Qazim Koculi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 1: Rreshti 1:

{{Kutia Politikan
{{Kutia Politikan
| Emri = Qazim Koculi
| Emri = Qazim Koculi
Rreshti 57: Rreshti 55:
Studimet e larta i përfundoi në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit,<ref name= "ev">[[Eqrem bej Vlora|Vlora E. bej.]], Kujtime: 1885-1925, IDK 2008</ref> pas të cilës fitoi gradën ''Teğmen''/Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e ''Üsteğmen''/Togerit. Më 1909 nuk i bindet një urdhri ushtarak të një eprori të tij gjatë një beteje detare në Prevezë, për t`iu dorëzuar flotës italiane, ku luftoi heroikisht me torpendierën e tij të vjetër.<ref name= "ev"/>

Pas nxjerrjes së urdhër-arrestit nga komanda perandorake, Koculi arratiset për në Argjentinë, ku qëndron deri në vitin 1912. Kthehet këtë vit në Vlorë, pasi iu përgjigj një thirrjeje të [[Ismail Qemali]]t. Ky i fundit e cakton drejtor të portit të Vlorës, detyrë të cilën e kreu deri në çastin që porti u mor në administrim nga italianët në tetor të vitit 1914. Deri në vitin 1917 ishte kryekatundar në Brataj të Vlorës. Nga ky vit e deri më 1919 ishte nënprefekt i Tepelenës. Më 21-31 janar 1920 merr pjesë si delegat i Vlorës në [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin Kombëtar të Lushnjës]], nga i cili u emërua edhe senator.

=== [[Lufta e Vlorës]] ===
=== [[Lufta e Vlorës]] ===

Është aktiv në Luftën e Vlorës të vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët e Kuvendit të Barçallasë. Meqë Gjenerali Piacentini i cili i komandonte ato nuk denjoi t’i përgjigjej ultimatumit të drejtuar atij nga komisioni i dalë nga Kuvendi i Barçallasë që brënda 48 orëve të largoheshin trupat italiane nga Vlora, më 19 maj 1920 në Beun u zgjodh Komiteti i Luftës së Vlorës me Komandant të Përgjithshëm Qazim Koculin. Hyri në Vlorë në krye të trupave shqiptare, pas një beteje të zhvilluar më parë, më 3 shtator 1920. Pas kësaj lufte kreu detyrën e prefektit të Vlorës.

== Jeta parlamentare ==
== Jeta parlamentare ==
Rreshti 75: Rreshti 73:

{{Kryeministrat e Shqipërisë|state=collapsed}}
{{Kryeministrat e Shqipërisë|state=collapsed}}

[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1887]]
[[Kategoria:Lindje 1887]]

Versioni i datës 9 prill 2016 19:04

Stampa:Kutia Politikan Qazim Koculi (1887-1943), udhëheqës ushtarak shqiptar, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920 [1]. Koculi ka qenë kryeministri më jetë shkurtër i Shqipërisë ku qeverisi vetëm një ditë, 6 orë, më 6 dhjetor 1921.

Jetëshkrimi

Koculi lindi më 22 gusht 1887 në fshatin KoculVlorës në kohë të Perandorisë Osmane, i biri i Muhamet Kociut.[2] Arsimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Studimet e larta i përfundoi në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit,[3] pas të cilës fitoi gradën Teğmen/Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e Üsteğmen/Togerit. Më 1909 nuk i bindet një urdhri ushtarak të një eprori të tij gjatë një beteje detare në Prevezë, për t`iu dorëzuar flotës italiane, ku luftoi heroikisht me torpendierën e tij të vjetër.[3]

Pas nxjerrjes së urdhër-arrestit nga komanda perandorake, Koculi arratiset për në Argjentinë, ku qëndron deri në vitin 1912. Kthehet këtë vit në Vlorë, pasi iu përgjigj një thirrjeje të Ismail Qemalit. Ky i fundit e cakton drejtor të portit të Vlorës, detyrë të cilën e kreu deri në çastin që porti u mor në administrim nga italianët në tetor të vitit 1914. Deri në vitin 1917 ishte kryekatundar në Brataj të Vlorës. Nga ky vit e deri më 1919 ishte nënprefekt i Tepelenës. Më 21-31 janar 1920 merr pjesë si delegat i Vlorës në Kongresin Kombëtar të Lushnjës, nga i cili u emërua edhe senator.

Lufta e Vlorës

Është aktiv në Luftën e Vlorës të vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët e Kuvendit të Barçallasë. Meqë Gjenerali Piacentini i cili i komandonte ato nuk denjoi t’i përgjigjej ultimatumit të drejtuar atij nga komisioni i dalë nga Kuvendi i Barçallasë që brënda 48 orëve të largoheshin trupat italiane nga Vlora, më 19 maj 1920 në Beun u zgjodh Komiteti i Luftës së Vlorës me Komandant të Përgjithshëm Qazim Koculin. Hyri në Vlorë në krye të trupave shqiptare, pas një beteje të zhvilluar më parë, më 3 shtator 1920. Pas kësaj lufte kreu detyrën e prefektit të Vlorës.

Jeta parlamentare

Zgjidhet deputet i Vlorës në zgjedhjet e para të 5 prillit 1921. Ishte mbikqyrës i qeverisë së Pandeli Evangjelit së bashku me Bajram Currin dhe Avni Rustemin në periudhën tetor-nëntor 1921. Kriza e dhjetorit 1921 e gjeti në krahun e forcave që ishin për rrëzimin e qeverisë së Evangjelit. Nga kjo krizë ai u bë protagonist jo me ndonjë dëshirë të madhe, duke hyrë në histori edhe si kryeministri njëditor i Shqipërisë. Ai më 6 dhjetor u ngarkua nga Këshilli i Naltë për një kabinet prej 8 anëtarësh. Paraqiti dorëheqjen me argumentimin se nuk ia thoshte administrimit si i ndershëm që ishte.[3] Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, Qazim Koculi u zgjodh sërish deputet i Vlorës në Kuvendin Kushtetues. Gjatë kësaj kohe vazhdoi të përkrahte po atë linjë politike që ishte për rrëzimin e qeverisë.

Koculi ishte ndër pjesëmarrësit dhe përkrahësit e Lëvizjes së Qershorit 1924. Në qeverinë e dalë nga kjo kryengritje, Koculi ishte ministër i Punëve Botore. Me dështimin e kësaj qeverie dhe me Triumfin e Legalitetit, Qazim Koculi emigroi jashtë Shqipërisë bashkë me politikanët e tjerë.

Emigracioni politik dhe rikthimi n'atdhe

Emigracionin politik Koculi e kaloi në Vienë dhe Paris. Gjatë kësaj kohe ai pajtohet me Mbretin Zog dhe pranoi që të ishte kryetar i Komitetit të Kosovës në mërgim. Për këtë gjë, ai ai u pagua me një shumë prej 30 napolonash në muaj. Ishte për kthimin në atdhe para 7 prillit 1939, por një gjë e tillë u kundërshtua nga shokët e tij. Pas pushtimit fashist, Koculi u kthye në Shqipëri, dhe në dhjetor 1939 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit. Në qeverinë e Mustafa Krujës ishte Ministër Shteti dhe në çastet e fundit të kësaj qeverie u emërua komisar i lartë në Vlorë, në kohën kur qe rritur lëvizja komuniste atje. Më 2 janar 1943 Qazim Koculi vritet në Vlorë nga batalioni mercenar dibran i Halil Alisë i italianëve.[4] Mustafa Kruja në shënjë proteste si edhe indinjate ndaj italianëve si edhe personalisht ndaj Mëkëmbësit të Mbretit Jacomoni që nuk pranoi që të arrestoheshin e të çoheshin në gjyq vrasësit e Qazim Koculit, paraqiti menjëherë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Burimi i të dhënave

  1. ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 - Republika e Shqipërisë KUVENDI. Tiranë 2005
  2. ^ Agaj A., Lufta e Vlorës: tregim i njëj pjesëmarrësi, Harmony Printing Ltd., 1960
  3. ^ a b c Vlora E. bej., Kujtime: 1885-1925, IDK 2008
  4. ^ Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Pearson O., Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I, I.B Tauris 2004