Dallime mes rishikimeve të "Nju Jork (qytet)"

Jump to navigation Jump to search
798 bytes added ,  5 vjet më parë
 
Manhattan-i gjendet mbi themel shkëmbi, i cili mundëson ndërtimin e godinave më të larta. Është i rrethuar nga shumë porte natyrore, që mund të ndalohen nga anije me lartësi të madhe nën ujë. Hudson-i hap udhën natyrorë më të rëndësishëm për në hinterland dhe mundëson nëpërmjet Mohawk River respektivisht Liqenit Champlain kalimin tek [[Liqenet e Mëdha]] në veriperëndim respektivisht tek Rrjedhi i Shën Lorencit në veri. Në jug të zonës së Manhattan-it, ku rreziku nga ajsberget është më i madh, janë vendosur masat kryesore të imigrantëve europianë. Falë këtyre kushteve gjeografike, New York-u mundej të fitojë një pozitë të shquar në ekonominë të SHBA-ve dhe të botës.<ref>{{Literatura | Autori=Irmgard Pohl, Josef Zepp | Titulli=Harms Erdkunde | Shtëpia botuese=Paul List | Vëllimi=Vëllimi 5: Amerika | Viti=1966 | Vendi=Mynih/Frankfurt/Berlin/Hamburg/Esen}}</ref>
 
=== Gjeologjia ===
Zona përreth qytetit të New York-ut bën pjesë në rrafshinën bregdetare atlantike. Më në brendësi të vendit, peizazhi kalon dalëngadalë në kodra të buta. Në [[Long Island]] dhe në bregun e [[New Jersey]]-t drejt jugut, gjenden plazhe ranore.
 
Rrafshina bregdetare, ku qendron New York-u, arrin si ultësirë e [[Malet Apallaçe|Maleve Apallaçe]] deri në [[Jacksonville]]. Ajo përbëhet nga rëra dhe argjili, të cilat vijnë nga morenat depozitat lumore. Plazhe pengese të zgjatura i nënshtrohen grykëderdhjeve të cekët dhe të strukturuar bollshëm (si p.sh. në Delaware Bay); në hinterland baticat prekin larg deri në brendësi. Afërsisht në gjerësinë gjeografike të New York-ut, në Long Island, rrafshina bregdetare bie nën nivelin e detit.
 
=== Klima ===

Menyja e lëvizjeve