Ndryshimi mes inspektimeve të "Medea"

Jump to navigation Jump to search
2 bytes added ,  5 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
v (Bot: Migrating 47 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q174278 (translate me))
Jazoni i falënderoi Medesë. Në mbrëmjen e ardhshme sërish iu falënderua: çdo gjë i shkonte përdore, sepse Jazoni e kreu plotësisht detyrën e Eetit. Megjithatë lindën disa ngatërresa. Eeti nuk e mbajti fjalën dhe refuzoi t'ia japë postajën. Medea pastaj e thirri Jazonin që natën të vijë në zabelin e Aresit. Kur u takua aty e çoi nën lisin e shenjtë. Me ujë të mrekululeshëm e vuri në gjumë dragoin dhe e porositi Jazonin që ta marrë postajën dhe menjëherë të zhduket. Kur pas kësaj Jazoni i propozoi që me të të lundrojë për në Jolk, pa u hamendur ajo u nis, duke shpresuar se ajo do të bëhet bashkëshortja e tij dhe kështu hyri në anije. Tri ditë të tëra lundronte anija e shpejtë Argo e Jazonit nëpër Detin e Zi kah perëndimi dhe u ndal mu në buzëderdhjen e lumit të madh të cilin grekët e kanë quajtur Istros (Danubi i sotëm). Jazonin dhe shokët e tij këtu nuk i priti pushimi i dëshiruar: nga Kolihida lundroi flota e madhe me të cilën uhdëheqte Apsirti, i biri i Eetit dhe vëllau i Medesë që përgatitej për sulm. Jazoni pa se lufta me një fuqi kaq të madhe është e pasukseshme dhe e pakuptueshme. Vendosi që t'i shmanget në mënyrë që armikut t'ia asgjësojë udhëheqësinë. Me ndihmën e Medesë e ngashnjeu Apsirtin në tempull në një ujëdhesë të shkretë dhe aty e vrau. Trupin e tij e grimcoi dhe e hudhi në Istros. Deri sa kolhidasit e frikësuar i kërkonin dhe i mbledhnin copat e udhëheqësit të tyre, shokët e Jatzonit tani më lundronin gjatë me të gjitha fuqitë kundër rrymës së Istrit dhe kështu ikën të sigurtë. Pas lundrimit të gjatë nëpër lumenjtë e Evropës Qendrore dhe Perëndimore arritën në Adriatikun e sotëm, kaluan ndërmjet Soilës dhe Karibdës, e vizituan ujëdhesën e magjistarës Kirka, e cila me Medenë ishte në farefisni, prandaj së bashku me Jazonin e pastroi nga mallkimi i gjakut të derdhur dhe, më në fund, arritën në ujëdhesën e popullit të lumtur feakas.
 
Gjatë tërë kësaj kohe Medea dëshironte vetëm një gjë: që të martohet për Jazonin sikur që në çastin e falënderimit i premtoi që në Kolhidë. Mirëpo, Jazoni këtë nuk e dëshironte. Tek e fundit nuk ka qenë i vetmi kreshnik mitik, të cilët i shmangeshin martesës me gratë të cilat u kanë ndihmuar dhe u jepnin përparësi atyre të cilat kurrë nuk i kanë parë deri sa ishin të kapluar nga frika. Megjithatë, në ujëdhesën e feakasve Jazoni vendosi të martohet. Atje, në të vërtetë, arriti anija kolhidase, komandati i së cilës kërkonte dorëzimin e Medesë. Sipas ligjeve e bija i takonte babës, ndërsa gruaja e martuar burrit. Kështu mbreti i feakasve, Alkinou e ftoi Jazonin që të vendosë: poqese deri në ora dymbëdhjetë martohet me Medenë, nuk do t'ia dorëzojë, por nëse nuk martohej do t'ua dorëzonte kolhidasve.
 
Atje, në të vërtetë, arriti anija kolhidase, komandati i së cilës kërkonte dorëzimin e Medesë. Sipas ligjeve e bija i takonte babës, ndërsa gruaja e martuar burrit. Kështu mbreti i feakasve, Alkinou e ftoi Jazonin që të vendosë: poqese deri në ora dymbëdhjetë martohet me Medenë, nuk do t'ia dorëzojë, por nëse nuk martohej do t'ua dorëzonte kolhidasve.
 
Kur Jazoni, pas lundrimit të gjatë dhe të mundimshëm, të cilin ishte ende i detyruar ta vazhdojë me anijen Argo, më në fund arriti në Jolk, në Tesali dhe Meden e solli si grua të vetën të ligjshme në shtëpi të vetën.
Anonymous user

Menyja e navigimit