Prometeu: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
shife vet
Rreshti 8: Rreshti 8:
Për të shpëtuar ka qenë e nevojshme që edhe njerëzit vetë të dëshironin këtë dhe që të kenë mundësi që t'i ndihmojnë vetes. Për këtë arsye Prometheu ua nguliti shpresën dhe ua dha fuqinë. Nga zjarri i shenjtë në Olimp (sipas versionit tjetër nga furra e zotit Hefest në malin Moshil, në ujedhesën Lemnos e vodhi zjarrin dhe ua dha njerëzve. Me përvetësimin e këtij elementi, njerëzit filluan të jetojnë me një jetë të vetëdijshme dhe të arsyeshme. E kuptuan se zjarri është jo vetëm zotëri, por edhe shërbëtor i mirë, u bënë të pavarur nga teket e natyrës, e përgatitnin ushqimin e bollshëm dhe u forcuan fizikisht e shpirtërisht. Mirëpo, kjo kuptohet se nuk ka qenë e tëra. Prometheu i mësoi që me ndihmë të zjarrit ta shkrijnë metalin dhe t'i punojnë veglat, ua mësoi zejet, pastaj i mësoi të llogarisin, të shkruajnë dhe të lexojnë. Për ta e zbuti demin e egër dhe e vun në zgjedhë, që të mund ta shfrytëzojnë fuqinë e tij për lavrimin e fushës. I vuri në qerre kuajt dhe i detyroi që ta dëgjojnë njeriun, pastaj edhe ua ndërtoi anijen e parë. Mënë fund, ua ka bërë të njohur njerëzve barërat dhe ua ka treguar fshehtësinë e shërimit të të sëmurëve, shkurt, i ka udhëzuar se si të jetojnë të lumtur, pasi që tani më kanë ardhur në botë.

Me këtë Prometheu u bë "krijues i vërtetë i njeriut", të paktën në atë kuptim, që e nxori nga gjendja e mirëfilltë natyrore dhe prej tij e krijoi qenien e arsyeshme. Mirëpo, kjo do të ishte më tepër se sa ka qenë i gatshëm Zeusi të durojë: për shërbimin që ua bëri njerëzve e dënoi Prometheun me dënim të rëndë. U urdhëroi shërbëtorëve të vet, Forcës dhe Fuqisë për ta mposhtur Prometheun dhe ta çojnë në skaj të botës. Atje zoti Hefest qe i detyruar ta gozhdojë në shkëmb të lartë.
Me këtë Prometheu u bë "krijues i vërtetë i njeriut", të paktën në atë kuptim, që e nxori nga gjendja e mirëfilltë natyrore dhe prej tij e krijoi qenien e arsyeshme. Mirëpo, kjo do të ishte më tepër se sa ka qenë i gatshëm Zeusi të durojë: për shërbimin që ua bëri njerëzve e dënoi Prometheun me dënim të rëndë. U urdhëroi shërbëtorëve të vet, Pushtetit dhe Dhunes për ta mposhtur Prometheun dhe ta çojnë në skaj të botës. Atje zoti Hefest qe i detyruar ta gozhdojë në shkëmb të lartë.

Prometheu u mund, por nuk u thye. Nuk u dëshpërua, sepse e ka ditur se sundimi i pamëshirshëm i Zeusit nuk do të zgjasë përherë, dhe pasi që prej nënës së vet e trashëgoi dhuntinë e profetizimit, ka ditur edhe atë se kur dhe si do të bie Zeusi dhe se si kësaj, me kohë do të duhej t'ia kalojë. Kur për këtë arriti lajmi deri te Zeusi, menjëherë e dërgoi zotin Hermes për ta hulumtuar çështjen. Mirëpo, Prometheu nuk deshti të lëshohet në negociata me Zeusin dhe kasnecin e tij: "O, ju zotëra, të gjithëve ju urrej! Nuk dua t'i ndërroj mundimet e mija me shërbimin skllavëror ndaj një tirani!" Kur Hermesi ia sjell Zeusit përgjigjen e Prometheut, zoti suprem e gjuajti me rrufe dhe e rroposi shkëmbin me Prometheun e ngujuar në thellësirat e Tartarit.

Versioni i datës 6 maj 2015 15:34

Prometeu(greq. Prometheus, lat. Prometheus) - i biri i Titanit Japet dhe i hyjneshës Temida ose Oqeanidës Klimena.

Figura e këtij Titani ështe një prej produkteve më të vlefshme të mitologjisë greke. Prometheu i takon simbolit të luftës më të hershme, por përherë të re për përparimin dhe lumtiurinë e njerëzimit. Është njëri prej kreshnikëve të paktë që ka tërhequr mbi vete vëmendjen: më se dy mijë e pesëqind vjet me figurën e tij merren poetët dhe mendimtarët, prej Hesiodit dhe Eskilit te Gëte, Bajroni, Sheli e deri te Andrë Gidi (Andre Zhidi) dhe Kazantzaksi(Kazancakisi). Kuptohet se, secili ndryshe dhe ashtu si u ka konvenuar kërkesave të kohës së vet. Ajo kryesorja në çka janë pajtuar të gjithë u bë "pronë e përbashkët e njerëzimit", siç e ka shprehur këtë në pikturën murale në pallatin e UNESCO-s, në Paris. Prometheu shkel në skenën botërore përmes miteve në kohën kur Zeusi ngritet kundër Titanit Kron për ta vendosur rendin e ri. Titanët e kanë mbrojtur pushtetin e vjetër të Kronit, por Prometheu vehet në anën e Zeusit, ndonëse edhe vetë ka qenë Titan, sepse synonte rendin e ri dhe të drejtë të botës. Zeusit i ka ndihmuar me këshilla dhe me pjesëmarrje në luftë, poashtu e nxiste edhe hyjneshën e tokës, Gea, që t'i bashkohet Zeusit. Kur pas luftës së rëndë dhjetëvjeçare Zeusi fitoi, ndër të tjera edhe me ndihmën e tij, Prometheut nuk ia lau borgjin. Mirëpo, kjo Prometheun nuk e pengonte. Prej Zeusit ndahet pikërisht atëherë kur zoti suprem filloi që energjikisht dhe në mënyrë të vrazhdët ta përforcojë pushtetin e vet. Haptas u nda prej tij më vonë kur Zeusi vendosi që ta shfarosë brezin e pafuqishëm të njerëzimit. Prometheu i ka dashur njerëzit dhe përpos kësaj i simpatizonte të dobtit: vendosi që t'i shpëtojë me çdo kusht, madje edhe kur me këtë kundër vetes do ta nxiste edhe zemërimm e zotit suprem.

Për të shpëtuar ka qenë e nevojshme që edhe njerëzit vetë të dëshironin këtë dhe që të kenë mundësi që t'i ndihmojnë vetes. Për këtë arsye Prometheu ua nguliti shpresën dhe ua dha fuqinë. Nga zjarri i shenjtë në Olimp (sipas versionit tjetër nga furra e zotit Hefest në malin Moshil, në ujedhesën Lemnos e vodhi zjarrin dhe ua dha njerëzve. Me përvetësimin e këtij elementi, njerëzit filluan të jetojnë me një jetë të vetëdijshme dhe të arsyeshme. E kuptuan se zjarri është jo vetëm zotëri, por edhe shërbëtor i mirë, u bënë të pavarur nga teket e natyrës, e përgatitnin ushqimin e bollshëm dhe u forcuan fizikisht e shpirtërisht. Mirëpo, kjo kuptohet se nuk ka qenë e tëra. Prometheu i mësoi që me ndihmë të zjarrit ta shkrijnë metalin dhe t'i punojnë veglat, ua mësoi zejet, pastaj i mësoi të llogarisin, të shkruajnë dhe të lexojnë. Për ta e zbuti demin e egër dhe e vun në zgjedhë, që të mund ta shfrytëzojnë fuqinë e tij për lavrimin e fushës. I vuri në qerre kuajt dhe i detyroi që ta dëgjojnë njeriun, pastaj edhe ua ndërtoi anijen e parë. Mënë fund, ua ka bërë të njohur njerëzve barërat dhe ua ka treguar fshehtësinë e shërimit të të sëmurëve, shkurt, i ka udhëzuar se si të jetojnë të lumtur, pasi që tani më kanë ardhur në botë.

Me këtë Prometheu u bë "krijues i vërtetë i njeriut", të paktën në atë kuptim, që e nxori nga gjendja e mirëfilltë natyrore dhe prej tij e krijoi qenien e arsyeshme. Mirëpo, kjo do të ishte më tepër se sa ka qenë i gatshëm Zeusi të durojë: për shërbimin që ua bëri njerëzve e dënoi Prometheun me dënim të rëndë. U urdhëroi shërbëtorëve të vet, Pushtetit dhe Dhunes për ta mposhtur Prometheun dhe ta çojnë në skaj të botës. Atje zoti Hefest qe i detyruar ta gozhdojë në shkëmb të lartë.

Prometheu u mund, por nuk u thye. Nuk u dëshpërua, sepse e ka ditur se sundimi i pamëshirshëm i Zeusit nuk do të zgjasë përherë, dhe pasi që prej nënës së vet e trashëgoi dhuntinë e profetizimit, ka ditur edhe atë se kur dhe si do të bie Zeusi dhe se si kësaj, me kohë do të duhej t'ia kalojë. Kur për këtë arriti lajmi deri te Zeusi, menjëherë e dërgoi zotin Hermes për ta hulumtuar çështjen. Mirëpo, Prometheu nuk deshti të lëshohet në negociata me Zeusin dhe kasnecin e tij: "O, ju zotëra, të gjithëve ju urrej! Nuk dua t'i ndërroj mundimet e mija me shërbimin skllavëror ndaj një tirani!" Kur Hermesi ia sjell Zeusit përgjigjen e Prometheut, zoti suprem e gjuajti me rrufe dhe e rroposi shkëmbin me Prometheun e ngujuar në thellësirat e Tartarit.

Me këte rënje përfundoi vetëm njëra prej tragjedive të Prometheut. Zeusi nuk e hudhi në errësirën e amshueshme me qëllim që ta vrasë dhe ta lirojë nga vuajtjet, por për t'ia thyer krenarinë e tij. Kur kjo nuk i shkoi përdore urdhëroi që përsëri ta nxjerrin në driten e ditës për t'iu shtruar mundimeve të reja.

Vite të tëra Prometheu ka qenë i detyruar të rrijë pezull i ngujuar për shkëmbi në maje të Kaukazit. Verës vuante nga vapa e diellit, ndërsa dimërit gjymtyrët ia shtrëngonin ngricat e tmerrshme. Mirëpo, kjo nuk ishte krejt: çdo mëngjes, me urdhër të Zeusit, vinte te ky shqiponja e madhe që me sqepin e mprehtë t'ia hajë një copë mëlqie, e cila natën sërish rritej.Mirëpo, as këto mundime nuk e thyen Prometheun. Mbeti kryelartë sikurse edhe më pare, kurse për ndihmën që ua dha njerëzve nuk u pendue.

Në ndërkohë,në botë ndryshoi shumë çka. Zeusi e forcoi aq fort fuqinë e vet sa që asgjë më nuk ka mundur ta rrëxojë, dhe pushteti i tij u bë më i butë. Nuk ishte më tiran hakmarrës dhe dyshues, ndaj titanëve pati mëshirë dhe i liroi nga burgu, madje u bë edhe i mëshirëshëm ndaj njerëzve dhe për flijime gjegjëse që i ofronin e mbronte rendin e tyre. Asgjë më nuk e shqetësonte përveç asaj fshehtësie të cilën e ka ditur vetëm Prometheu. Prandaj përsëri e dërgoi zotin Hermes te ky dhe i ofroi se do t'ia falte dënimin poqese ia kumtonte fshehtësinë e vet. Prometheu e refuzoi këtë. Pastaj tek ai vinë edhe të afërmit e tij dhe e bindën se Zeusi ka ndryshuar, dhe se pushteti i tij nuk është më i tillë çfarë ka qenë dikur dhe se zotërat dhe njerëzit janë të kënaqur me të. Prometheu qe i gatshëm ta pranojë këtë, sepse çfarë kuptimi ka të qëndrosh kokëfortë kur arsyet për diçka të tillë u zhdukën. Megjithatë, një gjë kurrsesi nuk e ka dashur: nuk ka dashur të lutet dhe të fitojë mëshirë.

Prometheu gjatë ka shpresuar se njerëzit do t'i ndihmojnë sepse për ta ka vuajtur aq shumë. Prej duarve të tyre do ta fitonte lirinë. Dhe kështu në rrëzë të shkëmbit të tij arriti njeriu: trimi Herakli. Posa e pa shqiponjën që fluturonte në gostinë e përditshme, e goditi me shigjetë. Pastaj e mori çomogën e vet të rëndë dhe me të i theu prangat e Prometheut dhe në fund nga shkëmbi e shkuli gozhdën në të cilën Prometheu ka qenë i ngujuar. Në atë moment u paraqit Hermesi, kasneci i Zeusit, i cili i premtoi Prometheut se Zeusi do t'ia falë lirinë poqese ia zbulon fshehtësinë e dikurshme të shpëtimit të tij. Prometheu iu përgjegj: "Le të mos martohet Zeusi me Tetidën që aq fort e dëshiron, sepse i biri i saj do ta tejkalojë babain e vet. Le ta martojë për njeriun vdekatar dhe i biri i saj atëherë nuk do ta rrezikojë asnjë zot!"

Dhe kështu, më në fund, Prometheu e fitoi lirinë. E fitoi me ndihmën e njeriut, duke u qëndruar me durim mundimeve të veta, duke u pajtuar me Zeusin me ç'rast duke mos humbur asgjë nga krenaria e vet dhe nga qëllimet e veta. Ngadhënjimi i tij përfundoi me pranimin e tji nga ana e zotërave në Olimp.

Mirëpo, për t'u kryer vendimi i pamohueshëm dhe i pashmangshëm i Zeusit që Prometheu të mbetet përherë e mot i ngujuar për shkëmb ka qenë i detyruar ta mbajë në dorë unazën e punuar prej prangave të tij, në të cilën u vu një copë e shkëmbit nga Kaukazi. Për nderë të Prometheut filluan njerëzit të mbanin unazat me gurë, por e mbajnë edhe sot e kësaj dite, ndonëse origjina e këtij zakoni kaherë është harruar.

Kjo është përmbajtja e shkurtër e mitit mbi Prometheun çfarë e ka shënuar Eskili në tragjedinë Prometheu i ngujuar (në çerekun e dytë të shek. V para e.s.). Mirëpo, përfundimi i mitit është rikonstruktuar sipas burimeve të tjera antike, sepse fragmentet e ruajtura nuk bëjnë të mundur përcaktimin e drejtë se si Eskili e ka zgjidhur konfliktin në mes Prometheut dhe Zeusit (duket se fundi i tillë u është përshtatur kërkesave të kohës).Sa i përket fillimit, poashtu vetëm mund të supozojmë pasi që pjesa e parë e "Trilogjisë Promethane" nuk është ruajtur. Për të dimë vetëm nga lista e veprave të Eskilit. Sipas Lindjes së zotërave të Hesiodit (nga shek. VIII-VII para e.s.) ky mit fillon pak më ndryshe. Konflikti në mes Prometheut dhe Zeusit gjoja shkaktohet atëherë kur zotërat në krye me Zeusin e marrin pushtetin mbi botën dhe u takuan në Sikion (në Peloponez) për t'u marrë vesh se, përkundër kësaj, në ç'mënyrë njerëzit duhet t'i ofrojnë flijimet. Prometheu e ndau demin kurban në dy pjesë dhe arriti që Zeusi ta zgjedhë pjesën më të keqe. Pjesa me e mirë u mbeti njerëzve. Per t'iu hakmarrë Zeusi ua mori njerëzve zjarrin, por Prometheu e vodhi nga Olimpi dhe sërish e solli në botë. Për këtë arsye Zeusi e dënoi me dënimin e njohur: ka qenë i lidhur për shtyllë, ndërsa shqiponja çdo ditë ia hante copën e mëlqisë e cila natën sërish i rritej.Kështu për shkak të ndihmës së vet që u dha njerëzve dhe për shkak të krenarisë së vet të papërkulur që prej Zeusit nuk donte të kërkonte mëshirë i ka duruar mundimet deri sa nuk e çliroi Herakliu. Ndryshe, sipas konceptit shumë të përhapur antik që është shprehur në Metamorfozat e Ovidit, Prometheu nuk ka qenë në mënyrrë vetëm alegorike, por edhe "krijues i vërtetë i njeriut". Që në shek. e dytë të e. s. shkruan Pauzaniu në Pershkrimin e Heladës së në Fokidë i ka parë copat e tokës të ngurta, të cilat e kanë pasur erën e lëkurës së njeriut dhe të cilat kanë qenë mbeturinat e materialit prej të cilit Prometheu e ka bërë njeriun.

Për trajtimin e këtij miti nga koha më e re mund të theksohet me sa vijon: Prometheu i Gëtes së ri (i vitit 1774) e simbolizon urrejtjen kundër religjionit dhe absolutizmit. Gëte pastaj për këtë poezi shkroi se "veproi si bombë". Drama e Herderit Prometheu i liruar qe shprehje poetike e bindjes për ardhjen e domosdoshme të rendit të ri të shoqërisë njerëzore. Prometheu i Bajronit ka qenë i frymëzuar me të njëjtin optimizëm revolucionar sikur se edhe krijuesi i tij në luftë për çlirimin e grekëve nga sundimi turk. Prometheu i liruar i Shelit e shpreh besimin e poetit në fuqinë e rezistencës pasive ndaj të keqes dhe epërsinë e të shtypurit mbi mesin e shtypjeve.Përkundër këtij qëndrimi kjo "dramë lirike" në kohën e krijimit të saj (1820) ka pasur objektivisht kuptim përparimtar. Prometheu i ngujuar keq Andre Zhidit (1899) është farsë alegorike me nëntekstin e thellë filozofik. Prometheu i Kazancakisit e ka te njëjtin mendim sikurse edhe dialogu i Lukianit i shek. II të e.s. Prometheu ose Kaukazi: kjo është akuzë e Zeusit dhe e zotërave në përgjithësi si simbol e sundimit despotik në këtë botë, në emër, të arsyes dhe të njerëzisë. Le të përkujtojmë poashtu se ç'ka shkruar Marksi në disertacionin e vet të doktoratës (1841): "Prometheu është shenjti më i lartë dhe martir në kalendarin filozofik... Bindja e Prometheut: Shkurtazi, o zotëra, ju urrej të gjithëve pa përjashtim - ështe bindja e tij filozofike, principi i tij vetanak i drejtuar kundër të gjithë zotërave qiellorë dhe tokësorë të cilët vetëdijen njerëzore nuk e njohin për hyjninë më të larte."

Artistët figurativë i ka frymëzuar miti mbi Prometheun në të njëjtën masë në botën antike sikurse në kohën e re. Dimë për më se gjashtëdhjetë piktura antike në vaza me figurën e Prometheut, prej të cilave pamja e Prometheut të lidhur për shkëmbi paraqitet në njëzet vaza dhe dhjetë me pamjen Herakliu e çliron Prometheun. Në të tjerat është Prometheu me Zeusin dhe zotërat e tjerë, me Epimetheun, me Athenën me rastin e krijimit të njeriut etj. (shumica është e shek. VI-V para e.s.) Pamja Prometheu e krijon njeriun me ëndje përdoret për dekorimin e sarkofagëve. Dy më të njohurat, të shek. I dhe III të e.s. gjenden në Luvër të Parisit dhe në Muzeun Popullor të Napolit. Prej piktorëve të kohës së re së pari e ka pikturuar Krijimin e njeriut nga ana e Prometheut Piero di Cosimo (Pjero di Kozimo) në fillim të shek. XVI (sot në Pinakotekën e Mynihut). Piktura më e njohur që i paraqet Mundimet e Prometheut është e Ticianit (prej 1549-1550, sot në Prado të Madridit). Fati Prometheut është tema e tetë pikturave që e stolisin sallën e këshillit të Universitetit të Athinës. I ka pikturuar, kah mbarimi i shekullit të kaluar, piktori Vienez, Griepenkerl (Gripemkerl). Është e njohur poashtu piktura e Antonin Prochazikes Prometheu ua sjell njerëzve zjarrin, e vitit 1938. (në Universitetin e Bernit). Përveç pikturës së përmendur të Tamayeut në Paris vëmendje të veçantë ka tërhequr truporja e praruar me dimensione kolosale që e paraqet Prometheun që ua sjell njerëzve zjarrin në "Kopshtiet e vërshuara" të qendrës së Rokefelerit në Nju Jork.

Prej veprave muzikale le të përmendim të paktën Prometheun, uvertyrën e Betovenit të vitit 1800, pastaj poemën simfonike të Franc Listit me të njëjtin titull të vitit 1850 dhe "këngë e zjarrta" të Aleksandër N.Skarjabinit(1910).Prej bashkëkohanikëve baletin Zjarrët e Prometheut e shkruar P. Hanushi,ndërsa operën Prometheu Doru Popovici.