Përdoruesi:The Incredibles/Eksodi 1999 në Kukës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 5: Rreshti 5:
===Dita e parë e eksodit===
===Dita e parë e eksodit===


Me datë 27 Mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganorë të Morinës hynë 187 refugjatët e parë nga Kosova, ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore . Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizërenit, Krushë e Madhe dhe Zym. Si fillim këto refugjatë u strehuan në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”. Kryetari i bashkisë së qytetit Kukës, Safet Sula, u bëri thirrje qytetarëve të Kukësit që të ofronin mbështetje ndaj refugjatëve. Pas kësaj thirrje qytetarët kuksianë filluan menjëherë të strehonin refugjatët nga Kosova. Ndihmat e para ushqimore erdhën nga Ministria e Bujqësisë ku me Datë 27 Mars në Kukës, u dërguan kontigjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj) për 2500 persona në muaj.
Me datë 27 Mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganorë të Morinës hynë 187 refugjatët e parë nga Kosova, ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore,shumica prej tyre të plagosur me mjete të forta si :qyta pushke , shkopinj gome etj . Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizërenit, Krushë e Madhe dhe Zym. Si fillim këto refugjatë u strehuan në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”. Kryetari i bashkisë së qytetit Kukës, Safet Sula, u bëri thirrje qytetarëve të Kukësit që të ofronin mbështetje ndaj refugjatëve. Pas kësaj thirrje qytetarët kuksianë filluan menjëherë të strehonin refugjatët nga Kosova.Deri në orën 19:30 minuta kanë hyrë rreth tre mije kosovare (3000) brenda territorit te Kukësit .Ndërsa deri në orën 24.00 te 27.03.1999 ne Kukës mbërritën 12.721 kosovarë.Ndihmat e para ushqimore erdhën nga Ministria e Bujqësisë ku me Datë 27 Mars në Kukës, u dërguan kontigjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj) për 2500 persona në muaj.





Versioni i datës 28 mars 2015 20:21

Eksodi i vitit 1999 ishte dëbimi me dhunë i shqipëtarëve të Kosovës nga trojet e tyre. Ky dëbim filloi më 27 Mars dhe deri në fund ishin dëbuar rrreth 500,000 persona përqindjen më të madhe të të cilëve e zinin gratë dhe fëmijët. Shumica e të dëbuarve u strehuan në qytetin e Kukësit për një periudhë tre mujore. 

Bisedimet e Natos ne lidhje me Kosoven

Në orën 23:17, më 23 mars 1999 Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, lajmëroi se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Europës (SACEUR), Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të "nisë operacionet ajërore në Republikën Federale të Jugosllavisë." Në 24 mars në orën 20:00 NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë. Fushata bombarduese e NATOs zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset të stacionuara në AdriatiK. Raketat kruiz "Tomahawk" u përdorën gjërësisht, të lëshuara nga avionët, anijet, dhe nëndetëset.Të gjithë anëtarët e NATOs, me përjashtim të Greqisë, u përfshinë në këtë fushatë. Në mbi dhjetë javet e konfliktit, avionët e NATOs fluturuan mbi 38,000 misione luftimi.Ishte hera e dytë, për Forcat Ajrore Gjermane (Luftwaffe), që kishte marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore pas Luftës së Bosnjes.

Dita e parë e eksodit

Me datë 27 Mars, në orën 13:20, në pikëkalimin doganorë të Morinës hynë 187 refugjatët e parë nga Kosova, ku shumica ishin fëmijë dhe gra, të cilët ishin në gjendje të mjerueshme fizike dhe mendore,shumica prej tyre të plagosur me mjete të forta si :qyta pushke , shkopinj gome etj . Ata ishin kryesisht banorë të fshatrave të Prizërenit, Krushë e Madhe dhe Zym. Si fillim këto refugjatë u strehuan në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”. Kryetari i bashkisë së qytetit Kukës, Safet Sula, u bëri thirrje qytetarëve të Kukësit që të ofronin mbështetje ndaj refugjatëve. Pas kësaj thirrje qytetarët kuksianë filluan menjëherë të strehonin refugjatët nga Kosova.Deri në orën 19:30 minuta kanë hyrë rreth tre mije kosovare (3000) brenda territorit te Kukësit .Ndërsa deri në orën 24.00 te 27.03.1999 ne Kukës mbërritën 12.721 kosovarë.Ndihmat e para ushqimore erdhën nga Ministria e Bujqësisë ku me Datë 27 Mars në Kukës, u dërguan kontigjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj) për 2500 persona në muaj.


