Zef Bushati: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme
Rreshti 50: Rreshti 50:
== Jeta personale ==
== Jeta personale ==
Është i martuar dhe ka dy femijë.
Është i martuar dhe ka dy femijë.

==Lidhje të jashtme=
== Lidhje të jashtme ==
* https://sites.google.com/site/zbushati/
* https://sites.google.com/site/zbushati/



Versioni i datës 16 maj 2015 17:55

Skeda:Zef Bushati.jpg

Zef Bushati lindi më 11 tetor 1953Tirane është pedagog, regjisor, aktor i teatrit dhe kinematografise, shqiptar nga Shqipëria.

Biografia

Në vitin 1975 mbaron studimet e larta në Universitetin e Arteve, ku diplomohet Aktor e Regjisor. Në dhjetor të po këtij viti,Zef Bushati kapërxen dyert e Teatrit Kombëtar si aktor. Që në fillim i besohen te interpretoje personazhe në këtë teatër në shumë pjesë si p.sh në dramat "Familja e Peshkatarit", "Toka Jone" "Zonja nga qyteti", "Arturo Ui", “Viti 61”, etj. Zef Bushati u shqua per talentin e tij si Aktor e Regjisor. Për një periudhë 20 vjeçare Zef Bushati interpretoi rreth 47 personazhe, ku vlen të veçohen rolet e Mic Sokolit ne dramen "Besa e Madhe" Kabash Çaushit në dramën "Duke u gëdhirë viti 45", Ferdinandi "Luiza Miler", Luigj Gurakuqi "Udha e flamurit", Parisi "Romeo e Zhulieta", Stanishi "Kush e solli Doruntinën",etj. që është edhe interpretimi i tij i fundit në Teatrin Kombëtar. Në teatër Zef Bushati provoi edhe regjinë dhe jo pa sukses. Në vitin 1978 vuri në skenë "Vërshime pranverore", më pas "Besa e madhe", "Tragjedinë e fundit të Deas","Monserati" "Hijet e natës", etj. Në disa prej tyre është edhe aktor krahas regjisurës. Ka interpretuar edhe në film.Zef Bushati interpretoi ne kinematografi ne filmat:"Shtigje lufte" ne rolin e nje kapiteni italian,"Udhetim ne Pranvere","Shoku yne Tili","Kur ndahesh nga shoket"dhe u shqua ne rolin e italianit,Agushit, tek filmi "Njeriu me Top" si dhe te Kapedan Janos ne filmin "Kemishat me Dyll" Zef Bushati dha leksione, profesor ne Universitetin e Arteve te Bukura ne Tirane 11 vjet, duke filluar qe ne vitin 1982.Leksionet e tij ne degen e Regjisures dhe te Kantos ishin kryesisht per Mjeshtrine e Aktorit,interpretimin skenik,fjalen artistike,diksionin skenik. Pas vitit 1991 angazhohet ne politike,Nenkryetar i Partise Republikane, Kryetar i Partise Demokristiane, e me pas ne diplomaci,Ambasador i Shqipërise ne Vatikan,etj. Me kthimin ne Shqipëri ne vitin 2006, rikthehet ne politike ne rradhet e PDK-se,ku mbajti postin e Sekretarit Politik e te Marredhenieve me Jashte dhe njekohesisht keshilltar i Ministrit te Shendetesise,me tej ZvMinister i Integrimit Europian. Ne vitin 2009 rikthehet ne dipllomaci Minister Fuqiplote zvAmbasador ne Itali. Ne vitin 2011 rikthehet perseri ne politike Kryetar i Partise Aleanca Demokristiane.

Aktiviteti profesional

  • 1971 - 1975 Perfundon studimet e Larta në Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane
  • 1975 - 1992 Aktor në Teatrin Kombetar në Tiranë
  • 1979 - 1992 Regjisor në Teatrin Kombetar
  • 1982 - 1992 Profesor në Akademine e Arteve te Bukura
  • 1992 - 1995 Keshilltar në Keshillin e Ministrave
  • 1995 - 1997 Keshilltar i Kryeministrit
  • 1997 – 2001 Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
  • 1998 - 2000 Antar i Komisionit Parlametar per Hartimin e Kushtetutes se Republikes se Shqipërise
  • 2002 – 2006 Ambasador i RSH-se pranë Selise se Shenjte ne Vatikan
  • 2006 - 2007 Keshilltar i Ministrit ne Ministrine e Shendetesise
  • 2007 - 2009 ZvMinister i Integrimit ne Ministrine e Integrimit
  • 2009 - 2011 Minister Fuqiplote ne Ambasaden e RSH-se ne Itali
  • 2011 - 2013 Keshilltar i Ministrit te Turizmit,Kultures,Rinise dhe Sporteve.

Aktiviteti politik

  • 1991 - 1993 NenKryetar i Partise Republikane
  • 1994 - 2000 Kryetar i Partise Demokristiane
  • 1995 - 2002 Kryetar i Unionit Shqiptar Demokristian
  • 1997 - 2001 Kryetar i Grupit Parlamentar ”E Djathta e Qendres”
  • 2000 - 2002 Kryetar i Partise Demokristiane
  • 2006 - 2009 Sekretar Politik dhe i Mardhenieve Nderkombetare i Partise Demokristiane
  • 2011 - Kryetar i Partise Aleanca Demokristiane

Dekorata

  • 2002 Mban Graden Dipllomatike “Sekretarit të Parë”
  • 2004 Mban Urdherin “Kavalier i Klasit te Pare te Kryqit te Madh te Urdherit Piano” akorduar nga Papa Gjon Pali II më 16 tetor 2004.
  • 2009 Mban Graden Dipllomatike Minister Fuqiplote
  • 2010 Mban titullin "Akademik Nderi" & "Premium Boniface VIII për Paqe" Bonifaciana i Akademisë Bonifaciana, në Romë – Itali
  • 2011 Mban titullin "Exccellente Vitaliano Brancati" - Sicili Itali
  • 2011 Anëtar i Komitetit Shkencor i Akademise Bonifaciana në Romë, Itali
  • 2011 Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes,Barack Obama, i ka akorduar cmimin ne fushen e "The President's Volunteer Service Aeard", shoqeruar me nje leter nga "The White House" - Washington e cila mban firmen e Presidentit Obama.

Jeta personale

Është i martuar dhe ka dy femijë.

Lidhje të jashtme