Nafta e papërpunuar: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 17: Rreshti 17:


=== Vetitë ===
=== Vetitë ===
Nafta e papërpunuar është lëng me ngjyrë kafe në të zezë, por edhe me ngjyrë të celët. Është më e lehtë se uji dhe nuk tretet në të. Nuk ka pike vlimi të caktuar. Vetitë fizike të naftës varen nga pëbërja kimke e saj.Eshte perzierje e perbere qe formohet nga gjallesat e vogla bimore e shtazore qe jane shtresuar para miliona vitesh ne fund te deteve te ceketa Nafta nuk qendron aty ku formohet por leviz neper shtresat poroze te nentokes (rranore ose gelqerore). Nen nafte qendron uji kurse mbi te gazi natyror nen trysni te larte.
Nafta e papërpunuar është lëng me ngjyrë kafe në të zezë, por edhe me ngjyrë të celët. Është më e lehtë se uji dhe nuk tretet në të. Nuk ka pike vlimi të caktuar. Vetitë fizike të naftës varen nga pëbërja kimke e saj.Eshte perzierje e perbere qe formohet nga gjallesat e vogla bimore e shtazore qe jane shtresuar para miliona vitesh ne fund te deteve te ceketa Nafta nuk qendron aty ku formohet por leviz neper shtresat poroze te nentokes (rranore ose gelqerore). Nen nafte qendron uji kurse mbi te gazi natyror nen trysni te larte.kush na i merr ne ate


=== Përpunimi I naftës ===
=== Përpunimi I naftës ===

Versioni i datës 5 maj 2015 16:15

Për naftën në vendin tonë është folur që nga historianët e lashtë, ata i kanë trajtuar produktet e naftës si zjarre shekullore që janë shfaqur në Apolloninë e Fierit. Por në fakt ato nuk kanë qenë në Apolloni, por është folur për të, sepse në kohën e lashtë Apollonia njihej, në të vërtetë bëhet fjalë për zjarre shekullore të shfaqur diku në Mallakastër, aty ku edhe më vonë është zbuluar edhe vendburimi i Cakranit dhe ai i bitumit të Selenicës, pra diku midis Mallakastrës dhe Selenicës. Kur thuhet zjarre shekullore, duhet nënkuptuar shpërthime të fuqishme zjarri në hapësirë, që në atë kohë interpretoheshin si dukuri nga perëndia. Që atëherë njihen shfaqjet e naftës në vendin tonë, por puna shkencore filloi nga disa shkencëtarë të njohur të cilët evidentuan disa shfaqje të naftës dhe të rërave bituminoze në vendin tonë.

Punë e mirëfilltë shkencore është bërë nga viti 1913 për të evidentuar këto shenja nafte dhe mundësitë që ka pasur vendi jonë për të pasur naftë dhe gaz. Nga italianët janë rregjistruar daljet e naftës në perëndim të Kuçovës, në Selenicë, në Patos dhe rreth vitit 1914, gjeologët e ushtrisë italiane që ishte në Sazan vunë re në det shenja nafte dhe duke i gjurmuar këto shenja, se nga kishin ardhur vunë re se ato vinin nga lumi i Shushicës, i cili kalon në Drashovicë. Natyrisht italianët janë treguar mjaft të interesuar dhe në vitin 1914 vendosën të shpojnë pusin e parë, i cili u quajt Rexhina Maria në nderim të mbretëreshës së Italisë me të njëjtin emër. Pusi i parë është shpuar deri në rreth 200 metra dhe dha naftë shumë të mirë. Pas këtij rezultati italianët filluan të kenë një interes të jashtëzakonshëm dhe nga viti 1924, në një kongres ndërkombëtar u bënë të njohura shenjat e naftës në vendin tonë që ishin në Patos, Kuçovë dhe Drashovicë. Shqipëria, që ishte një vend i patrajtuar dhe i panjohur, u bë një vend me interesa shumë të mëdha për shkak të bindjeve për perspektivën e naftës. Në vitin 1925 kur ishte qeveria e Zogut në fuqi, qeveritë e shumë vendeve ato angleze, italiane, franceze, kanë ardhur dhe kanë kërkuar konçensione dhe iu është dhënë një sipërfaqe e konsiderueshme që nga Tepelena, Memaliaj e deri në Shkumbin, sipërfaqe në të cilën përfshiheshin edhe daljet sipërfaqësore të bitumeve. Në vitet 1930-1932 italianët morën në dorë të gjitha kërkimet e naftës në Shqipëri dhe deri në çlirimin e vendit ata organizuan dhe drejtuan të gjitha kërkimet e naftës dhe hodhën bazat e zbulimeve. Mund të thuhet se punimet e tyre kanë qenë mjaft të suksesshme dhe serioze. Në 1927 filluan shpimet e para në Kuçovë, ku ka qenë një gjeolog botërisht i njohur, Stanislav Zuber, polak me origjinë, por ishte i angazhuar nga shoqëria italiane e naftës. Ai ka zbuluar Kuçovën, e cila filloi të prodhojë që nga viti 1927 dhe në prag të çlirimit në vitin 1943, ky vend realizoi një prodhim maksimal të naftës 200 000 ton, më vonë pas kapitullimit të Italisë prodhimi ra, sepse u shkatërrua kantieri. Kuçova ishte i pari vendburim dhe nafta që nxirrej çohej në Itali. Në vitin 1943 italianët kishin shumë nevojë për naftë dhe u detyruan të ngrinin një uzinë përpunimi në Kuçovë dhe thuhet që plotësonin ato pak nevoja që kishin. Ndërsa para çlirimit kur ikën, italianët hodhën në erë gjithçka.