Dita e dytë deri në ndërhyrjen e NATO-s

Data
Datat Numri i të dëbuarve
30.03.1999 5294
31.03.1999 21000
03.04.1999 17000
05.04.1999 35000
07.04.1999 20
(12-14).04.1999 4946
  1. Numri I personave të strehuar.
  2. Gjendja në familjet mikpritëse.
  3. Ndihmat kombëtare.
  4. Ndihmat ndërkombëtare.

Gjendja shëndetsore e banorëve . Me datë 28 Mars vazhdoi fluksi i të ardhurve Kosovarë, të dëbuar me forcë prej trojeve të tyre ,nga pushtuesit Serbë. Numri I tyre ishte 13.000 banorë. Refugjatët Kosovarë kishin hyrë nga pikëkalimi I Morinit ku edhe ishin dhunuar,torturuar,maskaruar dhe zhveshur nga policët serbë ,duke u marrë paratë,bizhuteritë dhe çdo send me vlerë që ato kishin Vendstrehimi i tyre përkohshëm ishte Pallati I Kulturës “Hasan Prishtina”. Më pas pushteti lokal në Kukës hapi dyert e disa mjediseve shkollore, çerdhesh, kopshtesh, magazinash dhe deposh për strehimin e të dëbuarve. Refugjatët e tjerë u strehuan në familje kuksiane ku edhe u mikpritën nga to. Mesatarisht çdo familje në qytetin e kukësit kishte rreth 14 kosovarë. Ata flinin në çdo pjesë të shtëpisë. Në krye të javës mbërriti karvani i dytë i të dëbuarve ,me rreth 70.000 kosovarë. Nga këto 40.000 u sistemuan pranë familjeve qytetare, 10.000 në mjedise të ndryshme publike të qytetit, 6.000 në komunat Bicaj, Kolsh, Tërthore dhe Shtiqën, 12.000 në qytetin e Krumës dhe 300 në komunën Golaj. Në Kukës mbërritën 16 automjete për të evakouar një pjesë të kosovarëve në qytete te tjera por ata refuzuan sepse kishin gjetur mikpritjen dhe bujarine e vendasve. Dita ditës numri i të dëbuarve rritej.

Prefektura e Kukësit së bashku me Bashkinë e qytetit me kryetar Safet Sulën, shpërndanin 120-130 ton ushqime. Kamionët sillnin mijëra ton miell , bukë dhe ushqime. Çdo ditë shpërndaheshin miliona pako me oriz, dyfishi i tyre me sheqer, mijëra ton biskota, mish i konservuar, miliona pako makarona, gota plastike dhe shishe me ujë të pijshëm. Disa Ndihma ushqimore erdhën nga biznesmeni kuksian Basri Ruka I cili ndau ndihma të konsiderueshme ushqimore për familjet që kishin strehuar refugjatë kosovarë. Edhe furrat e bukës filluan të punonin 24 orë pa pushim. Kryqi i kuq Shqiptar, dega Kukës filloi shpërndarjen e ndihmave. Gjatë kësaj periudhe u vu në punë Fabrika e blojes e qytetit të Kukësit për të bluar 200 tonë grurë. Shoqata humanitare Kosovare “Ulpiana” shpërndau për kosovarët e dëbuar 591 pako biskota, 100 pako rroba dhe veshmbathje, 12.000 konserva, 2.000 palë këpucë e çizme, 26 pako me ushqime dhe batanije. Fondacioni islam “ El Haramein” I Arabisë Saudite ndau 1 kamion me bukë, 1 me ushqime dhe 400 batanije për kosovarët e dëbuar me dhunë nga trojet e tyre. Shoqata e bamirësisë “Betania” për fëmijët jetim, kosovarë , nga mosha 0-14 vjeç ofroi strehim, ushqim, shkollim dhe rritje në kushte optimal pranë qendrës së saj.

