Elektriciteti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: ar:كهرباء is a featured article; Ndryshime kozmetike
Rreshti 5: Rreshti 5:
* [[Fusha elektrike]] - është një efekt i krijuar nga një ngarkesë elektrike që ushtron një fuqi në sendet e ngarkuara në afërsinë e saj.
* [[Fusha elektrike]] - është një efekt i krijuar nga një ngarkesë elektrike që ushtron një fuqi në sendet e ngarkuara në afërsinë e saj.
* [[Forca elektrike]] - është aftësia e një fushe elektrike për të vepruar, zakonisht matet në [[Volti|volt]] (V).
* [[Forca elektrike]] - është aftësia e një fushe elektrike për të vepruar, zakonisht matet në [[Volti|volt]] (V).
* [[Rryma elektrike]] - është lëvizja apo rrjedha e pjesëzave të ngarkuara elektrike, matet në [[Amperi|amper]] (A).
* [[Rryma elektrike]] - është lëvizja (e drejtuar e elektroneve ne metale dhe joneve ne lengje)apo rrjedha e pjesëzave të ngarkuara elektrike, matet në [[Amperi|amper]] (A).
* [[Energjia elektrike]] - është [[energjia]] e fituar nga rryma e ngarkesës elektrike nëpër një përçues elektrik.
* [[Energjia elektrike]] - është [[energjia]] e fituar nga rryma e ngarkesës elektrike nëpër një përçues elektrik.
* [[Fuqia elektrike]] - është përqindja me të cilën energjia elektrike kthehet apo ndryshohet në një formë energjie tjetër, si [[drita]], [[ngrohtësia]] apo [[energjia mekanike]].
* [[Fuqia elektrike]] - është përqindja me të cilën energjia elektrike kthehet apo ndryshohet në një formë energjie tjetër, si [[drita]], [[ngrohtësia]] apo [[energjia mekanike]].

Versioni i datës 31 mars 2015 22:46

Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Elektrizimi të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}


Rrufeja godet tokën gjatë një shtërngate nate. Energjia e rrezatuar me dritë shndërron gazin e atmosferësplazmë dhe anasjelltas.

Elektriciteti (greq. ήλεκτρον, ilektron = qelibar) është një emërtim i përgjithshëm për llojshmërinë e dukurive që ndodhin nga prania dhe rrjedha e ngarkesës. Kjo përfshin shumë dukuri të mirënjohura fizikore si rrufeja, fushat elektromagnetike dhe rrymat elektrike, dhe është vënë në përdorim industrialelektronikë dhe fuqinë elektrike. Këto koncepte të lidhura, por të dallueshme janë më të njohura nga terme më të sakta :

== Historia e elektricitetit Elektreciteti është nje emertim i pergjithshem per llojllojshmerinedukurive qe ndodhin nga praniadhe rrjedhja e ngarkeses.'

Shiko edhe


elektriciteti eshte i rezikshem per te gjithe duhet te kemi kujdes nga elektriciteti Energjia elektrike - është energjia e fituar nga rryma e ngarkesës elektrike nëpër një përçues elektrik.Fillimet e Energjisë Fillimet e përdorimit të energjisë elektrike Fillimi i përdorimit të energjisë elektrike në Shqipëri i përket vitit 1923 me instalimin e të parit grup “Diesel” në Tiranë. Më pas, nga shoqëritë e huaja që kishin aktivitet në Shqipëri në atë kohë, u instaluan të tjerë grupe në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Në vitin 1936, në Vithkuq të Korçës, u ndërtua i pari HEC me fuqi 386 kW. Në vitin 1938, që merret si viti referues, fuqia e përgjithshme gjeneruese arrinte në 3470 kW dhe tensionet e punës ishin 0.4kV, 3kV, 6kV dhe 16kV. Prodhimi i përgjithshëm vjetor i energjisë elektrike në këtë vit ishte 9,3 milion kwh/vit. Pothuajse e gjithë energjia e prodhuar shkonte për ndriçim në disa nga qytetet kryesore, në ato familje që ishin me mundësi të mira ekonomike, pasi kostoja e instalimit të saj ishte shumë e lartë


Krijimi i Sistemit Elektroenergjetik HEC-i Ulëz përfundoi ndërtimin në vitin 1957 dhe u vu në punë në Janar 1958. Ky është hidrocentrali i parë i ndërtuar në kaskadën e lumit Mat, me rezervuar dhe me digë betoni. Lartësia e digës është 64 metra, rezervuari me kapacitet 240 milion m3 ujë, (124 milion m3 përbëjnë volumin e dobishëm) dhe kuota maksimale 128,50 m (mbi nivelin e detit). Janë të instaluar 4 agregate me turbina vertikale Francis, me kapacitet 6,3 MW secila dhe fuqia e instaluar totale 25,2 MW. Prodhimi mesatar vjetor i projektuar është 115 GWh ndërsa energjia mesatare vjetore e prodhuar në fakt për 22 vitet e fundit ka rezultuar 100 GWh. Në periudhën e viteve 2001-2003 është bërë një ndërhyrje rehabilituese në këtë HEC.

