Memaliaj: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
KG85 (diskuto | kontribute)
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Qytet në Shqipëri
| EMRI = Memaliaj
| EMRIIPASHQUAJTUR = Memaliajt
| SHTETI = [[Shqipëria]]
| RRETHI = [[Rrethi i Tepelenës]]
| KODI_POSTAR = 6301
| PREFIKSI = 885
| KRYETARI = [[Lulëzim Meçi]]
| PARTIA = [[Partia Socialiste e Shqipërisë|PS]]
| VENDASIT = Memaljotë
}}

== Historia ==
== Historia ==
Memaliaj e filloi jetën dhe veprimtarin e tij në 1947-48, me gjurmimet dhe kërkimet gjeologjike, e cila do binte një vit më vonë krijimin e një kantieri të madh dhe më pas do merrte formën e një qyteti puntorësh të zhurmëshëm dhe shum nevralgjik në jetën e atdheut të sapo dalë nga lufta e dytë botërore. Shumë shpejtë Memaliaj do zhvillohej e do ecte me furinë e Vjosës e cila lagë tre anë të këtij qyteti, me ujin e saj të pastër dhe të bollshëm.
Memaliaj e filloi jetën dhe veprimtarin e tij në 1947-48, me gjurmimet dhe kërkimet gjeologjike, e cila do binte një vit më vonë krijimin e një kantieri të madh dhe më pas do merrte formën e një qyteti puntorësh të zhurmëshëm dhe shum nevralgjik në jetën e atdheut të sapo dalë nga lufta e dytë botërore. Shumë shpejtë Memaliaj do zhvillohej e do ecte me furinë e Vjosës e cila lagë tre anë të këtij qyteti, me ujin e saj të pastër dhe të bollshëm.

Versioni i datës 19 prill 2015 13:18

Stampa:Qytet në Shqipëri

Historia

Memaliaj e filloi jetën dhe veprimtarin e tij në 1947-48, me gjurmimet dhe kërkimet gjeologjike, e cila do binte një vit më vonë krijimin e një kantieri të madh dhe më pas do merrte formën e një qyteti puntorësh të zhurmëshëm dhe shum nevralgjik në jetën e atdheut të sapo dalë nga lufta e dytë botërore. Shumë shpejtë Memaliaj do zhvillohej e do ecte me furinë e Vjosës e cila lagë tre anë të këtij qyteti, me ujin e saj të pastër dhe të bollshëm.

Me ndërrimin e sistemit totalitar, edhe Memaliaj u bë një nga përkrahësit e parë të demokracisë dhe pikërishtë, ata të rinj të shkolluar, të kulturur të cilët përkrahën me të gjitha forcat demokracinë, disa nga këta i shikojmë sotë në poste drejtuese të cilët përpiqen sinqerishtë për zhvillimin e këtij qyteti.E ku ka më mirë se sa në postet drejtuese të aktivizohen mësuesit? Ata që kanë përgjegjësin e edukimit të brezit të ri, të gjeneratës tradicionale të një kombi e cila duhet të mbart dhe mbartë të gjitha cilësitë kulturore dhe kombëtare shqiptare,sidomos të krahinës jugore. Për këtë do na duhej më tepër kohë, të cilën e patëm të rezervuar, por edhe takime më të zgjeruara, të cilat do t’i bëjmë në vazhdim. Si fillim shkuam në bashkinë ekëtij qyteti për të marr kontakt me përfaqësuesit e qeverisë së këtij qyteti. Kryetari i bashkisë z. Pëllumb Bodeci mungonte dhe ishte i zënë me disa vizita pune jashtë rrethit, siç na informuan, por ne gjetëm në zyrën e bashkisë një vajzë, e cila quhej Leonora Qesko dhe që ishte nën kryetare e bashkisë.Zhvilluam një bisedë të shkurtër me të dhe muarëm një shije të përgjithëshme me problemet që ndesh sotë qyteti.

Problemi më i madh dhe shqetësues është pa-punësia.