Higjena fillimisht nuk ishte problem por me kalimin e kohës u bë e tillë. Nuk kishte dushe, shpesh herë mungonin edhe sapunët dhe detergjentët. Por me kalimin e kohës u shpërndanë miliona pampers, detergjentë dhe sapunë. Kampet e ngritura nga Italia dhe Arabia Saudite ishin të paisura më shumë me to. Kishte rrezik për epidemi të ndryshme. Prandaj ishte e nevojshme paisja me sa më shumë banjo dhe ujë . Duhej të shtoheshin mjetet sanitare dhe të largoheshin mbeturinat jetësore dhe të dezinfektoheshin. U realizua kontrolli i ushqimeve para se të shpërndaheshin qe të parandaloheshin sëmundjet dhe epidemitë e ndryshme.

Spitali I Kukësit kryente 2.000 vizita mjekësore në ditë. Çdo 5-10 minuta vinin njerëz të plagosur, të rrahur, të masakruar dhe përdhunuar nga forcat serbe . Në qytetin e Kukësit funksiononte spitali fushor për të dëbuarit I cili kishte sallë të urgjncës, të lindjes, farmaci dhe qendrën ku ndihma mjekësore jepej falas. U krijua menjëherë shtabi I emergjencës që të përballonte situatën. Gjithashtu shoqata për ndihmë mjekësore dha ndihmë falas në një na mjediset e Poliklinikës së qytetit Kukës. Disa të burgosur kuksian në Lushnjë shprehën gadishmërinë të falnin gjak për spitalin e Kukësit për nevojat e kosovarëve të plagosur. U hap një qendër shëndetësore për mjekim falas me dy mjekë shqiptarë dhe një Italian. UNICEF-I dha një ndihmë shumë të madhe duke dërguar në Kukës 60.000 dozë vaksinash DTP(difteri, tetanozi) për vaksinimin e fëmijëve kosovarë të dëbuar me dhunë prej trojeve të tyre. Gjithashtu ngriti 3 qendra për trajtimin e fëmijëve të traumatizuar nga dhuna serbe. U ngritën 5 pika për vaksinimin e fëmijëve nën 12 vjeç që ishin: Klinika e kryqit të kuq finlandez, Poliklinika e qytetit të Kukësit, qendrat shëndetësore Bardhoc, Gostil dhe Kampi I arabëve. Ishin angazhuar 5 mjekë, 18 infermierë, u vaksinuan 10.097 fëmijë. Vaksinat ishin kundër poliomelitit dhe fruthit. Në fund të fushatës , në qendrat shëndetësore të qytetit të Kukësit ishin vaksinuar plot 24.270 fëmijë kundër fruthit dhe 11.082 kundër poliomelitit. Në kishën Kristiane gjermane të Kukësit vepronte shoqata “Humedika” . Në ekipin e saj shërbenin 2 mjekë dhe 2 infermierë të cilët gjatë ditës ofronin vizita falas, shpërndarje qumështi, larje e ndërrim rrobash për fëmijët e porsalindur kosovarë, kujdesin ndaj nënave shtatzëna, këshillime për mirëmbajtjen dhe rritjen e fëmijëve etj.Me datë 10 qershor ora 01:00 NATO pas bisedimeve të shumta vendosi pezullimin e bombardimeve ndaj trupave serbe në Kosovë. Ata kishin një kusht , tërheqja e serbëve nga Trojet Kosovare. Më pas menjëherë 18 furgonë me 140 kosovarët e parë u nisën drejt Kosovës. Në datën 13 Qershor ,qytetarët e Kuksit përshëndetën trupat Gjermane që u nisën drejt Kosovës dhe kaluan në pikën kufitare të Morinit rreth orës 11:00.


