Ndryshimi mes inspektimeve të "Pogradeci"

Jump to navigation Jump to search
14.061 bytes removed ,  5 vjet më parë
(→‎Prejardhja e emrit: Fixed language)
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
=== Prejardhja e emrit ===
Pushtimi avaro-sllav në [[Shekulli VII|shekullin e VII]]-[[Shekulli VIII|VIII]] dhe sidomos perandoria bullgare në [[Shekulli XI|shekujt XI]]-[[Shekulli XII|XII]] ndryshoi mënyrën e jetës në këtë zona nga ajo "polis" (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi sllave. Pogradeci do të shkruhej "Pogda grada", që do të thotë "nën qytet". Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire që është kalaja e Pogradecit.
 
=== Gjarperi dhe Enkelejt ===
LINDJA E ILIRISE - pikëpjekja e mitit me historinë
 
Shqiptarët bëjnë mirë që të nxjerrin në pah veçoritë e tyre identitare, të cilat në fund të fundit dëftojnë se historikisht ata kanë qenë një popull "normal" në gji të Europës dhe jo një grupim "sui generis", pa lidhje me legjendat dhe ngjarjet e kontinentit. Kjo bëhet duke rivlerësuar gjurmët e vijimësisë në territor dhe jo duke mëtuar, sipas rastit, se jemi shfaqur në shek. II, XI, XV apo XX
 
Zeusi (demi) rrëmben Europën - vazo antike 500-490 pes
 
Shkruan: ARTAN SHKRELI Gazeta “SHQIP”
 
Shtysën për të shkruar mbi mitin e Lindjes së Ilirisë e pata marrë kur mësova se qyteti i Pogradecit kish vendosur të ndërronte stemën "e përbindshme" të qytetit, në këmbim të një steme me amëz romantike. Çfarë padije dhe sa gabim!
Dikur kisha pyetur veten se cili kish qenë ai njeri i kulturuar e mendjendritur që kish propozuar fill s‘parit një dragua a gjarpër-përbindesh uji për stemën e qytetit të Pogradecit, ide që më pas ish realizuar në skulpturë bronxi ku paraqitej gjarpri-përbindësh, simbol i trevës. Nuk i njoh argumentet bindëse që u përdorën asokohe ndaj Këshillit Bashkiak të qytetit, por zgjedhja që ky Këshill bëri ishte ndër më fatlumet e inteligjentet për një qytet ende në kërkim të rrënjëve dhe historisë së tij, sikundër dhe është Pogradeci.
 
Në fakt, ky përbindësh e kish origjinën jo vetëm nga legjenda e trashëguar falë transmetimit gojor, por ishte vërtetuar nga një gjetje e rrallë në territor: nga një gdhendje argjendi ilire. Prove arkeologjike kjo, pra edhe historike, e cila shënjon jo vetëm këtë qytet, por gjithë Ilirinë e Jugut, me faktin se historia dhe miti dikur kanë qenë bashkë dhe se ndarja e tyre, përveçse traumatike, ka qenë edhe e gjatë në kohë. Nuk e kam fjalën këtu për mite moderne, sikundër ai i përbindëshit të liqenit të Loknesit në Britani, por për mitologji të lashtë, thuajse parahistorike. Mitologji që jo kot-më-kot konfirmohet nga gjetjet arkeologjike pikërisht në pellgun pranë Pogradecit, aty ku legjendën me historinë e kanëpikëpjekur "njerëzit ngjala" - Enkelejtet Ilire.
 
RRUGËTIMI NË KËRKIM TË EUROPËS
Bir i mbretit Agjenor dhe vëlla i vashës së bukur Europë, Kadmi njihet si themelues dhe dinast i Tebes e më pas si mbret i Ilirëve. Kështu, sipas mitologjisë, kur Zeusi i transformuar në dem e rrëmbeu Europën, Agjenori nguci të bijtë Feniksin, Çiliksin dhe Kadmin ta kërkonin kudo të motrën dhe të mos ktheheshin në shtëpi nëse s‘ja dilnin ta gjenin. Gjithë sipas mitologjisë, njëri nga djemtë, Feniksi, në kërkim të së motrës, më në fund qëndroi në një tokë të cilësi dha emrin e tij dhe e quajti Fenike; tjetri Çiliksi u bë mbret në Çilike, zonë bregdetare në juglindje të Azisë së Vogël; ndërsa i treti, Kadmi i shoqëruar edhe nga e ëma Thelefasa, mbërriti në Thrakë, në rajonin ndërmjet Detit të Zi dhe atij Egje, ku vdiq edhe e ëma.
I shastisur, Kadmi shkoi në Delfi, për t‘u këshilluar si mund të binte në gjurmët e së motrës, por orakulli e nxiti ta harronte Europën, pasi zotave nuk i dilej, por të gjente një lopë aty pranë, të shënjuar me formën e hënës. Duhej t‘i binte pas kafshës dhe të themelonte një qytet pikërisht aty ku lopa do të qëndronte për të pushuar. Kështu, duke iu bindur orakullit, ai gjeti atë lopë në kopenë e Pelagonit, mbret i Fokides dhe e vuri para deri sa ajo ra e lodhur pranë lumit Azop,diku në Beoti. Në përmbushje të profecisë, Kadmi vendosi që lopa i duhej sakrifikuar menjëherë Athinasë dhe dërgoi njerëzit e tij për të mbushur ujë në një burim aty pranë me qëllim që të kryente ritin. Por një gjarpër-dragua që ruante burimin, bir i hyut Ares, i shqeu dhe i përpiu njerëzit e tij.
 
Kur Kadmi mori vesh këtë, sulmoi përbindëshin dhe e vrau, e atbotë iu shfaq Athinaja që e keshilloi t‘ia shkulte dhëmbët shtazës dhe gjysmën t‘ia mbillte (pjesën tjetër Athinaja do t‘ia jepte Jazonit). Kadmi u bind dhe nga dhëmbët e mbjellë nisën të mbijnë nga toka njerëz të armatosur. I frikësuar syresh, ai u hodhi do gurë në mes e ata u batërdisën me shoshoqin duke mbijetuar vetëm pese nga gjithë sa qenë.
 
Kadmi u shpalli qytetarëve të parë të Kadmese (kështu e pagëzoi qytetin) pesë të mbijetuarit: ata u quajtën edhe "Spartoi" dhe qenë stërgjyshërit e familjeve fisnike të Tebes (emri i mëpastajmë i Kadmesë). Kadmi e ndërtoi Teben me ta sipas një plani me kënde të mirëpërcaktuara dhe e planifikoi atë me shtatë porta, që u korrespondonin shtatë zonave të Parajsës me Diellin në mes (njohuri Heliocentrike). Tek i ati që kish themeluar Teben Egjiptiane, Kadmi kish qëndruar për nëntë vjet e kish marrë edhe njohuri astronomike Kadmi u egjiptase me anë të të cilave ai Helenëve - v. 244 pes dinte të përcaktonte lëvizjen e diellit, dimensionet e Tokës dhe fazat e Hënës.
 
Porse Kadmi kish tash mëninë e Aresin ngaqë i kishte vrarë dragoin. Ndaj zotat e detyruan t‘i shërbente atij për tetë vjet. Me të kaluar kjo periudhë, Athinaja e bëri mbret të Kadmesë ndërsa Zeusi i dha për grua Harmoninë (motër e Tmerrit dhe Panikut), e cila kish lindur prej Aresit dhe Afërditës. E meqë Kadmi martohej me hyjneshë, rast i rrallë ky (i vetmi vdekatar tjetër që do kish këtë fat, do të qe Peleu - i ati i Akilit), vetë zotat i sollën dhurata të çmuara. Hermesi i ofroi Kadmit një lire dhe skepter, Dhemetra i solli grurin, Hera një fron të florinjtë etj. Por dy nga këto dhurata, manteli i nuses dhe një gjerdan i gdhendur nga Hefesi, do bëheshin jep shkrimin motiv lufte e tersllëku për zot - v. 244 pes nuesit e të tyre mëpasëm. Kadmi qe ndër njerëzit më të shquar të kohë s së tij dhe nderime t iu bënë si askujt tjetër në tokë. Thuhet se më pas atij, sikundër dhe Akilit, iu lejua të dëgjonte këngën e muzave dhe u pajis nga zotat me dhanti të ndryshme diturore sikundër aftësia për të folur me zogjtë dhe zvarranikër. Sipas profecisë edhe vetë do shndërrohej në fund në një të tillë. Kadmi dhe Harmonia u treguan sovrane të drejtë për Tebanet dhe ndër të tjera i mësuan ata të shkruajnë e të lexojnë (duke u sjellë kështu heleneve alfabetin, të cilin Kadmi e kish përftuar prej një mishele finiko-egjyptase, duke i shtuar zanoret bashkëtingëlloreve - të shurdhëta deri ateherë).
 
