Klima: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 35: Rreshti 35:
=== Klima monsunike===
=== Klima monsunike===


=== Brezi i mesëm ( Klima mesatare) ===
=== Brezi i mesëm ( Klima mesatare) ==
mlvgkg]p[pfgh[;

fhgj[g
yjg
jgh[jhlgh'
sssssssssss


===Klima mesdhetare===
===Klima mesdhetare===

Versioni i datës 9 maj 2016 11:56

Klasifikimi i klimes në tërë biootën
Klasifikimi i klimës sipas Këpenit

Klima (nga grq : pjerrtësi, klima) eshtë tërësia e kushteve meteorologjike mesatare dhe dukurive atmosferike gjatë një periudhe kohe të caktuar (javë, muaj, vite, dekada, njëqind ose njemijëvjeçare) në një zonë të caktuar [1].

Klima karakterizohet nga një regjim shumë vjeçar i motit me të cilin nënkuptohen jo vetëm kushtet mbisunduese po edhe ata të mundshmet e motit për një vend të dhënë ose më mirë me thënë në përgjithësi klima përcaktohet si rezultat i të gjithë dukurive meteorologjike që karakterizojnë gjendjen mesatare të atmosferës me një pikë të caktuar të rruzullit tokësor. Klima paraqet një renditje të ligjshme të proceseve atmosferike që krijohen në një vend të dhënë, si rezultat i bashkëveprimit kompleks të rrezatimit diellor, qarkullimit diellor, qarkullimit të atmosferës dhe sipërfaqes aktive shtresore, bashkëveprim i cili përcakton regjimin karakteristik të motit për një vend [2].

Element klimatike merren për bazë gjat përcaktimit të klimës janë: insolacioni, temperature e ajrit, temperatuar e dheut, të reshura, drejtimi dhe shpejtësia e erës, vrenjtësia dhe mbulesa e dëborës, lagështia e ajrit, dhe ndryshojnë nën ndikimin e faktorëve klimatik.

Si faktorë kryesorë të klimës merren : gjersia gjeografike( si faktor astronomik), ndërsa faktorët fiziko-gjeografik janë: relievi, lartësia mbidetare, pozita ndaj deteve e oqeaneve dhe rrymat ajrore e ujore, bimësia , dhe vet njeriu.

Me studimin e klimës merret klimatologjia. Dijetarët grekë ndryshimet klimatke i kan bazuar në faktorët astronomik, gjegjësisht sipas këndit të pjerrtësisë së rrezeve të Diellit që bien në rrafshin horizontal në mesditë dhe zgjatjes së ditës. Në bazë të kritereve astronomic të kushtëzuar nga lëvizjet e Diellit mbi horizont gjat vitit, duke filluar nga ekutori në drejti të poleve dallohen këta breza klimatikë: brezi tropik, brezi i gjerësive të mesme (verior dhe jugor) dhe brezi polar (verior dhe jugor). Brezi i vapës është i përkufizuar në dy anët e ekuatorit me izotermen vjetore prej 20 °C, kurse brezi i mesëm ( verior dhe jugor) shtrihen në mes të izotermave vjetore 2 °C dhe izotermave të muajit më të nxehtë prej 10 °C. Brezi i ftohtë polarë janë të përkufizuar me izotermat e muajve më të nxehtë prej 10 °C.

Tipat klimatik

Në çdo brez të nxehtësisë dallojmë nga disa tipa klimatikë.

Brezi i vapës ( klima e nxehtë)

Klima ekuatoriale

Klima tropikale

Klima subtropike

Bimë Myshqet Likenet Drunjte e meshtenkes Dfunje te dellenjes Drunje te shkurter

Kafshe Lepuri i bardhe Lemingu Dreri i eger Dhelpra Shqarthin

Klima monsunike

= Brezi i mesëm ( Klima mesatare)

Klima mesdhetare

Klima mesdhetare është tipike për viset përreth Detit Mesdhe , por ajo mund të haset edhe në jugun e Afrikës , në pjesën qëndrore të Kilit dhe në Kaliforni.Ky lloj i klimës karakterizohet me atë që shirat më shumë bien në vjeshtë dhe në dimër , ndërsa pranvera dhe vera janë më të thata. Reshjet luhaten midis 400 dhe 700mm në vit. Dimrat janë të butë , ndërsa verërat janë të nxehta. Bimësinë e zakonshme e përbëjnë shkurret dhe pyjet përherë të gjelbra. Brenda këtij lloji klimatik ekzistojnë ndryshime , të cilat bëjnë që klima në bregun verior të Mesdheut të jetë më e freskët dhe më e lagësht sesa në atë të jugut , i cili është nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të Saharës. Përtej bregut , në brendësi kjo klimë merr vetitë kontinentale dhe bëhet më e ftohtë.[3]

Klima oqeanike dhe bregdetare

Karakteristikë themelore e klimës oqeanike është ndikimi që kanë Erërat Perëndimore në rajonet ku mbizotëron kjo klimë . Ndryshimet e temperaturës ditore dhe vjetore janë të vogla dhe kjo bën që dimrat të jenë të butë dhe verërat e freskëta. Mesatarja e reshjeve lëviz midis 600 deri 700mm në vit , ndonëse në pjesët ku ka vargmale kjo sasi mund të tejkalojë 2000mm . Kjo klimë mund të haset në pjesët bregdetare të Evropës Perëndimore , ku rryma e Golfit zbut ndikimet e gjerësisë , pastaj haset në Amerikën Veriore , Kil , Tasmsani dhe në Zelandën e Re.[4]

Klima kontnentale

Klima kontinentale ndahet në : Klimë të butë kontinentale dhe Klimë të thatë kontinentale

Klima e butë kontinentale është largimi nga deti që lëkundjet e temperaturës të jenë më të shprehura gjatë gjithë ditës dhe në mes të stinëve të vitit. Gjithashtu , edhe erërat që vijnë humbin një pjesë të lagështisë së tyre dhe shkaktojnë pak reshje , rreth 400–500 mm në vit të shpërndara në mënyrë të barabartë gjatë gjithë maujve. Verërat janë të shkurtëra dhe të nxehta dhe dimrat janë të gjatë e të ftohtë. Ky lloj i klimës haset vetëm në hemisferën veriore ngase në këta gjerësi të hemisferës jugore nuk ka masa kontinentale të mjaftueshme. Ajo haset në brendësinë e Amerikës Veriore dhe në EuroAzi. Bimësia tipike është ajo e prerieve dhe stepave me bimësi të rrallë të drurëve. Klima e thatë kontinentale e hasim në viset që i njohim si shkretëtira , karakteristikë kryesore e të cilave është thatësia e skajshme , ngase shirat janë të rralla , madje ato nuk bien edhe disa vite me rradhë. Gjatë ditës temperaturat janë shumë të larta , se mungesa e bimëve e bën që toka të ngrohët dhe të ftohet shumë shpejt. Shkretëtirat mund të jenë të nxehta si ajo e Saharës ose të ftohta si ato të Azisë Qëndrore. Megjithatë , shumica e shkretëtirave kanë zona të vogla me bimë , veçanërisht në vendet ku del uji nëntokësor , tl cilat formojnë Oaza-t. Njëra nga shkretëtirat e nxehta është Lugina e Vdekjes në Kaliforni , SHBA , ndërsa shkretëtira më e thatë është Atakama në Kil.[5]

Klima- tipet, vecurit e klimes.

Klima ne toke ndryshon me rritjen e gjeresis gjeografike dhe lartesis mbi detare. Ne vendin tone dallojn keto tipe klimatike : Klima kontinentale me teper eshte e perfaqsuar ne vojvodin, verat jane te nxehta dhe te thata , dimrat e ftoht dhe me bore.

Klima e mesme kontinentale eshte e perfaqsuar ne vendet me lartesi 600e 800metra, verat e nxehta te thata,dimrat e ftoht, veshje ka me shum ne stinet kalimtare.

Klima malore eshte e perfaqsuar ne vendet me lartesi mbi 800 metra, verat me te shkurta dhe te freskta , dimrat me te gjat dhe te ftoht, bora qendron me shum se 150 dit ne vit.

Klima krahinore eshte e perfaqsuar ne rajonet e ulta malore te cilatjane te mbrojtura nga ererat per shembull: Fushen e Siriniqit, Luginen e Limit, Rrafshi dugagjinit.

Ndotja e ajrit : 1 Ndotja Fizike (vullkaneve, pluhurit kozmik, pluhurit Polenit). 2Ndotja Kimike (fabrikat, komunikacioni, djegja mbeturinave) 3Ndotja Radio-aktive (centralet berthamore, armet berthamore).

Breza polarë ( Klima e ftohët)

Tipi subpolar

Klima polare

Karakterizohet me era te ftohta e te forta me pak reshje ne forme te bores.

Klima malore

Karakterizohet me dimra të gjatë e të ashpër , dhe me vera të shkurta e të freskëta.

Shih edhe këtë

СLidhje të jashtmeе


Burimi i të dhënave

  1. ^ Zamir Libohova ne alba shkence
  2. ^ LIGJI PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE Në amëzën assembly-kosova.org
  3. ^ Atlas themelor i gjeografisë fizike , botimet shkollore Albas Tiranë-Tetovë-Prishtinë viti 2006 , ISBN : 9989-108-37-4, faqe53
  4. ^ Atlas themelor i gjeografisë fizike , ISBN 9989-108-37-4 , emri origjinal Atlas basico de geografia fisica
  5. ^ Atlas themelor i gjeografisë fizike , botimet shkollore Albas Tiranë-Tetovë-Prishtinë viti 2006 , ISBN : 9989-108-37-4, faqe 53-54