Me ndërtimin e këtij HEC-i u krijuan kushtet për krijimin ne vitin 1957 te Sistemit Elektroenergjetik Kombëtar, duke bërë lidhjen e objekteve të veçanta prodhuese me linja 110 kV. Sistemi Elektroenergjetik kishte rreth 60 MW fuqi të instaluar gjeneruese dhe rreth 200 km linja të tensioneve 110 kV / 35 kV.


Veprat e mëdha Zhvillimi sasior e cilësor i sistemit filloi pas vitit 1960, pasi tashmë ishte krijuar edhe një bërthamë burimesh njerëzore shkencore-studimore dhe projektuese. Në këtë periudhë filloi të bëhet vlerësimi i potencialeve hidrologjike të vendit dhe në mënyrë të veçantë, mundësia e shfrytëzimit të lumit Drin.

Në periudhën 1960–1966, u ndërtuan edhe HEC-i Shkopet (24 MW), HEC Bistrica 1 (22.5MW), HEC Bistrica 2 (5 MW) si dhe TEC-i Fier (99 MW).

HEC Shkopet është hidrocentrali i dytë i kaskadës së lumit Mat dhe është vënë në shfrytëzim në vitin 1963. Ai është i tipit me digë betoni me hark dhe rezervuar, lartësia e digës është 44m dhe sasia e dobishme e ujit të rezervuarit është 10 milion m3. Në HEC Shkopet janë të instaluar dy agregate me turbina të tipit Kaplan me fuqi të instaluar 12 MW secili dhe fuqia totale e instaluar e hidrocentralit është 24 MW. Prodhimi vjetor i projektuar është 90 GWh, ndërsa në fakt është realizuar si mesatare e 46 vjetëve rreth 86 GWh. Në periudhën e viteve 2002-2005, në HEC Shkopet është berë një ndërhyrje rehabilituese.

Në periudhën 1971–1986, u ndërtuan tre HEC-e të fuqishëm mbi lumin Drin, HEC Vau i Dejës (250 MW), HEC Fierzë (500 MW) dhe HEC Koman (600 MW). Këto HEC-e janë të mëdhenj jo vetëm për fuqinë e instaluar, por edhe për veprat civile si: diga, tunele shkarkimi e furnizimi, godina centrali, nënstacione etj., projektimi dhe zbatimi i të cilave është një arritje e suksesshme e projektuesve dhe zbatuesve shqiptarë.

Në të njëjtën periudhë, në sektorin termoenergjetik u ndërtuan TEC-i i Korçës (6 MW), TEC-i i Elbasanit (6 MW), u fuqizua TEC-i i Fierit me një bllok të ri 60 MW dhe ndërtohet TEC-i i Ballshit (24 MW).

Në vitin 1986, me përfundimin e HEC Koman, që është edhe objekti i fundit i ndërtuar për gjenerim energjie, fuqia e instaluar e Sistemit arriti në 1684 MW, prej të cilave, 1446 MW HEC-e; 224 MW TEC-e dhe 14 MW HEC të vegjël.


Transmetimi i energjisë Në sektorin e transmetimit, pas vitit 1970, ndërtohet linja e parë 220 kV, ndërsa në vitin 1985 ajo 400kV që lidh nënstacionin e Elbasanit me sistemin grek.

Duke filluar nga viti 1971, Sistemi Elektroenergjitik shqiptar lidhet me sistemet fqinje, atë jugosllav dhe atë grek, për shkëmbim energjie nëpërmjet linjave 154kV, 220kV dhe 400kV.


Shpërndarja e energjisë Deri në vitin 2007 KESH sh.a. administronte edhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Ky sektor në momentin e shkëputjes nga KESH sh.a. kishte rreth 1,1 milion abonentë ku rreth 70% e tyre ishin familjarë, 22.000 kabina elektrike, 165 N/Stacione 110/35/20/10/6kV si dhe mijëra km linja të tensionit të mesëm 35/20/10/6kV dhe të tensionit të ulët 0,4kV.