Qeveria Rama I: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎2015: shtim infosh te rendesishme
Rreshti 47: Rreshti 47:
===2015===
===2015===
* [[26 janar]] [[2015]] - Më 26 janar 2015, në orën 11:00 (paradite), mijëra qytetatarë në mbarë vendin kanë fikur për 5 minuta makinat e veta në shenjë proteste për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri.<ref name="KosovaPress">[https://archive.today/Awv8N Tirana pesë minuta me makina fikur], Kosova Press, 26 Janar 2015</ref><ref name="Eksp">[https://archive.today/XaljH Protesta, fiken makinat 5 minuta në Bulevard, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës (Foto)], Ekspres, 26 janar 2015</ref> Protesta erdhi pasi çmimi i karburantit në vend vazhdon të mbetet i lartë pavarësisht se çmimin në tregjet ndëkombëtare pësoi një rënie të ndjeshme. Shkak për këtë mos-zbritje të çmimeve në janë takat e larta qeveritare mbi karburantin dhe mbi qarkullimin e makinave.<ref name="KosovaPress"/><ref name="Eksp"/>
* [[26 janar]] [[2015]] - Më 26 janar 2015, në orën 11:00 (paradite), mijëra qytetatarë në mbarë vendin kanë fikur për 5 minuta makinat e veta në shenjë proteste për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri.<ref name="KosovaPress">[https://archive.today/Awv8N Tirana pesë minuta me makina fikur], Kosova Press, 26 Janar 2015</ref><ref name="Eksp">[https://archive.today/XaljH Protesta, fiken makinat 5 minuta në Bulevard, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës (Foto)], Ekspres, 26 janar 2015</ref> Protesta erdhi pasi çmimi i karburantit në vend vazhdon të mbetet i lartë pavarësisht se çmimin në tregjet ndëkombëtare pësoi një rënie të ndjeshme. Shkak për këtë mos-zbritje të çmimeve në janë takat e larta qeveritare mbi karburantin dhe mbi qarkullimin e makinave.<ref name="KosovaPress"/><ref name="Eksp"/>
* 25 shkurt 2015 - Deputeti i Partisë Socailiste Tom Doshi në një debat me Gramoz Ruçin deklaron se qeveria Rama-Meta dhe disa ministra të saj janë të konsumuar dhe se arroganca e tyre ka arritur kulmin duke shpërfilluar problemet e popullit dhe të bazës së partisë.<ref name=":0">Gazeta Tema (25 shkurt 2015) - [http://www.gazetatema.net/web/2015/02/25/debati-i-plote-akuzat-e-tom-doshit-griselda-blanco-eshte-bere-si-vejusha-e-zeze-e-eskobarit/ Tom Doshi: Drejtoresha e Tatimeve është bërë si “Vejusha e Zezë” e Eskobarit. Harito punëson njerëzit e PD, ndërsa socialistët mbetën rrugëve] ([https://archive.today/SA43E Arkivuar])
</ref> Ndër të tjera deputeti Doshi shtoi edhe se: " ''Unë mendoj se duhet bërë një analizë e thellë e qeverisë, sepse ka ministra që kanë performancë shumë të dobët. [...] Këtë arrogancë nuk e kanë pasur as ministrat e Berishës. Ata ministra që nuk e kanë mbështetjen e grupit parlamentar, duhet të ikin. [...]Drejtoresha e Tatimeve është bërë si “Vejusha e Zezë” e Eskobarit, e cila ka vënë nënën, motrën dhe vëllain si sekserë që punojnë për përfitimet e tyre. Drejtoresha e Doganave ka burrin e saj sekser. Kjo është e vërteta!'' "<ref name=":0" /><ref>Gazeta Panorama (25 shkurt 2015) - [http://www.panorama.com.al/doshi-shperthen-kunder-qeverise-ministrat-pa-performance-te-ikin-nuk-na-hapin-telefonin/ Doshi i qëndron akuzave për ministrat: Janë konsumuar, duhen ndryshime në Qeveri. Shqetësimet s’janë të miat, por të bazës] ([https://archive.today/YkxQx Arkivua]r)</ref>
* 2 mars 2015 - Përjashtohet nga grupi parlamentar i PS deputeti socialsit Tom Doshi.<ref name=":1">Gazeta Panorama (2 mars 2015) - [http://www.panorama.com.al/grupi-i-ps-kush-jane-dy-linjat-qe-perballen-per-tom-doshin-tahiri-kerkon-perjashtimin-kokedhima-shuarjen-e-sherrit/ Akuzat për Ramën/ Përjashtohet nga PS-ja Tom Doshi] ([https://archive.today/6HWW2 Arkivua]r)</ref> Përjashtimi vjen pas kritikave që Doshi kishte ngritur ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ndaj ministrave të kabinetit qeveritar Rama-Meta.<ref name=":1" /> Pas njoftimit për përjashtimin ga grupi parlamentar i PS deputeti Doshi u shpreh se: "''Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për të vrarë mua dhe Mhill Fufin. Ka pesë muaj që unë ja kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, edhe Edi Ramës, edhe kryeprokurorit të Përgjithshëm, edhe kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Unë kam informuar Senatin amerikan për këtë punë. Ja bëra të qarta të gjitha Edi Ramës, edhe për 21 Janarin, edhe për të gjitha gjërat por gjatë ditëve na vazhdim do të keni edhe ju informacion.''"<ref>Gazeta Panorama (2 mars 2015) - [http://www.panorama.com.al/doshi-pas-perjashtimit-meta-ka-paguar-per-te-me-vrae-mua-dhe-mhill-fufin-i-paguari-ka-takuar-tahirin/ Doshi: Meta ka paguar për të më vrarë mua dhe Mhill Fufin, i paguari ka takuar Tahirin] ([https://archive.today/b3JN8 Arkivuar])</ref> I vetmi deputet i Partisë Socialsite që është artikuluar për këtë ngjarje ishte Ben Blushi i cili tha se:" sot me këtë përjashtim, humbi Partia Socialiste." <ref>BalkanWeb (2 mars 2015) - [http://www.balkanweb.com/site/perjashtimi-i-tom-doshit-ben-blushi-sot-humbi-ps/ Përjashtimi i Tom Doshit, Ben Blushi: Sot humbi PS] ([https://archive.today/lGS2x Arkivuar])</ref>


==Referenca dhe shënime==
==Referenca dhe shënime==

Versioni i datës 2 mars 2015 15:46

Skeda:Kabineti-Rama.jpg
Kabineti i qeverisë Rama në një fotografi zyrtare me Presidentin Bujar Nishanin (2013)

Qeveria Rama-Meta erdhi në detyrë pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Përfundimi i detyrës parashikohet në vitin 2017 kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përpara saj në detyrë ishte qeveria Berisha-Meta, e cila qeverisi për katër vitet e mëparshme. Detyra kryesore në formimin e qeverisë ishte në duart e Edi Ramës, kryetari i partisë që në koalicion kishte më shumë vota, i cili është edhe kryeministër.[1] Ilir Meta mban postim e kryetarit të parlamentit.

Përbërja e qeverisë

Përkatësia politike

Përkatësia politike e anëtarëve të qeverisë është nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

Statistika

Kronologji e ngjarjeve kryesore

2013

  • 13 Shtator 2013 - Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Republikën e Kosovës, mban një fjalim në parlamentin e saj. Fjalimi i Ramës ngjalli një sërë kritikash dhe reagimesh për faktin se ky i fundit nuk e pëmendi fare, duke e anashkaluar, rolin dhe kontributin e Ibrahim Rugovës në shtetndërtimin dhe dhënien e lirisë për popullin e Kosovës, duke cituar nga ana tjetër Rexhep Qosen. Fjalimi provokativ i Ramës shkaktoi largimin e menjëhershëm të deputetëve të LDK-së nga salla e Kuvendit. Reagime pati nga shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës.[2][3][4] Ndër të tjera reagoi edhe, Sali Berisha, ish kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë duke e quajtur vizitën "një akt përçarës të paimagjinueshëm[...]"[4]
  • Negociatat sekrete të qeverisë Rama për të sjellë armët kimike të Sirisë në Shqipëri.[nevojitet citimi]
  • Vjedhja e serverit te tatimeve dhe 20 milione deklaratave tatimore të qytetarëve.
  • Epidemia e shpërthimeve të tritolit dhe vrasjeve.[nevojitet citimi]
  • Perdorimi i aeroporteve dhe bazave te tjera te ushtarake per trafik droge.[nevojitet citimi]

