Mateo Kovačić: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v zevendesim, replaced: një futbollistë → një futbollist using AWB
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 30: Rreshti 30:
}}
}}


'''Mateo Kovačić''' (lindur më [[6 Maj]] [[1994]]) është një futbollist [[Kroacia|kroat]] që luan me klubin italian [[F.C. Internazionale Milano|Internazionale]] në [[Serie A]] dhe me [[Kombëtarja kroate e futbollit|kombëtaren kroate]] si [[Mesfushori|mesfushor]]. Kovačić mund të luaj në qëndër të mesfushës, mund të luaj si organizator i skuadrës, por [[F.C. Internazionale Milano|Inter]] e ka vendosur mesfushor të gjithanshëm, gjithashtu Kovačić mund të luaj si mesfushor në krahun e majtë.<ref>{{cite news|title=Who Is Inter New Boy Mateo Kovacic?|url=http://forzaitalianfootball.com/2013/02/who-is-inter-new-boy-mateo-kovacic/|work=ForzaItalianFootball|accessdate=8 Prill 2013}}</ref><ref>{{cite news|title=Ecco il regista per Strama|url=http://fedenerazzurra.com/2013/01/30/mateo-kovacic-one-of-biggest-talents-in-the-world/|accessdate=8 Prill 2013|work=Gazzetta dello Sport|date=30 Janar 2013}}</ref> Kovačić e filloi karrierën e tij profesioniste me [[GNK Dinamo Zagreb|Dinamo Zagreb]] që në moshën 16 vjeçare, ku arriti të fitoj dy kampionate, përpara se të transferoheshe te gjigandi italian [[F.C. Internazionale Milano|Inter]] në Janar 2013.
'''Mateo Kovačić''' ne (lindur më [[6 Maj]] [[1994]]) është një futbollist [[Kroacia|kroat]] që luan me klubin italian [[F.C. Internazionale Milano|Internazionale]] në [[Serie A]] dhe me [[Kombëtarja kroate e futbollit|kombëtaren kroate]] si [[Mesfushori|mesfushor]]. Kovačić mund të luaj në qëndër të mesfushës, mund të luaj si organizator i skuadrës, por [[F.C. Internazionale Milano|Inter]] e ka vendosur mesfushor të gjithanshëm, gjithashtu Kovačić mund të luaj si mesfushor në krahun e majtë.<ref>{{cite news|title=Who Is Inter New Boy Mateo Kovacic?|url=http://forzaitalianfootball.com/2013/02/who-is-inter-new-boy-mateo-kovacic/|work=ForzaItalianFootball|accessdate=8 Prill 2013}}</ref><ref>{{cite news|title=Ecco il regista per Strama|url=http://fedenerazzurra.com/2013/01/30/mateo-kovacic-one-of-biggest-talents-in-the-world/|accessdate=8 Prill 2013|work=Gazzetta dello Sport|date=30 Janar 2013}}</ref> Kovačić e filloi karrierën e tij profesioniste me [[GNK Dinamo Zagreb|Dinamo Zagreb]] që në moshën 16 vjeçare, ku arriti të fitoj dy kampionate, përpara se të transferoheshe te gjigandi italian [[F.C. Internazionale Milano|Inter]] në Janar 2013.


Një lojtar i [[Kombëtarja kroate e futbollit|kombëtares kroate]] që nga viti 2013, ai u zgjodh për të luajtur në [[FIFA Kupa e Botës|Kupën e Botës]] të [[2014 FIFA Kupa e Botës|vitit tjetër]].
Një lojtar i [[Kombëtarja kroate e futbollit|kombëtares kroate]] që nga viti 2013, ai u zgjodh për të luajtur në [[FIFA Kupa e Botës|Kupën e Botës]] të [[2014 FIFA Kupa e Botës|vitit tjetër]].


