Besim Korkuti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
No edit summary
v Punëtoria zhvendosi faqen Besim Korkut tek Besim Korkuti
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 7 prill 2016 08:30

Besim Korkuti (25 qershor 1904 - 2 nëntor 1975) letrar dhe teolog boshnjak. Autor i përkthimit më të popullarizuar të Kur`anit në gjuhën boshnjake.

Biografia

U lind në Sarajevë ku kreu Iptidaijen ndërsa Ruzhdien e përfundoi në Travnik e Medresen në Sarajevë. Studioi në Universitetin al - Azhar të Kajros ku diplomoi në vitin 1931. Punoi si mësimdhënës në një varg shkollash në Sarajevë, Mostar dhe vende tjera të Bosnjës. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore punoi në Ministrinë e Arsimit si dhe në Komitetin e Arsimit të Lartë dhe të Enteve Shkencore. Punoi edhe në Institutin e Orientalistikës. Përkthimi i tij i Kur`anit në gjuhën boshnjake konsiderohet si njëri ndër pëkthimet më të mira të bëra ndonjëherë në atë gjuhë. Përveq Kur`anit përktheu edhe një varg veprash të tjera nga gjuha arabe mes të cilave duhet përmendur: Një mijë e një netë si dhe tregimet indiane me titull Khalila dhe Dimna. Disa nga veprat e tij janë ribotuar edhe jashtë Bosnjës dhe Hercegovinës si p.sh. në Zarë (Zadar) të Kroacisë pastaj në Beograd të Serbisë, etj.