Parajsa: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 65: Rreshti 65:
* {{en}} [http://www.etymonline.com/index.php?search=paradise&searchmode=none ''Etimologjia në linjë'']
* {{en}} [http://www.etymonline.com/index.php?search=paradise&searchmode=none ''Etimologjia në linjë'']
* {{en}} [http://www.balashon.com/2007/12/pardes-and-paradise.html ''Balashon: Diktuesi i gjuhëd hebraike.'']
* {{en}} [http://www.balashon.com/2007/12/pardes-and-paradise.html ''Balashon: Diktuesi i gjuhëd hebraike.'']
* {{en}} [http://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/1101989252'']
* {{en}} [http://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/1101989252''BIBLIOTEKA ONLINE:'']
[[Kategoria:Feja]]
[[Kategoria:Feja]]
[[Kategoria:Feja]]
[[Kategoria:Feja]]

Versioni i datës 19 korrik 2016 12:21

Gjendeni tek artikulli Parajsa. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Parajsa nga Jan Brygel.

Parajsa është një fjalë që e ka prejardhjen nga sanskritja paradesha ose "vend i lartë" dhe më vonë u përshtat në perëndim në pairidaeza (persisht) që përbëhet nga pairi (përreth) dhe diz (krijoj), "paràdhisos" (greqisht), "pardes" (hebraisht), "partez" (armenisht) (kopësht) dhe "paradisus" (latinisht), italisht Paradiso nga e cila vjen edhe ne shqip fjala parajsë ose parriz. Në tekstet fetare zakonisht lidhet me jetën e amshuar të lumtur të të vdekurve që shijojnë shikimin dhe praninë e fytyrës së Zotit.

Burime si Ksenofoni e përdornin këtë emërtim për të treguar kopshtin e famshëm "parajsë". Tre prejardhjet kryesore të emërtimit perëndimor (hebraisht pardès, persisht pairidaēza dhe greqisht paràdhisos), përmbajnë idenë themelore të një parku ose kopshti.

Sot emërtimi "parajsë" nënkupton "qiellin" ose vendin e fundit e të lumtur, dhe rrjedh nga domethënia e fjalës greke paràdhisos të përdorur në Bibël për të treguar kopshtin e edenit.

Parajsa në Bibël: Edeni dhe Jeruzalemi i Ri

Adami dhe Eva dëbohen nga parajsa

Siguria e jetës së amshuar e të lumtur shfaqet vetëm kah fundi i Besëlidhjes së Vjetër. Më parë mendohej që të vdekurit zbritnin në "mbretërinë e të vdekurve" ose sheol, "vendi i hijeve", pa kënaqësi.

librin e makabejve, dhe libra të dytë kanonike të pa përfshirë në kanonin hebraik shprehet siguria e ringjalljes së të vdekurve dhe jetën e amshuar. Jezusi e ka paraqitur shumë qartë këtë mësim në krahasime të ndryshme e fjalime:

  • gjykimin botëror (Mateu 25,31-46)
  • Tek "vjedhësi i mirë" (shprehje e përkthyer më mirë si "keqbërësi i penduar" në kryq) Jezusi i premton parajsën duke përdorur këto fjalë: Me të vërtetë po të them, sot do të jesh me mua në parriz (Luka 23,39-43).
Dita e gjykimit, nga Mikelangjelo.

Emërtimi shfaqet edhe tek 2Kor 12,4. Apostoli Pal pohon të ketë qënë i rrëmbyer në parajsë e të ketë dëgjuar fjalë të pathënëshme që nuk i lejohet askujt të thuhen.

Zbulesa 2,7 e përdor fjalën në lidhje me Edenin që e quan Parajsë. Fitimtarit do t´i jap për të ngrënë nga pema e jetës, që është në parajsën e Perëndisë.

  • Edeni - vendi i parë i banuar nga njerëzit. I shtrirë në Lindje. (Ngjarjet 2:8). Njerëzit që banonin në Eden ishin të pavdekshëm dhe të përkryer. Në këtë shikim Parajsa është e ngjashme me Amshimin e Artë. Të shtyrë në tundim nga gjarpëri, ata hëngrën nga fruti i pemës së dijes, si përfundim ata u dënuan me vdekje dhe vuajtje. Zoti e mbylli parajsën për njerëzit, duke vënë një engjëlli kerubim me një shpatë të flaktë në hyrjen e saj (Ngjarjet 3:24).
  • Jeruzalemi i Ri - banesa e të drejteve të ribashkuar me Perëndinë pas Fundit të Botës. Gjoni e përshkruan atë në pamjen e një katërkëndëshi të madh (<<gjatësia e gjerësia dhe lartësia e tij janë të njëjta>> Zbulesa 21:16), që ngrihej në qiell. Gjerësia e brinjës së katërkëndëshit është 300km (12000 stade). Trashësia e mbulesës 72 metra (144 kubite). Katërkëndëshi do të ketë 12 porta, nga 3 porta nga çdo anë. Brenda katërkëndëshit do të ketë rrugë, dhe nga froni rrjedh uji i gjallë, që ushqen pemën e jetës.

Përfytyrimi i parajsës nga Dantja

Gustav Dor: Dantja dhe Beatriçja në rrethin e fundit të parajsës
  • Qielli i parë (Hëna) - banorë me detyrë ruajtëse
  • Qielli i dytë (Mërkuri) - banorë reformues dhe vuajtës padrejtësisht.
  • Qielli i tretë (Afërdita) - banorë të dashuruar.
  • Qielli i katërt (Dielli) - banorë të mençur e me dituri të medha (Tomas Akuini).
  • Qielli i pestë (Marsi) - luftëtarë të së vërtetës (Juda Makabea).
  • Qielli i gjashtë (Jupiteri) - banorë sundimtarë të drejtësisë.
  • Qielli i shtatë (Saturni) - banorë teologë dhe murgj.
  • Qilelli i tetë - (lëmshi i yllit) - banorë ngadhënjyes (Krishti, Zoja, Sh.Pjetri, Sh.Gjoni, Adami)
  • Qielli i nëntë - (Krijuesi) Perëndia, engjëjt
  • Qielli i dhjetë (Empirikët) - Lumi i Dritës dhe Trëndafili i Zjarrtë - banorë hyjnorë (Perëndia, Zoja, Moisiu, etj.) .

Parajsa në Islam

  • Islami parajsën (të njohur si xhenet), vetitë, jetën dhe të mirat në të i përshkruan duke u bazuar në argumentet [Kur'ani|Kur'anore]] si dhe dëshmitë e Muhammedit, të dërguarit të fundit në Islam.

Parajsa sipas argumenteve islame është një vend ku rrjedhin lumenj e rriten të gjitha bimët e mundëshme (Kurani 98:8). Në veçanti përmenden katër lumenj: uji, qumështi, vera dhe mjalti (Kurani 47:15).

Vetitë e mrekullueshme të parajsës në Islam janë prania e hyrijeve - vashave syzeza të bukura të virgjëra e të paprekura nga xhinët apo njerëzit (Kurani 55:55-76).

Njerëzve të drejtë që do të jenë banorë të parajsës u shërbejnë djelmosha të veshur në të gjelbërt me zbukurime të argjendëta (Kurani 76:19-21; 56:17).

Sipas argumenteve Islame parajsa është një vend i ndarë ku njerëzit do të ndahen sipas përkushtimit dhe devotshmërisë në nivele të ndryshme të parajsës.

Parajsa në judaizëm

Parajsa sipas Dëshmitarëve të Jehovait

http://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/1101989252

Parajsa sipas mormonëve

Shiko edhe

Lidhje të jashtme