Ymer Dishnica: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Transferoi 1 lidhje ndërwiki, të cilat tashmë janë në dispozicion tek Wikidata në artikullin d:q10977689
v →‎top: clean up using AWB
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Infobox person
{{Person Biografi
| Emri = Ymer Dishnica
| emri = Ymer Dishnica
| Fotografia = Ymer Dishnica.jpg
| foto = Ymer Dishnica.jpg
| Datëlindja = [[21 shkurt]] [[1912]]
| datëlindja = [[21 shkurt]] [[1912]]
| Vendlindja = [[Dishnicë]], [[Korçë]]
| vendlindja = [[Dishnicë]], [[Korçë]]
| Datëvdekja =
| data e vdekjes =
| Vendvdekja =
| vendvdekja =
| Kombësia = Shqiptar
| kombësia = Shqiptar
| Feja =
| feja =
| Profesioni = Mjek
| profesioni = Mjek
| Bashkëshortja =
| bashkëshortja =
| Bashkëshorti =
| bashkëshorti =
| Fëmijët =
| fëmijë =
}}
}}



Versioni i datës 30 maj 2016 10:08

Ymer Dishnica


Ymer Dishnica u lind në fshatin Dishnicë më 21 shkurt 1912, 4km afër qytetit të Korçës. Bir i denjë i një familje me tradita të shquara atdhetare e cila i ka dhënë Shqipërisë pesë dëshmorë, përfshi edhe një vëlla të doktor Y. Dishnicës. Ai është një nga veprimtarët më të shquar antifashistë të Shqipërisë. Ministri i Shëndetësisë i qeverisë të parë demokratike shqiptare. Antar i KQ i PKSh, antar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacional Çlirimtar. Arsimin fillor e nisi në vendlindje dhe përfundoi në Korçë, ndërsa arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera e përfundoi në Liceun kombëtar francez të këtij qyteti (1932). Pas kësaj Ymer Dishnica u nis për në Francë ku do të studionte pë tetë vjet në Universitetin e Lionit dhe më pas atë të Parisit për mjekësi (1932-1941), duke u lauruar e specializuar për patologji. Më 2 gusht 1943 Ymer Dishnica në krye të delegacionit të Partisë Komuniste të Shqipërisë nënshkroi Marrëveshjen e Mukjes me Ballin Kombëtar në fshatin shqiptar të Mukjes për të bashkërenduar rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike. Në vitin 1947, Ymer Dishnica, shkarkohet nga detyra e ministrit të Shëndetësisë dhe përjashtohet nga Partia Komuniste dhe filloi punën si mjek i thjeshtë në spitalin e Tiranës. Më 2 janar 1950, me vendim të posaçëm dëbohet familjarisht nga Tirana për në Berat ku punoi mjek në spital dhe në ambulancën e qytetit.