Kuvendi i Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

Coordinates: 41°19′34″N 19°49′23″E / 41.326134°N 19.823027°E / 41.326134; 19.823027
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Klodiana Spahiu
Rreshti 121: Rreshti 121:
* Gentian Bejko
* Gentian Bejko
* Esmeralda Shkjau<sup>3</sup>
* Esmeralda Shkjau<sup>3</sup>
* Klodiana Spahiu
* [[Klodiana Spahiu]]
* [[Namik Dokle]]
* [[Namik Dokle]]



Versioni i datës 10 maj 2015 11:49

41°19′34″N 19°49′23″E / 41.326134°N 19.823027°E / 41.326134; 19.823027

Logoja e Kuvendit
Kuvendi i Shqipërisë
Deputet të parë

Kuvendi i Shqipërisë është organi më i lartë legjislativ i Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë ose siç quhet ndryshe, parlamenti, është një dhomësh dhe përbëhet nga 140 anëtarë të zgjedhur një herë në katër vjet me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.

Kuvendi i Shqipërisë i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të janarit, ndërsa sesioni i dytë fillon të hënën e parë të shtatorit.

Historia

Historia e sistemit ligjvënës në Shqipëri është e lidhur ngushtë me historinë e shtetit. Gjatë kësaj periudhe ai ka pësuar ndryshime gjatë regjimeve të ndryshme.

Kuvendi i Vlorës

Institucionet parlamentare në Shqipëri i kanë fillimet e tyre në fund të vitit 1912 me pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Kuvendi i Vlorës, shërbeu si organ legjislativ shqiptar për dy vjet, deri në statutin e 1914.

Principata e Shqipërisë

Pasi mori gradualisht administrimin e vendit në vitin 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit përgatiti një draft të kushtetutës (Statuti Organik) me 216 nene. Kjo do të siguronte ngritjen e Asamblesë Kombëtare me fuqi ligjëvënëse në Shqipëri, e cila ishte projektuar si monarki kushtetuese e trashëguar.

Sipas kushtetutës, vendi do të kishte, me pak përjashtime, të njëjtën ndarje administrative që kishte gjatë Perandorisë Osmane. Ai do të ndahej në shtatë qarqe administrative, secili prej tyre do të zgjidhte tre përfaqësues për kuvendin kombëtar me votim të drejtpërdrejtë. Princi do të emëronte dhjetë përfaqësues dhe udhëheqësit e tri feve të gjithë (muslimane, ortodokse dhe katolike) do të kishin përfaqësues në Kuvendin Kombëtar, i cili do të kishte mandat katër vjeçar. Këshilli i Ministrave, me fuqi ekzekutive, do të emërohej nga princi.

Senati 27 mars 1920 - 20 dhjetor 1920

Kongresi Lushnjes krijoi Senatin (Parlamenti i parë shqiptar), që më vonë do të quhej Këshilli Kombëtar, si organ legjislativ, i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga delegatët në Kongres. Kongresi shprehu në formën organizuar vullnetin politik të shqiptarëve, për të marrë fatin e vendit në duart e veta. Gjatë kësaj periudhe, për herë të parë u afirmuan parimet e parlamentarizmit: emërimi dhe shkarkimi i qeverisë nga Senati dhe ushtrimin e kontrollit parlamentar. Megjithëse Parlamenti i parë shqiptar i kreu aktivitetet e tij legjislative gjatë një periudhe të shkurtër kohe, ai kaloi disa ligje të rëndësishme. Akti më i rëndësishëm ishte Statuti i Lushnjës, i cila themeloi ligjin kushtetues. Aktiviteti legjislativ i Këshillit Kombëtar përfundoi në dhjetor 1920, kur Këshilli u shpërnda për të përgatitur vendin për zgjedhjet e para në mars 1921.

Këshilli Kombëtar 1921 - 1923

Në zgjedhjet që u mbajtën mars 1921, u zgjodhën 78 deputetë. Në këtë kohë Parlamenti filloi të mblidhej rregullisht me detyra të përcaktuara qartë dhe një afat kohor. Në vitin 1922 Statuti i Lushnjës u zgjerua në një kushtetutë me fuqinë më të lartë që i është dhënë shtetit dhe një parlament legjitim. Ish Këshilli Kombëtar u quajt parlament. Organi ligjvënës përbëhej prej një dhome të deputetëve, të zgjedhur në mënyrë indirekte nga populli. Dy grupet politike krzesore ishin: Partia Popullore (e udhëhequr nga Fan Noli) dhe Partia Përparimtare (e udhëhequr nga Hoxha Kadriu). Në fushën legjislative, veprimtaria e Këshillit Kombëtar u përqendrua në çështje të tilla si hartimin e ligjit mbi organizimin gjyqësor, përmirësimin e rregullores ekzistuese me elementë të rinj për transparencën e veprimtarisë parlamentare dhe përpilimin e betimit të deputetëve në Këshill. Në shtator 1923 Këshilli Kombëtar mbylli punimet në përfundim të legjislaturës për të përgatitur vendin për zgjedhje të reja për Kuvendin Kushtetues, të mbajtur në dhjetor të atij viti.

Kuvendi Kushtetues

Periudha e parë (21 janar - 2 qershor 1924)

Kuvendi Kushtetues, i përbërë nga 100 deputetë, u mblodh nga 21 janar deri më 2 qershor 1924. Detyra e tij kryesore ishte hartimi i një kushtetute të shkruar. Ky objektiv nuk u arrit gjatë kësaj periudhe së parë për shkak të atentatit mbi kryeministrin Ahmet Zogut nga Beqir Valteri më 24 shkurt dhe shpërthimit më vonë të kryengritjes së qershorit. Më 2 qershor 1924 Kuvendi e mbylli sesionin e parë të procedurës. Pas shpërbërjes së qeverisë, Zogu u largua nga Shqipëria, duke mbetur në ilegalitet deri në dhjetor 1924. Gjatë kësaj periudhe, jetëshkurtër (qershor-dhjetor 1924) qeveria e Fan Nolit mori pushtetin.

Periudha e dytë (12 janar - 2 mars 1925)

Me kthimin në pushtet të Ahmet Zogut (që shënoi rifillimin e sundimit të ligjit), Kuvendi Kushtetues rifilloi punën më 12 janar 1925. Ai realizoi në fund detyrën për të cilën u krijua: miratimin e ligjit themelor të shtetit, i cili do të përcaktonte të ardhmen e tij.

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë (1925 - 1928)

Forma e qeverisjes në Shqipëri u përcaktua nga Kushtetuta si një republikë parlamentare, të kryesuar nga një president sovraniteti i të cilës rridhte nga populli. Me vendim të Kuvendit Kushtetues, Ahmet Zogu u zgjodh president. Për herë të vetme në historinë e Shqipërisë, parlamenti i saj përbëhej nga dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Deputetëve. Dhoma e Deputetëve (dhoma e ulët) përbëhej nga 57 deputetë të zgjedhur nga populli, dhe Senati (Dhoma e lartë) përbëhej nga 18 senatorë (dy të tretat e të cilëve zgjidheshin nga populli dhe një e treta nga Presidenti i Republikës). Ky sistem dydhomësh i dha përparësi në raste të caktuara të Senatit, duke e vënë Dhomën së Deputetëve në një pozitë inferioriteti. Mledhja e dhomave të parlamentit në seancë të përbashkët, njihej si Kuvend Legjislativ dhe në seanca të ndara njiheshin me emrat e tyre respektivë. Gjatë kësaj kohe Parlamenti miratoi një sërë ligjesh të rëndësishëm, duke përfshirë ligjin e bankës kombëtare dhe atë të pensioneve civile. Shpërndarja e Parlamentit erdhi pas një debati për të ndryshuar formën e qeverisë, duke përgatitur vendin për zgjedhjet e reja për në Asamblenë Kushtetuese.

Sistemi parlamentar gjatë Mbretërise së Shqipërisë (1928 - 1939)

Asambleja Kushtetuese e dalë nga zgjedhjet e 17 gusht 1928 kishte 58 anëtarë. Asamblea që i filloi punimet më 25 gusht 1928 miratoi kushtetutën që sanksiononte formën mbretërore të qeverisjes dhe një sistem parlamentar njëdhomësh. Shqipëria u shpall "Mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme" e kryesuar nga "Madhëria e Tij Zog I". Para kthimit të saj në parlament më 1 dhjetor 1928, Asambleja Kushtetuese miratoi një kod civil, penal dhe tregëtar dhe një Kodit të Procedurës Civile, i cili shënoi një shkëputje përfundimtare nga legjislacioni i periudhës osmane. Për këtë arsye, ky parlamenti u quajt nga Zogu I "parlament konstruktiv dhe reformist".

Pas pushtimit italian të Shqipërisë në prill 1937, Mbreti Zog I u largua nga vendi.

Parlamenti gjatë pushtimit të Shqipërisë (1939 - 1944)

Asamblea Kushtetuese (12 prill 1939 - 3 prill 1940), Këshilli i Epërm Fashist Koorporativ (16 prill 1940 - 31 korrik 1943)

Sipas statutit të Mbretërisë Shqiptare të dhënë nga mbreti Viktor Emanueli III, shteti shqiptar ishte një monarki kushtetuese. Pushteti legjislativ ushtrohej nga ana e mbretit, në bashkëpunim me Partinë Fashiste nëpërmjet Asamblesë Kushtetuese me 159 anëtarë të emëruar.

Asamblea Kombëtare (16 tetor - 10 nëntor 1943), Kuvendi Kombëtar (Parlamenti) (11 nëntor 1943 - 14 shtator 1944)

Më 16 tetor 1943 (gjatë pushtimit nazist) Asambleja Kombëtare mblidhet me 247 anëtarë, të cilët restauruara krijimin e Këshillit të Lartë, si kreu i shtetit. Ajo u kthye në parlament, duke ushtruar pushtetin legjislativ me këtë trup.

