Lufta e Dytë Punike: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kategoria:Luftëra
Rreshti 108: Rreshti 108:
== Beteja e Zamas ==
== Beteja e Zamas ==


[[Kategoria:Romakë]]
[[Kategoria:Luftëra]]

Versioni i datës 15 prill 2016 04:45

Lufta e Dytë Punike u mbajt nga viti 218 p.e.s. deri në vitin 201 p.e.s., ndërmjet Romës dhe Kartagos. Gjenerali Kartagjenas Hanibali e pruri në prag të humbjes Romen, me disa beteja të drejtuara në mënyrë gjeniale. Por Romakët në fund fituan në Betejën e Zamas nën udhëheqjen e gjeneralit Publius Cornelius Scipio Africanus. Kjo Luftë vendosi për sundimin e të gjithë bregut të Detit Mesdhe.

Rruga e Hanibalit për në Romë.

Fillimi i Luftës

Rrethimi i Saguntos

Vendndodhja e Saguntos

Rrethimi i Saguntos ishte një betejë në vitin 218 p.K. që zgjati 8 muaj ndërmjet Hanibalit dhe Romës. Pasi që Sagunto ishte rreth bregdetit dhe Hanibali nuk kishte gati hiq anije në dispozicion të tij, popullata e qytetit mirrte gjithmonë ushqimin nga Deti dhe Romakët të cilët jetonin në Francë. Për një pushtim të shpejtë nuk Hanibali nuk kishte armatim të rëndë. Për ti ndërprerë rrugët ujore të Romakëve, që të mos mund ta furnizonin qytetin Hanibali është detyruar që të ndërtojë anije. Punimet në anijet e reja zgjatën mbi një muaj, shumë shpesh ato u ndaluan për shkak të sulmeve prej banorëve të qytetit. Pas 8 muajsh rrethim banorët u detyruan që të dorëzoheshin. Hanibali qëndrimin e këtyre banorëve e la të denohej rëndë. Të gjithë burrat i vrau, kurse fëmijët e gratë i shiti në skllavëri. Pas disa javë pushimi ushtria Kartagjenase vazhdoi marshin e saj drejt Romës. Rrethimi i Saguntos mund të jetë një dëshmi që nuk ishin vetëm Kartagjenasit kundër Romakëve në luftë, por edhe kundër popujve të tjerë të cilët anonin nga Roma.

Kalimi i Ebros

Në krahasim me fillimin e Luftës së fundit forcat janë kthyer. Roma ishte bërë fuqi shumë më e madhe detare, kurse Kartago ishte bërë në Spanjë fuqi tokësore shumë e fortë. Herën e fundit fitorja u përcaktua nga flota Romake e cila ishte më e fortë, kështu që Hanibali ishte para një dileme të madhe, sepse asgjë nuk u ndërrua prej herë së fundit. Për atë arsye ai zgjedhi një strategji ofensive, ku flota nuk përdoret : për të mos lejuar një sulm nga Roma, në Spanjë apo Afrikën Veriore ai vendosi që ti kaloj Alpet dhe të hyj në Itali. Para se të nisej ushtria e Hanibalit njëherë njerëzit nga Kartagjena bënë marrëveshje me fiset Gale, për vendin e kalimit të ushtrisë. Disa fisa Gale jo vetëm që i lan Kartagjenasit të kalojnë nëpër vendin e tyre, por edhe i'u bashkëngjitën ushtrisë së Hanibalit.

Me një ushtri prej 60.000 ushtarësh Hanibali kaloi Malet Pirineje, shkoi deri te Rona, kaloi Francën jugore dhe në fund të Tetorit të vitit 218 p.e.s. për 15 ditë i kaloi edhe Alpet. Historiani Nigel Bagnall thotë se : Pas kalimit të Alpeve, Hanibalit i mbetën edhe 34.000 ushtarë. Ky zvogëlim nuk erdhi vetëm nga luftimet me fiset shokë me Romakët dhe kushtet e këqija për kalimin e malit, por edhe sepse disa ushtarëve i kishte kaluar koha e ushtrisë dhe Hanibali i ktheu në Spanjë, disa desertuan, kurse disa të tjerë Hanibali i pozicionojë përgjatë rrugës së kaluar.

Romakët dinin për sulmin nga Hanibali. Pasi që Hanibali duhej të prite për kalimin e Maleve Apenine deri sa të vinte pranvera, Romakët kishin boll kohë që me dy ushtri të pozicionoheshin afër qyteteve të Ariminium dhe Arretium. Qëllim i këtij pozicionimi ishte që të ndalej aty Hanibali dhe të sulmohej nga të dyja anët. Ushtritë Romake ishin të komanduara nga dy konsullët e atij viti, Gnaeus Servilius Geminus dhe Gaius Flaminius.

Beteja e Tikinus

Vendi i Mbajtjes së Betejës të Tikinus (Italia Veriore)

Beteja e Tikinus ishte beteja e parë e cila u mbajt ndërmjet Romakëve dhe Kartagjenasve pasi që Hanibali hyri në Itali. Në këtë betejë Hanibali luftoi kundër Publius Cornelius Scipio.

Pasi që Hanibali u largua nga Spanja në drejtim të Italisë, Scipio i pruri Legjionet e tij përgjatë rrugës lumore në Marseille, që të ndaloj Hanibalin. Të dy ushtritë e kryquan rrugën afër Ronës, mirëpo Scipio nuk mundi ta ndaloj ushtrinë e Hanibalit që ti kaloj Alpet. Ai i ndau Legjionet e tij. Një pjesë e qoi në Spanjë të cilët mbetën nën urdhrin e vëllaut të tij Gnaeus Cornelius Scipio Calvus, për të luftuar kundër Hasdrubal Barkas ; vetë me një pjesë të vogël u kthye përgjatë lumit në qytetin e Gjenevas. Ai deshti që të bëhej bashkë me një ushtri, e cila ishte vendosur në brigjet e Lumit Po dhe pastaj në Gallia Transpadana ta ndaloj Hanibalin.

Në Tetor të vitit 218 p.e.s. Hanibali arriti në Itali. Ai u përpoq që fiset gale sidomos Bojët ti fitojë për vete. Kur Hanibali dëgjojë për kthimin e Publius Cornelius ScipioItali, ai e nisi ushtrinë në drejtim të tij. Edhe Scipio kishte dëshirë që ti dal Hanibalit menjëherë. Ai kaloi një urë vetë të ndërtuar dhe afër lumit Tikinus e ndali ushtrinë për pushim, jo fort larg nga ushtria e Hanibalit.

Në ditët vijuese të dytë quan trupa te njëri tjetri për ta identifikuar vendndodhjen e armikut. Këto trupa ishin të ndërtuar më së shumti nga Kavaleria. Të dytë trupat identifikuese u takuan me njëri-tjetrin dhe kështu filloi një betejë. Kartago i kishte rreth 6000 Kalorës kurse Roma kishte 2500 Kalorës dhe 1500 Infanteristë. Humbjet qenë të vogla në të dyja anët dhe Publius Cornelius Scipio u plagos. Sipas historianit Romak Titus Livius djali atëherë 18 vjeçar Publius Cornelius Scipio Africanus i Publius Cornelius Scipio i shpëtoi babait të tij jetën.

Humbjet në njerëz në të dyja anët qenë shumë të vogla. Edhe pse Scipio humbi shumë pak ushtarë ai vendosi që të tërhiqet po atë natë në koloninë e posa ngritur nga Romakët Placentia. Hanibali e ndjeku pas dhe pas disa ditësh arriti afër Placentias. Scipio iu shmang një sulmi ndaj Hanibalit.

Galët e panë këtë akt si dobësi. Kështu që një natë rreth 2200 ushtarë Galë kaluan nga ushtria Romake në ushtrinë e Hanibalit. Scipio u tërhoq pastaj edhe më shumë deri te lumi Trebia, në një kodër të ulët. Nga kjo mendoi të nxjerr një përparësi taktike. Atje u konfrontua në Betejën e Trebias prapë me Hanibalin.

Beteja e Trebias

Harta e Betejës së Trebias

Pas humbjes së betejës në Tikinus Scipio u tërhoq deri te kështjella e kolonisë Placentia. Por kur edhe 2200 ushtarë Galë shkuan në anën e Hanibalit ai u tërhoq në një kodër të ulët pas lumit Trebia. Pasi që Scipio ishte i plagosur nuk mundi të drejtoi ushtrinë në këtë betejë (Gjenerali Tiberius Sempronius Longus i ardhur nga Sicilia e drejtoi betejën). AvantGardet Kartagjenase të cilët ishin shumica me prejardhje Numide (Libiane, Algjeriane etj) e gjetën pikën ushtarake Romake pa asnjë njeri (pasi romakët u tërhoqën nga Tikinus) dhe humbën kohën duke vjedhur, në vend se të vazhdojnë ndjekjen e Romakëve.

Romakët arritën në pozitën e tyre të cilën e donin, për këtë arsye Hanibali u detyrua të ngriti pikën ushtarake në anën tjetër të lumit Trebia. Sempronius mendoi se ishte jashtë rrezikut, sepse pika e ngritur ushtarake e tij ishte e mbrojtur nga Malet Apenine në krahun e majtë, në krahun e djathtë nga lumi Po dhe kështjella e Placentias, kurse lumi i Trebias do t'ia jepte një përparësi në këtë Dimër të ftohtë kundër sulmit të Haniblit. Ushtria e Konsullit ishte e përbërë nga 36.000 infanteristë romakë, 3.000 Galë dhe 4.000 Kalorës të lehtë. Scipio i tha Sempronius që të prit, por konsulli i cili kishte tash kryekomandën (sepse Scipio ishte i lënduar) vendosi vetë.

Hanibali i cili ishte i informuar me spiunazh për përparësitë e Romakëve, njëherë i shkatërroi të gjithë fshatrat të cilët ishin për Romën dhe pastaj i la Romakët të fitojnë në një konflikt kalorësish. Ushtria e Hanibalit kishte 20.000 infanteristë (3/5 Libian, 2/5 Spanjollë) dhe rreth 6.000 kalorës me përvojë.

Në ditën e ftohtë të 18 Dhjetorit kavaleria e Hanibalit e sulmoi kavalerinë Romake dhe u tërhoq prapë nga ana e vetë e lumit. Kavaleria Romake e ndjeku. Konsulli Sempronius e pa kavalerinë e tij në rrezik dhe i nisi ushtarët ende të lodhur nga gjumi për ti ndihmuar. Hanibali i la ushtarët e tij të lyhen me dhjamë dhe të ndezin zjarre. Vëllaun e tij Magon e stacionojë me 1.000 kalorës Galë dhe një numër të madh infanteristësh në mal të fshehur mirë, në anën e djathtë të tij.

Gjatë kësaj kohe ushtarët Romakë të uritur, të lodhur dhe të lagur e kaluan lumin e ftohtë (shumë ushtarë dhe kuaj gjetën vdekjen). Beteja u zhvillua menjëherë, Barkidi menjëherë i la kavaleristët dhe elefantët ti sulmojnë krahët e ushtrisë Romake. Të gjithë kalorësit Romakë u vranë dhe kalorësit Kartagjenas nisën ti sulmojnë edhe këmbësorët. Këmbësorët e ditën që nëse do të tërhiqeshin në Lumin Trebia ata do të vdisnin, për këtë filluan të luftojnë me vendosmëri më të madhe. Por tash Hanibali i dha vëllaut të tij urdhrin për sulm në krahun e djathtë. Krahët dhe radhat ushtarake Romake me këtë sulm u shpërndanë dhe ushtrinë e kaploi panika. Por ushtarët më të zotë Romak arritën që të qajnë një vrimë në krahun e majtë dhe të ikin. 10.000 ushtarë Romak arritën të ikin në Placentia.

Historianë e antikës përmendin se 20.000 Romakë e gjetën vdekjen atë ditë, shumë prej të cilëve ishin të shtresës së pasur dhe gati të gjithë Kalorësinë. Por edhe Kartagjenasit nuk mbetën pa humbje. Ata nuk humbën vetëm mercenarët Galë, por edhe shumë ushtarë me përvojë, të cilët nuk i qëndruan plagëve apo i vrau të ftohtit. Sëmundjet i vranë gati të gjithë elefantët e luftës përpos njërit; me këtë elefant Hanibali marshoi në Arretium.

Beteja e Cissas

Beteja e Cissas ishte një betejë e mbajtur në Gadishullin Iberik ndërmjet Gnaeus Cornelius Scipio Calvus dhe një udhëheqës Kartagjenas me emrin Hanno. Kartagjenasit u zunë nga ushtria Romake në befasi, sepse Hanibali i kishte thënë Hannos se ushtrisë së Romës do ti nevojitet kohë për tu mobilizuar. Kur e pa Hanno një ushtri prej 22.200 ushtarësh 2.200 prej tyre kavaleristë, ushtrinë e tij prej 11.000 ushtarëve e la të sulmonte në formacion të hapur ushtrinë kryesore Romake. Por infanteria e cila ishte më së shumti e përbërë nga mercenarë kelto-iberik nuk kishin asnjë shpresë kundër legjionarëve Romak. Në anën e Kartagjenasve u vranë 6.000 ushtarë, 2.000 ushtarë (ndër ta edhe Hanno personalisht) u dorëzuan. Të tjerët u munduan të kalonin lumin Ebro. Shumicen prej të ikurve lumi i vrau, vetëm kalorësit pa asnjë humbje arritën të iknin dhe ti tregonin Hanibalit për humbjen. Kjo ishte beteja e parë e fituar nga Romakët në Luftën e Dytë Punike në territor Spanjoll, dhe Scipio Calvus arriti të vendosej në Spanjë.

Beteja në Trazimenë

Kjo betejë u mbajtë në fillim të vitit 217 p.e.s. Detajet e kësaj beteje për deri në kohët e tona i dhanë dy shkrimtaret Romak Titus Livius dhe Polybius.

Rruga ndërmjet Etrurisë

Etruria vendi ndërmjet Arnos dhe Tiberit ishte në atë kohë një bashkëpunëtorë i rëndësishëm i Romës. Ishte edhe një llojë "PufferZone" kundër invasorëve prej veriut.

Gjatë kalimit të Etrurisë Hanibali mbajti politik të butë ndaj të gjithë bashkëpunëtoreve Romak ; me mbërritjen e tij në Arretium e ndërrojë këtë politik. Kartago plaçkitën dhe shkatërruan ara dhe fshatra të tëra. Kjo kishte mundur të jetë një reaksion për t'shuar etjen e ushtarëve për plaçkitje, por edhe mund të ketë qenë politik me vetëdijen e Hanibalit, për t'ia vështirësuar rrugën e furnizimit Romakëve dhe për të provokuar Flaminusin që ta sulmojë. Dhe për habi trupa e udhëhequra nga Konsulli Flaminus filloi të ndiqte Hanibalin, pa e pritur bashkimin me trupën e cila ishte e udhëhequr nga Konsuli Servilius. Drejtimi të cilin e zgjodhi Hanibali la të mendojë Romakët se ai marshonte drejt Romes. Nga plaçkitja dhe shkatërrimi mbeti vetëm qyteti i Cortonas (Kortona) i paprekur. Për Romakët ky mbeti i vetmi stacion furnizimi, mendohet se këtë Hanibali edhe e kishte parashikuar. Me përdorimin intenziv të scoutav Hanibali ishte i informuar shumë mirë për qdo lëvizje të armikut dhe për relievin e tokës para tij. Një breg të mbushur me lisa, i cili e ndante liqeninin e Trazimenes me Tiberin dhe që linte vetëm një kalim të ngushtë për një ushtri, ai e shfrytëzoi për përgatitjen e një sulmi të befasishëm. Ushtria e udhëhequr nga Konsuli Gaius Flaminus bëri një bazë për kalimin e natës në anën veriore të liqenit, pasi që kjo ishte rruga e vetme e mençur pas furnizimit në Korton, por pa u informuar për trupa të armikut me Scout. Gaius Flaminus mendoi se Hanibalin e kishte shumë para tij, të nisur drejt Romës.

Kurtha e Hanibalit

Herët në në mëngjes Romakët filluan marshimin për zërjen e ushtrisë së Hanibalit në drejtim të Tiberit. Si Titus Livius ashtu edhe Polybios thojn se atë ditë zotëronte një mjegull jo e zakont në liqe, kurse komandantëve nuk ishte e mundur që ti mbajnë në sy ushtarët(është e mundur se këtë e kan thanë për të arsyetuar humbjen). E rëndësishmja ishte se kalimi i ngushtë i shtyu që ushtarët Romak të ecnin në rresht;kjo pati si pasojë që ushtria të shpërndahej për një gjatësi të madhe. Në mal jo shum larg nga romakët ishte e vendosur ushtria e Hanibalit, e cila priti deri sa e tërë ushtria romake të hynte në kalimin e ngushtë. Pastaj mbyllën hyrjen dhe daljen e atij kalimi. Nga lartësitë trupat e Hanibalit sulmuan romakët e befasuar. Kjo ndodhi për një kohë në të gjithë vijën e ushtrisë së befasuar romake. Komandantët romakë të cilët sipas Livius dhe Polybios nuk ditën se cpo ndodh në ato momente, urdhrin për përgatitje e dhanë shumë vonë: ushtarët ishin gati për një ditë-marshimi dhe nuk i mbajtë armët në dorë.

Kështu që shumë romakë gjetën vdekjen menjëherë disa minuta pas fillimit të betejës, pa mundësi mbrojtëse ; ushtarë të cilët i shpëtuan sulmit të parë ikën në liqen. Vetëm në pjesën e përparme të kurthës mundi që një trup vëzhgimi prej 6000 ushtarë të ikë. Pasi që nuk nevojitej më në betejë, kavaleria Kartagjenase nën komanden e "Maharbalit" (e cila në fillim ishte e vendosur si bllokim në daljen e kurthës) i ndjeki ata që donin të iknin dhe i zuri. Kur Konsuli Servilius ndëgjojë që Flaminus ishte sulmuar qoi menjëherë komplet kavalerinë e tij prej 4000 ushtarësh për ndihmë. Edhe këta Maharbali i zuri, 2000 i vrau, kurse 2000 të tjerë i muar rob.

Në këtë betejë nga 25.000 ushtarë të konsullit Flaminus 15.000 u vranë ; 6000 u zurën rob, kurse 4000 u shpërndanë gjatë ikjes. Ushtria e Konsulit Servilius humbi pjesën më të fortë të sajën : kavalerinë, kështu që u dobësua ushtria e tij taktikisht shumë.

Beteja në Ager Falernus

Pas Betejës në liqenin e Trazimenës, në Romë popullata dhe udhëheqësit filluan të shqetësoheshin, dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme populli e zgjodhi Quintus Fabius Maximus Verrucosus Diktator. Pas zgjedhjes së tij si diktator ai menjëherë mendoj ti tregoj popullit të tij se mund ta mundte Hanibalin. Në anën tjetër Hanibali pas fitoreve të mëdha kundër Romakëve i'u afrua kryeqytetit shumë në Tiber dhe ishte vendosur në Kampanjë.

Quintus Fabiusi marshoi kah jugu prej Romës me ushtrinë e tij, e cila ishte e përbërë prej 4000 ushtarëve. Nga scoutët e mur vesh se Hanibali me më pak se 1000 ushtarë ishte vendosur te lumi Ager Felnus në Kampanjë. Por sendi më i rëndësishëm që nuk e dinte Quintus Fabiusi ishte se Hanibali me pjesën kryesore të ushtrisë ishte vendosur pak më në lindje për të marr rezerva ushqimi. Kur Romakët në një natë vere n'vitin 217 p.K sulmuan ushtrinë e Hanibalit (duke menduar se ishin më shumë) në lumin Ager Falernus, u alarmua Hanibali i cili ishte në Lindje. Tani Hanibali mundi t'i rrethoj Romakët një anë me ushtri e një anë me lumin. Pas një lufte të shkurtër Romakët ikën dhe Kartagjenasit e fituan betejën. Kjo Betejë nuk i kushtoi shumë jetë Romakëve(diçka mbi 1000 ushtarë), por i demoralizoi tepër Romakët sepse ende nuk ishte fituar asnjë betejë kundër Kartagjenasve.

Beteja e Kanaesë

Beteja e Kanaesë u zhvillua më 2 Gusht 216 p.e.s në Apulia dhe ishte ndër betejat kryesore të Luftës së Dytë Punike. Ushtria e Kartagos nën komandën e Hanibalit, shkatërroi ushtrinë Romake të përbërë prej 16 Legjioneve dhe të udhëhequr nga Lucius Aemilius Paullus dhe Gaius Terrentius Varro. Për shkak të shkathtësive, dhe taktikës gjeniale të Hanibalit, kjo betejë hyri në historinë botërore. Edhe në ditët e sotme vazhdohet të mësohet në Akademitë ushtarake, se si mbështillet një ushtri me shembullin e kësaj beteje. "Të pësosh një Kanae" i bie të pësosh një humbje shkatërruese.

Parahistoria

Në fillim të Luftës së Dytë Punike Hanibali kaloi Alpet dhe mbërriti në Italinë Veriore. Në betejen e Trebias dhe në Betejën e Trazimenës i shkaktoi Romakëve humbje të mëdha. Këtu e tutje Udhëheqës i ushtrisë Romake u emërua Quintus Fabius Maximus Verrucosus. Ky nuk sulmoi ushtrinë e Hanibalit, por e la të kalonte nëpër Italinë e Mesme. Me këtë strategji ai mendonte se ushtria Kartagjenase do të dobësohej. Popullata Romake për këtë e quajti cunctator (pritësi). Në vitin 216 p.e.s. dy konsujve (Lucius Aemilius Paullus dhe Gaius Terrentius Varro) u dha urdhëri që të sulmonin Hanibalin, pasi që i kishte ndërprerë Romakët nga furnizimet e tyre ushqimore në jug.

Rruga e Hanibalit për në Kanae
Rruga e Hanibalit për në Kanae

Taktika e Romakëve u tund'te- ngase dy konsujt ndërrojshin vendet se kush do të bëhej udhëheqës. Kur dulën para Kartagjenasve në Kanae në Apuli i ndante vetëm edhe një përrock e vogël dy ushtritë. Në Ditën e Betejës komandues ishte Varro, i cili ushtrinë romake e çoi buzë lumit në jug. Pasi që ky vendi ishte bregor e çoi në disavantazh kavalerinë.

Romakët kishin 80.000 infanteristë dhe 6.000 kavaleristë në dispozicion të tyre, kurse Hanibali kishte 40.000 infanteristë (40% prej tyre ishin keltë) dhe 10.000 kavaleristë. Formacioni i Romakëve: Romakët vendosën në mes të ushtrisë infanterinë, kurse kavalerinë si krahë të ushtrisë. Edhe pse ishin 40.000 infanteristë më shumë ushtria Romake ishte vetëm sa ushtria e Hanibalit e gjerë, sepse Roamkët i renditën më trash kolonat e ushtarëve. Formacioni i Kartagjenasve: [[Hanibal]i infanteristët më të dobët (Iberët e Keltët) i vendosi në midis, kurse infanteristët e fortë e me përvojë (ushtarët Afrikanë) i vendosi në krahë të ushtrisë pas kavalerisë.

Fazat e Betejës
Fazat e Betejës

Zhvillimi i Betejës

Hanibali e la midisin e formacionit të vet (me formë gjysëm hëne, të kthyer përpara), të përbërë nga shtizambajtësit të tërhiqej pak. Romakët të cilët i'a kishin msy qendrës pastaj u atakuan nga ushtarët Libian, kështu sulmi i Romakëve u ngadalësua dhe më në fund u ndal i gjithi. Prapa shpine Romakët u sulmuan nga kavaleristët Numidian, të cilët më përpara kishin mposhtur kavalerinë romake (tradicionalisht të dobët). Kjo e vendosi drejtimin e betejës përfundimisht, pasi që Romakët ishin të rrethuar nga të gjitha anët. Sipas Polybios diku rreth 50.000 Romakë humbën jetën, edhe Konsulli Lucius Aemilius Paullus ishte njëri ndër ta. 10.000 vetë u zunë robë. Tjera burime thojnë se 70.000 Romakë humbën jetën atë ditë. Shumë pak arritën të largoheshin ndër ta ishte edhe Varro, i cili atë ditë e kishte komandën, gjithashtu edhe Publius Cornelius Scipio Africanus i cili pas 14 vite do ta mposhte Hanibalin në Zama. Kartagjenasit humbën 6.000 ushtarë, 5.000 prej tyre Keltë e Iberë.

Beteja e Baekulas

Beteja e Baekulas u zhvillua në vitin 208 para erës sonë ndërmjet Perandorisë Romake dhe KartagosHanibalit, gjatë Luftës së Dytë Punike

Beteja në Metaurus

Beteja e Ilipas

Beteja e Zamas