Jump to content

Dallime mes rishikimeve të "Rexhep bej Mitrovica"

rregullim i sintaksës
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
No edit summary
(rregullim i sintaksës)
| Emblema_përshkrim =
}}
'''Rexhep bej Mitrovica''' ([[Mitrovicë]], [[18 janar]] [[1888]] — [[Stamboll]], [[21 Maj|21 maj]] [[1967]]) ishte veprimtar i çështjes kombëtare, [[Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë|nënshkrues]] i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë]], nëpunës, ministër dhe kryeministër i [[Shqipëri|Shqipërisë]] gjatë viteve 1943-1944.
 
== Jeta ==
Delegacioni shqiptar, pas akuzave të ministrit Aqimoviq për gjoja vrasjet që bënin shqiptarët mbi serbët, ofroi të dhëna relevante me të cilat dëshmohej se kjo ishte një gënjeshtër e kulluar sebe. Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva nxorën 20-30 fotografi të shqiptarëve të masakruar dhe të hedhur në Ibër (1941), duke dëshmuar se shqiptarët janë ata që kanë përsuar nga kriminelët serbë. Bedri Pejani pohon se bashkë me Rexhep Mitrovicën, Ali Dragën, Vehbi Frashërin e Kudret Kokoshin kanë qenë edhe disa herë të tjera në Beograd, ku kanë paraqitur pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre për moscopëtimin e Kosovës. Në një mbledhje tjetër që u mbajt në Podujevë midis palës shqiptare dhe asaj serbe e ku palën serbe e përfaqësonte Vojvoda Kosta Peqanci, komandant i çetnikëve në kufi, u gjykuan sulmet dhe masakrat e çetnikëve në kufijtë veriorë të Kosovës. Në këtë kohë gjermanët urdhëruan që të burgosën çifutët e romët (gabelë e arixhinj) me origjinë nga Egjipti, mirëpo, pas ndërhyrjes së Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Ago Agait e Vehbi Frashërit, ky vendim nuk u zbatua, përkundrazi, iu mundësua çifutëve që përmes korridorit të sigurt nëpër Drenicë, të tërhiqen deri në Shqipëri e tutje. Rexhep Mitrovica kishte marrë në dorëzim detyrën e Komandantit të Forcave Vullnetare Shqiptare në trojet e çliruara. Pos si organizator i veprimeve luftarake, u angazhua me tërë qenien edhe në aksionin për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Punoi e luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare prej sulmeve të forcave çetnike. Kur pa se italianët po i favorizonin forcat malazeze, goditi rënd ushtrinë e tyre duke shpejtuar rrënimin e saj. Kjo veprimtari e tij ra në sy të fashistëve italianë, të cilët në gusht të vitit 1943 e arrestuan. U dënua disa vjet me akuzën “për veprimtari kundër regjimit italian në Shqipëri”. Burgun deri më 13 shtator, bashkë me Bedri Pejanin, [[Mehdi Bej Frashëri|Mehdi Frashërin]], [[Xhelal Mitrovica|Xhelal Mitrovicën]] etj. e vuajti në Porto-Romano afër qytetit të Durrësit. Ndonëse mbi të u ushtrua një dhunë e paparë, ai nuk u përkul, nuk u thye shpirtërisht.
 
U zgjodh kryetar i KQ të [[Lidhja e Dytë e Prizrenit|Lidhjes së Dytë të Prizrenit]] më 16 shtator 1943. Më 16 tetor 1943 u mblodh në Tiranë Kuvendi Kombëtar, i cili shpalli “Këshillin e Lartë të Regjencës” të përbërë nga Mehdi Frashëri, [[Fuat Dibra]], Atë [[Anton Harapi]], [[Lef Nosi]] dhe më 5 nëntor 1943 Regjenca emëroi qeverinë me kryeministër Rexhep Mitrovicën, të cilit iu besua edhe detyra e Ministrit të Kulturës Popullore. Në maj 1944, jep dorëheqjen si kryeministër dhe kthehet në Kosovë.
 
Qeveria e Rexhep Mitrovices 5 nentor 1943- maj 1944: Kryeminister : Rexhep Mitrovica ; Min. Brendshem, Xhaferr Deva; Min. Jashtem Bahri Omari (Mehmet Konica); Min. Mbrojtjes Gjen. Prenk Pervizi; Min. Finances, Sokrat Dodbiba; Min. Botores, Musa Gjylbegu; Min. Drejtesise, Rrok Kola; Min. Kultures, Kol Tromara (Rexhep Krasniqi); Min. Arsimit, Eqrem Cabej (Koço Muka); Min. Ek. Komb. Ago Agaj; Zv/Min. Jashtem, Vehbi Frasheri; Minister, Vasfi E. Visoka. Pas Rexhep Mitrovices Qeveria u kryesua nga Fiqri Dine, dhe pastaj nga Ibrahim Biçaku deri ne tetor 1944. Kjo informate jepet e sakte, per te korigjuar disa gabime historike mbi njerezit qe perbenin qeverine e Rexhep Mitrovices te dhene te pasakte e me mungesa te medha. Historise nuk i lejohet te beje perjashtime dhe manipumime.
<references />
 
{{Kryeministrat e Shqipërisë|state=collapsed}}
 
 
{{Kryeministrat e Shqipërisë|state=collapsed}}
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1888]]