Republika Çeke: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v →‎Lidhje të jashtme: All info is kept in Wikidata, removed: {{Link FA|vi}} using AWB (10903)
Rreshti 180: Rreshti 180:
[[Kategoria:Çeki| ]]
[[Kategoria:Çeki| ]]
[[Kategoria:Shtete në Evropë]]
[[Kategoria:Shtete në Evropë]]

{{Link FA|vi}}

Versioni i datës 29 prill 2015 21:51

Republika çeke
Česká republika
Flamuri i Çekisë Stema e Çekisë
Flamuri Stema
Moto: Pravda vítězí
shqip: E vërteta triumfon
Himni kombëtar: Kde domov můj
shqip: Ku është shtëpia ime?
 
Situata e Çekisë
Situata e Çekisë
 
Kryeqyteti Praga
Qyteti më i madh Praga
President Miloš Zeman


Kryeministër Bohuslav Sobotka
Sipërfaqja Vëndi i 114-të
78,886 km²
ZEE km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia
Vëndi i 78-të
10 210 000 (2004)
130 banorë/km²
PBB (2012)
 • totale
 • për banor

286,952 miliard dollarë
27.190 dollarë
Monedha Korona çeke
Zona kohore
 • në verë
UTC+1
UTC+2
Kodi i internetit .cz
Prefiksi telefonik +420
Kodi ISO 3166-1 CZ

Çekisë (Republika Çeke) është një shtet në Evropën Qëndrore. Ajo kufizohet me Poloninë në veri, me Austrinë në jug, me Sllovakinë në lindje dhe me Gjermaninë në perëndim.

Historia

Viset e Çekisë, në bazë të të dhënave arkeologjike çeke, kanë qenë të banuara që nga parahistoria. Që në nga Shekulli III, fise kelte kanë migruar në këtë pjesë. Ndër fiset e para kanë qenë Boi (fis keltë) dhe më vonë fisi gjermanë i markomanëve dhe fisi Quadi. Gjatë kohës së dyndjeve të mëdha të fiseve gjermane, nga pjesa qendrore e Evropës janë larguar në anë tjera shumë fise, po ashtu edhe nga viset e Çekisë. Gjatë kohës së këtyre dyndje vëren edhe elementet e para të fiseve sllave të ardhur nga Deti i Zi dhe regjioni i Karpateve. Lëvizje kjo që është vërejtur edhe nga shumë fise tjera sllave që vinin na Siberia dhe Evropa lindore (hunët, avarët, bullgarët, magjarët etj.). Fiset gjermane që jetonin më parë në viset Çeke u shpërngulen në viset jugore, shumica e tyre në Austrinë e sotshme.

Gjatë shekullit VII, murgu françeskan, Samo i ndihmonte sllavët që të luftonin avarët. Nga kjo ndihmë e tij u krijua edhe shteti i parë sllav i njohur në Evropën qendrore. Mbretëria e Moravës ishte vazhdimësia e këtij shteti sllav në shekullin VIII.

Shteti Çek pas disa konflikteve në vitet e vona të shekullit IX u bashkua nga "Přemyslids". Mbretëria e Bohemisë ishte një fuqi vendore, mirëpo konfliktet fetare të ngjashme si ato të shekullit XV dhe të shekullit XVII nuk e linin të ngrihej në një fuqi më të madhe. Kështu bie nën ndikimin e Hasburgëve dhe më vonë bëhet pjesë e Perandorisë së Austro Hungarisë.

Me fillimin e Luftës së Parë Botërore dhe shpërbërjen e Perandorisë Austro-Hungareze, Çekia dhe shteti fqinj i saj Sllovakia krijuan shtetin e tyre të përbashkët, Çekosllovakinë në vitin 1918. Vendi i ri sovran në përbërjen e popullsisë së tij kishte një numër të madh banorësh gjermanë të cilët do të ndihmonin aneksimin nga Gjermania naziste të Çekosllovakisë në vitin 1938 me marrëveshjen e Mynhenit(München). Gjatë kësaj kohe në Çeki u vendos një qeveri që përfaqësonte interesat e gjermanëve, ndërsa Sllovakisë ju dha një autonomi e gjerë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Çekosllovakia e rimëkëmbur bie nën ndikimin sovjetik (BRSS). Për shtypjen e kryengritjes ndaj këtij vendimi të fuqive botërore, marrshojnë pakti i Varshavës në Çekosllovaki. Në vitin 1989 Çekosllovakinë e përfshin "lëvizja paqësore demokratike" dhe më 1 janar 1993 deri ndarja e Çekosllovakisë në dy Republika sovrane, Republika Çeke dhe Sllovakia. Në vitin 1999, Çekia (Republika Çeke) i bashkëngjitet paktit të Atllantikut Verior (NATO) dhe në vitin 2004 anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE).

Politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetëror
Vaclav Havel, Presidenti i parë i Republikës Çeke

Republika Çeke është një demokraci përfaqësuese, parlamentare, pluraliste, shumë-partiake, me Kryeministrin si kreu i qeverisë. Parlamenti (Parlament České republiky) është dydhomësh, me Dhomën e Deputetëve (Çekisht: Poslanecká sněmovna) (200 anëtarë) dhe Senati (Çekisht: Senát) (81 anëtarë).

