Republika Çeke: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1582904 i bërë nga 217.24.253.109 (diskutimet)
→‎top: rregullim i sintaksës
Rreshti 20: Rreshti 20:


Republika Çeke është një vend i zhvilluar me një ekonomi të avancuar, me të ardhura të larta dhe standard të lartë jetese. Republika Çeke gjithashtu renditet si vendi i 10-të më paqësor. Ajo është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, NATO, OECD, OSBE dhe Këshillit të Europës.
Republika Çeke është një vend i zhvilluar me një ekonomi të avancuar, me të ardhura të larta dhe standard të lartë jetese. Republika Çeke gjithashtu renditet si vendi i 10-të më paqësor. Ajo është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, NATO, OECD, OSBE dhe Këshillit të Europës.



== Historia ==
== Historia ==

Versioni i datës 3 maj 2016 14:11

Republika Çeke
Česká republika
Flamuri i Republikës Çeke Stema e Republikës Çeke
Vendndodhja e Republikës Çeke
Vendndodhja e Republikës Çeke
Vendndodhja e Republikës Çeke   (e gjelbër e errët)

–  në Europë   ( e gjelbër & gri e errët)
–  në Bashkimin Europian   (e gjelbër)

Moto Kombëtare "Pravda vítězí" (E vërteta triumfon)
Himni Kombëtar Kde domov můj? (Ku është shtëpia ime)
Kryeqyteti Praga
Gjuha zyrtare Çekisht
Pavarësia 1 janar 1993
Anëtarësimi në OKB 19 janar 1993
Forma e qeverisjes Republikë Parlamentare
President Miloš Zeman
Kryeministër Bohuslav Sobotka
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 116-të
78.866 km²
2
Popullsia (2015)
– totale
– dendësia
Vëndi i 81-të
10.541.466 banorë
134 banorë/km²
PBB (2015)
 PBB për banor
180,789 miliard dollarë
17.171 dollarë
Monedha Koruna çeke (CZK)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Prefiksi telefonik +420
Kodi i internetit .cz
Kodi ISO 3166-1 CZ

Republika Çeke (çekisht: Česká republika) është një vend pa dalje në det në Evropën Qendrore që kufizohet nga Gjermania në perëndim, Austria në jug, Sllovakia në lindje dhe Polonia në verilindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Praga. Republika Çeke përfshin territoret historike të Bohemisë, Moravisë dhe Silezisë Çeke.

Shteti çek u formua në fund të shekullit të 9-të, si Dukata e Bohemisë nën Perandorisë së Madhe Moraviane. Pas rënies së Perandorisë në vitin 907, qendra e pushtetit u transferua nga Moravia në Bohemi nën Přemyslidët. Në vitin 1004, Dukata u njoh zyrtarisht si pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake, duke u bërë Mbretëria e Bohemisë në vitin 1212, dhe duke arritur shtrirjen e saj më të madhe territoriale në shekullin e 14-të. Mbreti i Bohemisë sundonte jo vetëm Boheminë, por edhe zona të tjera, të cilat së bashku formonin të ashtuquajturën Kurorë të Bohemisë, dhe ai kishte një votë në zgjedhjen e Perandorit të Shenjtë Romak. Në luftërat Hussite të shekullit të 15-të yhvilluaraar nga Reformimi Bohemian, mbretëria u përball me embargo ekonomike dhe mundi pesë kryqëzata të shpallura nga udhëheqësit e Kishës Katolike Romake dhe të organizuara kryesisht nga perandori dhe prijësit e Perandorisë së Shenjtë Romake.

Pas Betejës së Mohács në vitin 1526, e gjithë Kurora i Bohemisë u integrua gradualisht në Monarkinë Habsburge së bashku me Arkdukatën e Austrisë dhe Mbretërinë e Hungarisë. Revolta Bohemiane Protestante (e viteve 1618-1620) kundër Habsburgëve katolikë, çoi në Luftën Tridhjetëvjeçare, pas së cilës monarkia konsolidoi sundimin e saj, riimponoi katolicizmin, dhe miratoi një politikë të gjermanizimit gradual. Me shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake në 1806, Mbretëria Bohemiane u bë pjesë e Perandorisë Austriake dhe gjuha çeke provoi ringjalljen e saj si pasojë e nacionalizmit përhapur romantik. Në shekullin e 19-të, tokat çeke u bënë fuqia industriale e monarkisë dhe më pas ishin bërthama e Republikës së Çekosllovakisë, e cila u formua në vitin 1918, pas rënies së Perandorisë Austro-Hungareze, pas Luftës së Parë Botërore.

