Dallime mes rishikimeve të "Ministër i Tokave të Lirueme"

Jump to navigation Jump to search
ska përmbledhje të redaktimeve
== Gjendja ==
Ky veprim solli një gjendje të re për hapësirën shqiptare. U rrit bashkëpunimi kulturor, arsimor, tregtar, njerëzor, etj midis shqiptarësh, i ndërprerë ky që prej vitit 1912.
Shumë shpejt u rregullua edhe veprimi i qeverisjes që lidhej me “rendimin administrativ e gjyqësor në tokën e ish-mbretërisë Jugosllave, okupuar prej fuqisë së armatosura të Italisë”. Pushtet civile ushtroheshin prej komisarëve civilë dhe vareshin nga komanda eprore.<ref>“Fletorja Zyrtare”, 9 qershor 1941</ref> Pak ditë më vonë, më 29 qershor 1941, doli dekreti për ushtrimin e pushtetit civil prej Qeverisë Shqiptare në Kosovë, Dibër dhe në Strugë. Ministri i shtetit, [[Fejzi Alizoti]], u emërua komisar civil i Qeverisë Shqiptare atje.<ref>“Fletorja Zyrtare”, 9 korrik 1941</ref> Ndërsa [[Xhemil Dino]] u emërua komisar i lartë i Qeverisë Shqiptare për Çamërinë <ref>“[[Tomori (gazetë)|Tomori]]”, 11 korrik 1941</ref>, ndonëse krahina nuk kaloi asnjëherë në administrim qoftë edhe vendor të Tiranës zyrtare. Më 10 korrik 1941, në Tiranë u zhvillua një miting i madh me rastin e marrjes nga Qeveria Shqiptare të pushteteve civile e ushtarake të “tokave të lirueme”.<ref>Jacomoni F., "La Politica dell'Italia in Albania", Cappelli 1965, faqe 294</ref> [[Viktor Emanueli III|Vittorio Emanuele III]], Mbret i Italisë e Shqipërisë dhe Perandor i Etiopisë, më 12 gusht 1941, nënshkroi dekretin për kufijtë e rinj të Mbretërisë Shqiptare<ref>“Fletorja Zyrtare”, 29 gusht 1941</ref> , duke rritur në këtë mënyrë hapësirën shqiptare.
== Veprimtaria ligjore ==
Në vijim të veprimeve, më 27 tetor 1941, u nënshkrua dekreti për shtrirjen e 43 ligjeve dekrete në tokat e ish-Jugosllavisë, që i ishin bashkuar Shqipërisë. Më kryesorët e tyre ishin: Statuti Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, Statutit të Partisë Fashiste Shqiptare, dekretligji i bashkimit i 12 gushtit 1941, dekretet bashkimit të forcave të armatosura, flamurit, stemës, Këshillit Qendror të Ekonomisë Korporative, Këshillit të Epërm Fashist Korporativ. <ref>“Fletorja Zyrtare”, 11 nëntor 1941</ref> më tej, dekreti i 18 prillit 1942 bëri të mundur “shtrirje ligjesh e dekretesh në tokat e lirueme mbi financat dhe legjislacionit tregtar”.<ref>“Fletorja Zyrtare”, 5 maj 1942</ref> Dekreti i 26 prillit 1942, krijoi Këshillin e Posaçëm për Çështjet Agrare për tokat e lirueme pranë Ministrisë së Tokave të Lirueme.<ref>“Fletorja Zyrtare”, 24 gusht 1942</ref> Më 13 dhjetor 1942 u suprimua vendi i këshilltarit për çështjet agrare pranë Ministrisë së Tokave të Lirueme<ref>“Fletorja Zyrtare”, 14 dhjetor 1942</ref> dhe më 21 gusht 1943, një dekret zgjati fuqinë e dekretligjit nr. 224, datë 30 gusht 1942 për masat mbi tokat e reformës agrare, të shpallura nga shteti jugosllav<ref>“Fletorja Zyrtare”, 13 shtator 1943</ref> Me Dekret Mëkambësor nr. 333, datë 3 dhjetor 1941, në Qeverinë e Tiranës u krijuekrijua Ministria e Tokave të Lirueme, e cila ekzistoi deri në shkurt 1943.<ref>Haklaj V., "Dëshmi tronditëse të barbarizmave sërbe ndër shqiptarë: [në shkrim jepen tabela dhe emra konkretë të personave të ekzekutuar, burgosur dhe zhdukur. Edhe shkrime të shtypit të asaj kohe në lidhje me krimet e kryera]", [[Tema (gazetë)|Gazeta Tema]]. - Nr. 2237, 18 nëntor, 2007, f. 14 - 19. </ref> Ky dekret u miratua pas kërkesës së Mëkambësisë për paraqitjen e hollësishme të problemit të kufijve shqiptarë e të territoreve që, për arsye të ndryshme, duhet të ishin pjesë e Shtetit Shqiptar në kuadrin e Perandorisë së Romës që në maj të 1941.
== Komisioni ==
Formohet një Komision, me politikanë e studjuesstudiues të nivelit të lartë për ta përgatitur materialin, që do t'i përcillet Ministrisë së Jashtme. Kjo do të përbente bazën politike të kërkesave e pritshmërivepritshmërie të shqiptarëve. Komisioni hartues i dokumentit që gjendet në [[Arkivi i Shtetit Shqiptar|AQSH]] në italisht, përbëhej nga [[Fejzi Bej Alizoti|Fejzi Alizoti]], [[Dhimitër Beratti]], [[Xhemil Dino]], [[Tahir Shtylla]] të drejtuar nga [[Mustafa Kruja]], atëbotë Senator i Mbretërisë dhe Kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare.<ref>Merlika E., "Mustafa Kruja në historinë shqiptare", OMSCA.</ref> Me emërimin e qeverisë Kruja më 3 dhjetor 1941 Tahir Shtylla do ishte ministër, i cili më 2 shkurt do jepte dorëheqjen.<ref>Dervishi K, "Historia e shtetit shqiptar 1912 - 2005", Tiranë 2006.</ref> Më 7 maj, [[Mustafa Kruja]] e emëroi [[Eqrem Bej Vlora|Eqrem bej Vlorën]] ministër për Kosovën, Dibrën, Plavën e Gucinë që iu bashkuan Shqipërisë "së vjetër", post që e mbante gjer në janar të 1943.
Më 7 maj, [[Mustafa Kruja]] e emëroi [[Eqrem Bej Vlora|Eqrem bej Vlorën]] ministër për Kosovën, Dibrën, Plavën e Gucinë që iu bashkuan Shqipërisë "së vjetër", post që e mbante gjer në janar të 1943.
== Qeveria ==
Në qeverinë e [[Ekrem Libohova|Ekrem Libohovës]] që zgjati nga 18 janar – 11 shkurt 1943 postin do e zinin [[Ismet Kryeziu]] ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme dhe [[Qazim Bllaca]] nënministër për Tokat e Lirueme.
97

edits

Menyja e lëvizjeve