2013

2014

  • Gusht 2014 - Në zyrën/përfaqësinë e deputetit Koço Kokëdhima në Sarandë, shpërthen një skandal seksual pedofilie. Sekretari i Deputetit Kokëdhima, 62 vjeçari Agron Cane akuzohet dhe me anë të një videoje demonstrohet se ka përfituar seks në këmbim të punës dhe se po kërkonte seks me fëmijën minorene të një qytetareje që kërkonte punë, çka edhe e ka shtyrë qytetaren për të denoncuar sektetarin e deputetit Kokëdhima.[5] Prokuroria ka nisur hetimet dhe dyshon edhe për raste të tjera pedofilie dhe kërkesash seksuale.[6]
  • 06 shtator 2014 - Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, martohet me Ajola Xoxën në kalanë e Gjirokastrës, sipas hetimeve të mediave të ndryshme, duke i deklaruar dhe faturuar shpenzimet e dasmës private si një aktivitet kulturor, çka sipas sipas ligjit përbën abuzim me pushtetin.[7] Për më tepër nuk kuptohet se si është e mundur që një momument publik dhe pjesë e trashëgimisë botërore mbrojtur nga UNESCO si kalaja e Gjirokastrës, arrihet të shfrytëzohet për aktivitete private nga ana e pushtetarëve. Më 17 shtator Genc Pollo në funksionin e kryetarit të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, jep një deklaratë për mediat ku zbulon një letër kërcënuese të Erion Veliaj drejtuar TV Agon, i cili ka kryer edhe hetime mbi paratë publike të përdorura për dasmën private të Ministrit Erion Veliaj.[8]
  • 17 shtator 2014 – Gjykata Kushtetuese shpall si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë vendimin nr.354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.[9] Për këtë vendim të qeverisë pati debate publike dhe kritika të ashpra ndaj qeverisë për shkak të shkeljes së lirive dhe të drejtave themelore të privatësisë sl individit.[10]
  • 22 nëntor 2014 - Më 22 nëntor zhvillohet një protestë mbarëqytetare e organizuar nga Partia Demokratike. Protesta, një ndër më të mëdhat që është zhvilluar në vitet e fundit, vjen pas një sërë protestash më të vogla të organizuara nga grupe interesi dhe qytetarë që kanë parë të shkelura të drejtat apo të anashkaluara kërkesat e tyre në drejtim të qeverisë. Gjatë protestës kanë mbajtur fjalime eksponentë të PD dhe qytetarë të ndryshëm. Kryetari i Partisë Demokratike gjatë fjalimi të tij u shpreh: “Ka një rregull në botën demokratike: kur nuk përmbush kontratën, nuk dhunohet qytetari, por jepet dorëheqja”, dhe më tej: “kur merr të gjithë pushtetin, do mbash edhe të gjitha përgjegjësitë. Kontrata me Shqipërinë është e shenjtë"[11]

2015

  • 26 janar 2015 - Më 26 janar 2015, në orën 11:00 (paradite), mijëra qytetatarë në mbarë vendin kanë fikur për 5 minuta makinat e veta në shenjë proteste për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri.[12][13] Protesta erdhi pasi çmimi i karburantit në vend vazhdon të mbetet i lartë pavarësisht se çmimin në tregjet ndëkombëtare pësoi një rënie të ndjeshme. Shkak për këtë mos-zbritje të çmimeve në janë takat e larta qeveritare mbi karburantin dhe mbi qarkullimin e makinave.[12][13]
  • 25 shkurt 2015 - Deputeti i Partisë Socailiste Tom Doshi në një debat me Gramoz Ruçin deklaron se qeveria Rama-Meta dhe disa ministra të saj janë të konsumuar dhe se arroganca e tyre ka arritur kulmin duke shpërfilluar problemet e popullit dhe të bazës së partisë.[14] Ndër të tjera deputeti Doshi shtoi edhe se: " Unë mendoj se duhet bërë një analizë e thellë e qeverisë, sepse ka ministra që kanë performancë shumë të dobët. [...] Këtë arrogancë nuk e kanë pasur as ministrat e Berishës. Ata ministra që nuk e kanë mbështetjen e grupit parlamentar, duhet të ikin. [...]Drejtoresha e Tatimeve është bërë si “Vejusha e Zezë” e Eskobarit, e cila ka vënë nënën, motrën dhe vëllain si sekserë që punojnë për përfitimet e tyre. Drejtoresha e Doganave ka burrin e saj sekser. Kjo është e vërteta! "[14][15]
  • 2 mars 2015 - Përjashtohet nga grupi parlamentar i PS deputeti socialsit Tom Doshi.[16] Përjashtimi vjen pas kritikave që Doshi kishte ngritur ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe ndaj ministrave të kabinetit qeveritar Rama-Meta.[16] Pas njoftimit për përjashtimin ga grupi parlamentar i PS deputeti Doshi u shpreh se: "Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për të vrarë mua dhe Mhill Fufin. Ka pesë muaj që unë ja kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, edhe Edi Ramës, edhe kryeprokurorit të Përgjithshëm, edhe kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Unë kam informuar Senatin amerikan për këtë punë. Ja bëra të qarta të gjitha Edi Ramës, edhe për 21 Janarin, edhe për të gjitha gjërat por gjatë ditëve na vazhdim do të keni edhe ju informacion."[17] I vetmi deputet i Partisë Socialsite që është artikuluar për këtë ngjarje ishte Ben Blushi i cili tha se:" sot me këtë përjashtim, humbi Partia Socialiste." [18]

Referenca dhe shënime

  1. ^ a b Kryeministria.al, Qeveria Shqiptare
  2. ^ Rilindja DemokratikeEdi Rama tenton përçarjen në Kosovë, braktiset në Kuvend, 13 shtator 2013 - Arkivuar
  3. ^ Kosova Sot, A bëri gafë Rama në Kuvendin e Kosovës?, Vizituar më 19 shtator 2014
  4. ^ a b Balkanweb.comBerisha: Rama vizitë përçarëse në Kosovë, injoroi rolin e presidentit Rugova, Arkivuar. Vizituar më 19 shtator 2014
  5. ^ Gazeta Panorama, Përgjimi i plotë i sekretarit të deputetit të PS, seks me nënë e bijë për një vend pune, 17 gusht 2014 (E arkivuar)
  6. ^ Zgjerohet hetimi, Prokuroria dyshon edhe për raste të tjera, 20 gusht 2014
  7. ^ Thellohet skandali Veliaj, dasma faturohet si aktivitet kulturor, 12 shtator 2014
  8. ^ Veliaj kërcënon Agon Channel: Do ju bëj armike me qeverinë pa shkak, po shkatërroni dasmën time, 17 shtator 2014
  9. ^ Gazeta MAPO, Vendimi për IMEI, Kushtetuesja e shpall të papajtueshëm, 17.09.2014
  10. ^ Gazeta MAPO, Regjistrimi i telefonave, Basha: Rama do iu përgjojë, qytetarët dhe kompanitë mos të dorëzojnë IMEI-n, 06.08.2014
  11. ^ Gazeta Panorama, Protesta e opozitës mbush bulevardin, Basha: Kur s’mban premtimet, të largojnë 23.11.2014 (E arkivuar)
  12. ^ a b Tirana pesë minuta me makina fikur, Kosova Press, 26 Janar 2015
  13. ^ a b Protesta, fiken makinat 5 minuta në Bulevard, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës (Foto), Ekspres, 26 janar 2015
  14. ^ a b Gazeta Tema (25 shkurt 2015) - Tom Doshi: Drejtoresha e Tatimeve është bërë si “Vejusha e Zezë” e Eskobarit. Harito punëson njerëzit e PD, ndërsa socialistët mbetën rrugëve (Arkivuar)
  15. ^ Gazeta Panorama (25 shkurt 2015) - Doshi i qëndron akuzave për ministrat: Janë konsumuar, duhen ndryshime në Qeveri. Shqetësimet s’janë të miat, por të bazës (Arkivuar)
  16. ^ a b Gazeta Panorama (2 mars 2015) - Akuzat për Ramën/ Përjashtohet nga PS-ja Tom Doshi (Arkivuar)
  17. ^ Gazeta Panorama (2 mars 2015) - Doshi: Meta ka paguar për të më vrarë mua dhe Mhill Fufin, i paguari ka takuar Tahirin (Arkivuar)
  18. ^ BalkanWeb (2 mars 2015) - Përjashtimi i Tom Doshit, Ben Blushi: Sot humbi PS (Arkivuar)