Kampet e të dëbuarve

  1. Numri i kampeve.
  2. Numri i personave të strehuar në keto kampe.
  3. Gjendja e kampeve.
Kampet e ngritura
Nr Emërtimi Vendi Numri
1 Kampi I EBA-së Gostil 9.776
2 Kampi UNHCR-së Gostil 3.410
3 Kampi Italian 1 Rexhepaj 6.230
4 Kampi Italian 2 Kukës 5.800
5 Kampi I bashkisë Kukës 2.510
6 K. Kapanamur Kukës 1.300
7 Këndi I lojrave Kukës 1.600
8 Parku I ri Kukës 3.600
9 Kampet total Rrethi Kukës 34.216

Pasojat e Eksodit 1999 ne Kukës

  1. Mungesat ushqimore.
  2. Epidemitë që u përhapën.
  3. Zonat e minuara.
  4. Shkatërrimi I infrastrukturës.

Pasojat

Minat Ushtria jugosllave dhe forcat paramilitante e policore serbe kanë goditur vazhdimisht territorin e prefekturës së Kukësit, sidomos fshatrat përgjtë kufirit. Gjatë periudhës mbi tetëdhjetë ditore (8o) janë goditur të gjitha fshatrat e vijë së kufirit me gjatësi mbi 120 km, janë bombarduar edhe territoret e prefekturës deri mbi 10 km në thellësi të vendit. Ka pasur raste kur predhat e artilerisë së ushtrisë jugosllave , janë hedhur deri në qytetin e Kukësit, që është mbi 20 km larg vijë së kufirit. Në drejtim të territorit tonë vetëm gjatë periudhës mars-maj 1999 llogaritet të jenë hedhur mbi 3350 predha artilerie të kalibreve të ndryshme. Gjithashtu gjatë periudhës së luftës, janë vendosur përgjatë kufirit një numër i madh minash dhe janë infektuar më së shumë se 1400 hektarë tokë me mina antipersonal, që për shumë vite në të ardhmen do të mbeten rrezik real për njerëzit që banojnë në këtë zonë. Gjatë sulmeve ajrore edhe NATO-ja hodhi një numër municionesh në zonën kufitare, duke synuar goditjen e trupave dhe mjetet ushtarake të Serbisë. Sipas vëzhgimeve nga ekipet speciale për minat dhe municionet e paplasura, të bëra me 1999 u identifikua se territori i kontaminuar përbëhej prej 85 zonave të rrezikshme, përgjatë më shumë se 120 km të kufirit. Gjithsesi, ky infektim kap një sipërfaqe mbi 1400 hektarë tokë. Më vonë sipas AMAP,është rivlerësuar situata dhe se problem minave UXO në Prefekturën e Kukësit mund të përfshijë 57 zona të minuara. Deri në fund të vitit 2002 janë pastruar rreth 700 hektarë tokë, pra afro 50% e gjithë sipërfaqes së infektuar. Këto zona, sipas specialistëve mund të pastrohen .Brenda një kohe relativisht të shkurtër. Sipas po këtyre specilistëve vëzhgimet e impaktit llogaritet që me një buxhet modest 5-7 milionë dollar, mund të pastrohen të gjitha zonat, me përparësi të lartë dhe të mesme. Brenda afro 3 vjetësh, duke e bërë kështu Shqipërinë vendin e dytë postkonfliktual pa efekt minash dhe UXO. • Fill pas përfundimit të luftës në Kosovë, ushtarakë te NATO-s u shprehën se minat do të hiqen vetëm nga ata që i kanë vendosur. Ky veprim i njësive special të ushtrisë së mundur nuk u krye as deri më sot. Prandaj, kjo gjendje është gjithnjë rrezik real për njerëzit që banojnë në këtë rajon. • • Programet për veprim ndaj minave në Shqipëri:AMAP dhe AMAE të cilat ishin përgjegjëse për përgatitjen e një plani kombëtar për veprim ndaj minave, bazuar në identifikimin e zonave të rrezikshme dhe për përgatitjen, caktimin dhe përparësitë, planifikimin dhe koordinimin e operacioneve për të mbështetur këtë plan. Para disa kohësh AME ka marrë një mbështetje të kufizuar financiare nga: PNUD, Kanada, Zvicër, Turqia, ITF-ja dhe DFID-ja. Që prej vitit 2000 katër ekipet e çminimit, RONCO, HELP, SFM dhe DCA-ACT. Duke u bazuar kryesisht në teknikat manual kanë hequr 3867 mina dhe kanë asgjësuar 3600 UXO. Katër vjet pas luftës në Kosovë Prefektura e Kukësit kishte gjithsej 215 incidente që kanë sjellë 227 të aksidentuar dhe 27 të vdekur, për shkak të minave. Këto incidente I përkasin periudhës 25/03/1999 -21/02/2003 •

Demtimet ne Bujeqesi e Blegtori • Lufta në Kosovë përfshiu drejtëpërdrejt Prefekturën e Kukësit deh shkaktoi dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori. Përveçse u mbuluan më shumë se 1400 hektarë tokë me mina gjatë krizës mbeti edhe shumica dërrmuese e tokës djerrë. Lufta ndodhi në pranverë, pikërisht në fushatën e mbjelljeve dhe kryerjeve së punëve të tjera në bujqësi. Në Prefekturën e Kukësit, që është rajon relativisht I varfër shumica e banorëve I mbajnë shpresat tek prodhimi bujqësor dhe blegtoral. Shpërngulja masive e banorëve kosovare në zonat rurale të Prefekturës së Kukësit, minimi i sipërfaqeve të tëra dhe zhvillimi I luftës në brezin kufitar, bënë që kjo popullsi të mos mbillte tokat bujqësore e të mos bënte punë të tjera për shkak të rreziqeve të mëdha të luftës. Natyra e dëmeve është e ndryshme, që nga mbetja e sipërfaqeve të pambjella, sipërfaqevt e tokave të mbjella dhe të dëmtuara direkt deri tek ato të papunuara, për shkak të evakuimit të popullsisë në zona më të sigurta. Sipas urdhrit nga Shtabi I Mbikëqyrjes së situatës së jashtëzakonshme janë evidentuar dhe mjaft dëme në pemëtari, fasule, livadhe dhe kullota. Sipas të dhënave mbi 1200 hektarë tokë nuk janë mbjellë me kultura bujqësore dhe nuk u janë kryer shërbimet e nevojshme.Dëmet në blegtori kanë qene të konsiderueshme. Në rethin e Kukësit janë dëmtuar një numër i konsiderueshëm i bagëtive të trasha, të imëta, njëthundrakë dhe bletë. Dëmi më I madh ishte në Has dhe në Tropojë. Kështu në të gjithë Prefekturën u dëmtuan më shumë se 800 gjedhë dhe njëthundrakë, mbi 3000 bagëti të imëta, më shumë se 1200 zgjoje bletësh. Në bazë të verifikimit të ekspertëve dëmi në bujqësi dhe blegtori, në shkallë prefekture llogaritet në shumën 347,118,000 lekë ose 2 milionë e 673 mijë dollar amerikanë. Dëmtime të mëdha ka pasur dhe sektori i bujqësisë sidomos objektet vaditëse..Dëmtimet të mëdha ka pësuar e sektori i bujësisë , sidomos objektet vaditëse . Dëmet ne këto objekte kalojnë shumën 26,946,000 leke. Dëmtimet tejet të mëdha kanë pasur rrjeti i ndërlidhjes, ai elektrik, infrastruktura rrugore, institucionet shtetërore, shkolla. Këto dëme llogariten me mbi 15 milionë dollarë amerikanë.

Dëshmi të kohës

  1. Intervistë me gazetarë të asaj kohe.
  2. Interviste me persona qe e kane perjetuar kete ngjarje ne kampet e ngritura ne qytetin e Kukesit

Festimet në përkujtim të eksodit

  1. Data dhe viti kur filluan festimet.
  2. Mënyra se si festohet.
  3. Ndërtimi I kullës në përkujtim të Eksodit.
  4. Dita e bujarise

Në shenjë falenderimi ndaj popullit të shqipërisë u ndërtua Kulla e përkujtimit të “Eksodit 1999” . Kulla e përkujtimit të dëbimit masiv të popullatës shqiptare prej trojeve të tyre etnike është e ndërtuar në vendin në të cilin ishte strehuar në çadra masive popullata kosovare. Kulla është 23.5 m e gjatë dhe ka për qëllim që qytetarët kosovarë mos të harrojnë të kaluarën. Prandaj në datën 16 prill shqiptarët kosovarë vizitojnë



Referenca

[1]
[2]

[3] <ref>Petrit Palushi, "Kukesi ne 79 dite", Eurorilindja 1999

  1. ^ Libri “Dëbimi I Shqiptarëve prej Kosove ne vitin 99”-Sulejman Dida
  2. ^ Libri “Përmasat e mbijetesës”-Besim Cengu
  3. ^ Intervistë me gazetarin - Petrit Palushi