Komedia Hyjnore: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
+img
Rreshti 17: Rreshti 17:
[[Skeda:Dante in Florence, Italy..jpg|thumb|200px|Shtatore e Dantes, Firence]]
[[Skeda:Dante in Florence, Italy..jpg|thumb|200px|Shtatore e Dantes, Firence]]
Komedia mund të lexohet në rrafshe të ndryshme kuptimore. Dante vetë thotë se vepra e tij ka më shumë se një
Komedia mund të lexohet në rrafshe të ndryshme kuptimore. Dante vetë thotë se vepra e tij ka më shumë se një

Drinor Shala


== Botime në shqip ==
== Botime në shqip ==

Versioni i datës 16 janar 2016 15:53

Comencia la Comedia, 1472

Komedia Hyjnore është vepër e poetit, shkrimtarit dhe politikanit italian Dante Aligieri.

Vepra paraqet një alegori epike trekëndëshe të shpirtit njerëzor dhe një përmendore, në të cilën me fantazinë e tij të mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti ndërtesën e mbretërisë së botës së përtejme. Me fjalë të tjera është një përshkrim i udhëtimit fantastik të autorit nëpër tri mbretëritë e përjetshme : Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës. Gjatë këtij udhëtimi përfytyror, që zgjati vetëm 7 dite, autori provoi të përshkruajë gjendjen e shpirtit të njeriut pas vdekjes.

Përmbajtja

Shtegtimet nëpër rrugë të llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gëzime, përfshijnë një botë me njerëz të të gjitha kohërave dhe të të gjitha shtresave.

Udhëtimi imagjinar

Në moshën 35 vjeçare, në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1300, poeti humb në një pyll të errët. Aty i shfaqet hija e Virgjilit, poetit të madh latin, dërguar prej qiellit nga Beatriçja ; ai e shpëtoi nëpërmjet një shtegu ku s’kalonte këmba e njeriut të gjallë. Të dy poetët, Dantja dhe Virgjili, zbresin në ferr, ku në 9 rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në ferr Dantja i ndan sipas teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, koprracia etj), që për poetin janë më të lehta ; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë mëkatarët si e vuajnë dënimin e tyre.

Pas udhëtimeve të tmerrshme nëpër ferr, të dy poetët i ngjiten malit të purgatorit. Purgatori ka 7 rrathë, ku bëhet pastrimi i shpirtit përmes vuajtjeve të pendesës. Aty Dantja i ndan fajet sipas teorisë së Platonit, ku siç thotë ai, njeriu mëkaton nga çrregullimet e dashurisë me tepëri (mendjemadhësia, ku njeriu e do së tepërmi vetveten; smira, kur i do të keqen tjetrit ; zemërimi, kur do të hakmerret etj) ; kur dashuron me pasion të tepruar (koprracia, kur njeriu do pasurinë apo shpenzimet e tepërta ; grukësia, kur njeriu do më shumë se sa duhet gojën e vet; epshet e tyre etj.).

Dhe, së fundi, si përfundim i lumtur i këtij udhëtimi mahnitës, ashtu siç ndodh pas një ëndrre të vështirë, hipur mbi një qerre ngadhnjimtare, vjen Beatriçja dhe e shpie fluturimthi në qiejt e parajsës, nëpër 9 qiejt danteskë, ku sundon drita e përjetshme. Ata janë "Qielli i Hënës", "Qielli i Mërkurit", i Venerës, i Diellit, i Marsit, i Jupiterit, pastaj Qielli i shpirtrave soditës, Saturni, Qielli i yjeve, dhe në fund, i pari Lëvizës, Qielli që rrethon me nëntë rrathë ëngjëjsh Perëndinë, i cili rri mbi Empirin e palëvizshëm, që ka formën e një trëndafili të bardhë.

Rrafshet kuptimore

Shtatore e Dantes, Firence

Komedia mund të lexohet në rrafshe të ndryshme kuptimore. Dante vetë thotë se vepra e tij ka më shumë se një

Drinor Shala

Botime në shqip

Një përkthim i titullit origjinal La Divina Commedia d.m.th i veprës Komedia Hyjnore i bërë nga Pashko Gjeçi, i redaktuar nga Ali Podrimja për bibliotekën ORFEU dhe i botuar nga Redaksia e botimeve "RILINDJA" më 1981 në Prishtinë gjendet ende në qarkullim (botimi i dytë i saj). Edhe pse si fjala hyrëse "Figura e Vigane e Dantes" e këtij botimit duket të jetë shkruar nën ndikimin e kohës, prapë se prapë vetë hyrja e saj Shekujt janë të pamëshirëshem por të drejtë : hedhin në pluhurin e harresës si leckë të panevojshme çdo gja që vjetërohet dhe ruejnë si gur të çmueshëm çdo gja që ndryn në vehtvehte rinin e përjetëshme... [1] e pasqyron llojin e ndikimit. Si do që të jetë, pas rrjedhave nga vitet '90-ta të shekullit të kaluar, rifreskimi stilizimit për lexuesit duket të jetë i mirëseardhur.

Burimi i të dhënave

  1. ^ Dante Aligieri, Komedia Hyjnore, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë, 1981.

Lidhje të jashtme

Wiki Libri: Pepili:Komedia hyjnore - me Këngën e fundit të Parajsës (XXXIII)