Lulzim Basha: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 11: Rreshti 11:
| Detyra2 = Kryetar i Bashkisë së Tiranës
| Detyra2 = Kryetar i Bashkisë së Tiranës
| Fillimi i afatit2 = 25 korrik 2011
| Fillimi i afatit2 = 25 korrik 2011
| Mbarimi i afatit2 =
| Mbarimi i afatit2 = 30 korrik 2015
| Paraardhësi2 = [[Edi Rama]]
| Paraardhësi2 = [[Edi Rama]]
| Pasardhësi2 =
| Pasardhësi2 = [[Erion Veliaj]]
| Detyra3 = Ministër i Brendshëm i Shqipërisë
| Detyra3 = Ministër i Brendshëm i Shqipërisë
| Fillimi i afatit3 = shtator 2009
| Fillimi i afatit3 = shtator 2009
Rreshti 39: Rreshti 39:
| Fëmijë = Dafina Basha
| Fëmijë = Dafina Basha
}}
}}
'''Lulzim Basha''' lindi më [[12 qershor]] [[1974]] në [[Tiranë]], është politikan shqiptar, ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ish-deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë, kryetar i [[Partia Demokratike e Shqipërisë|Partisë Demokratike]] dhe kryetar i [[Bashkia Tiranë|Bashkisë së Tiranës]].
'''Lulzim Basha''' lindi më [[12 qershor]] [[1974]] në [[Tiranë]], është politikan shqiptar, ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ish-deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë, kryetar i [[Partia Demokratike e Shqipërisë|Partisë Demokratike]] dhe ish-kryetar i [[Bashkia Tiranë|Bashkisë së Tiranës]] gjatë mandatit 2011-2015.


== Arsimimi dhe veprimtaria para politike==
== Arsimimi dhe veprimtaria para politike==

Versioni i datës 30 korrik 2015 22:54

Stampa:Kutia Politikan Lulzim Basha lindi më 12 qershor 1974Tiranë, është politikan shqiptar, ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ish-deputet i Legjislaturës XVIII të Kuvendit të Shqipërisë, kryetar i Partisë Demokratike dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës gjatë mandatit 2011-2015.

Arsimimi dhe veprimtaria para politike

Lulzim Basha mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare “Skënder Çaçi”, si dhe shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Në vitin 1993, Basha nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Holandë, ku mori titullin Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën europiane dhe ndërkombëtare publike. Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999, Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ai ushtroi detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë së Administratës së Kombeve të Bashkuara UNMIKKosovë. Nga tetori i vitit 2001 deri në nëntor 2002 punoi si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut. Nga nëntori i vitit 2002 deri në Janar 2005 punoi si Këshilltar Special për Tranzicionin në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, Prishtinë, Kosovë. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës.

Familja e Lulzim Bashës është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.

Veprimtaria politike

Basha iu bashkua Partisë Demokratike të Shqipërisë në janar të vitit 2005 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në Partinë Demokratike në Tiranë duke qënë përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP-it në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt-platformave qeverisëse për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ai u bë anëtar i kryesisë së partisë në maj të atij viti. Ai shërbeu si zëdhënës partisë gjatë zgjedhjeve parlamentare vitit 2005 në të cilat ai u zgjodh në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i zonës zgjedhore nr. 33 në Tiranë, një prej zonave të vështira elektorale për Partinë Demokratike.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Lulzim Basha u bë Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku ai shërbeu për një periudhë prej dy vjetësh, derisa ai u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2007. [1] Si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Basha filloi veprën më të madhe infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, Rrugën Durrës-Kukës, që përfshin ndërtimin e një tuneli 5.6km. Kjo rrugë bashkon Shqipërinë me Kosovën dhe njihet ndryshe edhe si Rruga e Kombit. Në vitin 2007 Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Theodhori Sollaku i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e Bashës nga ndjekja penale në mënyrë që ai mund të fillonte një hetim me akuzën për korrupsion dhe abuzim të pushtetit në lidhje me dhënien e kontratës së ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës një kompanie të përbashkët amerikano-turke. Basha i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e tij dhe në të njëjtën kohë i konsideroi akuzat si të motivuara politikisht. Gjykata e Lartë e Shqipërisë i rrëzoi të gjitha akuzat. Dy vjet më vonë Prokurori i Përgjithshëm Thedhori Sollaku u shkarkua nga Presidenti i Republikës Bamir Topi për shkelje të Kushtetutës. Tani ai bën pjesë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.

Basha shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme nga maji 2007 deri në shtator 2009. Gjatë mandatit të tij, Shqipëria u pranua në NATO, ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe filloi dialogun për të siguruar udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në vendet e Shengenit.

Lulzim Basha, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe Condoleezza Rice, Sekretare e Shtetit e SHBA-së ne vitin 2008.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha. Si Ministër i Brendshëm, ai punoi për zbatimin e të gjitha kritereve të kërkuara për udhëtim pa viza të shqiptarëve në vendet Shengen, përfshirë modernizimin e vendkalimeve kufitare të Shqipërisë dhe sistemit të policisë së emigracionit, lëshimin i pasaportave biometrike të sigurisë së lartë dhe një luftë më të ashpër kundër veprimtarisë kriminale dhe pasurive kriminale. Këto hapa u përshëndetën nga organizmat ndërkombëtarë sidomos nga EUROPOL dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit dhe çuan në vendimin e Bashkimit Europian më 8 nëntor, 2010 për heqjen e vizave të udhëtimit për qytetarët shqiptarë duke filluar nga 15 dhjetori i vitit 2010.

Në vitin 2011, Basha kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i Partisë Demokratike dhe Koalicionit Aleanca për Qytetarin, duke sfiduar Edi Ramën, kryetarin e atëhershëm të Bashkisë dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Pas një procesi të gjatë numërimit të votave, Basha u zgjodh kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga paraardhësi i tij Basha komunikon drejtpërsëdrejti me qytetarët e Tiranës duke i pritur ata në zyrën e tij ose duke organizuar takime me ta.

Nën drejtimin e Bashës si Kryetar i Bashkisë, Tirana u pajis për herë të parë në historinë post-komuniste me një Plan të Përgjithshëm Urbanistik, duke i dhënë fund përfundimisht, kaosit të ndërtimeve në Tiranë. Plani u përpilua pas një diskutimi të gjerë me qytetarët e Tiranës, me arkitektë, inxhinjerë, shoqatat ambientaliste dhe shoqata të tjera të interesuara. Në këtë plan përfshihen gjithashtu tre projekte të mëdha: Bulevardi i Ri dhe Sistemimi i Lumit të Tiranës, Terminali Shumëfunksional i Autobuzëve dhe Trenit dhe Linjat e Tramvajit Kinostudio-Kombinat dhe Sheshi "Nënë Tereza"-Terminali Shumëfunksional.

Bulevardi i Ri është vepra më e madhe urbanistike në Tiranë në 80 vitet e fundit. Ai është 70 metra i gjerë dhe zgjatet nga bulevardit egzistues deri në Paskuqan. Konkursi për projektin e Bulevardit përfundoi në vitin 2012 dhe u fitua nga studioja britanike "Grimshaw Architects". Projekti i detajuar përfundoi në vitin 2013 dhe po këtë vit filluan punimet për ndërtimin e Bulevardit. Mbas zgjedhjeve të qershorit 2013 me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, punimet e Bulevardit u ndërprenë.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso në Takimin e PPE-së në Meise, Belgjikë në tetor 2013,

Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për ndërprejen e punimeve në Bulevardin e Tiranës dhe për mosfillimin e punimeve në dy projektet e tjera. Në një intervistë në emisionin "Opinion" në TV Klan në maj 2015 Basha deklaroi se Ministri i Financave Shkëlqim Cani refuzon të depozitojë firmat e Autoritetit Kontraktual në Fondin e Abu Dabit. Ai akuzoi gjithashtu Kryeministrin Rama, që refuzoi garancinë shtetërore për një financim nga qeveria franceze për ndërtimin e linjës së tramvajit në Tiranë, projekti i të cilit është i përfunduar dhe pret të fillohet nga puna.

Nga maji i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Nga prilli i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mbas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, Lulzim Basha shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.


Në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike më 22 korrik 2013 , Lulzim Basha fitoi kundrejt kandidatit tjetër Sokol Olldashi duke fituar 80% të votave të anëtarësisë se PD. [2]

Shiko edhe

Referencat

  1. ^ "Albania pins its hopes on youthful government". Kosovareport. Reuters. 8 shtator 2005. Marrë më 24 dhjetor 2007. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  2. ^ Lulzim Basha, kryetari i ri i PD-së

Lidhje të jashtme

 Commons: Lulzim Basha – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale