Parajsa: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Rreshti 65: | Rreshti 65: | ||
* {{en}} [http://www.etymonline.com/index.php?search=paradise&searchmode=none ''Etimologjia në linjë''] |
* {{en}} [http://www.etymonline.com/index.php?search=paradise&searchmode=none ''Etimologjia në linjë''] |
||
* {{en}} [http://www.balashon.com/2007/12/pardes-and-paradise.html ''Balashon: Diktuesi i gjuhëd hebraike.''] |
* {{en}} [http://www.balashon.com/2007/12/pardes-and-paradise.html ''Balashon: Diktuesi i gjuhëd hebraike.''] |
||
* {{ |
* {{sq}} [http://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/1101989252''BIBLIOTEKA ONLINE:''] |
||
[[Kategoria:Feja]] |
[[Kategoria:Feja]] |
||
[[Kategoria:Feja]] |
[[Kategoria:Feja]] |
Versioni i datës 19 korrik 2016 12:22
Parajsa është një fjalë që e ka prejardhjen nga sanskritja paradesha ose "vend i lartë" dhe më vonë u përshtat në perëndim në pairidaeza (persisht) që përbëhet nga pairi (përreth) dhe diz (krijoj), "paràdhisos" (greqisht), "pardes" (hebraisht), "partez" (armenisht) (kopësht) dhe "paradisus" (latinisht), italisht Paradiso nga e cila vjen edhe ne shqip fjala parajsë ose parriz. Në tekstet fetare zakonisht lidhet me jetën e amshuar të lumtur të të vdekurve që shijojnë shikimin dhe praninë e fytyrës së Zotit.
Burime si Ksenofoni e përdornin këtë emërtim për të treguar kopshtin e famshëm "parajsë". Tre prejardhjet kryesore të emërtimit perëndimor (hebraisht pardès, persisht pairidaēza dhe greqisht paràdhisos), përmbajnë idenë themelore të një parku ose kopshti.
Sot emërtimi "parajsë" nënkupton "qiellin" ose vendin e fundit e të lumtur, dhe rrjedh nga domethënia e fjalës greke paràdhisos të përdorur në Bibël për të treguar kopshtin e edenit.
Parajsa në Bibël: Edeni dhe Jeruzalemi i Ri
Siguria e jetës së amshuar e të lumtur shfaqet vetëm kah fundi i Besëlidhjes së Vjetër. Më parë mendohej që të vdekurit zbritnin në "mbretërinë e të vdekurve" ose sheol, "vendi i hijeve", pa kënaqësi.
Në librin e makabejve, dhe libra të dytë kanonike të pa përfshirë në kanonin hebraik shprehet siguria e ringjalljes së të vdekurve dhe jetën e amshuar. Jezusi e ka paraqitur shumë qartë këtë mësim në krahasime të ndryshme e fjalime:
- Në gjykimin botëror (Mateu 25,31-46)
- Tek "vjedhësi i mirë" (shprehje e përkthyer më mirë si "keqbërësi i penduar" në kryq) Jezusi i premton parajsën duke përdorur këto fjalë: Me të vërtetë po të them, sot do të jesh me mua në parriz (Luka 23,39-43).
Emërtimi shfaqet edhe tek 2Kor 12,4. Apostoli Pal pohon të ketë qënë i rrëmbyer në parajsë e të ketë dëgjuar fjalë të pathënëshme që nuk i lejohet askujt të thuhen.
Zbulesa 2,7 e përdor fjalën në lidhje me Edenin që e quan Parajsë. Fitimtarit do t´i jap për të ngrënë nga pema e jetës, që është në parajsën e Perëndisë.
- Edeni - vendi i parë i banuar nga njerëzit. I shtrirë në Lindje. (Ngjarjet 2:8). Njerëzit që banonin në Eden ishin të pavdekshëm dhe të përkryer. Në këtë shikim Parajsa është e ngjashme me Amshimin e Artë. Të shtyrë në tundim nga gjarpëri, ata hëngrën nga fruti i pemës së dijes, si përfundim ata u dënuan me vdekje dhe vuajtje. Zoti e mbylli parajsën për njerëzit, duke vënë një engjëlli kerubim me një shpatë të flaktë në hyrjen e saj (Ngjarjet 3:24).
- Jeruzalemi i Ri - banesa e të drejteve të ribashkuar me Perëndinë pas Fundit të Botës. Gjoni e përshkruan atë në pamjen e një katërkëndëshi të madh (<<gjatësia e gjerësia dhe lartësia e tij janë të njëjta>> Zbulesa 21:16), që ngrihej në qiell. Gjerësia e brinjës së katërkëndëshit është 300km (12000 stade). Trashësia e mbulesës 72 metra (144 kubite). Katërkëndëshi do të ketë 12 porta, nga 3 porta nga çdo anë. Brenda katërkëndëshit do të ketë rrugë, dhe nga froni rrjedh uji i gjallë, që ushqen pemën e jetës.
Përfytyrimi i parajsës nga Dantja
- Qielli i parë (Hëna) - banorë me detyrë ruajtëse
- Qielli i dytë (Mërkuri) - banorë reformues dhe vuajtës padrejtësisht.
- Qielli i tretë (Afërdita) - banorë të dashuruar.
- Qielli i katërt (Dielli) - banorë të mençur e me dituri të medha (Tomas Akuini).
- Qielli i pestë (Marsi) - luftëtarë të së vërtetës (Juda Makabea).
- Qielli i gjashtë (Jupiteri) - banorë sundimtarë të drejtësisë.
- Qielli i shtatë (Saturni) - banorë teologë dhe murgj.
- Qilelli i tetë - (lëmshi i yllit) - banorë ngadhënjyes (Krishti, Zoja, Sh.Pjetri, Sh.Gjoni, Adami)
- Qielli i nëntë - (Krijuesi) Perëndia, engjëjt
- Qielli i dhjetë (Empirikët) - Lumi i Dritës dhe Trëndafili i Zjarrtë - banorë hyjnorë (Perëndia, Zoja, Moisiu, etj.) .
Parajsa në Islam
- Artikulli kryesor: Xheneti
- Islami parajsën (të njohur si xhenet), vetitë, jetën dhe të mirat në të i përshkruan duke u bazuar në argumentet [Kur'ani|Kur'anore]] si dhe dëshmitë e Muhammedit, të dërguarit të fundit në Islam.
Parajsa sipas argumenteve islame është një vend ku rrjedhin lumenj e rriten të gjitha bimët e mundëshme (Kurani 98:8). Në veçanti përmenden katër lumenj: uji, qumështi, vera dhe mjalti (Kurani 47:15).
Vetitë e mrekullueshme të parajsës në Islam janë prania e hyrijeve - vashave syzeza të bukura të virgjëra e të paprekura nga xhinët apo njerëzit (Kurani 55:55-76).
Njerëzve të drejtë që do të jenë banorë të parajsës u shërbejnë djelmosha të veshur në të gjelbërt me zbukurime të argjendëta (Kurani 76:19-21; 56:17).
Sipas argumenteve Islame parajsa është një vend i ndarë ku njerëzit do të ndahen sipas përkushtimit dhe devotshmërisë në nivele të ndryshme të parajsës.
Parajsa në judaizëm
Parajsa sipas Dëshmitarëve të Jehovait
http://wol.jw.org/sq/wol/d/r41/lp-al/1101989252
Parajsa sipas mormonëve
Shiko edhe
Lidhje të jashtme
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Etimologjia në linjë
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Balashon: Diktuesi i gjuhëd hebraike.
- [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) BIBLIOTEKA ONLINE: