Ndryshimi mes inspektimeve të "Agostini"

Jump to navigation Jump to search
26 bytes removed ,  5 vjet më parë
v
rregullim i sintaksës
v (U kthye versioni 1507078 i bërë nga 77.242.29.164 (diskutimet))
v (rregullim i sintaksës)
Agostini lindi në vitin [[354]] në [[Tagaste]] një qytet provincial në [[provinca|Provincën]] [[Numidia]]. Qyteti sot quhet [[Souk-Arrhas]] dhe ndodhet në [[Algjeria|Algjeri]]. Kur lindi iu dha emri '''[[Aurelio Agostino]]'''. Ai lindi pas kthimit të perandorit [[Konstantin]] në fenë e [[krishterimi|krishterë]]. Në këtë periudhë, [[Afrika e veriut]] do t'i nënshtrohej gjithnjë e më shumë ndikimit të kulturës së krishterë greke, ndërsa ndikimi i kulturës latine do të dobësohej. Kisha e krishterë në Numidia ishte e ndarë në shumë grupe dhe rryma besimi në rivalitet me njëra-tjetrën.
 
Babai i tij quhej Patricius, ishte qytetar romak, nëpunës i respektuar në administratën romake, dhe pronar i vogël tokash në [[Tagaste]]. Babai ishte [[Paganizmi|pagan]], por u [[pagëzimi|pagëzua]] i krishterë pak para vdekjes. Babai ishte shumë i rreptë dhe nuk pati kurrë marrëdhënie krejt të hapura me [[Shën Monika|Monikën]] ose [[Agostini]]nAgostinin. Por ai ndikoi shumë në formimin e Agostinit duke e mësuar të admironte klasikët e letërsisë latine, dhe kjo e ndihmoi shumë Agostinin gjatë veprimtarisë së tij si shkrimtar.
 
Nëna, [[Shën Monika|Monika]] (në literaturë ndeshet edhe me emrat Monica, Monnica) ishte e krishterë. Monika konsiderohet në traditën e krishterë si nëna perfekte. Ajo do të luajë një rol të veçantë në jetën e Agostinit dhe të vëllezërve dhe motrave të tij. Dihet se Agostini kishte të paktën një vëlla, [[Navigius]] dhe një motër e cila vdiq si virgjëreshë e bekuar, një formë e vjetër e jetës si murgeshë. Ajo nuk e pagëzoi djalin e sapolindur, por u kujdes që ai të merrte mësime mbi fenë e krishterë. Kur Agostini u sëmur shumë rëndë gjatë fëmijërisë, ai u lut që të pagëzohej i krishterë, por ai u shërua para se të kryhej pagëzimi dhe kërkoi që të shtyhej pagëzimi për më vonë. Kjo nuk ishte e pazakontë për atë kohë, kur njerëzit përpiqeshin që ta shtynin pagëzimin nga frika se ata mund të bënin mëkate pas pagëzimit.
Mësimet e para i mori në [[Tagaste]] dhe më vonë në [[Madaura]]. Ai mësoi [[latinishtja|latinisht]], ndërsa njohuritë në gjuhën [[greqishtja e vjetër|greke]] i mbetën të kufizuara. Në vitin [[370]] u dërgua të përfundonte arsimin në [[Kartagjena|Kartagjenë]]. Ai dëshironte të punonte si jurist dhe për këtë arsye ai do të studiojë [[retorika|retorikë]] nga viti [[372]] deri në vitin [[375]]. Në këtë kohë i vdiq babai.
 
Pasi lexoi librin "[[Hortensis]]" (ky libër ka humbur dhe nuk dihet përmbajtja e tij) të [[juristi]]t, [[politikani]]t, [[oratori]]t dhe [[shkrimtari]]t [[Roma|romakroma]]k, [[Cicero]] ([[106]]-[[43]] [[p.e.s.]]), Agostini filloi të interesohet për [[filozofia|filozofinë]]. Ai studiojë midis të tjerash veprat e [[Platoni]]t dhe që nga viti [[373]], ai dhe shoku i tij [[Honoratus]] filluan të ndjekin [[Manichaeism]], një sekt i krishterë i cili mendonte se bota shpirtërore ishte e krijuar nga [[Zoti]] ndërsa ajo materiale ishte krijuar nga [[E Keqja]]. Agostini hodhi poshtë shumicën e besimit të krishterë të marrë nga nëna. Në fund të studimeve ai hoqi dorë nga [[jurisprudenca]] dhe iu kushtua mësimdhënies së retorikës. Ai filloi të jepte mësime në retorikë dhe gramatikë në vitin [[375]] dhe vazhdoi kështu për 9 vjet.
 
Agostini mendohet se ishte një burrë i pashëm, dhe në moshën 18-të vjeçare (viti [[372]]) ai u njoh me një grua të re në [[Kartagjena|Kartagjenë]]. Ata bashkëjetuan për 14 vjet. Shumica në atë kohë e konsideronin [[bashkëjetesa|bashkëjetesën]] si një mënyrë të jetuari të pranueshme. Nga bashkëjetesa u lindi një djalë, [[Adeodatus]] në vitin [[373]]. Adeodatus vdiq në vitin [[389]]. Agostini u nda nga kjo grua në vitin [[386]].
 
== Veprimtaria në Itali ==
Agostini dha mësime në [[Filozofia|filozofi]] dhe [[Retorika|retorikë]] në [[Thagaste]] dhe [[Kartagjena]], por ai dëshironte që të shkonte në [[Roma|Romë]] sepse ai besonte se atje ushtronin artin e tyre mjeshtërit më të mirë dhe të shkëlqyer të retorikës. Në vitin [[383]] Agostini, kundër dëshirës së nënës së tij, u vendos në [[Roma|Romë]] për të hapur një shkollë për mësimin e retorikës. Nëna e tij [[Monika]] shkoi bashkë me të dhe u vendos me banim në [[Roma|Romë]]. Agostini u zhgënjye shumë me shkollat romake të cilat ai i vlerësoi si apatike (të mërzitshme). Po ashtu nxënësit e tij ndërronin shpesh mësues për të mos paguar për orët e mësimit. Miqtë e tij të besimit [[manichean]] e njohën me [[Prefekti|prefektinprefekti]]n e [[Roma|Qytetit të Romës]], [[Symmachus]], të cilit i ishte kërkuar të gjente një profesor të retorikës për oborrin perandorak në [[Mediolanum]] (qyteti i sotëm i [[Milano]]s).
 
Në vitin [[384]] Agostini pranoi ftesën për të punuar si mësues i retorikës në Mediolanum. Monika e shoqëroi atë edhe në Mediolanum. Atje ai ra nën ndikimin e [[neoplatonizmi]]t dhe kjo i hapi rrugën edhe kthimit në fenë e krishterë të nënës së tij. Gjithë veprimtaria e tij si [[Teologjia|teolog]] do të karakterizohet nga ndërthurja e mendimit të krishterë dhe neoplatonizmit. Ndikimi i neoplatonizmit tek Agostini solli si pasojë vazhdimin e ndikimit të [[Platoni]]t edhe në [[Mesjeta|mesjetë]], ndërsa [[Filozofia|filozofët]] e tjerë [[Greqia|grekë]] u harruan.
== Ndikimet, shpjegimet dhe teoritë ==
[[Skeda:Hierarkia_e_rendit.jpg|thumb|left|250px|Në majë të hierarkisë qëndron Zoti dhe gjithçka është e orientuar kah Ai. E liga rrjedh kur gjërat e prishin këtë rend dhe orientohet tjetërkah.]]
Augostini ishte filozof [[Platoni|platonikplatoni]]k, i një brezi të ri të platonistëve, për arsye se besonte në filozofi si mënyrë të jetesës. Para kthimit në fe të krishterë ishte manikeist, ndërsa me pranimin e besimit të ri ai forcoi besimin pelgianist (sipas murgut Pelag) se vetëm me hir të Zotit njerëzit mund t’iu shmangen mëkateve dhe se njerëzit nuk janë aq të fuqishëm.
 
Në pikëpamje teleologjike, Augostini besonte se gjithçka orientohet drejt Zotit si qëllim përfundimtar. Këtë e shprehte edhe në lutjen: “Zemrat janë të shqetësuara derisa prehen në Ty <nowiki>[Zot]</nowiki>.” Agostini mendonte se çdo qëllim tjetër do të jetë zhgënjyes, ndërsa Zoti jo.

Menyja e navigimit