Ky qytet me 7640 banorë, sipas statistikave të gjëndjes civile, thënë nga znj. Arlinda Gashi, punonjëse e kësaj zyre. Ja disa nga treguesit kryesorë; Kam gjetur një rregjistër me 7649 banorë, sqaron Arlinda Gashi, nga të cilët vetëm 6839 kam arritur deri në fund të muajit mars ti hedh në regjistrimin elektronik, i cili po vazhdon dhe është në përfundim reth muajit gusht të këtij viti, me qëllim që ti shërbejë paisjes së qytetarëve me kartat e indetitetit.Nga 6839 të rregjistruar janë 3523 meshkuj dhe 3316 femra. Në qoftë se flasim për shifrën egzistente,apo se sa banojnë në faktë në këtë qytet, atëherë kjo shifër bie nga gjysma!D.m.th. rreth 50-60% e këtij numuri sot ndodhen të larguar në emigracion. Shumica e këtyre jan të larguar familjarishtë!

Po të bëjmë krahasimin me shifra dhe përqindje,atëherë i bije që 1/3 të jetë e pa strehë, 300 familje të deklaruar dhe 252 familje marrin rregullishtë ndihmën ekonomike, sociale të akorduar nga shteti.Këto janë shifra që na i jepë znj. Leonora Qesko, në bazë të statistikave. Ndihma ekonomoke në këtë rast është 2600-3000 lekë dhe 6000 lekë për invalidët.Është një ndihmë tepër modeste,e cila nuk mjafton as për të shlyer detyrimet kryesore por megjithatë qytetarët e kanë të nevojshme.Problem tjetër mbetet strehimi i të pastrehëve,problem ky që varet nga qarku i Gjirokastrës dhe që janë 300 familje, të cilat presin ndihmën e shtetit për të vazhduar jetën normale ku të kenë të paktën një strehë për të futur kokën. Në qoftë se fkasim për përparim a ngritje të nivelit të jetesës,as që bëhet fjalë për këtë qytet të vogël tani për tani. Kur nuk kemi investime, private apo shtetërore,pa tjetër që popullsia do zhytet në varfëri.Disa aktivitete private që lulëzuan gjatë këtyre viteve të demokracisë avash avash po mbyllen duke mos i rezistuar ngritjes së çmimeve dhe shkatërrimit të infrasturkturës. Në qoftë se shteti nuk do të mendojë për hapjen e fronteve të punës, siç është rasti i ndërtimit të hidrocentralit të Kalivaçit, i cili ka thithur mjaftë fuqi puntore, si nga zona përreth por edhe nga qyteti i Memaliaj dhe Tepelenë. Një ditë tjetër së afërmi do të bëjmë një përshkrim dhe intervistim më të zgjeruar për këtë qytet i cili i ka dhënë kombit shumë mbështetje ekonomike, politike dhe artistike.

Gjeografia

Memaliaj është nje qytet që rrethohet nga tre anë nga lumi Vjosë duge i dhene trajten e nje gadishulli.Klima eshte e ftohte dhe e lagesht ku ndikim te madhe ka era e jugut e cila fryn gjate gjithe dimrit duke ulur temperaturat.

Demografia

Popullsia e rregjistruar ne Bashkine e Memaliaj eshte 7640 banore, por realisht ne qytetin e Memaliajt jetojne rreth 4000 banore. Komunitete te medha te Memalioteve jetojne ne Tirane, Athine dhe Janine.

Ekonomia

Miniera e Memaliajt është më e rëndësishmja në vëndin tonë, me prodhim të një cilësie të mirë dhe me tregues teknikë dhe ekonomikë më të mirë se çdo minierë tjetër e vendit.

Pellgu qymyrguror i Memaliajt është formuar gjatë Tortonianit, struktura sinklinale qymyrmbajtëse e Memaliajt shtirhet nga qafa e Rabies në veri e deri në Majkosh në afërsi të qytetit të Tepelënës në jug. Është një sinklnal asimetrik për arsye të ndikimit të tektonikës mbihipëse nga lindja në perëndim. Depozitimet e tortonianit vendosen me pajtueshmëri mbi ato të Burdigarianit dhe ndërtojnë bërthamën e sinklinalit.

Mbi bazën e përbërjes litologjike dhe të qymyrmbajtjes formacioni i Tortonianit ndahet në pesë suita të ndryshme nga të cilat vetëm 2 paraqiten.