== Karriera ==
== Karriera ==

Versioni i datës 15 gusht 2015 13:01

Mateo Kovačić

Mateo Kovačić në vitin 2013.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMateo Kovačić[1]
Datëlindja (1994-05-06) 6 maj 1994 (29 vjeç)
VendlindjaLinz, Austri
Gjatësia1.81 m (5 ft 11+12 in)[2]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri10
Karriera me të rinjtë
2000–2007LASK Linz
2007–2010Dinamo Zagreb
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2013Dinamo Zagreb43(7)
2013–Internazionale80(5)
Karriera ndërkombëtare
2008Kroacia U–142(1)
2008Kroacia U–152(0)
2009–2011Kroacia U–1715(0)
2011–Kroacia U–192(0)
2011–Kroacia U–215(0)
2013–Kroacia20(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 Qershor 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 7 Qershor 2015

Mateo Kovačić ne (lindur më 6 Maj 1994) është një futbollist kroat që luan me klubin italian InternazionaleSerie A dhe me kombëtaren kroate si mesfushor. Kovačić mund të luaj në qëndër të mesfushës, mund të luaj si organizator i skuadrës, por Inter e ka vendosur mesfushor të gjithanshëm, gjithashtu Kovačić mund të luaj si mesfushor në krahun e majtë.[3][4] Kovačić e filloi karrierën e tij profesioniste me Dinamo Zagreb që në moshën 16 vjeçare, ku arriti të fitoj dy kampionate, përpara se të transferoheshe te gjigandi italian Inter në Janar 2013.

Një lojtar i kombëtares kroate që nga viti 2013, ai u zgjodh për të luajtur në Kupën e Botësvitit tjetër.

Karriera

Karriera në rini

Lindur në LinzAustrisë, me prindër Boshnjako-Korat, të cilët lëvizën në vitin 1991 nga Kotor Varoš të Bosnjas, Kovačić filloi të luante futboll në akademinë e LASK Linz.[5] Në vitin 2007, ku Kovačić ishte 13 vjeç, shumë klube europiane si: VfB Stuttgart, AFC Ajax, Juventus dhe Bayern München, shikuan talentin e mesfushorit Kroat, dhe dëshironin që ta transferonin në akademinë e tyre, por familja e Kovačić insistuan që të transferoheshin në Zagreb, ku Mateo Kovačić u transferua tek Dinamo Zagreb. Kovaçiç pësoi një dëmtim të rëndë në vitin 2009, pasi theu këmbën në një ndeshje, por pas një kohe të gjatë riaftësimi, Kovačić u rikthye të luante futboll 31 Maj 2010, dhe luajti ndeshjen e fundit me Kroacinë U–17, në ndeshjen kundër RNK Split U–17, ndeshja u fitua nga Kroacia U–17 me rezultatin 5–0.

Dinamo Zagreb

Kovačić filloi të stërviteshe me ekipin e parë nën urdhërat e trajnerit Vahid Halilhodžić 4 muaj më vonë, më 6 Tetor 2010, por vazhdoi të luante me akademinë në ndeshjet e kampionatit gjatë muajit Tetor. Më vonë në atë muaj, u raportua nga gazeta e përditëshme lokale Sportske novosti, se shefi i akademisë së Arsenal Steve Rowley, kishte mbërritur në Zagreb, për të parë talentin e lojtarit në ndeshjet U–17 kundër Cibalia dhe NK Zagreb. Në skuadrën e pare, Kovačić mori fanellën me numrin 8, një numër që e kishte mbajtur një nga legjendat më të mëdha të Zagrebit, Robert Prosinečki.

Mateo Kovačić përfundimisht arriti që të bëj debutimin e tij me skuadrën e parë, në ndeshjen e kampionatit midis Dinamo Zagreb dhe Hrvatski Dragovoljac më 20 Nëntor 2010, ku edhe shënoi golin e katërt në fitoren 6–0.[6] Kjo gjë e bëri atë lojtarin më të ri që arrin të shënoj gol në kampionat, në moshën 16 vjeç e 198 ditë, duke thyer rekordin e Dino Špehar (16 vjeç e 278 ditë), i cili shënoi golin e parë në kampionat vetëm një javë më përpara më 13 Nëntor 2010.[7][8] Në sezonin e tij të parë me Dinamo Zagreb, ai arriti të luaj shtatë ndeshje dhe të shënonte një gol, duke kontribuar në fitimin e titullit.[9]

Në sezonin 2011–12, Kovačić e vendosi veten si një lojtar bazë i formacionit të skuadrës. Ai luajti zakonisht në pozicionin e mesfushorit të majtë në formacionin 4–2–3–1. Në fillim të sezonit, ai ndihmoi skuadrën të arrinte në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për herë të parë pas 12 viteve. Duke qënë vetëm 17 vjeç, ai luajti si titullar në ndeshjen e parë të grupit kundër Real Madrid.[10] Ai e përfundoi sezonin e tij të parë europian duke shënuar një gol kundër Olympique Lyonnais në ndeshjen e fundit të grupit që u luajt në Zagreb duke u bërë lojtari më i ri që shënon një gol në Ligën e Kampioneve.[11] Në ligë, Kovačić ishte një lojtar titullar, ku luajti në 25 ndeshje dhe shënoi 5 gola. Gjatë një ndeshje në ligë kundër NK Lučko, ai u bë kapiten për herë të parë duke u bërë lojtari më i ri në historinë e klubit që vesh shiritin e kapitenit, duke e marrë shiritin nga Leandro Cufre.[12] Ishte një tjetër sezon i suksesshëm për Kovačić në ligë dhe kupë, pasi ai luajti 32 ndeshje në të dy kompedicionet, duke ndihmuar Dinamo Zagrebin të fitonte titullin e 7 rradhazi dhe të 14 në histori. Ai gjithashtu shënoi në finalen e Kupën e Kroacisë kundër NK OsijekMaksimir Stadium. Në Dhjetor 2011, ai u shpall si Shpresa e Vitit të Futbollit Kroat.[13]

Në fillim të sezonit 2012–13, ai pësoi një lëndim të kockave metatarsal, duke bërë që të humbasë disa ndeshje të fazës kualifikuese për në Ligën e La,[opmeve. Ai u rikthye në kohë për të luajtur në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Portos. Kovačić luajti në të gjitha ndeshjet e Dinamo Zagrebit në fazën e grupeve të 2012–13 Ligës së Kampioneve, kundër Portos, Paris Saint-Germain, dhe Dynamo Kyiv. Ai vazhdoi të impresionojë të tjetër me pjekurinë e tij në moshë të re gjatë gjysmës së parë të sezonit. Në Tetor 2012, ai u nomia për Golden Boy, një çmim që jepet nga gazetarë sportiv për talentin më impresionues gjatë një sezoni.[14] Gjatë merkatos dimërore të sezonit, bordi drejtues i klubit hodhi poshtë të gjithë spekullimet për një largim të mundshëm të Kovačić dhe gjithashtu thanë se ata kanë ndërtuar një talent tjetër të madhë me emrin Alen Halilović.[15] Më 30 Janar 2013, megjithatë, media, çuditërisht, zbuloi se Kovaçiç u shit te klubi italian InterSerie A.

Gjatë kohës së tij me Dinamo Zagrebin, Kovačić fitoi dy herë ligën dhe dy herë Kupën e Kroacisë, duke luajtur në total 73 ndeshje zyrtare, përfshirë 12 ndeshje në Ligën e Kampioneve.

Inter

Skeda:Mateo Kovačić.jpg
Kovačić në aksion gjatë debutimit të tij.

Më 31 Janar 2013, Kovačić pranoi të transferohej te Inter. U zbulua se marrëveshja ishte me vlerë 15 milion , ku 13 milion € u paguan menjëherë dhe 2 milion € do të paguheshin nqs Inter do të kualifikohej për në Ligën e Kampioneve.[16] Raportimet italiane gjithashtu zbuluan se Real Madrid, Manchester City, dhe Çelsi ishin interesuar për lojtarin, por ai më në fund u bashkua me skuadrën Nerazzurre. Pas mbërritjes, atij j'u dhurua fanella me numrin 10, që më parë e kishte Wesley Sneijder.[17]

Sezoni 2012–13

Kovačić bëri debutimin e tij me Interin tre ditë më vonë, më 3 Shkurt, duke u futur në fushë në fillim të pjesës së dytë humbjen 3–1 kundër SienësSerie A.[18] Edhe pse u njoftua se do të luante titullar në ndeshjen tjetër të Serie A kundër Chievos, Kovačić humbi ndeshjen për shkak të një dëmtimi të vogël në muskuj.[19] Më 14 Shkurt, Kovačić bëri debutimin e tij europian në San Siro në ndeshjen kundër CFR Cluj. Ai dhuroi një assist shumë të bukur për Rodrigo Palacion, i cili shënoi golin e dytë duke i dhuruar skuadrës fitoren 2–0.[20] Ai gjithashtu luajti edhe 90 minuta në fitoren 3–0 në ndeshjen e kthimit kundër CFR Cluj, me Interin që avancoi për në raundin tjetër të 2012–13 UEFA Ligës së Europës.

Kovačić bëri debutimin e tij në Serie A si titullar në humbjen 4–1 kundër Fiorentinës. Në raundin e 16 të UEFA Ligës së Europës, Inter u vendos për të luajtur kundër Tottenham Hotspur. Pas humbjes 3–0 në Londër, Interit i duhej një fitore me rezultatin 4–0 në Milano për të kaluar në raundin tjetër. Ndeshja përfundoi me fitoren 4–1 të Zikaltërve pas kohës shtesë, me Kovačić që luajti si titullar. Ai impresionoi me vetëpërmbajtjen e tij dhe stilin e të luajturit, duke u duartrokitur nga tifozët.[21][22] Pas ndeshjes, trajneri Andrea Stramaccioni e cilësoi aftësinë e tij të pasimit "të pabesueshëm".[23]

Më 30 Mars, Kovačić luajti si titullar në Derby d'Italia e parë të tij kundër JuventusitSan Siro. Derbi përfundoi me fitoren 1–2 të Juventusit, me Kovačić që nisi aksionin e golit të barazimit të Rodrigo Palacios.[24] Pas humbjes kundër Juves, Inter duhej të kthehej te fitoret për të arritur një vend për t'u kualfikuar për në Ligën e Kampioneve. Kovačić ishte titullar në ndeshjen tjetër të Serie A kundër Sampdorias, dhe sigurisht në ndeshjen tjetër kundër AtalantësSan Siro ku Inter humbi me rezultatin 3–4, me Kovačić që dhuroi një assist për golin e dytë të ndeshjes të shënuar nga Ricky Álvarez.[25] Deri në fund të sezonit, Kovačić ishte titullar në të gjithë ndeshjet e Serie A, me Interin që e mbylli sezonin në vendin e nëntë duke mos u kualifikuar në kupat europiane. Kovačić luajti gjithsej 18 ndeshje në të gjitha kompedicionet. Në Maj, atij iu dhurua çmimi "Gentleman Revelation of the Year" nga tifozët e klubit.

Sezoni 2013–14

Kovačić humbi shumicën e stërvitjes para-sezonale me skuadrën për shkak të disa dëmtimeve të vogla[26][27] dhe bëri rikthimin e tij disa ditë para ndeshjes së parë zyrtare kundër Cittadellës në San Siro e vlefshme për Kupën e Italisë.[28] Gjatë intervistave para-sezonale, trajneri i ri i Interit Walter Mazzarri, duke thënë se Kovačić do t'i jepej një rol tjetër në fushë, një rol i ngjashëm që Marek Hamšík ka te Napoli.[29] Gjatë pjesës së parë të sezonit 2013–14, Kovačić luajti rregullisht edhe pse luftoi për t'u përshtatur me rolin e ri në fushë.[30] Ai dhuroi assistin e parë të sezonit në ndeshjen kundër Livornos, duke assistuar golin e dytë të shënuar nga Yuto Nagatomo.[31] Më 10 Maj 2014, në ndeshjen e fundit zyrtare të kapitenit Javier Zanetti në San Siro, Kovačić dhuroi tre assista në fitoren 4–1 kundër Lazios.[32] Kjo ishte hera e parë për sezonin 2013–14 që një lojtar dhuron tre assista në një ndeshje të vetme. Ai e mbylli sezonin me 35 paraqitje në të gjitha kompedicionet.

Sezoni 2014–15

Kovačić luajti ndeshjen e parë zyrtare për sezonin 2014–15 kundër islandezëve Stjarnan në ndeshjen e parë të fazës play-offLigës së Europës.[33] Në ndeshjen e kthimit, Kovačić shënoi golin e parë për Interin dhe më vonë hat-trick duke kontribuar në fitoren 6–0 në San Siro, me Interin që u kualifikua në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 9–0.[34][35][36] Ai shënoi golin e parë në ligë për Interin dhe gjithashtu assistoi dy herë në fitoren shkatërrimatre 7–0 kundër Sassuolos më 14 Shtator.[37][38]

Kovačić shënoi golin e pestë të sezonit më 21 Shtator në barazimin 1–1 në Stadio Renzo Barbera kundër Palermos; ai e shënoi golin në minutën e 42 pas një goditje të bukur jashtë zone, dhe më pas u zëvëndësua në minutën e 79 me argjentinasin Rodrigo Palacio.[39] Ai vazhdoi formën e tij fantastike duke shënuar golin e parë në fitoren 2–0 jashtë fushe kundër Chievo Veronës më 15 Dhjetor, dhe një gol fantastik në barazimin 2–2 kundër LaziosSan Siro, në ndeshjen e fundit të vitit.[40]

Më 6 Janar 2015, në ndeshjen e parë për vitin 2015, Kovačić u nxorr jashtë nga fusha me karton të kuq në barazimin 1–1 kundër Juventusit pas një faulli nga mbrapa kundër Stephan Lichtsteiner.[41] Tre ditë më vonë, ai rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2019.[42]

Kombëtarja

Kovačić gjatë një ndeshje në vitin 2013.

Kovačić ka luajtur me kombëtaren kroate me mosha të ndryshme, duke debutuar në Maj 2008 në një ndeshje miqësore të kombëtares U–15 kundër Sllovakisë.[43] Që nga viti 2011, ai është një lojtar titullar i kombëtareve U–19 dhe U–21. Në Gusht 2012, Kovačić mori thirrjen e parë për të luajtur me kombëtaren kryesore për një ndeshje miqësore kundër Zvicrës, por ai nuk mundi të bëjë debutimin për shkak të një dëmtimi.[44] Më pas, ai u thirr për të luajtur në ndeshjet zyrtare për kualfikueset e 2014 FIFA Kupa e Botës kundër Serbisë dhe Uellsit në Mars 2013.

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren kundër Serbisë më 22 Mars 2013, duke luajtur si mesfushor qëndre sëbashku me Luka Modrić, në vend të titullarit Ognjen Vukojević.[45] Në intervistat pas ndeshjes, shoku i tij, Niko Kranjčar, e vlersoi performancën e tij duke e quajtur "profesor të futbollit".[46][47] Katër ditë më vonë, ai luajti edhe kundër Uellsit duke hyrë në pjesën e dytë si zëvëndëues në fitoren 1–2. Ndeshja e tij e tretë në këto kualifikuese erdhi në Qershor, kur Kroacia u përball kundër Skocisë në Zagreb dhe mori një humbje frustruese pavarësisht rasteve të mira që kishin. Deri fund të kualifikueseve, Kovačić luajti edhe dy ndeshje të tjera, me Kroacinë që e përfundoi grupin e dyta duke arritur në fazën play-off të kualifikueseve. Pavarësisht se nuk luajti në ndeshjen e parë në Reykjavík kundër Islandës që u mbyll pa gola, Kovačić e nisi si titullar pjesën e dytë në Zagreb duke dhuruar assistin e golit të dytë të skuadrës duke u kualifikuar përfundimisht për në Kupën e Botës 2014 me rezultatin e përgjithshëm 2–0.[48]

Golat me kombëtaren

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren kroate.[49]
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 7 Qershor 2015 Stadion Anđelko Herjavec, Varaždin, Kroaci Gjibraltari Gjibraltari 2–0 4–0 Ndeshje Miqësore

Stili i lojës

Në stërvitjen me kombëtaren në Mars 2013.

Kovačić është përshkuar si një lojtar me talent të madhë dhe aftësi të mira teknike dhe tribluese.[50][51][52] Ai është konsideruar të jetë një mesfushor i gjithanshëm, duke luajtur në pozita të ndryshme në mesfushë. Ai e filloi si mesfushor sulmues te Dinamo Zagreb, por kur ai u transferua te Inter ndyshoi pozicionin e tij duke u bërë regjizor dhe organizator nën drejtimin e trajnerit Andrea Stramaccioni. Nën drejimin e trajnerit të ri Walter Mazzarri, Kovačić është vendosur në një pozicion më sulmues në fushë.

Trajneri i kombëtares U–17, Martin Novoselac, ka thënë për Kovačić: " unë kurr nuk kam parë një djalosh me aq talent që nga kohët e Robert Prosinečki", duke iu referuar zhvillimit të tij të shpejtë dhe talentit të madhë. Kovačić ka thënë së është pikërisht Prosinečki lojtari që ai adhuron. Patrioti i tij, Zvonimir Boban, i cili ka luajtur për Milanin për më shumë se një dekadë, në një intervistë për Sky Italia ka thënë: "Ai ka talent gjë që mund ta bëjë më të mirë se unë, ai është shumë serioz për moshën që ka. Kovačić është një lojtari i kompletuar. Ai është një talent i plotë që ende mund të rritet - ai ka potencial të pabesueshëm.[53] Ish trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka përshëndetur ndeshjet e tij në disa raste, duke e përshkruar atë si "ylli i së ardhmes".[54] Trajneri italian, Giovanni Trapattoni, e ka përshkuar atë i një "përzirje e Kakásë dhe Clarence Seedorf", për shkak të stilit të tij të lojës dhe të karakteristikave teknike.[55] Kapiteni legjendar i Interit Javier Zanetti, deklaroi se pas mbërritjes së Ronaldos në klub kur ishte 21 vjeç, Kovačić është talenti i dytë më i madhë gjatë 19 viteve të qëndrimit të tij si lojtar i klubit.[56]

Statistikat

Klubet

Redaktuar më 29 Gusht 2014 [57]

Skuadra Sezoni Liga Kupa Europa Total
Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista
Dinamo Zagreb[58] 2010–11 7 1 0 2 0 0 0 0 0 9 1 0
2011–12 25 5 6 7 1 0 12 1 0 44 7 6
2012–13 11 1 4 1 0 0 8 0 0 20 1 4
Total 43 7 10 10 1 0 20 1 0 73 9 10
Internazionale 2012–13 13 0 1 1 0 0 4 0 1 18 0 2
2013–14 32 0 4 3 0 0 35 0 4
2014–15 0 0 0 0 0 0 2 3 0 2 3 0
Total 45 0 5 4 0 0 6 3 1 55 3 6
Karriera në total 88 7 15 14 1 0 26 4 1 128 12 16

Kombëtarja

Redaktuar më 29 Gusht 2014

Kombëtarja kroate
Viti Ndeshje Gola
2013 7 0
2014 6 0
Total 13 0

Trofe

Skuadra

Flamuri Dinamo Zagreb

Personale

Referenca

  1. ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" (PDF). FIFA. 11 Qershor 2014. fq. 12. Marrë më 8 Korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  2. ^ "Mateo Kovacic". Internazionale. Marrë më 15 Janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  3. ^ "Who Is Inter New Boy Mateo Kovacic?". ForzaItalianFootball. Marrë më 8 Prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  4. ^ "Ecco il regista per Strama". Gazzetta dello Sport. 30 Janar 2013. Marrë më 8 Prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  5. ^ "Mateo Kovačić - Player changes, player transfers". Transfermarkt. Marrë më 20 Nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  6. ^ Rupnik, Borna (20 Nëntor 2010). "I Kovačić strijelac u Dinamovoj šestici". Sportnet.hr (në Kroacisht). Marrë më 20 Nëntor 2010. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  7. ^ "Mateo Kovačić najmlađi je strijelac Prve HNL". TPortal (në Kroacisht). 20 Nëntor 2010. Marrë më 20 Nëntor 2010. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  8. ^ Plavčić, Mario (13 Nëntor 2010). "Špehar spasio bijelo-plave". Sportnet.hr (në Kroacisht). Marrë më 22 Nëntor 2010. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  9. ^ "Mateo Kovacic - Leistungsdaten der Saison 10/11". Transfermarkt.de. Marrë më 31 Janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  10. ^ "Spielbericht - Spielbericht GNK Dinamo Zagreb - Real Madrid, 14.09.2011 - UEFA Champions League - transfermarkt.de". Transfermarkt.de (në German). Marrë më 30 Janar 2013. {{cite news}}: Parametri i panjohur |deadurl= është injoruar (sugjerohet |url-status=) (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  11. ^ "Dinamoja "i hap portën" Lionit, Reali nuk fal askënd". Panorama Sport. 8 Dhjetor 2011. Marrë më 6 Shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  12. ^ "Kvačić najmlađi kapetan u Dnamovoj povijesti". tportal.hr. Marrë më 16 Shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  13. ^ "Kovačiću trofej Nada godine: Liga prvaka je bila uživancija". 24 sata. Marrë më 31 Dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  14. ^ "Mateo Kovačić u konkurenciji za nagradu "Golden boy 2012."". GNK Dinamo. 30 Tetor 2012. Marrë më 31 Janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  15. ^ "Kovačića i Halilovića nećemo prodati!". index.hr. Marrë më 8 Prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  16. ^ "Mamić: Predsjednik Arsenala me uvrijedio ponudom za Kovačića i Vrsaljka". Index.hr (në Kroacisht). Marrë më 1 Shkurt 2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  17. ^ "Kovačićev prvi da u Interu". Jutarnji.hr (në Kroacisht). Marrë më 1 Shkurt 2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  18. ^ "Debi Kovačića u porazu Intera: Ima karizmu, zaslužuje broj 10". 24sata.hr (në Kroacisht). Marrë më 8 Prill 2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  19. ^ "Kovacic injured-misses Chievo game". Sky Calcio. Marrë më 16 Shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  20. ^ "Brace for Palacio Terrific Kovacic, but Milito stretchered off". Gazzetta dello Sport. Marrë më 16 Shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  21. ^ "Inter pao u produžecima, Mateu Kovačiću ovacije". Večernji list. Marrë më 16 Shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  22. ^ "Cassano fuoriclasse, Kovacic talento puro, Adebayor fortunato. Le pagelle di Inter-Tottenham!". parliamodicalcio.it. Marrë më 16 Shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  23. ^ "Stramaccioni hails Mateo Kovacic". SportsMole.co.uk. 18 Mars 2013. Marrë më 12 Prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  24. ^ "Inter-Juve. Con Kovacic e Pirlo, precisione al potere". Gazzetta Dello Sport (në italisht). 31 Mars 2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  25. ^ "Rocchi, Alvarez e Kovacic, eroi di una non favola". parliamodicalcio.it (në italisht). Marrë më 12 Prill2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  26. ^ La Gazzetta dello Sport. "Kovacic to miss another 10 days, out against Hamburg and Chelsea". fedenerazzurra.com. Marrë më 31 Janar 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  27. ^ "Kovacic out seven days, will miss first friendly match". fedenerazzurra.com. Marrë më 29 Gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  28. ^ La Gazzetta dello Sport. "Kovacic ready to return versus Cittadella". fedenerazzurra.com. Marrë më 29 Gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  29. ^ "Mazzarri: "Non vendo fumo, Kovacic alla Hamsik"". Eurosport (në italisht). Marrë më 31 Janar 2014. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  30. ^ Novastadio. "Mazzola: "Kovacic is still not ready"". fedenerazzurra.com. Marrë më 1 Shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  31. ^ Sky Italia. "Zanetti was the main event but everyone forgot about Kovacic". fedenerazzurra.com. Marrë më 1 Shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  32. ^ "Inter 4-1 Lazio". inter.it. Marrë më 13 Maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  33. ^ "Interi bën "tris", e pret biletën që në Islandë". Panorama Sport. 20 Gusht 2014. Marrë më 21 Gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  34. ^ "Interi e ekzagjeron, 6 gola Stjarnanit". Panorama Sport. 28 Gusht 2014. Marrë më 29 Gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  35. ^ "Inter, tutto facile: Stjarnan battuto 6-0". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 28 Gusht 2014. Marrë më 29 Gusht 2014. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  36. ^ "Mazzarri promuove Kovacic "Cresce nel modo giusto"". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 28 Gusht 2014. Marrë më 29 Gusht 2014. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  37. ^ "Inter sërish 7 gola Sasuolos". Sporti Shqiptar. 14 Shtator 2014. Marrë më 14 Shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  38. ^ "Interi i frikshëm, pa mëshirë kundër Sasuolos". Panorama Sport. 16 Shtator 2014. Marrë më 16 Shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  39. ^ "Interi i Maxarrit frenon sërish në Palermo". Panorama Sport. 23 Shtator 2014. Marrë më 23 Shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  40. ^ "Kovaçiç e Ranokia i japin gëzimin e parë Mançinit". Panorama Sport. 16 Dhjetor 2014. Marrë më 15 Janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  41. ^ "Juventus 1-1 Inter Milan". BBC Sport. 6 Janar 2014. Marrë më 7 Janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  42. ^ "Kovačić extends Inter deal till 2019". inter.it. 9 Janar 2014. Marrë më 9 Janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  43. ^ "Statistike - Nastupi: Mateo Kovačić". Federata Kroate e Futbollit (në Kroacisht). Marrë më 20 Nëntor 2010. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  44. ^ "Štimac pozvao Kovačića". Sportske (në Kroacisht). 30 Korrik 2013. Marrë më 31 January 2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  45. ^ "Štimac: "Odluku o Kovačiću 'prelomio' sam sinoć, odigrao je za desetku"". Sportnet (në Kroacisht). 22 Mars 2013. Marrë më 23 Mars 2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  46. ^ "Štimac: "Odluku o Kovačiću 'prelomio' sam sinoć, odigrao je za desetku"". Sportnet.hr (në Kroacisht). Marrë më 23 Mars 2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  47. ^ "Kovacic 'professor of football'". Football Italia. Marrë më 8 Pril 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  48. ^ "Ten-man Croatia reached the 2014 World Cup finals". BBC Sport. 19 Nëntor 2013. Marrë më 31 Janar 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  49. ^ "Mateo Kovačić - national football team player". Eu-Football.info. 7 Qershor 2015. Marrë më 7 Qershor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  50. ^ "Kovacic compared with Baggio". football-italia.net. 1 Shkurt 2013. Marrë më 17 Shkurt 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  51. ^ Mehrotra, Aakriti. "Mateo Kovacic: Scout Report - Inter's creative midfield talent". Outside of the Boot. Marrë më 1 Shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  52. ^ "Stats Show Mateo Kovacic As One Of Europe's Best Dribblers". interfanclub.com. Marrë më 1 Shkurt2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  53. ^ "Inter snap up Kovacic and Kuzmanovic". ESPN. 31 Janar 2013. Marrë më 03/02/2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  54. ^ Mondal, Subhankar. "Inter Milan coach Andrea Stramaccioni hails Mateo Kovacic". Sportsmole.co.uk. Marrë më 8 Prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  55. ^ "'Kovacic is a mix of Kaka and Seedorf' - Trapattoni". Goal.com. 24 Nëntor 2013. Marrë më 05/12/2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  56. ^ Rainbow, Jamie (12 Gusht 2013). "Face to face: Javier Zanetti". WorldSoccer. Marrë më 1 Shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= dhe |date= (Ndihmë!)
  57. ^ "Mateo Kovacic". WhoScored.com. Marrë më 11 Maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)
  58. ^ "Mateo Kovačić - stats". hrsport.net (në Kroacisht). Marrë më 1 Shkurt 2013. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)

Lidhje të jashtme