Ndryshimi mes inspektimeve të "Rahoveci"

Jump to navigation Jump to search
110 bytes added ,  4 vjet më parë
v
rregullim i sintaksës
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v (rregullim i sintaksës)
prefiksi = 0381 29 |
faqezyrtareekuvendit = [http://kk.rks-gov.net/rahovec KK Rahoveci] |
kryetarimomental = [[Kryetarët e Rahovecit|Idriz Vehapi]] |
partiaudheheqese = [[Partia Demokratik e Kosovës|PDK]] |
shënim = |
}}
 
'''Rahoveci''' është qytet dhe komunë në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Në veri kufizohet me [[Klina|Klinën]], në lindje me [[Theranda|Suharekën]], në pjesën jugore gjendet komuna e [[Komuna e Prizrenit|Prizrenit]], ndërsa ne tërë pjesën perëndimore kufizohet me komunën e [[Komuna e Gjakovës|Gjakovës]]. Përafërsisht ka diku 276 &nbsp;km<sup>2</sup> dhe është vendbanim i 76.577 banorëve, sipas statistikave të vitit [[2002]].
 
== Pak histori ==
Rahoveci është njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës. Më [[17 Korrik|17 korrik]] te vitit [[1998]] filluan luftimet ndërmjet [[Ushtria Çlirimtare e Kosovës|UÇK]]-ës dhe forcave serbe. Të premten me [[17 Korrik]] [[1998]] Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në qytetin e Rahovecit. Në luftimet e UÇK-së kundër forcave paramilitare Serbe u vranë mbi 300 civil shqiptar dhe mbi 100 Serb. Betetë më të rëndësishme ishin: Beteja e Rahovecit, Beteja e Gradishit etj.
 
Në bazë të hulumtimeve arkeologjike mund të konkludojmë se në territorin e komunës së Rahovecit janë zbuluar disa fakte arkeologjike, të cilat tregojnë se këto vise janë përplot me relikte të vendbanimeve të dikurshme antike, të cilat rrjedhin nga epoka e hershme romako-ilire (E. Çershkov). Kështu p.sh në fshatin Reti janë gjetur dy epitafe-pllaka mermeri nga koha romake ku është bërë skalitja e tekstit latin, në njërën pllakë qëndron ky mbishkrim "D(is) ma(anibus) Aur(elia) Catulla vixit annis XX Popaj F(iliae) b(ene) M(erenti)". Në pllakën e dytë është shënuar teksti sa vijon : "D(is) M(anibus) Scerviae-dus Sita es Vix(it) an(nis) XXX interfectus a llatromibus si ta Dasi p(pater) f(ilio) p(iissimo) et Sibi et Caiae Dasi coniugi b(ene) m(erenti) Vius F(aciendum) C(uravit)". M. Krasniqi në punimin e tij mbi Rahovecin thekson se përveç këtyre epitafave, pllakave të mermerit në ngastrën e fshatit të përmendur Reti, është gjetur edhe një pllakë e thyer nga koha Romake ku është skalitur teksti ...et Sitae F(ilio) sumi cor(niculario) c(o) hor(tis) pri(mae)Dardanorum V(i) ixit an(nis) XXX b(ene) m(erenti) P(osuit). Dy mbishkrimet e para janë familjare deh nuk tregojnë se çka kanë qenë ata për të cilët janë ngritur këto përmendore, ndërsa nga përshkrimi i tretë i pllakës së thyer shihet se ajo është e ngritur "i Siti të birit Sume flamurtarit të kohortës së parë të Dardanëve". Me rastin e gërmimit të terrenit më [[1953]] kur është ndërtuar bodrumi i verës në Rahovec, gjithashtu është gjetur një numër sendesh arkeologjike (dy qypa të mëdhenj, njëri nga këto ka vëllimin 400 litra, monedha metali, maje të shtizave, elefanti i bronzës e tjera për të cilën mendohet se ka prejardhjen nga epoka e hershme romake (M. K.). Mu në afërsi të Rahovecit në Bërnjakë duhet të jetë vendbanimi nga periudha Romake, e më vonë ka qenë i ndarë në dy vendbanime si Bërnjaka e Ulët dhe Bërnjaka e Epërme. (Duhet të bëhen gërmime arkeologjike rreth pronit të Rimnikut në afërsi të Bërnjakës). Edhe në fshatin Çifllak është gjetur "Altari Romak i sakrificës", eksponati i është dorëzuar Muzeut Arkeologjik të Prizrenit. Edhe gjatë mesjetës në shek. XIV (me 1348) Rahoveci përmendet si vend i cili kufizohet me disa fshatra përreth si territor vreshtar. Po i cekim disa vendbanimet të cilat përmenden e këto janë : Shtavica, Bërnjakë, Krusha, Kobillogllava, Babindoli, Hoça, Maja e Shkadrumit, Bjeshka e Shkozës (M. K.). Poashtu Rahovecin mund ta gjejmë edhe në hartat e vjetra të vitit [[1689]]. Në pjesën e dytë të shekullit XVIII, Rahoveci përmendet si qytezë, në vitin 1770 si qytezë "Ravac" por ka edhe emra të tjera që gjinden në harta të vjetra si që janë : Rahuaz, Rahuiz, Rahova, Ravaz, Rahovce etj., ndërsa në vitin 1911 për herë të parë shkruhet në hartë si Orahovac sipas J. Cvijiqit.
 
=== Kushtet klimatike ===
Ne territorin e Komunës së Rahovecit mbizotëron klimë kontinentale me ndikim mesdhetar. Reshjet vjetore në Rahovec arrijnë në 765 &nbsp;mm dhe temperatura mesatare e ajrit është 11,8&nbsp;°C. Muaji me i nxehtë është Korriku me një temperature maksimale prej 38,5&nbsp;°C, ndërsa ne dimër muaji më i ftohtë është zakonisht muaji Shkurt, me një temperature minimale prej – 14,5&nbsp;°C. Më së shpeshti fryejnë ernat e veriut (11,8 %), veri-lindja (62 %), dhe perendimi (50 %), ndërsa më së paku fryjnë ernat e jlindjes (17 %), jugut (14 %) dhe jug-lindja (4 %).
 
=== Karakteristikat sizmike ===
Në territorin e Komunës së Rahovecit ka rezerva të gurit dekorativ dhe minerale si krom, azbest, nikel, kobalt, bakër dhe qymyr guri (thëngjilli).
 
Gurët dekorative : - gjendet në afërsi të fshatit Drenovc, në një largësi prej 5,5 &nbsp;km nga qyteti i Rahovecit. Rezervat për këtë material ndërtimor dekorativ mendohet të jenë rreth 207.386 m³. Shtresat e lezolitit dekorativ janë sipërfaqësore të mbuluara me një shtresë humusi prej 0,5 m.
 
Gurët gëlqerorë : - gjenden në Hudhrat e Danit, një vend në veri-perëndim të qytetit të Rahovecit 8 &nbsp;km larg tij. Ato shtrihen në formë blloqesh me trashësi që varion nga 0,3 në 2 metra, dhe janë 1,5 metra poshtë sipërfaqes së tokës. Gurët gëlqerore paraqiten në ato të kuq dhe murrëm. Gëlqerorët e kuq paraqesin më shumë interes ekonomik. Rezerva e gurëve gëlqerorëve mendohet të ketë një volum prej 382.913 m³.
 
Azbesti : -Shtresat e lezolitit të azbestit janë të përqendruara në afërsi të fshatit Rudin/Pastasel ne perëndim të Rahovecit, në një largësi prej 8 &nbsp;km.
Në bazë të hulumtimeve (janë bërë 4 shpuarje) është përcaktuar sipërfaqja e shtresës prej 100.000 m² dhe mendohet që rezerva të kapë shifrën prej 10.000.000 Ton. Kjo e dhënë është e përafërt dhe kërkon hulumtime të hollësishme gjeologjike.
 
Kobalti, Nikeli dhe Bakri : -Ne rrethinën e Gurit te Kuq janë konstatuar shtresa e xeheroreve te Nikel-Kobaltit. Përbërja mesatare e këtij xeherori sipas hulumtimeve të bëra vite më parë për mineralin në formë të ngurtë është (Nikeli 0,18 %, Kobalti 0,13 % dhe Bakri 2,73 %). Sasia e rezervave të këtij xeherori nuk dihet.
 
Kromi-mendohet që ky mineral të gjëndet përgjatë luginës së Drinit të Bardhë në një sipërfaqe rreth 60 &nbsp;km² dhe përkatësisht në lokalitetet Qëndresë, Gradisht, lugina e prroit Rimnik, Delja, Shipi në Zadriq, Sharnica mbi Qëndresë, Drenovci, Guri i kuq, Kanzniku, etj.
 
Thëngjilli- gjëndet në lokalitetet e Hoçës së Madhe, Krushës, prroit të Nagacit, Drinasi, etj. Për të përcaktuar sasine e rezervave dhe cilësitë kalorifike të thëngjillit duhen bërë hulumtime të thella gjeollogjike.
* Pliocene, kretake dhe
* Jurasike
 
* 1. Holocen-formacioni hollocen ndërton fundin e luginës së Drinit Bardhë. Kjo përmban material lumor (rërë, zhavorr dhe lymë) duke krijuar rrafshe aluvijale përgjatë shtretërve të lumenjve.
 
* 2. Pliocene - Formacionet të pliocenit ndërtojnë pjesën periferike të maleve zatriq, kaznik dhe shkozë, ku përbëhen nga sedimentet liqenore (rërë, zhavorr dhe argjilë.
 
* 3. Kreta - Formacionet e kretakut ndërtojnë pjesën lindore dhe veriore të malit Zatriq si dhe masivi i shkozës që shtrihet në veri, verilindje të qytetit të Rahovecit në drejtim të këtyre fshatrave Hoçë e Mahe, Zaqisht si dhe Epterush. Ky formacion prezantohet me shkëmbit gëlqeror e si shembull është masivi te ura e fshejt (Gradish si dhe në qytetin e Rahovecit).
 
* 4. Jura - Prezantohen formacionet diabazike, serpentine, gabrot, ku shkalla e serpentinit sillet rreth 70-80 %. Ky formacion përfshin territor më të madh se formacione tjera, ku kanë shtrirje VVP-JJL.
 
Me qenë se komuna e Rahovecit shtrihet në pjesë qendrore të gropës së Dukagjinit, krijimi definitiv është i lidhur me lëvizjet e reja tektonike të cilat janë zhvilluar në orogjenezën alpike.
 
Gropa e Dukagjinit përfshihet në tri zona Korabit, Gashit dhe e Mirditës. Në zonën e Mirditës shtrihen malet e Hasit, Horsti i Dukagjinit (Horst do të thotë ishull) dhe malet qendrore të Kosovës në lartësinë absolute 800-1300800–1300 m.
 
Këto male paraqiten me shkarje dhe rrudhosje. Në këto shkarje aktiviteti tektonik është i shprehur edhe në shpërthime të materialit vullkanik nëpër plasa të tyre dhe janë formuar masivi ultrabazik i malit zatriq dhe kaznik.
Në shiqimin tektonik të Horstit të Dukagjinit i cili është krijuar me lëshimin e basenit të Pejës, Rahovecit si dhe të Mirushës në drejtim të shtrirjes VVP-JJL, mund të supozojmë me lëvizjet radiale në fazë shtajere së pari është lëshuar Baseni i Pejës, baseni i levantit të Rahovecit, Mirushës si dhe të gropës së Dukagjinit kur është definitivisht krijuar Horsti i Dukagjinit.
 
Mali i Shkozës, Zatriqit dhe Kaznikut paraqesin një renditje morfologjike të Horstit të Dukagjinit të maleve të gjëra 10 &nbsp;km dhe të gjëra 20 &nbsp;km. Majet të thepisura janë të theksuara, anë të prera dhe në pjesën më të madhe janë të zhveshura. Janë të formuara nga formacionet gëlqerorë dhe serpentinve dhe shquhen me figuracion intensiv të shkëmbinjve dhe formave të ndryshme të çarrjeve nëpërmjet të cilave bartet materiali rezidial, kështu që toka është në formë të skeletit, ndërsa tereni i thepisur në formë karstike dhe me mungesë të sasisë së mjaftueshme të ujit.
 
Komuna e Rahovecit është në përbërje të llojllojshme gjeomorfologjike. Në veri shtrihen malet e Zatriqit dhe Kaznikut, përbërja e të cilit është nga serpentinet dhe perioditet e serpentuara, diabaze, dollomitet, spiletet nga periudha e Jurasikut. Gabrot, senoni i pa ndarë, turoni, në veri janë konglomeratet, zhavori dhe rëra në teracat lumore të vjetërsisë plistocene në të cilat lidhen terrenet nën diabaza të formacioneve brirore të dinarideve nën zhavorë, rëra dhe argjila të teracave liqenore ku shfaqen dhe mergeli dhe argjila me thëngjill.
 
==== Lartësia mbidetare ====
Ky territor shtrihet ne pjesën qendrore dhe jugore të rrafshit të Dukagjinit, në një lartësi mesatare mbidetare rreth 550 m ; dhe është i ndarë në tre mikro-regjione : 80,6 &nbsp;km² (ose 29,17 %) rafshire-luginore me lartësi mbidetare 310-350310–350 m ; 162,2 &nbsp;km² (58,7 %) terren kodrinor me një lartësi mbidetare nga 350 në 600 m dhe ; 33,5 &nbsp;km² (ose 12.13 %) terren malor me një lartësi mbidetare nga 600 m.
 
==== Karakteristikat e terrenit ====
Komuna e Rahovecit karakterizohet me këto tri lloje të terrenit e këto janë :
dd. e rrafsh-luginore 80,6 &nbsp;km² ose 29,17 %
ee. Kodrinore me 162,2 &nbsp;km² ose 58,70 % dhe
ff. Malore me 33,5 &nbsp;km² ose 12,13 %
T o t a l i : 278,1 &nbsp;km²
 
=== Hidrologjike e komunës ===
Burimi i Sopotit 380 6 13
 
Lumi Drini i Bardhë edhe pse nuk buron ne komunën e Rahovecit, por të gjitha përrockat dhe lumenjtë derdhen ne të. Nëpër komunën e Rahovecit, ky lum rrjedhë me një gjatësi prej 30 &nbsp;km dhe pjesën më të madhe është edhe si kufiri administrative i komunave siç janë : Prizrenit, Gjakovës, Malishevës dhe Klinës.
 
Lumenjtë-përrockat te cilat derdhen në Drinin e Bardhë janë : lumi Drinas, Rimnik, Palluzhë, Hoçë etj.
Për shkak të konfiguracionit të terrenit lugina e Drinit në komunën e Rahovecit sillet 2 deri 5 &nbsp;km. Ndërsa gjërsia mesatare e shtratit të lumit prej 50 deri
100 m., thellësia e shtratit të lumit është 1 deri 5 m. Hapësira e parë shtrihet prej Gradishit (Gexhes) gjerë të Kramovikut në një gjatësi prej 15 &nbsp;km. Hapësira e dytë shtrihet prej Gradishit (Gexhes) gjerë në jug-lindje ndërmjet fshatrave [[Xërxa|Xërxë]], Fortesë, Celinë dhe Krusha e Madhe dhe ndryshe quhet Anadrinia e Ulët.
 
Lumi Drini i Bardhë në Anadrininë e ka prirë masivin gëlqeror Gradishin ashtu që ka formuar Grukën (Kanjonin) eupegjenik atraktiv në gjatësi prej 450 m. Në kanjonin është ndërtuar Ura e Fshenjtë e cila është e gjatë 70 m. dhe thellësia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m.
 
Lumi i Hoçës buron në fshatin Hoçë të Madhe në lartësi mbidetare 420 m dhe rrjedh nëpër fshatra Brestovc, por para fshatit Brestoc bashkohet me procken e Babindollit dhe disa burimet të tjera dhe derdhet në Drinin e Bardhë.
Lumi Bellaja është dega e majatë e Drinit të Bardhë dhe është e gjatë 3 &nbsp;km prej fshatit Fortesë deri te fshati Rogovë.
 
Lumi Duhllo buron në Rahovec dhe është i formuar nga tri burime (Duhllo, Vrella dhe Sopoti) nja 4 &nbsp;km bashkohet me lumin e Rimnikut në harta topografike ky lum është i shënuar me emrin Gjegoja që do të thotë për popullin e kësaj ane është i pa njohur.
 
Lumi Rimnik buron në rrënzë malet Gërgavicë dhe në rrjedhjen e saj i merr disa burim të tjera. Ky lum ka rëndësi të madhe ekonomi për këtë anë. Lumi Rimnik gjatë rrjedhjes së vetë bashkohet me Duhllo dhe në fshatin Fortesë bashkohet me lumin e Sopniqit dhe formojnë lumin Bellaja.
 
=== Fauna ===
Për gjatë komunës së Rahovecit në gjatësi prej 30 &nbsp;km rrjedh shtrati i lumit Drini Bardhë si dhe shumë proje dhe prockat që derdhen në këtë lumë që ka rëndësi të madhe ekonomike dhe në te gjenden numri i madh i llojeve të peshqive. Në Drinin e Bardhë ka më së shumti bërcak mustak, rapuli, marule, krap, gjal dhe trofta e cila lajmërohet kohë pas kohe.
 
Përpos peshqive ka edhe bretkoca, gafore projesh dhe gjarpij të ujit. Në ekonomit familjare kultivohen gjedhet, kuaj, si dhe shpezë.
Numri i personave që kanë migruar jashtë Komunës në Komunat fqinje si Gjakovë, Prizren dhe Prishtinë është i madh. Ndërsa numri i emigrantëve që kanë emigruar jashtë vendit si në vendet e Evropës Perëndimore, Amerike dhe Australi është rreth 7500. Shkaku kryesor i emigrimit është për të siguruar një jetë më të mire dhe ndihmuar familjet e tyre. Por një pjesë e tyre janë emigruar në rrugë ilegale dhe fatkeqësisht ka filluar kthimi i tyre (deri me sot janë kthyer 15 familje).
 
Para konfliktit, mbi 8 % e banorëve kanë qenë pakica etnike si Serbë, Romë, Ashkali dhe Egjiptas. Sot kjo shifër mendohet të jetë rreth 2,3 %. Komunitetit Serb që jeton në Komunën e Rahovecit mendohet të ketë rreth 1.300 persona. Ky numër përbën 1,7 % të numrit të përgjithshëm të popullatës. Serbët banojnë kryesisht në dy vendbanime : në pjesën veriore të qytetit të Rahovecit (rreth 550-600 persona) si dhe në vendbanimin Hoçë e Madhe (rreth 700 persona), që gjendet 2-3 2–3&nbsp;km larg qytetit të Rahovecit në anën e djathtë të rrugës Rahovec-Suharekë.
 
Gjithashtu në fshatin Retijë të Ulët jetojnë një numër i vogël Goranësh, të cilët nuk dëshërojnë që ta identifikojnë vetveten si pakicë etnike.
Gjithashtu, në pjesën veriore te Rahovecit është ndërtuar qendra kulturore per minoritetet, e cila udhëhiqet nga shoqata Gjermane Shuler Helpe Leben. Në këtë qendër zhvillohen aktivitete të ndryshme rinore, kulturore në bashkëpunim me Drejtorinë për KSR.
Kjo Qendër është rehabilituar pas lufte nga organizatat gjermane “Shuler Helfen Leben” dhe “AMICA”.
Para masave të dhunëshme serbe të viteve [[1990]]-[[1999]], komuna e Rahovecit ka pasur 4 [[biblioteka publike]] me një numër prej gjithsejt 49.106 [[libri|librash]]. Biblioteka kryesore ka pasur 15.320 libra, ndërsa degët në Drinas, Krushë të Madhe, [[Xërxa|Xërxë]], Hoç të Madhe kanë pasur 33.786 libra, por [[Lufta e Kosovës|lufta]] dhe masave të dhunëshme serbe të viteve [[1990]]-[[1999]], kanë zhdukur rrjetën librare dhe stoqet e librave të kësaj komune.
 
Për pasojë, biblioteka kryesore e Rahovecit sot (tetor [[1999]]) ka vetëm 1.200 libra në gjuhën serbokroate, ndërsa degët plotësisht janë djegur.
* Pushime - Rahoveci është një qytet qe i bën për vete pushuesit pasi qe i mahnit me rrushin e tij.
 
'''Sporti :'''
 
Në Komunën e Rahovecit 18 klube zhvillojnë aktivitete sportive si : basketboll, volejboll, shah, boks dhe hendboll. Këto klube kanë rreth 500 anëtare që banojnë në Rahovec, Fortesë, Malsi te Vogël, [[Xërxa|Xërxe]], Apterushë, Krushë te Madhe, Dej, Celin, dhe Drinas.

Menyja e navigimit