Periudha e diktaturës komuniste (1944 - 1991)

Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese pas luftës u mbajtën më 2 dhjetor 1945. Kushtetuta u miratua më 14 mars 1946, kur Asambleja Kushtetuese u kthye në Kuvendi Popullor. Gjatë viteve të para u dënuan me burgime dhe vdekje shumë deputetë që kundërshtonin pikëpamjet komuniste. Në mungesë të pluralizmit politik në vend, Kuvendi Popullor mblidhej vetëm dy herë në vit. Në vitin 1976 Kuvendi Popullor miratoi Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, e cila ruajti tiparet e një programi ideologjik politik në përputhje me ideologjinë komuniste. Roli i parlamentit nuk ekzistonte, sepse nuk zhvilloheshin zgjedhje të lira.

Rilindja e parlamentarizmit 1991

Pas më shumë se pesë dekadash, shenjat e para të ringjalljes së parlamentarizmit u shfaqën në Shqipëri. Pas 67 vitesh, Parlamenti i parë pluralist doli nga zgjedhjet e 31 mars 1991 me 250 anëtarë. Edhe pse pluraliste këto zgjedhje nuk u quajtën të lira, sepse ekzistonte ende frika nga regjimi komunist tek njerëzit. Paketa e Dispozitave kushtetuese të miratuara atë vit solli ndryshime në kuadrin e organizimit demokratik të shtetit. Më 22 prill 1992 u zhvilluan zgjedhje të lira. Më 21 tetor 1998 Parlamenti miratoi një kushtetutë të re. Kushtetuta e re e krijoi mundësinë për të kuptuar më mirë sistemin politik në Shqipëri dhe rolin e pjesëmarrësve të saj. Kuvendi Popullor i Shqipërisë ishte njëdhomësh me 140 anëtarë. Pas zbatimit të Parlamentit Kushtetutës, si pushtet i lartë legjislativ, ishte përgjegjës për hartimin dhe miratimin e ligjeve. Roli i Kuvendit është rritur ndjeshëm në krijimin e një kornize kushtetuese dhe ligjore si premisë për sundimin e ligjit, dhe ajo është bërë institucioni më i rëndësishëm i zhvillimit politik në vend. Aktiviteti legjislativ është bërë një nga instrumentet më aktive në konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe integrimin euro-atlantik.

Aktualisht Presidenti zgjidhet nga parlamenti. Anëtarët aktuale u zgjodhën në vitin 2009.


Byroja e Kuvendit

Byroja e Kuvendit është organ kolegjial që ndjek dhe vendos për anën administrative dhe funksionimin e brendshëm të Kuvendit. Byroja e Kuvendit drejtohet nga Kryetari i Kuvendit dhe përbëhet nga zëvendëskryetarët e Kuvendit, 2 sekretarët për buxhetin e Kuvendit dhe 4 sekretarët e tjerë.Përbërja e Byrosë vendoset me votim të hapur nga Kuvendi në seancë plenare dhe përfaqëson, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit. Byroja e Kuvendit vendos për buxhetin e Kuvendit, sipas propozimit të bërë nga sekretarët për buxhetin; organizimin e shërbimeve të Kuvendit me propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm, statusin ligjor dhe ekonomik për të punësuarit në Kuvend, si dhe për ankimet në rastet e konstituimit të grupeve parlamentare apo ankesave për përbërjen e komisioneve të përherëshme të Kuvendit. Byroja e Kuvendit, me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, emëron Sekretarin e Përgjithshëm mbi bazën e tre kandidaturave të dala nga konkurrimi, sipas legjislacionit për shërbimin civil. Byroja e Kuvendit miraton raportin vjetor të veprimtarisë së Kuvendit dhe vendos publikimin e tij.

Funksionet e Kryetarit të Kuvendit

  • Kryetari i Kuvendit zgjidhet menjëherë pas betimit të deputetëve. Kandidati për Kryetar të Kuvendit propozohet me shkrim nga të paktën 15 deputetë.
  • Kryetari i Kuvendit zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë deputetëve.
  • Kryetari i Kuvendit përfaqëson Kuvendin në marrëdhënie me të tretët.
  • Kryetari i Kuvendit siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij. Ai kujdeset për zhvillimin e veprimtarisë parlamentare dhe organeve të Kuvendit në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
  • Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, Kryetari u jep fjalën deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, drejton dhe moderon debatet, siguron rendin në seancë plenare, cakton radhën e votimeve dhe njofton rezultatin e tyre.
  • Kryetari i Kuvendit drejton dhe thërret mbledhjet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, si dhe Byronë e Kuvendit dhe Konferencën e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare.



Lista e Deputeteve sipas Qarqeve dhe Partive

Shiko edhe këtu

Lista e Kryetarëve të Parlamentit të Shqipërisë