Pas çlirimit duhej ringritur i gjithë kantieri. Punimet janë drejtuar nga Zuberi, i cili qëndroi në Shqipëri, ka pasur edhe inxhinierë shumë të zotë shqiptarë siç ishte Sherif Toptani, i cili ka drejtuar punimet derisa u rimëkëmb gjithçka. Nga vitet 1950 prodhimi i naftës u rrit së tepërmi, u ndërtua edhe kantieri i Patosit dhe deri në vitet 1970-1975 u zbuluan mjaft vendburime nafte, tashmë nga shqiptarët. Në krahasim me paraçlirimin, sot janë shumë vendburime të zbuluara në ranor, në gëlqeror etj. Mbase janë njohur edhe njerëzit nëpërmjet flakës që kanë parë në qiell gjatë aksidentit në Drenovë të Mallakastrës.

Rezervat e naftës në vend gjykohet që janë rreth 400 milionë ton, prej këtyre janë nxjerrë rreth 45-50 milionë ton deri tani. Nuk bëhet fjalë për t`u krahasuar me paraçlirimin, sepse janë sasira kolosale të zbuluara nga gjeologë shqiptarë natyrisht duke përfituar edhe nga përvoja e të huajve. Prodhimi maksimal në vendin tonë është arritur në vitin 1974 prej afërsisht 2 milionë e 100 mijë ton në vit. Atë vit ka pasur një krizë botërore për naftë dhe çmimi i saj është rritur deri në dhjetëfishin e saj. Ky ka qenë prodhimi pik në vendin tonë. Deri në vitin 1990 nuk ka pasur shumë zbulime, sepse nuk ka patur investime për kërkimet. Në vitin 1990 prodhimi i naftës shënonte 1 milionë e 100 mijë ton. Tranzicioni bëri që prodhimi i naftës të ulet shumë dhe sot ky prodhim shkon në 300-350 mijë ton. Nevojat e vendit kanë qenë rreth 500 mijë ton, ndërsa sot ato janë shumëfishuar dhe blerjet nga jashtë plotësojnë mbi 90% të nevojave të brendshme për karburante.

Nafta në sistemet shteterore

Rëndësia e Naftës dhe derivateve të saja përposë vlerës shoqërore ka edhe vlerë strategjike. Pas krizës së naftës të shkaktuar nga konflikti i Ligës arabe ne vendet e tjera në vitet 70-80 shumë shtete të botës kanë nxierr ligje që parashikojnë rezervat shtetrore të naftës. Me këto ligje regullohet veprimi me rezervat strategjike dhe emergjente të naftës. Në Kosovë për kriza të ndryshme janë përcaktuar Rezervat strategjike të derivateve të naftës sasi e derivateve të naftës të krijuara, të vendosura dhe të ruajtura në vende të caktuara, të cilat përdoren dhe shfrytëzohen për furnizim për nevoja dhe në rrethana të veçanta të parashikuara me ligj si dhe Rezervat emergjente të derivateve të naftës sasi e derivateve të naftës të dedikuara për përdorim në raste të fatkeqësive të mëdha natyrore, shoqërore dhe katastrofave teknikoteknologjike [1].

Nafta u formua nga bimët dhe kafshët të cilat para milionavjetësh kanë jetuar në ujra e deteve, të liqeneve dhe oqeaneve. Lëndëtorgnaike të ktryre mbetjeve, nën veprimin e temperatures dhe shtypje ssë lartë, paparaninë e okisigjenti, e nën veprimin e mikroorganizmave. Ajo mundë të mos gjendej aty ku është formuar sespe gjatë lëvizjes së tokës,bashkë magazine natyror u grumbulluan dhe në rezervare nëntoksore të mbuluara me nënshtresa, shkëmninjësh, të parpaëshkueshëm.

Përbërja e naftës

Përbërsit kryesorë të naftës janë hidrokarburet.Kryesisht arenet, alkanet dhe cikloalkanet.Në naftë gjenden dhe komponime që pëmbajnë okigjen, azot dhe squfur. Komponimet e azotit dhe squfurit i japin naftës erë jo të këndshme.

Vetitë

Nafta e papërpunuar është lëng me ngjyrë kafe në të zezë, por edhe me ngjyrë të celët. Është më e lehtë se uji dhe nuk tretet në të. Nuk ka pike vlimi të caktuar. Vetitë fizike të naftës varen nga pëbërja kimke e saj.Eshte perzierje e perbere qe formohet nga gjallesat e vogla bimore e shtazore qe jane shtresuar para miliona vitesh ne fund te deteve te ceketa Nafta nuk qendron aty ku formohet por leviz neper shtresat poroze te nentokes (rranore ose gelqerore). Nen nafte qendron uji kurse mbi te gazi natyror nen trysni te larte.kush na i merr ne ate

Përpunimi I naftës

Nafta nxirret nga thesllsitë e ndryshme të tokës. Ajo del vetë në sipëfaqe të tokës, në formë curili, nëse është nën shtypje të gazeve. Mirpo presioni i gazeve shpeshë here nuk është I mjaftueshëm, prandaj duhet ushtruar presion artificial nga jashtë.

Nafta kalonë nëpër tri faza :

  • 1. Pasttrimi nga uji, nga rëra, dhe paparstëtitë e tjera, me ndihmën e naftësjellës, të cisternave, kamionëve të transportit hekurudhor ose të tankerëve transportohet deri në rafineri.
  • 2. Distilimi fraksional i naftës

Distilm fraksional quhet ndarja e një përzierjesh komponimesh në thyesa distilimi, që vlojnë në kufij të caktuar të temperatures.

  • 3. Përpunimi I thellë I produkteve të përfituara nga distilimi fraksional me process hidropastrimit, reformimit dhe krekingut.
Hidropastrimi.

Është process që largon përbërjen e squfurit nga nënproduktet e naftës sepse shkatkon brejtjen e motorit dhe ndotjen e mjedisit. Largimi i squfurit bëhet me hidrogjen. Procesi zhvillohet në prpani të katlaizatorëve.

Reformimi.

Është process që shërben për përmismin e cilësisë së benzines. Kjo behet me shëndrrimin e alakneve ne varg të degezuar në cikloalkabne dhe arene.

Krekingu.

Është process gjatë të cilit bëhet shpërbërja e alakaneve me numër më të madhë atomesh karboni në alkane me numër më të vogël atomesh karboni. Ky process zhvillohet në temperature dhe shtypje të lartë.

Gazi natyror

Është formuar me shpëbërjen e mbetjeve organike të bimëve dhe të shtzëve të cialt u depozituan në fund të deteve dhe u mbulkuan me shtresa të limituara. Gazi natyror gjindet në afërsi të burimeve të naftës, përbërist kryesorë të gazit janë metani, etani, propani dhe butani.

Burim i të dhënave

  1. ^ Gazeta Zyrtare IPVQ Viti I Nr. 3/ 1 gusht 2006

shih edhe

Lidhje të jashtme