Shkolla e mesme "Petro Nini Luarasi": Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Albert Brojka
Rreshti 14: Rreshti 14:
Në vitet 86-90 u bënë një sërë përmirësimesh si rikonstruksioni kapital i shkollës, shtesa e godinës, rrethimi i shkollës, veshja me terrakota e fasadës, mbjellja e 40 pemëve dekorative, ngritja e laboratorëve bashkëkohorë të kimisë, gjuhëve të huaja, ngritja e 2 palestrave të reja të forcës dhe aerobisë, shkolla është shquar gjatë gjithë kohës për numrin e lartë të nxënësve me notën mesatare mbi 8. Numri i nxënësve të shkollës P.N.L që kanë vazhduar shkollën e lartë është shumë i lartë si dhe numri i nxënësve fitues në olimpiada , konkurse apo aktivitete.

Në këtë shkollë kanë qënë nxënës shumë figura të shquara në politikë, qeverisje apo kulturë si: kryeministri - Vilson Ahmeti, Albert Brojka (kryebashkiaku i Tiranës,)Faruk Sejdini (Trajnieri i Dinamos), Valbona Selimllari (Misi i parë), Gisela Bramo - Miss Tirana, Bujar Kapexhiu ( aktor), Elsa Lila - këngëtare. Nga kjo shkollë doli grupi i parë i këngës i quajtur "Matura 72", grupi "Ritfolk" grupi "2Farm", "Produkt 28", "West Side Family" etj.
Në këtë shkollë kanë qënë nxënës shumë figura të shquara në politikë, qeverisje apo kulturë si: kryeministri - Vilson Ahmeti, [[Albert Brojka]] (kryebashkiaku i Tiranës,)Faruk Sejdini (Trajnieri i Dinamos), Valbona Selimllari (Misi i parë), Gisela Bramo - Miss Tirana, Bujar Kapexhiu ( aktor), Elsa Lila - këngëtare. Nga kjo shkollë doli grupi i parë i këngës i quajtur "Matura 72", grupi "Ritfolk" grupi "2Farm", "Produkt 28", "West Side Family" etj.

Shkolla ka patur edhe gazetën si mjet për trajtimin e problemeve të nxënësit.

Versioni i datës 15 qershor 2015 01:54

Skeda:Shkolla e mesme Petro Nini Luarasi - Tiranë.jpg
Pamje në hyrje të shkollës.

Petro Nini Luarasi është shkollë që ndodhet në juglindje të Tiranës, në rrugën "Sami Frashëri" dhe është ndërtuar në vitin shkollor 1959-1960 me destinacion shkollë e mesme 11-vjeçare, Sipas kësaj strukture I-IV , V-VII , VIII-XI.

Drejtori i parë i kësaj shkolle ka qenë Riza Hajro (1959-1966) dhe më pas Kristaq Papapavli (1966-1967), Ylvi Basha (1967-1968), Manol Muscko (1968-1969), Rodolf Paparisto (1970-1986), Jetmir Aliçka (1986-1989), Violeta Qirjazi (1989-1992), Gjergj Konomi (1992-2002), Kostandina Çollaku (2002-2006) Diana Kalemi (2006-2014) dhe ne vijim Teuta Bracaj.

Fillimisht shkolla ka patur rreth 1000 nxënës nga të gjitha ciklet, me 30 paralele dhe pranonte nxënës nga këto shkolla 7-vjeçare: Emin Duraku, 11-janari (Edit Durham), Vasil Shanto, Luigj Gurakuqi, Alqi Kondi, Kostandin Kristoforidhi, Labinoti etj.

Sukseset që arriti shkolla në ciklet e procesit mësimor gjatë drejtimit të Riza Hajro e nxitën ministrinë e arsimit të shpallte shkollën P.N.L shkollë "eksperimentale" (pilotë) për hapjen e përvojes së përparuar.

Për të përmirësuar procesin mësimor edukativ, pas vitit 1968 u ngritën laboratoret mësimore, këndi sportiv ushtarak më i mirë në republikë, emulacioni pedagogjik, rregullimi estetik i mjedisit brënda dhe jashtë shkollës, në vitet 70-80 shkolla i kushtoi vëmendje punës studimore - shkencore e pedagogjike për të rritur nivelin e kuadrit pedagogjik, cilësinë e procesit të mësimdhënies e përvetësimit, lidhjen e mësimit me jetën.

Në vitet 86-90 u bënë një sërë përmirësimesh si rikonstruksioni kapital i shkollës, shtesa e godinës, rrethimi i shkollës, veshja me terrakota e fasadës, mbjellja e 40 pemëve dekorative, ngritja e laboratorëve bashkëkohorë të kimisë, gjuhëve të huaja, ngritja e 2 palestrave të reja të forcës dhe aerobisë, shkolla është shquar gjatë gjithë kohës për numrin e lartë të nxënësve me notën mesatare mbi 8. Numri i nxënësve të shkollës P.N.L që kanë vazhduar shkollën e lartë është shumë i lartë si dhe numri i nxënësve fitues në olimpiada , konkurse apo aktivitete.

Në këtë shkollë kanë qënë nxënës shumë figura të shquara në politikë, qeverisje apo kulturë si: kryeministri - Vilson Ahmeti, Albert Brojka (kryebashkiaku i Tiranës,)Faruk Sejdini (Trajnieri i Dinamos), Valbona Selimllari (Misi i parë), Gisela Bramo - Miss Tirana, Bujar Kapexhiu ( aktor), Elsa Lila - këngëtare. Nga kjo shkollë doli grupi i parë i këngës i quajtur "Matura 72", grupi "Ritfolk" grupi "2Farm", "Produkt 28", "West Side Family" etj.

Shkolla ka patur edhe gazetën si mjet për trajtimin e problemeve të nxënësit.

Në vitin 2001 filloi rikonstruksioni kapital i shkollës e cila siguron sot kushte komode për zhvillimin e procesit mësimor.

Në vitin 2002-2003 shkolla u përfaqësua në aktivitete kombëtare ku zuri vend të parë në konkursin e poezisë, prozës dhe informatikës.

Shiko edhe