një shqiptar, Mehmet efendi Lusi, hoxhë i Kaninës që më vonë do zëvendësohej nga prof. Jusuf Riza efendiu, dhe gjermanisht nga zoti Fajgenvinter (Feigenwinter) nga Baseli. I pari do të ishte mësuesi i tij i përhershëm, i dyti mësuesi i tij i fesë[1]. Pra, mes viteve 1891-1896, studimet elementare dhe gjimnazin me profesor privat. 1900-1906, Studimet liceale dhe universitare K.U.K. Theresianum, Akademia Orientale Vjenë. Studioi për drejtësi dhe teologji në Stamboll në 1904.

1906, Sekretar i gradës së III në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane, Stamboll. 1907, Sekretar i gradës së III në Ambasadën e Perandorisë Otomane në Shën Petërburg për tre muaj. 1909, Sekretar i II në zyrën e përkthimeve Ministria e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane-Stamboll. Hapën të parin klub "Bashkimi" në Stamboll më 1908. Punonte të botonte gazetën e re "Shqiptari" bashkë me ikanakët nga Struga, Ibrahim Mehmet Naxhin dhe Dervish Himën, dhe shkodranin Hilë Mosin. Po atë vit merr mandat nga kolonia shqiptare e Stambollit, që bashkë me Dervish Himën t'i përfaqsojë në Kongresin e Manastirit por pengohet nga shefi i tij.

Gjatë Luftërave Ballkanike ai shërbeu si komandant i batalionit territorial të Vlorës me gradën major në rezervë. Pas disa luftimesh të suksesshme me forcat greke në zonën e Bregut ai u thirr në Vlorë nga xhaxhai i tij, Ismail beu. Tek vëllimi "Kujtime" gjejmë deklaratën se zotëronte 9 gjuhë të huaja, të vdekura dhe të gjalla.[1]

Në 1912, u bë zëvendës president i Senatit-Pleqësisë ndonëse 27 vjeçar. Më vonë, ai ishte pjesëtar i dërgatës (si përfaqësues i Tiranës e Shijakut) për në Neuwied të takonin Princ Vidin, i cili ishte zgjedhur për të mbretëruar në Shqipëri. I atashohet Princit Vid si sekretar dhe përkthyes. 1914, Zv/Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Shqiptare. Ai ishte mbështetës i Fuqive Qendrore, arsye për të cilën u mbajt nën arrest në Itali si austrofil, për pjesën më të madhe Luftës së Parë Botërore, por më pas u bë një nxitës e marrëdhënieve të ngushta mes Italisë dhe Shqipërisë me kapitullim e Perandorisë Austro-Hungare. 1921, Kandidat për Kryetar i Bashkisë Vlorë. 1923, Deputet i Asamblesë Kushtetuese, duke përfaqësuar krahun konservator dhe, në 1925, u bë senator për një periudhë të shkurtër kohe. 1925, Ministër i Shqipërisë në Londër. 1929, Ministër i Shqipërisë në Athinë. Marrëdhëniet e tij me Ahmet Zogun ishin të rralla, megjithëse ai shërbeu në misione të ndryshme diplomatike jashtë vendit. 1932, Drejtor i Punëve Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme Tiranë. 1934, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Shqiptare, grada Ministër (i plotfuqishëm). 10.02.1937 - 05.04.1939, Deputet i Vlorës. 1939, Këshilltar Shteti. 1940, Kryetar i Zyrës së Punëve Civile, Kryetar i Zyrës Ceremoniale në “Luogotenenca” Tiranë.


Jeta bashkshortore

Më 1925 i dha fund beqarisë, u martua me Hadijen - të bijën e Salih pashë Vrionit. "Ishte një martesë me mendje dhe jo me dashuri", shkruan në kapitullin e Kujtimeve "Beu i fundit", por e quan "zgjedhje të qëlluar dhe fatlume". Me të do të ketë dy vajza, Shehzaden dhe Aishen. Kishte njoftuni me personalitete të larta të kohës, Fild-marshallin britanik Herbert Kitchener, shefin e Shtatmadhorisë Austro-Hungareze Franz Conrad von Hötzendorf, dhe majorin e ri Mustafa Kemal Atatürk që do bëhej president i Turqisë dhe sheikë të shumtë arabë që kishin qeverisë apo do qeverisnin rajone e shtete të Lindjes s'Afërm e të Mesme. Ai ishte një mik i ngushtë i baroneshës bavareze Marie Amelie Freiin von Godin, me të cilën ai përktheu Kanunin e Lekë Dukagjinit në gjermanisht i ndihmuar në përkthim nga etërit françeskan të Shkodrës.

