Principata e Arbërisë : 1190-1215: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Principata e Arbërisë : 1190-1215 : vështrim historik''' me autor Kristo Frashëri. Botuar nga M & B. Tiranë, 2014. Faqet e librit 144. Vështrim historik - Edhe pse Princ...
 
No edit summary
Rreshti 37: Rreshti 37:


Nga Principata e Arbërisë në Mbretërinë e Arbërisë. (Botimet M&B)
Nga Principata e Arbërisë në Mbretërinë e Arbërisë. (Botimet M&B)


[[Kategoria:Libra]]

Versioni i datës 11 mars 2015 11:42

Principata e Arbërisë : 1190-1215 : vështrim historik me autor Kristo Frashëri. Botuar nga M & B. Tiranë, 2014. Faqet e librit 144.


Vështrim historik - Edhe pse Principata e Arbërisë pati jetë të shkurtër, ajo la pas dy rezultate të mëdha historike. E para, ajo e konsolidoi ekzistencën e kombësisë shqiptare si një kombësi e veçuar në hartën etnike të Gadishullit Ballkanik. Nga ana e saj, kjo ndikoi në përhapjen dalëngadalë të emrit arbanitë në mbarë folësit e gjuhës shqipe, pavarësisht se ku banonin.

E dyta, ajo e sanksionoi aspiratën e arbanitëve për të patur një shtet të veçuar nga shtete të ndryshme tashmë të konsoliduara në hartën politike të Europës juglindore.

Principata Mesjetare e Arbërisë e viteve 1190-1215 është formacioni i parë shtetëror shqiptar. Si proces historik, formimi i tij nënkupton për vendin fillimin e një diferencimi të ri shoqëror, plasaritjen e bashkësive krahinore, zhvillimin e lidhjeve ndërkrahinore, dobësimin e ndjenjës së fisit dhe zëvendësimin e saj me ndërgjegjen e kombësisë. Ai nënkupton krijimin e një bashkësie banorësh me gjuhë, territor, doke dhe zakone të përafërta.

Me formimin e shtetit të parë, i cili kudo në fillim ka qenë i cunguar, fillon ajo prirje e madhe që mbulon krejt Mesjetën – zgjerimi i kufijve të tij politikë deri në kufijtë linguistikë të etnisë. Është prirja që çon drejt krijimit të shtetit kombëtar, të cilin bujarët feudalë me prirjet e tyre partikulariste dhe separatiste e kanë vështirë ta realizojnë. Për këtë arsye, shtetin kombëtar e kanë realizuar forcat progresiste të borgjezisë nacionale. Në fakt, krijimi i shtetit kombëtar çoi në përmbysjen e vetë shtetit feudal. Sidoqoftë, pa procesin që krijoi shtetin feudal nuk do të kishim procesin që formoi shtetin nacional.

Për këtë arsye, historianët objektivë e vlerësojnë formimin e shtetit të parë të një populli si një nga veprat madhore të historisë së tij mesjetare.

Përmbajtja e lëndës:

Hyrja

Emri i Principatës

Procesi i formimit të shtetësisë

Të dhënat e Kulturës së Komanit

Arkondia autonome e Arbërisë

Principata Mesjetare e Arbërisë

Marrëveshja tregtare me Republikën e Raguzës

Shtrirja territoriale e Principatës së Arbërisë

Rrudhja e Principatës së Arbërisë në Ndërfandë

Mbishkrimi i Ndërfandës (Gzhiqit)

Nga Principata e Arbërisë në Mbretërinë e Arbërisë. (Botimet M&B)