Beteja e Akelout: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3: Rreshti 3:


[[Kategoria:Historia e Shqipërisë]]
[[Kategoria:Historia e Shqipërisë]]
[[Kategoria:Beteja që përfshihet Shqipëria]]

Versioni i datës 28 shkurt 2015 14:07

Beteja e Akelout (1358) ishte ndeshja vendimtare ndërmjet forcave shqiptare të udhëhequra prej Gjin Bue Shpatës dhe pinjollit të fundit të despotëve bizantinë të Epirit, Niqiforit II. Feudalët bizantinë të Epirit të dëbuar nga pronat e tyre gjatë pushtimit serb, përfituan nga përçarja e dobësimi i sundimtarëve serbë në Epir pas vdekjes së Stefan Dushanit. Niqifori II mundi të vendoste sundimin e vet në Thesali; prej andej në krye të një ushtrie ku merrnin pjesë edhe mercenarë turq selxhukë, u fut në Epir për të rivendosur sundimin e feudalëve bizantinë. Ai hasi me qëndresën e fortë të popullsisë shqiptare që mbulonte gjerësisht tokat e Epirit. Nën udhëheqjen e Gjin Bue Shpatës, forcat shqiptare u ndeshën me bizantinët në vendin e fortifikuar Akelou në breg të lumit Aspropotam dhe e asgjësuan ushtrinë kundërshtare, kurse vetë Niqifori mbeti i vrarë.