Eqrem bej Vlora renditet në atë grup njerëzish që më vonë do etiketoheshin si "kolaboracionistë". Me Dekret Mëkambësor nr. 333, datë 3 dhjetor 1941, në Qeverinë e Tiranës u krijue Ministria e Tokave të Lirueme, e cila ekzistoi deri në shkurt 1943.[2] Gjatë qeverive kolaboracioniste ishte bashkë me Dimitri Poppan dhe Gjon Gjon Markun një nga tre anëtarët shqiptarët të Këshillit të kancelarisë së Urdhërave Besa dhe Skënderbeu nën sovranitetin e mbretit të Italisë.[3]

Aktiviteti human dhe atdhetar gjatë Luftës së Dytë Botërore

Eqrem bej Vlora në publicistikën shqiptare

Në 7 maj 1942, Mustafa Kruja e emëroi atë ministër për Kosovën, Dibrën, Plavën e Gucinë që iu bashkuan Shqipërisë "së vjetër". Në korrespondencën mes administratës së tokave të lirueme dhe ministrit gjehet shkrimi i prefektit të Prishtinës i ankohet se "jahuditë e Serbisë po i pinë gjakun popullit të Kosovës" prandaj "duhet të shkulen sa më shpejt që andej". Ministri e kupton kumtin dhe urdhëron tërheqjen në "Shqipërinë e brendshme" të hebrenjve të përqendruar atje[4], rradhitet mes njerëzve që kanë kontribuar për shpëtimin e hebrenjve nga kërkesat e gjermanëve. Cilësohet "ish-diplomat turk dhe nacionalist i zjarrtë, jo më pak se Kryeministri i tij Kruja."[5] Në verën e vitit 1944, ai u bë ministër i jashtëm para se të shkonte në mërgim në Itali gjatë pushtimit komunist. Biblioteka e tij ishte një nga më të pasurat biblioteka private të para-komunizmit, ndoqi fatin e asaj të Mit’hat Frashërit dhe Lef Nosit duke u "shtetëzuar", e brendësuar në Bibliotekën Kombëtare. Eqrem Bej Vlora vdiq në Vjenë në vitin 1964, eshtrat e tij prehen në varrezat Neustift am Walde të kryeqytetit austriak.

Titujt

  • 1904—Kalorës i Urdhërit Takovo të Serbisë;
  • 1906—Klas III i Urdhërit Otoman të Mexhidies;
  • 1907—Kalorës i Urdhëri të Leopoldit Belgjikë;
  • 1908—Medalje e fushatës Edzekaz;
  • 1914—Komandar i Urdhrit të Shqiponjës së zezë të Shqipërisë;
  • 1927—Oficer i Kurorës së Italisë;
  • 1934—Oficer i Urdhrit Karagjergjoviç;
  • 1935—Oficer i Yllit të Rumanisë;
  • 1942—Kordon i madh i Urdhëri i Skënderbeut.

Ndere shkencore

1935—Anëtar i Akademisë së Shkencave Gjermanike Humbold; 1935—Medalje Ari e Akademisë së Shkencave Gjermanike Humbold; 1936—Anëtar i Akademisë Diplomatike–Paris; 1941—Anëtar i Institutit të Shkencave –Tiranë;[6] 1954—Anëtar i Institutit të Shkencave–Romë.[7].

Botime

Si njeri i pendës, Eqerem bej Vlora përmendet për monografinë e tij "Aus Berat und vom Tomor: Tagebuchblätter" ("Nga Berat dhe Tomori: Faqe të një Ditari"), Instituti i Studimeve Ballkanike-Sarajevë-Gjermanisht 1909. 1910, E vërteta mbi politikën e Xhonturqve në Shqipëri, Vjenë, Gjermanisht. Përkthen veprën e Johann Georg von Hahn «Shënime përmi shkrimin e vjetër Pellazgjik» më 1910 në Stamboll, që u shkëput nga "Albanesische Studien"/Studimet Shqiptare të botuara që me 1854. Forca e Popullit Shqiptar, (Enciklopedia e Akademisë Diplomatike) Paris, frëngjisht; 1956[7] dhe, në veçanti, për kujtimet e tij në dy vëllime në gjuhën gjermane, botuar pas vdekjes si "Lebenserinnerungen" ("Kujtime"), Mynih 1968, 1973, të cilat japin pasqyrë interesante në botën e një fisniku shqiptar të fillim shekullit të 20-të. Janë përkthyer në gjuhën shqipe "Kujtime 1885-1925", Tiranë 2002, dhe në turqisht "Osmanli Arnavutluk'undan anilar, 1885-1912" ("Shënime nga Shqipëria otomane, 1885-1912"), Stamboll 2006. Dorëshkrimi i daktilografuar i tij monumental në 1200 faqe në bashkëpunim me Baroneshën von Godin "Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: Skizze eine historische" përkthyer nga Afrim Koçi "Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike" në dy vëllime nga shtëpia botuese "55", Tiranë 2010.

Shih edhe

Breve cronaca normanna


Kthimi në Shqipëri

Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare akti i Nderimit, Rivlerësimit si personalitet përmes rivarrimit në 30 marsin e vitit 2014, u realizua të dielën në qytetin e Vlorës u zhvillua ceremonia zyrtare e rivarrimit të eshtrave të Eqrem bej Vlorës, diplomat, politikan dhe historian, personalitet i shquar i letrave shqipe. Me këtë rast, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora në arkivolin me eshtrat e tij, në mjediset e shtëpisë së familjes në qytetin e Vlorës, atje ku ai u largua 70 vite më parë drejt Austrisë. Kurorën në emër të kryeministrit Edi Rama e vendosi Këshilltari për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Evropiane, Fate Velaj, i cili vlerësoi figurën e Eqrem bej Vlorës, si një personalitet i kulturës dhe i letrave shqipe. Bënë homazhe dhe vendosën kurora edhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, PrincI Leka II, qytetarë vlonjatë dhe nga rrethe të tjera të vendit. Zv/ministri i Kulturës, Zef Çuni, në fjalën e tij në ceremoninë zyrtare, u shpreh mes të tjerash se, Eqrem bej Vlora është personalitet i shquar i letrave shqipe. “Shpirti i tij endet mes letrave dhe dilemave politike”, theksoi Çuni. Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, në një prononcim për mediat e cilësoi Eqrem Bej Vlorën, personalitet të kulturës dhe një figurë poliedrike që, pavarësisht se e diskutueshme, ka lënë gjurmë dhe kontributin e vet në historinë e Vlorës dhe të Shqipërisë, një nga pinjollët e familjes Vlora. Nga ana e tij, nipi i Ismail Qemal Vlorës, Darling Vlora, falenderoi në emër të familjes kryeministrin Edi Rama, për vendimin për kthimin në atdhe të eshtrave të Eqrem bej Vlorës. Ai u shpreh se vepra e Eqrem bej Vlorës, është aty dhe flet vetë. Eshtrat e Eqrem bej Vlorës, mbështjellë me flamurin kombëtar, u vendosën në sheshin përpara ish- shtëpisë së Vlorajve në qendër të qytetit, e cila i është kthyer vajzës së tij. Ceremonia vazhdoi më pas në fshatin Kaninë, ku do të prehen eshtrat e Eqrem bej Vlorës në përmbushje të amanetit të tij.

Burimet

  1. ^ a b c Vlora E. bej, "Kujtime 1885-1925", Botime "IDK".
  2. ^ Haklaj V., "Dëshmi tronditëse të barbarizmave sërbe ndër shqiptarë: [në shkrim jepen tabela dhe emra konkretë të personave të ekzekutuar, burgosur dhe zhdukur. Edhe shkrime të shtypit të asaj kohe në lidhje me krimet e kryera]", Gazeta Tema. - Nr. 2237, 18 nëntor, 2007, f. 14 - 19.
  3. ^ Rrumbullaku F., "Dekorimet - Nga Princ Vidi deri sot", "Onufri" Tiranë 2010, f. 111
  4. ^ Sinani Sh., "Hebrenjtë në Shqipëri ─ Prania dhe shpëtimi", "Naimi" Tiranë 2009
  5. ^ Umiltà C., "Jugoslavia e Albania", Memorie di un diplomatico, Milano, Garzanti, 1948, fq, 147.
  6. ^ Llojdia G., Eqrem bej Vlora, patriot, intelektual i madh dhe burrë shteti i shquar, Gazeta Metropol. - Nr. 1177, 24 shtator, 2007, f. 18 - 19.
  7. ^ a b Shabani S., Prezantim për librin "Kujtime"