Vendburimi i qymyrit në Memaliaj është zbuluar gjatë luftës së parë botërore nga gjeologët Austro-Hungarezë, Italiane e Franceze. Në vitet 1914-1916 shohim relacionet e para dhe interesimin e flotës italiane për përdorimin e qymyrit për nevojat e veta, si dhe punimet e para në fushën e Vjosës në krahun juglindor me një pus 63m të thellë, prej nga u moren 7000-8000 ton qymyr. Në gjurmët e dokumentave arkivale gjatë viteve 1922-1924 shohim përpjekjet e një shoqerie anonime italiane dhe të një komisionieri durrsak për të bërë kërkime me qëllim zbulimin në zonën e Memaliajt. Në vitin 1924 një gjeolog austriak dha një përshkrim të shkurtër për karakterin industrial të shtresave të vendburimit.

Aty ku më parë gjeologët ushtarakë kishin ngulur piketat e para, shoqëria italiane ACAI filloi punimet në vendin ku më vonë u hap sektori i parë i minierës, në krahun e djathtë të lumit Vjosë duke hapur një traverbang dhe dy galeri, ndërsa sondat e çpimit vazhdonin kërkimet deri në thellësinë 288 m.

Punëtorët shqiptarë banonin në kasolle, punonin deri në 16 orë në ditë, ushqeheshin sa për të mbajtur gjallë dhe shpërbleheshin 25 herë më pak se italianët.

Pas luftës, në pranverën e vitit 1946 filluan punimet e para për hapjen e minierës. Qymyri nxirrej nga oxhaqet, rrëzohej me sqep, rrallë herë me lëndë eksplozive, pa teknologji shfrytëzimi.

Miniera e qymyrgurit në Memaliaj u krijua ndërmarrje më vete me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.34 datë 15 korrik 1949, se deri atëherë ishte sektor në vartësi të minierës së Kërrabës. Këtu zë fill rritja e minierës. Atë vit më 1949 u nxorrën vetëm 3389 ton dhe një vit më vonë u norrën 12023 ton qymyr. Por rruga e zhvillimit të planifikuar filloi në 1951.

Në vitet 1950-1951 teknikët dhe specialistët për herë të parë filluan eksperimentimin e shfrytëzimit me llavë, gjatë së cilit u zgjidhën një sërë problemesh e veshtirësish teknike. Dhe në vitin 1953 u dyfisha kundrejt vitit 1952. Në vitin 1951 u hodhën themelet e qytetit Memaliaj. Vendin e çadrave e të barakave buzë galerive e zunë godinat e para një e dy katëshe, fjetoret e punëtorëve dhe ofiçina e minierës që kishte një torno të vjetër, një forxhe dhe një aparat saldimi. Këto ndërtime u kryen nga një kantjer i ngritur në Memaliaj nga Ndërmarrja e Ndërtimit të Vlorës.

Në vitet 1951-1955 me përdorimin e sistemit të llavës u përdorën sharrat prerëse të qymyrit dhe filluan punimet në sektorin e dytë, ndërsa gjeologët zbulonin rezerva të reja duke çelur prespektivën.

Gjatë viteve 1956-1960 u bënë hapa cilësore në drejtim të mekanizmit, energjia e ajrit të komprimuar u zëvendësua nga energjia elektrike. Në vitet 1956-1957 filloi çpimi i birave me elektroturjelë. Në vitet 1957-1958 u vendosën elektrovozët e parë për transportin e qymyrit nëntokë dhe në vitin 1959 u vendosën ventilatorët e parë për ajrimin e fronteve të punës. Po në këtë vit vihet në shfrytëzim sektori i tretë dhe filluan punimet për hapjen e pusit nr.1, i pari pus i minierës me thellësi 185 m dhe me tre nivele, punimet e të cilit u lanë në mes nga specialistët polakë. Por vështirësitë u përballuan me guxim nga specialistët tanë dhe në vitin 1963 pusi nr.1 u vu në shfrytëzim.

Gjatë 10 vjeçarit 1956-1965 prodhimi u tejkalua me 16.000 ton dhe në vitin 1965 miniera e tejkaloi 100.000 tonëshin. Në vitin 1964 u përgatit fusha e dytë e minierës, sektori i dytë i së cilës u vu në shfrytëzim në vitin 1965. Edhe vitet 1966-1970 u karakterizuan nga rritja e prodhimit me ritme të shpejta, rritja e shkallës së mekanizmit dhe rendimentit.

U hapën dhe u vunë në shfrytëzim sektori i parë dhe i tretë i fushës së dytë, në minierë u futën elektovozet 3.5 dhe 7 tonësh, kurse në punimet minerare u vendosën lopatat vetngarkuese elektrike. Këto bënë që prodhimi të dyfishohej kundrejt 5 vjetëve më parë.

Në vitin 1973 u vu në shfrytëzim pusi nr.2 i minierës.

Në vitin 1980 u prodhua aq qymyr sa ishte prodhuar në vitet 1961-1965. Pikerisht, në vitet 1976-1980 u vu në punë fusha e tretë minerare me sektorët mbi nivel.

Në 10 vjeçarin e fundit 1981-1990 miniera vazhdoi shfrytëzimin në thellësi të saj. Në vitin 1981 u vu në shfrytëzim pusi nr.3 me thellësi 360 m. Kurse në vitin 1986 u vu në shfrytëzim pusi nr.6 me thellësi 300 m. Këto bënë që në vitet 1981-1985 të nxirrej aq qymur sa u prodhua në vitet 1946-1975. Në vitet 1986-1990 u vunë në shfrytëzim puse nr.4 dhe nr.5 në fushën e tretë dhe të dytë minerare. Në këtë mënyrë prodhimi në vitin 1990 u rrit 160 herë kundrejt vitit të parë të fillimit të punës në këtë minerë.

Një rëndësi të veçantë në plotësimin më të mirë të nevojave të ekonomisë me qymyr dhe rritjes së efektivitetit të prodhimit ka dhënë venia në shfrytëzim në vitin 1971 e fabrikës së pasurimit të qymyrit. Në këtë mënyrë u krijuan mundësitë për përdorimin më racional të qymyrit nga ekonomia dhe gjatë 20 vjetëve ajo përfitoi 120.000.000 lekë nga mënjanimi i transportit të sterilëve ose një volum transporti prej 536.000.000 ton/km.

Bashkë me minierën u rrit edhe klasa punëtore e saj. Në vitin 1946 filluan punimet e para. Në minierë punonin 82 punëtorë, kurse në vitin 1949 kur u krijua ndërmarrja punonin 100 punëtorë dhe në fund të viteve ’80 numëroheshin mbi 2800 punonjës. Midis të cilëve 73 punonjës ishin me arsim të lartë dhe 42 ishin inxhinierë. Me arsim të mesëm ishin 612 punonjës dhe me shkollë të mesme e të lartë kualifikimi ishin 510 punëtorë. Vlen të theksohet një traditë e mirë që u krijua, kalimi i profesionit dorë me dorë nga babai tek i biri gjë që bëri të mundur krijimin e brezave të minatorëve.

Miniera e Memalaijt mbante peshën më të madhe të prodhimit në rrethin e Tepelenës. Prodhimi industrial i saj zinte 64% të prodhimit industrial të rrethit. Në minierë punonin 31% e punëtorëve të rrethit. Miniera jepte 48% të të ardhurave të përgjithshme financiare të rrethit ndërkohë që shpenzimet zinin vetëm 31% të atyre në shkallë rrethi. Me gjithë fjetoret e shumta të punëtorëve shumica e tyre mbi 60% banonin në fshat duke kontribuar edhe në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të rrethit.

Por miniera e Memaliajt u shndërrua në një qëndër të rëndësishme industriale jo vetëm për rrethin e Tepelenës por edhe për të gjithë vendin. Ajo nxirrte 28% te sasisë së qymyrit në shkallë vendi. Kjo minierë furnizonte me qymyr 380 konsumatorë në gjithë Shqipërinë dhe mbante marrëdhënie kontraktore për furnizim me qymyr me 24 rrethe të vendit. Gjithashtu ajo i ka dhënë ekonomisë një të ardhur neto prej mbi 500.000.000 lekësh, një prodhim prej 10.126.000 ton qymyr dhe rreth 380.000 m punime minerare.

Pas vitit 1990 me ndryshimin e sistemit shoqëror filloi të ulet gradualisht deri sa miniera u mbyll për arsye se dilte me humbje.

Qymyri i kësaj miniere në krahasim me fushat qymyrgurore të Ballkanit ka pasur fuqi kalorifike relativisht të lartë, por me permbajtje squfuri mbi normat ndërkombëtare, rreth 3% nga nën 1% e lejuar. Qymyri është tregëtuar në konsumatore të shumellojshëm ku përmendim: konsumatorë industriale, për prodhimin e materialeve të ndërtimit, komunale etj.

Konsumatorët kryesorë kanë qënë: TEC dhe Kombinati Metalurgjik Elbasan. Kur kërkesat e këtyre konsumatorëve kanë qënë në rritje Miniera e Memaliajt ka arritur prodhimin maksimal të qymyrit bruto 540 mijë tonë në vit. Shifër kjo që përfaqësonte 25-30% të prodhimit kombëtar të qymyrit.

Sot konsumatorë të kësaj miniere janë fabrikat e tullave. Pas vitit 2000 janë privatizuar disa sektorë të kësaj miniere ku prodhohet 25 mijë tonë qymyrguri, që u shitet fabrikave të tullave.

Në pasqyrën e mëposhtëme janë dhënë karakteristikat cilësore të nënprodukteve që dalin nga pasurimi i qymyrit dhe çmimet e përafërta të shitjes lekë për ton.

Nr.

Emërtimi

Fuqia kalorifike

Hiri (kkal/kg)

Lagështia(%)

Squfuri(%)

Çmimi pa transport

1.

Qymyri pluhur 0-6mm

3800

31

12

3

2300

2.

Koncentrati III( 6-13mm)

5200

16

16

3.5

6000

3.

Koncentrati I+II (13-100mm)

5500

15

13

3.1

8000

Kultura

Agron Llakaj ka lindur në qytetin Memaliaj të rrethit Tepelenë, në 24 prill 1960. Studimet e Larta në Akademinë e Arteve i kreu në vitet 1987-1991. Aktivizimet e tij kanë qënë intensive si i ftuar special në programet e "12 në Hollivud", "12 vallëzime pa një të shtune" dhe "12 jave rreth fatit" etj. Në transmetimet e spektakleve televizive më të shikuara si ajo e "Telebingo", Llakaj ka qënë prezent prej viteve 1996 -2002. Ai ka bashkërealizuar filmin "Titaniku" me TV Klan në vitin 1998,ka qene drejtor artistik, prezantues, moderator dhe aktor i spektakëlit të humorit Portokalli, Kush do te behet Milioner dhe aktualisht punon ne televizionin Vizion + ". Nderuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, me Urdhrin "Mjeshtër i Madh". Legjenda Foto Strakosha! ~ Për njerëzit e mirë, kujdeset vetë koha ~ Për të shkruajtur rreth legjendës Strakosha, ç'do shqiptar që të pyesësh, do të japë mbresa të vyera, jo vetëm në artin e futbollit, por dhe të personalitetit të tij të pasur plot virtyte të fisnikta. E kush e dinte, se qyteti i Memaliajt në rrethin Tepelenë, do të ndërtohej enkas për të lindur legjenda Strakosha?! Si ç'do familje shqiptare, dhe familja Strakosha e ardhur nga Dhërmiu shekullor i trimave dhe i Bilbilenjëve të Bregdetit, dhanë kontributin e tyre gjysëm shekullor për ndërtimin e këtij qyteti. Më 29 Mars 1965, lindi Foto Strakosha, i lindur dhe i rritur në Memaliaj, ky djalosh shëmbullor në ç'do drejtim ka lënë gjurmët e një njeriu shpirtmadh, zemër gjerë, bujar, human, atdhedashës , patriotë, asnjëherë nuk e ka mohuar preardhjen e tij, lab autokton. Në të gjithë memorjet tepelenase, por dhe atë shqiptare, është skalitur legjenda e tij sportive e veshur me atdhetarizëm, ku na frymëzon dhe na bën krenar. Ai ka ditur gjithmon ti rezistojë, krahas joshjeve edhe presioneve , për të përfundur me sukses misionin e tij sportiv në mbrojtje të ngjyrave kombëtare. Virtytet e tij nuk janë nëe rastësi, ato janë të trashëguara prej familjes dhe prindërve të tij, të cilët në ç'do kohë gjejnë një respekt të veçantë në qytetin e Memaliajt, e kudo që ata jetojnë .

Memaliaj i quajtur ndryshe "Brazili i Vogël" përsa i përket futbollit, ka lulëzuar nga hera dhe ka nxjerrë shumë talente. Në të shumtat e kërkesave të fëmijëve në ato kohëra , të pyetur nga prindërit se: ç'farë dhurate dëshironi për ditëlindje? Ata shprehen me kënaqsi: një top llastiku! E pra ky top që Fotua e ka ëndëruar, prindërit nuk e linin as të loste me të! Është e pashmangëshme përgjatë kujtesës time , zanafilla e nisjes së, karrierës së tij sportive, ku po e ndaj me ju. Për fat ndihesha i privilegjuar, kur shikoja se, apartamenti im, ndodhej vetëm disa hapa larg fushës kryesore të qytetit ku, kryheshin dhe ndeshjet zyrtare të ekipit të "Minatorit". Kishin vetëm dy javë që trajneri i parë prof. Miço Maçi kishte grumbulluar një ekip pionierësh ku midis tyre ishte dhe Fotua … .

Shumë sportdashës ndiqnin me shumë interes stërvitjen, sidomos atë të portjerëve. Pëshpëritej që është pak i ndrojtur, por ka shumë tregues pozitivë. Fotua ishte i imët por me shtat të përshtatur për të justifikuar mbajtjen e numrit njësh në fanellën sportive. Nuk mund të më fshihen nga kujtesa, kur shikoje shkëputjet planzhone në ajër, e më pas mblidhej shpejtas si litar përmbi topin e rrokur. Prof Miço Maçi na afrohet për pak minuta dhe na thotë (unë isha më i vogël ) "Nëse do të vazhdojë kështu , është talent". Këtë siguri e kam ndierë, përveç lojrave përgatitore, kam lozur vëtëm dy ndeshje zyrtare me të rinjtë, ku porta mbrohej prej tij, e më pas atyre momenteve, ai kaloi me ekipin e parë "Minatori". Sukseset e tij filluan të ngjisnin shkallët me shpejtësi. Talenti i tij, tërhoqi vëmendjen e ekipeve të kategorisë së parë. Një nga ekipet më me zë kryeqytetase - "Dinamo", përveç futbollistit të talentuar tepelenas Mujo Targa iu bë pjestar dhe Foto Strakosha, ku u fitua dhe Kupa e Shqipërisë më 1989, dhe më 1990 fituan që të dy trofetë, Kupën dhe Kampionatin Shqiptar. Më tej, interesimi u shtua nga klubet soprtive Greke, ku Fotua kaloi një karrierë të gjatë futbollistike prej 14.5 vjetesh. Udhëtimi i tij filloi prej Janinës, "Ethnikos" i Pireut ,"Olimpiakos","Panionios" , "Jonikos", "Kalithea", "Ethnikos", "Asteras","Prodheftiqi" , pa haruar se ka mbrojtur për një kohë rekord portën e kombëtares kuqe zi. Ai ka luajtur si portier, plote 73 ndeshje, duke shenuar nje record ne historine e perfaqesueses shqiptare!

Edhe pse përgjatë karrierës, karakteristikat e tij të veçanta shpirtërore, nuk e haruan kurrë djepin e ekipit të parë, që iu dha mundesia për në vazhdim. Ai e ka mbështetur disa herë me vlera të ndryshme këtë ekip. Fotua është nga të paktët vendas që pushtoi zemrat e memaliotëve, e duke e bërë atë "Qytetar Nderi ", i cili është ende i vetëm për atë qytet! Memaliotët këtë ditë të shënuar për birin e tyre e festuan me madhështi. Në këtë cermoni të organizuar, në stadiumin "Karafil Asllani" fjalën e hapjes e bëri doktor Sefer Shehu, e më pas, kryebashkiaku Albert Zhupa. Ambjentin e bënë akoma më festiv, parodistët e Vlorës, Agim Bajko dhe Agron Llaka, këngëtarët, Kozma Dushi, Aurela Gace, Eranda dhe Irma Libohova dhe Petrit Lulo. Titillin "Qytetar Nderi" Foto Strakoshës iu dorëzua nga këshilltari Mërkur Cukalla. Në praninë e babait, dy djemve dhe të bashkëshortes së tij, përmes emocioneve prekëse i drejtohet përzemërsisht bashkëqytetarve me këto fjalë "Është dita më e bukur e jetës sime". Atmosferës i dhuroi më shumë duartrokitje, krijuesi i këngëve labe, gjeniu Maliq Lila, ku reciton vargjet e tij të krijuara enkas për këte ditë. Ja pakëz nga këto vargje: "Hallall o Foto Strakosha Nderi i Vjosës dhe i Jonit Rubin i fushës së Blertë Në krenarinë e Kombit".

Po për këtë ditë të paharuar për Strakoshën, Gazeta "Laberia" ( 30 . Gusht. 2001) kishte botuar një artikull të gjatë. Veç tç tjerash ata i kushtonin një vjershë: "Për ju këndon Shqipëria, Kush e mbron sot portën tonë, Foto Strakosha shqiponjë, Bir i djepit të Lirisë, Himarës së Shqipërisë, Fotot me të trembëdhjetë, Për ju këndojnë Bilbilenjtë ..."

Foto Strakosha, duke jetuar gjithmonë me mbresat më të shkëlqyera në karrierën e tij sportive, duke u përballur edhe me disa emra të mëdhenj të futbollit botëror si, Klisman, Bekham, Ouen, Figo, Vieri , Salas etj, duke përjetuar edhe fitoret e disa trofeve si, Fitues i kupës së Shqipërisë -"Dinamo" '89, Kampion i Shqipërisë -"Dinamo" '90, Kupën e Shqipërisë -"Dinamo" '90, fitues i Supërkupës së Shqipërisë - "Dinamo" '90, Kampion i Greqisë -"Olimpiakosin" '97, Kupën e Greqisë -"Panionios" '98, e kanë impresionuar akoma më shumë, e për t'i trashëguar ato dhe tek dy djemtë e tij Dhimitri e Thomai të cilët stërviten sistematikisht për të patur një të ardhme sportive. Shpresojmë një ditë që ta shikojmë dhe trajnerin kryesor të Kombëtares Shqiptare! Me emocionuese dhe mallëngjyese për Foton kanë qënë cermonitë, në stadiumet, greke dhe shqiptare ku, në praninë e mijëra sportdashësve, admiruesish, fansash e tifozesh, janë shoqëruar me duartrokitje të gjata, momentet e lënies së karrierës se tij sportive, duke i dhënë mesazhin, FALEMINDRIT STRAKOSHA !

Statistika: Ka lindur më 29 - 3-1965. Qysh në moshën 12 vjeçare, ka përfaqësuar si portier, ekipin e futbollit të pionierëve të qytetit Memaliaj, në një kampionat kombëtar futbolli të shkollave 8- vjeçare që u zhvillua në qytetin e Lezhës. Në këtë kampionat, ekipi memaliot doli nënkampione, mbas humbjes që pësoi nga një gol i vetëm prej ekipit të Burrelit! Trajneri i tij i parë që zbuloi talentin e tij është ptof. Moco Maci, kurse prof. Viron Laska ishte trajneri që e grumbulloi në ekipin e të rinjëve të "Minatorit". Më pas ka punuar edhe me trajnerët, Reshat Sala, Vladimir Bushi, Qirjako Fani. Bejkush Birçe, Neptun Bajko, Astrit Hafizi, Medin Zhega, Sulejman Demollari, Giuseppe Dossena, Hans-Peter Briegel.

Ka luajtur 73 ndeshje me kombëtaren, dhe kapiten i saj, ndeshje miqësore 19, ndeshje kualifikuese për kupën e botës 25, për atë Evropian 28, të ndryshme 1. Ndeshjen e tij të parë me ekipin Kombëtar, e ka luajtur në moshën 25 -vjeçar e 62 ditë, me 30-5-1990, Iceland 0-2 dhe të fundit në moshën 39 vjeç e 198 ditë, me 13-10-2004, Kazakhstan 1-0. Gjithsej me ekipin Kombëtar ka luajtur 14 - vjet e 136 ditë. Disa nga perfaqësueset që është ndeshur janë: Islanda, Gjermani, Angli,Turqi, Moldavia, Spanja, Latvi, Norvegjia, Finlanda, Armenia, Sllovenia, Uells, Rusia, Vietnami, Irlanda, Bullgaria, Zvicra, Maqedonia, Gjeorgjisë, Portugali, Suedia, Islanda, Estonia, Qipro, Greqia, Danimarka, Kazakistan.

Lidhje të jashtme

Burimet


Shiko dhe këtë