MBRET I ILIRËVE
 
Kadmi dhe Harmonia lindën katër vajza (Inën, Semelën, Autonën dhe Agavën) të cilat nuk patën jetë të lumtur, si dhe një djalë, Polidorin, në favor të të cilit Kadmi abdikoi; por pasi Polidori vdiq, ai refuzoi ta rimarrë përsëri fronin.
 
Duke ndjekur rrugëtimin e Kadmit dhe duke lënë mënjanë fatet e pasardhësve të tjerë, bëjmë me dije se historianët1 e lashtë dëftojnë që Agava u martua me mbretin ilir, Lyko thersin. Sipas disave ky është dhe mbreti i parë legjendar ilir që na shfaqet në mitologji.
 
Iliria lind simbolikisht në kërkim të Europës që nuk gjendet, lind në Europë. Sot në hyrje të mijëvjeçarit të ri, ne që shohim me mosbesim a dyshim mitologjitë a legjendat e lashta, ndodhemi në të njëjtën tokë të Europës, por ndonëse e kërkojmë Europën s‘e kemi ndeshur ende.
E tmerruar nga fundi i hidhur i motrave dhe i të vëllait, Agava, nën shtytjen e Panikut (dajës së saj), e vret të shoqin, Lykothersin dhe e fton të atin të ngjitet në fronin vakant të mbretërisë. Kësisoj, ajo mendonte se po përmbushte një porosi të Dionisit, i cili e kish lajmëruar Kadmin se e vetmja mënyrë për të larguar fatkeqësitë që s‘po i ndaheshin, ishte të linte qytetin që kish formuar në Helladë e të shkonte diku gjetkë.
 
Sipas Pseudo-Apollidorit, Kadmi dhe Harmonia shkuan në Ilirìnë e Jugut, në token e Enkelejve (njerëzve-ngjala). Një hy‘ u tha Enkelejve se po të udhëhiqeshin prej Kadmit, do të fitonin mbi fiset e tjera ilire dhe ashtu u bë. Sipas fjalës, ai i udhëhoqi në beteja kundër armiqve të tyre derisa nënshtroi të gjithë fiset e Ilirisë. Për këtë u shpall mbret jo vetëm mbret i tyre, por dhe i ilirëve të tjerë. Duke u nisur nga të dhënat mbi shfaqjen e shkrimeve minoike, kjo duhet të ketë ndodhur aty nga fillimi i shek. XVI p.e.s. - në kohen e dinastive arkaike protoilire, historia e të cilave është e zhytur krejt në mister.
 
Legjenda dëfton se Kadmi, i cili dëshironte të themelonte një dinasti në Iliri, ndonëse i shkuar në moshë, arriti ta mbarste Harmoninë, e cila kish mbetur e re ngaqë ishte hyjneshe. Kështu lindi një djalë të cilin e quajtën Illyrius (Ilir). Biri i tyre, Illyrius, do konsiderohej më pas si emërdhënës (eponim) dhe lindës i ilirëve. Vetë legjenda është e paqartë pasi nuk ndan dot nëse Iliri u lind gjarpër apo u shndërrua më pas në të tillë. Ky ndofta është motivi që Appiani, i vetmi historian i lashtë që skicoi një histori të Ilirisë (Illirica), e kapërcen origjinën gjarpërore të Ilirit, duke dëftuar një tjetër more të Adriatikut. E kështu, gjithë sipas legjendë, pas së cilës Iliri është bir i ciklopit Polifem dhe i Galateas, dhe të tij janë Keltidhe Gali.
 
Shumë studiues argumentojnë se Qytetërimi Ilir ishte i përhapur në Ballkan përpara mbërritjes së çfarëdo qytetërimi tjetër. Shpesh, disa ndikime gjuhësore ilire ndeshen edhe në gjuhen greke, gjë që presupozon se ndonëse vetë popullata ilire gjeti aty Pellazgët, ajo u vendos në trevë përpara grekëve. Ilirët qenë popullata e parë në Europë që hyri në Epokën e Hekurit (shek. XI pes) e për rrjedhojë ata qenë të pajisur me armë të tilla që u mundësonin fitoren mbi popullatat fqinje. Do të ishte e lehtë gjithashtu për ta të fitonin dhe Italinë e Veriut përpara Kelteve dhe të vendoseshin në Venetì dhe brigjet perëndi të Adriatikut. E kështu, gjithë sipas legjendës, Illyriusi – Ati i Ilirisë dhe bir i Kadmit, do të trashëgonte për bij Enkelin, Autarin, Dardanin Medin, Taulantin, Perrhebin dhe për bija Parten, Daorten, Dasaren etj. Autari nga ana e tij, pati bij Panonin apo Peonin, i cili më tej akoma u trashëgua me Skordiskun dhe Tribalin, duke gjeneruar kështu fiset me të njëjtin emër.
 
Po le të kthehemi te Kadmi. Shtetasit e tij, Enkelejtë, kryen një sakrilegj të rëndë për kohën, pasi plaçkitën një tempull kushtuar Apollonit. Mbi enkelejtët ranë fatkeqësi të mëdha dhe Aresi i pranishëm në këto raste, kurseu vetëm të bijën, Harmoninë tok me dhëndrin, Kadmin, duke i shndërruar ata ne gjarpërinj të mëdhenj johelmues (plotësohej këtu profecia mbi fundin e Kadmit). Pas kësaj, Zeusi i dërgoi shpirtrat e tyre në Fushat e Elizit (parajsën pagane). Natyrisht, ndodhemi në truall lëndor përputhjesh fanta-reale ndërmjet Kadmit që shndërrohet në Gjarpër, në krye të Njerëzve-Ngjalave, të cilët kishin për totem Gjarprin-Dragua.
 
Aq i fortë është totemi "gjarpër" në jetën shpirtërore të Ilirëve (proprie dicti) dhe atyre gjysmë të helenizuar (epirotëve), sa mbi njëmijë vjet më pas oborri maqedonas e urrente Olimbinë epirote, t‘ëmën e Lekës së Madh për shkak të riteve të saj me gjarpërinj dhe dashamirësisë që i kish krijuar të birit ndaj këtij zvarraniku. Ky do të ishte një ndër motivet e brendshme që Leka do dinte të bashkonte në një mbretëri të vetme Maqedoninë, Ilirinë e Jugut dhe Epirin -bashkim i cili nuk do të kundërshtohej edhe pas largimit të tij në Azi. Ritet me gjarpërinj të Olympias, të çuditshme për maqedonasit dhe helenët, ishin krejt të zakonshme në mjedisin iliro-epirot. Gjarpri ishte kafsha totem te ilirët dhe Çabej fjalënngjalë nuk e nxjerr prej anguilla, por nga enchelej të cilët nga ana e tyre pranuan të bënin mbret Kadmin-gjarpër për të fituar mbi fiset e tjera ilire.
 
Është interesant edhe fakti se Plutarku shkruan se Leka i Madh nuk lindi nga i ati, Filipi, por nga mbarsj a e Olympias me një gjarpër.
 
Në këtë mit e ka zanafillën edhe zbulimi i rëndësishëm i Selces: gjatë inventarit të një varri ushtarak ilir u gjet një pafte me një dragua-gjarpër (ish-stema e Pogradecit). E njëjta gjë mund të thuhet për gjetjet në Dymal ku shihet një kokë gjarpëri në terrakote apo edhe simbolet në monedha ilire-labeate e iliro-helene të Bylisit, Apollonisë e Dyrrahut.
 
Pa dashur të zgjatemi me një teme të re, ase me mite të tjera të kryqëzuara me to, mund të pohohet se në kuadër të një tradite ngjallnuese ndaj kulteve të lashta në shek. XIV e.s., fara e Shpatajve, sikundër mjaft të tjera në zonën epiro-arbane, rimori motivin e gjarprit në armët familjare (në trajtën e simbolit heraldik). Për efekt vazhdimësie ky simbol, të cilin romaket e ndër ‘etnizuan, shfaqet i skalitur gjithnjë ndër muret e gurta të hapësirës mbarëshqiptare. Jehona e kësaj mitologjie ndihet edhe në përrallëzat tona ku i pari i krahinës a katundit arbënor ia dilte të vriste kulshedrat e përbindëshat që zaptonin burimet e ujërave.
 
Europa e rrëmbyer në fakt nuk u gjet kurrë, por emërtimi i saj iu dha emrit të tokës ku ajo besohej se ndodhej - Toka e Europës - e që shtrihej tutje në veri të Peloponezit e përtej; bash aty ku fillon e shtrihej toka e Ilirëve/ Ilirianëve. Në antikitet me emrin Illyrios quheshin fqinjët më të afërt të veriut të Helenëve.
Iliria lind simbolikisht në kërkim re1 Evropës që nuk gjendet, lind në Evropë. Sot në hyrje të mijëvjeçarit të ri, ne që shohim me mosbesim a dyshim mitologjitë a legjendat e lashta, ndodhemi në të njëjtën tokë të Europës, por ndonëse e kërkojmë Europën s‘e kemi ndeshur ende. Forca e legjendës është një sire, të cilën nuk kemi mundur ende ta yshtim.
 
== Politika ==

Menyja e navigimit