Çekosllovakia u pushtua nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, dhe u çlirua në vitin 1945 nga forcat sovjetike dhe amerikane. Shumica e banorëve gjermano-folës u dëbuan pas luftës dhe në këtë mënyrë vendi humbi pakicën e tij të madhe dhe karakterin e tij dygjuhësh. Partia Komuniste e Çekosllovakisë fitoi zgjedhjet e vitit 1946. Pas grushtit të shtetit, të vitit 1948 Çekosllovakia u bë një shtet komunist një-partiak nën ndikimin sovjetik. Në vitin 1968, rritja e pakënaqësisë ndaj regjimit arriti kulmin në një lëvizje reformiste të njohur si Pranvera e Pragës, e cila përfundoi në një pushtimin e udhëhequr nga sovjetikët. Çekosllovakia mbeti e pushtuar deri në Revolucionin e Kadifenjtë të vitit 1989, kur regjimi komunist u rrëzua dhe një republikë parlamentare shumëpartiake u formua. Më 1 janar 1993, Çekosllovakia u shpërbë në mënyrë paqësore, që çoi krijimin e dy shteteve të pavarura të Republikës Çeke dhe Sllovakisë.

Republika Çeke është një vend i zhvilluar me një ekonomi të avancuar, me të ardhura të larta dhe standard të lartë jetese. Republika Çeke gjithashtu renditet si vendi i 10-të më paqësor. Ajo është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, NATO, OECD, OSBE dhe Këshillit të Europës.

Historia

Viset e Çekisë, në bazë të të dhënave arkeologjike çeke, kanë qenë të banuara që nga parahistoria. Që në nga Shekulli III, fise kelte kanë migruar në këtë pjesë. Ndër fiset e para kanë qenë Boi (fis keltë) dhe më vonë fisi gjermanë i markomanëve dhe fisi Quadi. Gjatë kohës së dyndjeve të mëdha të fiseve gjermane, nga pjesa qendrore e Evropës janë larguar në anë tjera shumë fise, po ashtu edhe nga viset e Çekisë. Gjatë kohës së këtyre dyndje vëren edhe elementet e para të fiseve sllave të ardhur nga Deti i Zi dhe regjioni i Karpateve. Lëvizje kjo që është vërejtur edhe nga shumë fise tjera sllave që vinin na Siberia dhe Evropa lindore (hunët, avarët, bullgarët, magjarët etj.). Fiset gjermane që jetonin më parë në viset Çeke u shpërngulen në viset jugore, shumica e tyre në Austrinë e sotshme.

Gjatë shekullit VII, murgu françeskan, Samo i ndihmonte sllavët që të luftonin avarët. Nga kjo ndihmë e tij u krijua edhe shteti i parë sllav i njohur në Evropën qendrore. Mbretëria e Moravës ishte vazhdimësia e këtij shteti sllav në shekullin VIII.

Shteti Çek pas disa konflikteve në vitet e vona të shekullit IX u bashkua nga "Přemyslids". Mbretëria e Bohemisë ishte një fuqi vendore, mirëpo konfliktet fetare të ngjashme si ato të shekullit XV dhe të shekullit XVII nuk e linin të ngrihej në një fuqi më të madhe. Kështu bie nën ndikimin e Hasburgëve dhe më vonë bëhet pjesë e Perandorisë së Austro Hungarisë.

Me fillimin e Luftës së Parë Botërore dhe shpërbërjen e Perandorisë Austro-Hungareze, Çekia dhe shteti fqinj i saj Sllovakia krijuan shtetin e tyre të përbashkët, Çekosllovakinë në vitin 1918. Vendi i ri sovran në përbërjen e popullsisë së tij kishte një numër të madh banorësh gjermanë të cilët do të ndihmonin aneksimin nga Gjermania naziste të Çekosllovakisë në vitin 1938 me marrëveshjen e Mynhenit(München). Gjatë kësaj kohe në Çeki u vendos një qeveri që përfaqësonte interesat e gjermanëve, ndërsa Sllovakisë ju dha një autonomi e gjerë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Çekosllovakia e rimëkëmbur bie nën ndikimin sovjetik (BRSS). Për shtypjen e kryengritjes ndaj këtij vendimi të fuqive botërore, marrshojnë pakti i Varshavës në Çekosllovaki. Në vitin 1989 Çekosllovakinë e përfshin "lëvizja paqësore demokratike" dhe më 1 janar 1993 deri ndarja e Çekosllovakisë në dy Republika sovrane, Republika Çeke dhe Sllovakia. Në vitin 1999, Çekia (Republika Çeke) i bashkëngjitet paktit të Atllantikut Verior (NATO) dhe në vitin 2004 anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE).

Qeverisja dhe politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetëror
Vaclav Havel, Presidenti i parë i Republikës Çeke

Republika Çeke është një demokraci përfaqësuese, parlamentare, pluraliste, shumë-partiake, me Kryeministrin si kreu i qeverisë. Parlamenti (Parlament České republiky) është dydhomësh, me Dhomën e Deputetëve (Çekisht: Poslanecká sněmovna) (200 anëtarë) dhe Senati (Çekisht: Senát) (81 anëtarë).

Presidenti i Republikës Çeke zgjidhej nga një sesion i përbashkët i parlamentit për një mandat pesëvjeçar, me jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. Ky sistem ishte praktikuar midis viteve 1993–2012. Që nga viti 2013, zgjedhjet presidenciale janë të drejtpërdrejta. Presidenti është kreu formal i shtetit me kompetenca të kufizuara dhe specifike, ku më të rëndësishmet janë kthimi i projektligjeve në parlament, propozimi i gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese për miratim në Senat dhe shpërndarja e parlamentit në disa rrethana të veçanta dhe të pazakonta. Ai gjithashtu emëron kryeministrin, si dhe anëtarët e tjerë të kabinetit me propozim të kryeministrit. Nga viti 2013 e në vazhdim, presidenti zgjidhet nga populli, jo nga parlamenti. Milosh Zeman ishte presidenti i parë çek i zgjedhur drejtpërdrejt.

Kryeministri është kreu i qeverisë dhe ushtron kompetenca të konsiderueshme, duke përfshirë të drejtën për të vendosur objektivat për politikat e jashtme dhe të brendshme, të mobilizojë shumicën parlamentare dhe zgjedhë ministrat e qeverisë.

Anëtarët e Dhomës së Deputetëve zgjidhen për një mandat katërvjeçar me përfaqësim proporcional, me një prag zgjedhor prej 5%. Ka 14 rrethe votimi, të njëjta me rajonet administrative të vendit. Dhoma e Deputetëve, pasardhësja e Këshillit Kombëtar Çek, ka kompetencat dhe përgjegjësitë e parlamentit federal që nuk egziston të ish-Çekosllovakisë.

Anëtarët e Senatit zgjidhen në zona elektorale një vendëshe me dy-raunde votimi për një mandat gjashtë vjeçar, me një të tretën të zgjedhur çdo vit çift në vjeshtë. Zgjedhjet e para u bënë në vitin 1996, për terma të ndryshme. Senati është i papëlqyeshëm në publik dhe vuan nga pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, në përgjithësi afërsisht 30% në raundin e parë dhe 20% në të dytin.

Sistemi i drejtësisë

Republika Çeke ka një sistem të ligjit civil të bazuar në ligjin gjermanik. Gjyqësori çek ka tre gjykata kryesore, Gjykata Kushtetuese e cila mbron njerëzit kundër shkeljeve të kushtetutës nga legjislativi apo nga qeveria, e përbërë nga 15 gjyqtarë kushtetues, Gjykata e Lartë e Republikës së Çekisë është gjykata e apelit më e lartë për të pothuajse të gjitha rastet ligjore të dëgjuara në Republikën Çeke e përbërë nga 67 gjyqtarë dhe Gjykata e Lartë Administrative, e cila vendos për çështjet e drejtësinë procedurale dhe administrative. Ajo gjithashtu ka juridiksion mbi shumë çështje politike, të tilla si formimi dhe mbyllja e partive politike, kufijtë juridiksionale midis entiteteve qeveritare, si dhe pranueshmërinë e personave që qëndrojnë për poste publike. Këto forma të gjykatës quhen triumvirat.

Njësitë administrative

Republika Çeke ndahet në 14 njësi administrative të llojit rajon (org.:kraje, njëjës – kraj) dhe kryeqytetit (hlavní město) Praga (Praha). Këto njësi administrative ndahen më tej në 77 njësi të nivelit të komunave (org.:okresy, njëjës okres)..

Harta e Republikës Çeke me rajone
Harta e Republikës Çeke me rajone
Harta e Rep. Çeke me rajonet tradicionalë dhe rajonet e sotëm administrativë
Shkronja e Targës Emri i Rajonit
çekisht
Emri i Rajonit
shqip
Qendra
A Praha  Praga -
S Středočeský kraj  Rajoni Bohemian Qendror Pragë
C Jihočeský kraj  Rajoni Bohemian Jugor České Budějovice
P Plzeňský kraj  Rajoni Pilzen Plzeň
K Karlovarský kraj  Rajoni Karlovi Vari Karlovi Vari
U Ústecký kraj  Rajoni Usti mbi Labem Usti mbi Labem
L Liberecký kraj  Rajoni Liberec Liberec
H Královéhradecký kraj  Rajoni Hradec Kralove Hradec Králové
E Pardubický kraj  Rajoni Pardubice Pardubice
M Olomoucký kraj  Rajoni Olomouc Olomouc
T Moravskoslezský kraj  Rajoni Moravian-Silezian Ostrava
B Jihomoravský kraj  Rajoni Moravian Jugor Brno
Z Zlínský kraj  Rajoni Zlin Zlin
J Vysočina  Rajoni Vysocina Jihlava

Gjeografia

Republika Çeke shtrihet kryesisht midis gjerësive gjeografike Veriore 48° dhe 51° (një zonë të vogël ndodhet në veri të 51°), dhe gjatësive gjeografike Lindore 12° dhe 19°. Relievi çek është jashtëzakonisht i larmishme. Bohemia, në perëndim, përbëhet nga një pellg i drenazhuar nga Elba (çekisht: Labe) dhe lumenjtë e Vltavës, e rrethuar nga malet e ulëta kryesisht, të tilla si vargmali Krkonoše i Sudetëve. Pika më e lartë në vend, Sněžka në 1,602 m, ndodhet këtu. Moravia, pjesa lindore e vendit, është gjithashtu mjaft kodrinore. Ajo drenazhohet kryesisht nga lumi Morava, por ajo gjithashtu përmban burimin e lumit Oder (çekisht: Odra).

Parku Kombëtar Podyjí

Lumenjtë që dalin nga Republika Çeke derdhen në tre dete të ndryshme: në Detin e Veriut, Detin Balltik dhe Detin e Zi. Republika Çeke gjithashtu ka nëpërdorim Moldauhafen, një sipërfaqe 30.000m² në mes të portit të Hamburgut, që iu dha Çekosllovakisë me nenin 363 të Traktatit të Versajës, për të lejuar shtetin kontinental në një vend ku mallrat që transportohen nëpërmjet lumit të mund të transferohen në anijet detare. Territori do ti kthehet Gjermanisë në vitin 2028.

Në Republikën Çeke ka katër parqe kombëtare: Parku Kombëtar Krkonoše, Parku Kombëtar Šumava, Parku Kombëtar Podyjí, Zvicra Boheme.

Tre Tokat historike të Republikës Çeke (ish vendet kryesore të tokave të Kurorës Boheme) korrespondojnë pothuajse saktësisht me pellgjet e lumenjve të Elba dhe pellgun Vltava për Boheminë, ai i Moravës për Moravinë, dhe pellgu i lumit Oder për Silezinë Çeke (në aspektin e territorit çek).

Klima

Republika Çeke ka një klimë të butë kontinentale, me verë të ngrohtë dhe dimër të ftohtë, me re dhe me dëborë. Ndryshimi i temperaturës midis verës dhe dimrit është relativisht i lartë, për shkak të pozitës gjeografike pa dalje në det.

Në Republikën Çeke, temperaturat ndryshojnë shumë, në varësi të lartësisë. Në përgjithësi, në lartësi më të mëdha, temperaturat janë më të ulëta dhe reshjet më të shumta. Zonat me më shumë rreshje në Republikën Çeke ndodhet rreth Bili Potokut në malet Jizera dhe rajoni më i thatë është Qarku Louny në veriperëndim të Pragës. Një faktor tjetër i rëndësishëm është shpërndarja e maleve; prandaj, klima është mjaft e ndryshme.

Në majën më të lartë Sněžka (1602 m), temperatura mesatare është -0.4 °C, ndërsa në ultësirat e Rajonit Moravian Jugor, temperatura mesatare është 10 °C. Kryeqyteti i vendit, Praga, ka një temperaturë mesatare të ngjashme, edhe pse kjo është e ndikuar nga faktorë urbanë.

Muaji më i ftohtë është zakonisht janari ndjekur nga shkurti dhe dhjetori. Gjatë këtyre muajve, zakonisht ka borë në male dhe nganjëherë në qytetet e mëdha dhe në ultësira. Gjatë muajit mars, prill dhe maj, temperatura zakonisht rritet me shpejtësi, veçanërisht gjatë muajit prill, kur temperatura dhe moti tenton të ndryshojnë shumë gjatë ditës. Pranvera karakterizohet edhe nga nivele të larta të ujit në lumenj, për shkak të shkrirjes së borës duke shkaktuar përmbytje të rastit.

Kodrinat e Králický Sněžník

Muaji më i ngrohtë i vitit është korriku, i ndjekur nga gushti dhe qershori. Mesatarisht, temperaturat verore janë rreth 20 °C - 30 °C më të larta se gjatë dimrit. Vera karakterizohet edhe nga shiu dhe stuhitë. Krkonoše Parku Kombëtar

Vjeshta në përgjithësi fillon në shtator, i cili është ende relativisht i ngrohtë dhe i thatë. Gjatë muajit tetor, temperaturat zakonisht bien nën 15 °C ose 10 °C dhe pemët gjetherënëse fillojnë të rrëzojnë gjethet e tyre. Në fund të nëntorit, temperaturat zakonisht shkojnë rreth pikës së ngrirjes.

Temperatura më e ulët e matur ndonjëherë ishte në Litvínovice afërt Ceske Budejovice në vitin 1929, -42.2 °C dhe më e larta e matur, ishte 40.4 °C në Dobřichovice në vitin 2012.

Shumica e shirave bie gjatë verës. Reshjet sporadike janë relativisht konstante gjatë gjithë vitit (në Pragë, numri mesatar i ditëve në muaj që kanë të paktën 0.1 mm shi varion nga 12 në shtatori dhe tetor në 16 në nëntor), por reshje e rënda të përqendruara (ditë me më shumë se 10 mm në ditë) janë më të shpeshta në muajt maj-gusht (mesatarisht rreth dy ditë të tilla në muaj).

Ekonomia

Çekia hapat eparë të zhvillimit ekonomik i ka bërë në kohën e shtetit Austro-Hungarisë. Pas Luftës së Dytë Botërore me vendosjen e shtetit socialist fillon një kthesë në zhvillimin ekonomik të vendit. Me nacionalizimin e minierave, industrisë dhe bankave fillon etapa më e rëndësishme ekonomike. Ndryshimet më të mëdha bëhen me reformen agrare , qëllimi i sëcilës ka qenë ndarja e tokave fshatarëve të varfër. Me një ritëm të shpejtuar gjatë kësaj periudhe të pasluftës ka arritur jo vetëm ti mënjanoj pasojat e luftës , por edhe të ketë një strukturë më të favorshme eknomike, përkatësisht të jetë një shtet industrialo-agrar. Me ndarjen e Çekisë nga Sllovakia , në vitin 1992, ekonomia ka ruajtur strukturën industrialo-agrare. Një zhvillim të tillë pa dyshim i kotribuan baza deri diku e mirë energjetike. Burimi më i rëndësishëm i energjisë është qymyrguri. Burimët më të mëdha të qymyrit gjenden në pellgun Ostrava-Karvin, i cili jep afro 80% të prodhimtarisë.

Demografia


Kultura

kultura e qekise esht shum e zhvilluar e ka bujqesin e zhvilluar

Të tjera

Lidhje të jashtme

 Commons: Republika Çeke – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Republika Çeke – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale