Xhorxh Uashington: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 44: Rreshti 44:
Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku ai pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas [[1749]] ishte ai së pari si gjeometër aktiv në luginën të Shenandoah.
Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku ai pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas [[1749]] ishte ai së pari si gjeometër aktiv në luginën të Shenandoah.


Lufta per liri
== Shiko edhe ==
* [[Mount Rushmore]]


== Lidhje të jashtme ==
== Lidhje të jashtme ==

Versioni i datës 16 mars 2016 12:04

George Washington
George Washington
Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara
30 prill 17894 mars 1797
Pasardhësi: John Adams
Oficeri i Lartë i Ushtrisë
13 korrik 179814 dhjetor 1799
Paraardhësi: James Wilkinson
Pasardhësi: Aleksander Hamilton
Kryekomandant i Ushtrisë Kontinentale
15 qershor 177523 dhjetor 1783
Pasardhësi: Henry Knox
Të dhënat personale
Lindi më: 22 shkurt 1732
Lindi në: Qarku Uestmoreland, Virginia, British Amerika
Vdiq më: 14 dhjetor 1799 (67 vjeç)
Vdiq në: Mount Vernon, Virxhinia, SHBA
Profesioni: Politikan, Ushtarak
Bashkëshortja Martha Dandridge (m.1759)
Feja: Kisha Episkopale
Nënshkrimi
George Washington


George Washington (sqt. Xhorxh Uashington) (22 shkurt 1732 [11 shkurt 1731 sipas kalendarit Julian] - 14 Dhjetor 1799) ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt "Babai i vendit të tij". Ai nuk i takonte asnjë partie.

I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndëjti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të (1951) tani e kufizon presidentin në dy mandate.

Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllever gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës së franceze dhe indiane. Në 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Delaware në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.

Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan.


Jeta

Arsimi dhe rinia

Nga George Washington hartë e krijuar të një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754

Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virginia. Babai i George Washingtonit, Augustine Washington (1693 deri 1743), ishte anglez, ndersa per nenen, Mary Ball (1708 deri 1789),nuk ka informacione te sakta per prejardhjen. Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi atin e tij dhe u rrit me gjysmë-vellain e tij Lawrence.

Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku ai pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ishte ai së pari si gjeometër aktiv në luginën të Shenandoah.

Lufta per liri

Lidhje të jashtme