Presidenti i Republikës Çeke zgjidhej nga një sesion i përbashkët i parlamentit për një mandat pesëvjeçar, me jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. Ky sistem ishte praktikuar midis viteve 1993–2012. Që nga viti 2013, zgjedhjet presidenciale janë të drejtpërdrejta. Presidenti është kreu i shtetit formal me kompetenca të kufizuara specifike, ku më të rëndësishmet janë kthimi i projektligjeve në parlament, propozimi i gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese për miratim në Senat dhe shpërndarja e parlamentit në disa rrethana të veçanta dhe të pazakonta. Ai gjithashtu emëron kryeministrin, si dhe anëtarët e tjerë të kabinetit me propozim të kryeministrit. Nga viti 2013 e në vazhdim, presidenti zgjidhet nga populli, jo nga parlamenti. Milosh Zeman ishte presidenti i parë çek i zgjedhur drejtpërdrejt.

Kryeministri është kreu i qeverisë dhe ushtron kompetenca të konsiderueshme, duke përfshirë të drejtën për të vendosur objektivat për politikat e jashtme dhe të brendshme, të mobilizojë shumicën parlamentare dhe zgjedhë ministrat e qeverisë.

Anëtarët e Dhomës së Deputetëve zgjidhen për një mandat katërvjeçar me përfaqësim proporcional, me një prag zgjedhor prej 5%. Ka 14 rrethe votimi, të njëjta me rajonet administrative të vendit. Dhoma e Deputetëve, pasardhësja e Këshillit Kombëtar Çek, ka kompetencat dhe përgjegjësitë e parlamentit federal që nuk egziston të ish-Çekosllovakisë.

Anëtarët e Senatit zgjidhen në zona elektorale një vendëshe me dy-raunde votimi për një mandat gjashtë vjeçar, me një të tretën të zgjedhur çdo vit çift në vjeshtë. Zgjedhjet e para u bënë në vitin 1996, për terma të ndryshme. Senati është i papëlqyeshëm në publik dhe vuan nga pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, në përgjithësi afërsisht 30% në raundin e parë dhe 20% në të dytin.

Njësitë administrative

Artikulli kryesor Njësitë administrative

Republika Çeke ndahet në 14 njësi administrative të llojit rajon (org.:kraje, njëjës – kraj) dhe kryeqytetit (hlavní město) Praga (Praha). Këto njësi administrative ndahen më tej në 77 njësi të nivelit të komunave (org.:okresy, njëjës okres)..

Harta e Republikës Çeke me rajone
Harta e Republikës Çeke me rajone
Shkronja e Targës Emri i Rajonit
çekisht
Emri i Rajonit
shqip
Qendra
A Praha  Praga -
S Středočeský kraj  Rajoni Bohemian Qendror Pragë
C Jihočeský kraj  Rajoni Bohemian Jugor České Budějovice
P Plzeňský kraj  Rajoni Pilzen Plzeň
K Karlovarský kraj  Rajoni Karlovi Vari Karlovi Vari
U Ústecký kraj  Rajoni Usti mbi Labem Usti mbi Labem
L Liberecký kraj  Rajoni Liberec Liberec
H Královéhradecký kraj  Rajoni Hradec Kralove Hradec Králové
E Pardubický kraj  Rajoni Pardubice Pardubice
M Olomoucký kraj  Rajoni Olomouc Olomouc
T Moravskoslezský kraj  Rajoni Moravian-Silezian Ostrava
B Jihomoravský kraj  Rajoni Moravian Jugor Brno
Z Zlínský kraj  Rajoni Zlin Zlin
J Vysočina  Rajoni Vysocina Jihlava


Gjeografia

Sipërfaqja e përgjithshme e Çekisë është 78,866 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 49 45 V, 15 30 L dhe 77,276 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,590 km2 ujë.

Klima e Çekisë është kontinentale e ndryshueshme me verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë, me re dhe me dëborë.

Relievi i çekisë në Bohemi është shkëmbor i rrethuar nga malet e ulëta dhe rrafshnaltat ndërsa Moravia në jug është vend shkëmbor. Pika më e ulët gjendet nën brigjet e lumit Elbe (115 m) dhe ajo më e larta me lartësi mbi nivelin e detit prej 1.602 metrave në vendin e quajtur Snezka.

Ekonomia

Çekia hapat eparë të zhvillimit ekonomik i ka bërë në kohën e shtetit Austro-Hungarisë. Pas Luftës së Dytë Botërore me vendosjen e shtetit socialist fillon një kthesë në zhvillimin ekonomik të vendit. Me nacionalizimin e minierave, industrisë dhe bankave fillon etapa më e rëndësishme ekonomike. Ndryshimet më të mëdha bëhen me reformen agrare , qëllimi i sëcilës ka qenë ndarja e tokave fshatarëve të varfër. Me një ritëm të shpejtuar gjatë kësaj periudhe të pasluftës ka arritur jo vetëm ti mënjanoj pasojat e luftës , por edhe të ketë një strukturë më të favorshme eknomike, përkatësisht të jetë një shtet industrialo-agrar. Me ndarjen e Çekisë nga Sllovakia , në vitin 1992, ekonomia ka ruajtur strukturën industrialo-agrare. Një zhvillim të tillë pa dyshim i kotribuan baza deri diku e mirë energjetike. Burimi më i rëndësishëm i energjisë është qymyrguri. Burimët më të mëdha të qymyrit gjenden në pellgun Ostrava-Karvin, i cili jep afro 80% të prodhimtarisë.

Demografia


Kultura

kultura e qekise esht shum e zhvilluar e ka bujqesin e zhvilluar

Të tjera

Lidhje të jashtme

 Commons: Republika Çeke – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Republika Çeke – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale