Teqja e Vushtrrisë: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Liridon (diskuto | kontribute) v Liridon zhvendosi faqen Tyrbja e qytetit në Vushtrri tek Tyrbja e qytetit (Vushtrri) |
Liridon (diskuto | kontribute) v removed Category:Trashëgimia Kulturore e Kosovës; added Category:Trashëgimi kulturore në Kosovë using HotCat |
||
Rreshti 8: | Rreshti 8: | ||
==Referenca== |
==Referenca== |
||
[[Kategoria: |
[[Kategoria:Trashëgimi kulturore në Kosovë]] |
||
[[Kategoria:Vushtrri]] |
[[Kategoria:Vushtrri]] |
||
[[Kategoria:Tyrbe në Kosovë]] |
[[Kategoria:Tyrbe në Kosovë]] |
Versioni i datës 5 korrik 2016 18:36
Tyrbja e qytetit në Vushtrri është një monument i trashëgimisë kulturore në qytetin e Vushtrrisë.[1]
Historiku
Në Vushtrri këtë objekt kulti e quajnë “teqe”, e cila gjindet në parkun e qytetit, afër shkollave të mesme. Arkitektura e saj është në formë të tetë-këndshit, brenda së cilës gjinden gjashtë varre, të cilët konsiderohen të jenë varret e shehlerëve, por ka edhe mendime se këto varreza janë të njerëzve që kanë pasur grada të larta ushtarake në kohën e Perandorisë Osmane. Sidoqoftë, ky është një objekt fetar. Rreth tyrbës është krijuar një kult, ku ndizen qirinjtë dhe gjuhen të holla të metalta brenda saj. Ka njerëz që shkojnë e kërkojnë fat, ndezin qirinj në netët e mëdha, etj.
Rreth teqes kishte varre shqiptare Islame deri te fusha e sportit. Këto varre, pas Luftës së dytë Botërore pushteti serb i ka rrafshuar dhe kanë punuar park (që është edhe sot i njejti destinim). Varre kishte deri vonë edhe në anën perëndimore të Kalasë së Vushtrrisë, të cilat pushteti serb i ka shkatërruar, me siguri për të humbur gjurmët e kulturës materiales shqiptare. Sipas disa të dhënave gojore, të dëgjuara nga një roje i teqës i cili quhej Ajet Havarda, teqja është ndërtuar diku para 200 viteve dhe ka qenë e rrethuar rreth e përqark me varre, të cilat në vitet e 50-ta të shekullit XX janë rrënuar dhe mbi to është punuar parku i qytetit.[2]
Referenca
- ^ Grup autorësh:Vushtrria-Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal, Vushtrri, 2003, fq. 481
- ^ Teqja e qytetit në Vushtrri 4.07.2016.