Trekëndëshi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1469570 i bërë nga 82.114.71.90 (diskutimet)
Rreshti 42: Rreshti 42:


[[Skeda:Triangle.Centroid.svg|thumb|right|Qendra e rëndimit]]
[[Skeda:Triangle.Centroid.svg|thumb|right|Qendra e rëndimit]]
Medianë ose vijë e rëndimit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin e trekëndëshit dhe mesin e brinjës përballë tij, vërtetohet se të gjitha medianat priten në një pikë e cila paraqet qendrën e rëndimit të trekëndëshit.fuck u mediana
Medianë ose vijë e rëndimit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin e trekëndëshit dhe mesin e brinjës përballë tij, vërtetohet se të gjitha medianat priten në një pikë e cila paraqet qendrën e rëndimit të trekëndëshit.


== Shih edhe ==
== Shih edhe ==

Versioni i datës 6 janar 2015 14:46

Trekëndëshi.

Trekëndëshi është njëra nga figurat themelore në gjeometri: Formohet me bashkimin e tre pikave të cilat nuk shtrihen në një drejtëzë me vija të drejta. Pikat quhen kulme të trekëndëshit ndërsa pjesa e drejtëzës (vijës së drejtë) që ndodhet ndërmjet kulmeve quhet brinjë e trekëndëshit. Kulmet i shënojmë me A, B, dhe C ndërsa trekëndëshin me ABC.

Llojet e trekëndëshave

Trekëndëshaat i klasifikojmë në dy grupe

Klasifikimi sipas brinjëve

  • Trekëndëshi barabrinjës, të gjitha brinjët ika të barabarta poashtu edhe këndet e brendshme i ka të barabarta dhe secili prej tyre është nga 60°
  • Trekëndëshi barakrahës, ka dy brinjë respektivisht kënde të barabarta.
  • Trekëndëshi brinjëndryshëm, të tre brinjët dhe këndet i ka të ndryshme.

Trekëndëshi barabrinjës Trekëndëshi barakrahës Trekëndëshi brinjëndryshëm

Klasifikimi sipas këndeve

  • Trekëndëshi kënddrejt ka një kënd të brendshëm prej 90°. Brinj
  • Trekëndësh këndgjërë ka një kënd më të madh se 90°.
  • Trekëndësh këndngushtë të tre këndet i ka më të vogla se 90°.

Trekëndëshi kënddrejt Trekëndëshi këndgjërë Trekëndëshi këndngushtë

Simetralja e brinjës

Qendra e rrethit të jashtashkruar

.

Simetralja e brinjës së trekëndëshit është drejtëza normale me brinjën e cila kalon nëpër mesin e saj. Është e njohur se të tre simetralet e brinjëve të trekëndëshit kalojnë nëpër një pikë dhe kjo pikë është qendra e rrethit të jashtashkruar. Diametri këtij rrethi gjindet sipas teoremës së sinusit.

Lartësia

Ortoqendra

Lartësi e trekëndëshit është drejtëza që kalon nëpër një kulm të trekëndëshit dhe është normale me brinjën përball tij, të tre lartësitë trekëndëshit priten në një pikë e cila quhet ortoqendër.

Pergjysmorja e këndit

Qendra e rrethit të brendashkruar

Pergjysmore e këndit të brendshëm të trekëndëshit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin e trekëndëshit dhe këndin e ndan në dy pjesë të barabarta. Tre pergjysmoret e këndeve po ashtu priten në një pikë e cila paraqet qendrën e rrethit të brendashkruar trekendeshit te dhene.

Mediana

Qendra e rëndimit

Medianë ose vijë e rëndimit është drejtëza e cila kalon nëpër kulmin e trekëndëshit dhe mesin e brinjës përballë tij, vërtetohet se të gjitha medianat priten në një pikë e cila paraqet qendrën e rëndimit të trekëndëshit.

Shih edhe