Republika Çeke: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 11: Rreshti 11:
|PBB: PËR BANOR = 17.171
|PBB: PËR BANOR = 17.171
}}
}}
'''Republika Çeke''' (çekisht: ''Česká republika'') është një vend pa dalje në det në Evropën Qendrore që kufizohet nga [[Gjermania]] në perëndim, [[Austria]] në jug, [[Sllovakia]] në lindje dhe [[Polonia]] në verilindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është [[Praga]]. Republika Çeke përfshin territoret historike të Bohemisë, Moravisë dhe Silezisë Çeke.
'''Çekia''' (çekisht: ''Česko'') ose zyrtar '''Republika Çeke''' (çekisht: ''Česká republika'') është një vend pa dalje në det në Evropën Qendrore që kufizohet nga [[Gjermania]] në perëndim, [[Austria]] në jug, [[Sllovakia]] në lindje dhe [[Polonia]] në verilindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është [[Praga]]. Republika Çeke përfshin territoret historike të Bohemisë, Moravisë dhe Silezisë Çeke.


Shteti çek u formua në fund të shekullit të 9-të, si Dukata e Bohemisë nën Perandorisë së Madhe Moraviane. Pas rënies së Perandorisë në vitin 907, qendra e pushtetit u transferua nga Moravia në Bohemi nën Přemyslidët. Në vitin 1004, Dukata u njoh zyrtarisht si pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake, duke u bërë Mbretëria e Bohemisë në vitin 1212, dhe duke arritur shtrirjen e saj më të madhe territoriale në shekullin e 14-të. Mbreti i Bohemisë sundonte jo vetëm Boheminë, por edhe zona të tjera, të cilat së bashku formonin të ashtuquajturën Kurorë të Bohemisë, dhe ai kishte një votë në zgjedhjen e Perandorit të Shenjtë Romak. Në luftërat Hussite të shekullit të 15-të yhvilluaraar nga Reformimi Bohemian, mbretëria u përball me embargo ekonomike dhe mundi pesë kryqëzata të shpallura nga udhëheqësit e Kishës Katolike Romake dhe të organizuara kryesisht nga perandori dhe prijësit e Perandorisë së Shenjtë Romake.
Shteti çek u formua në fund të shekullit të 9-të, si Dukata e Bohemisë nën Perandorisë së Madhe Moraviane. Pas rënies së Perandorisë në vitin 907, qendra e pushtetit u transferua nga Moravia në Bohemi nën Přemyslidët. Në vitin 1004, Dukata u njoh zyrtarisht si pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake, duke u bërë Mbretëria e Bohemisë në vitin 1212, dhe duke arritur shtrirjen e saj më të madhe territoriale në shekullin e 14-të. Mbreti i Bohemisë sundonte jo vetëm Boheminë, por edhe zona të tjera, të cilat së bashku formonin të ashtuquajturën Kurorë të Bohemisë, dhe ai kishte një votë në zgjedhjen e Perandorit të Shenjtë Romak. Në luftërat Hussite të shekullit të 15-të yhvilluaraar nga Reformimi Bohemian, mbretëria u përball me embargo ekonomike dhe mundi pesë kryqëzata të shpallura nga udhëheqësit e Kishës Katolike Romake dhe të organizuara kryesisht nga perandori dhe prijësit e Perandorisë së Shenjtë Romake.

Versioni i datës 26 korrik 2016 17:08

Republika Çeke
Česká republika
Flamuri i Republikës Çeke Stema e Republikës Çeke
Vendndodhja e Republikës Çeke
Vendndodhja e Republikës Çeke
Vendndodhja e Republikës Çeke   (e gjelbër e errët)

–  në Europë   ( e gjelbër & gri e errët)
–  në Bashkimin Europian   (e gjelbër)

Moto Kombëtare "Pravda vítězí" (E vërteta triumfon)
Himni Kombëtar Kde domov můj? (Ku është shtëpia ime)
Kryeqyteti Praga
Gjuha zyrtare Çekisht
Pavarësia 1 janar 1993
Anëtarësimi në OKB 19 janar 1993
Forma e qeverisjes Republikë Parlamentare
President Miloš Zeman
Kryeministër Bohuslav Sobotka
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 116-të
78.866 km²
2
Popullsia (2015)
– totale
– dendësia
Vëndi i 81-të
10.541.466 banorë
134 banorë/km²
PBB (2015)
 PBB për banor
180,789 miliard dollarë
17.171 dollarë
Monedha Koruna çeke (CZK)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Prefiksi telefonik +420
Kodi i internetit .cz
Kodi ISO 3166-1 CZ

Çekia (çekisht: Česko) ose zyrtar Republika Çeke (çekisht: Česká republika) është një vend pa dalje në det në Evropën Qendrore që kufizohet nga Gjermania në perëndim, Austria në jug, Sllovakia në lindje dhe Polonia në verilindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Praga. Republika Çeke përfshin territoret historike të Bohemisë, Moravisë dhe Silezisë Çeke.

Shteti çek u formua në fund të shekullit të 9-të, si Dukata e Bohemisë nën Perandorisë së Madhe Moraviane. Pas rënies së Perandorisë në vitin 907, qendra e pushtetit u transferua nga Moravia në Bohemi nën Přemyslidët. Në vitin 1004, Dukata u njoh zyrtarisht si pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake, duke u bërë Mbretëria e Bohemisë në vitin 1212, dhe duke arritur shtrirjen e saj më të madhe territoriale në shekullin e 14-të. Mbreti i Bohemisë sundonte jo vetëm Boheminë, por edhe zona të tjera, të cilat së bashku formonin të ashtuquajturën Kurorë të Bohemisë, dhe ai kishte një votë në zgjedhjen e Perandorit të Shenjtë Romak. Në luftërat Hussite të shekullit të 15-të yhvilluaraar nga Reformimi Bohemian, mbretëria u përball me embargo ekonomike dhe mundi pesë kryqëzata të shpallura nga udhëheqësit e Kishës Katolike Romake dhe të organizuara kryesisht nga perandori dhe prijësit e Perandorisë së Shenjtë Romake.

Pas Betejës së Mohács në vitin 1526, e gjithë Kurora i Bohemisë u integrua gradualisht në Monarkinë Habsburge së bashku me Arkdukatën e Austrisë dhe Mbretërinë e Hungarisë. Revolta Bohemiane Protestante (e viteve 1618-1620) kundër Habsburgëve katolikë, çoi në Luftën Tridhjetëvjeçare, pas së cilës monarkia konsolidoi sundimin e saj, riimponoi katolicizmin, dhe miratoi një politikë të gjermanizimit gradual. Me shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake në 1806, Mbretëria Bohemiane u bë pjesë e Perandorisë Austriake dhe gjuha çeke provoi ringjalljen e saj si pasojë e nacionalizmit përhapur romantik. Në shekullin e 19-të, tokat çeke u bënë fuqia industriale e monarkisë dhe më pas ishin bërthama e Republikës së Çekosllovakisë, e cila u formua në vitin 1918, pas rënies së Perandorisë Austro-Hungareze, pas Luftës së Parë Botërore.

Çekosllovakia u pushtua nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, dhe u çlirua në vitin 1945 nga forcat sovjetike dhe amerikane. Shumica e banorëve gjermano-folës u dëbuan pas luftës dhe në këtë mënyrë vendi humbi pakicën e tij të madhe dhe karakterin e tij dygjuhësh. Partia Komuniste e Çekosllovakisë fitoi zgjedhjet e vitit 1946. Pas grushtit të shtetit, të vitit 1948 Çekosllovakia u bë një shtet komunist një-partiak nën ndikimin sovjetik. Në vitin 1968, rritja e pakënaqësisë ndaj regjimit arriti kulmin në një lëvizje reformiste të njohur si Pranvera e Pragës, e cila përfundoi në një pushtimin e udhëhequr nga sovjetikët. Çekosllovakia mbeti e pushtuar deri në Revolucionin e Kadifenjtë të vitit 1989, kur regjimi komunist u rrëzua dhe një republikë parlamentare shumëpartiake u formua. Më 1 janar 1993, Çekosllovakia u shpërbë në mënyrë paqësore, që çoi krijimin e dy shteteve të pavarura të Republikës Çeke dhe Sllovakisë.

Republika Çeke është një vend i zhvilluar me një ekonomi të avancuar, me të ardhura të larta dhe standard të lartë jetese. Republika Çeke gjithashtu renditet si vendi i 10-të më paqësor. Ajo është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, NATO, OECD, OSBE dhe Këshillit të Europës.

Historia

Viset e Çekisë, në bazë të të dhënave arkeologjike çeke, kanë qenë të banuara që nga parahistoria. Që në nga Shekulli III, fise kelte kanë migruar në këtë pjesë. Ndër fiset e para kanë qenë Boi (fis keltë) dhe më vonë fisi gjermanë i markomanëve dhe fisi Quadi. Gjatë kohës së dyndjeve të mëdha të fiseve gjermane, nga pjesa qendrore e Evropës janë larguar në anë tjera shumë fise, po ashtu edhe nga viset e Çekisë. Gjatë kohës së këtyre dyndje vëren edhe elementet e para të fiseve sllave të ardhur nga Deti i Zi dhe regjioni i Karpateve. Lëvizje kjo që është vërejtur edhe nga shumë fise tjera sllave që vinin na Siberia dhe Evropa lindore (hunët, avarët, bullgarët, magjarët etj.). Fiset gjermane që jetonin më parë në viset Çeke u shpërngulen në viset jugore, shumica e tyre në Austrinë e sotshme.

Gjatë shekullit VII, murgu françeskan, Samo i ndihmonte sllavët që të luftonin avarët. Nga kjo ndihmë e tij u krijua edhe shteti i parë sllav i njohur në Evropën qendrore. Mbretëria e Moravës ishte vazhdimësia e këtij shteti sllav në shekullin VIII.

Shteti Çek pas disa konflikteve në vitet e vona të shekullit IX u bashkua nga "Přemyslids". Mbretëria e Bohemisë ishte një fuqi vendore, mirëpo konfliktet fetare të ngjashme si ato të shekullit XV dhe të shekullit XVII nuk e linin të ngrihej në një fuqi më të madhe. Kështu bie nën ndikimin e Hasburgëve dhe më vonë bëhet pjesë e Perandorisë së Austro Hungarisë.

Me fillimin e Luftës së Parë Botërore dhe shpërbërjen e Perandorisë Austro-Hungareze, Çekia dhe shteti fqinj i saj Sllovakia krijuan shtetin e tyre të përbashkët, Çekosllovakinë në vitin 1918. Vendi i ri sovran në përbërjen e popullsisë së tij kishte një numër të madh banorësh gjermanë të cilët do të ndihmonin aneksimin nga Gjermania naziste të Çekosllovakisë në vitin 1938 me marrëveshjen e Mynhenit(München). Gjatë kësaj kohe në Çeki u vendos një qeveri që përfaqësonte interesat e gjermanëve, ndërsa Sllovakisë ju dha një autonomi e gjerë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Çekosllovakia e rimëkëmbur bie nën ndikimin sovjetik (BRSS). Për shtypjen e kryengritjes ndaj këtij vendimi të fuqive botërore, marrshojnë pakti i Varshavës në Çekosllovaki. Në vitin 1989 Çekosllovakinë e përfshin "lëvizja paqësore demokratike" dhe më 1 janar 1993 deri ndarja e Çekosllovakisë në dy Republika sovrane, Republika Çeke dhe Sllovakia. Në vitin 1999, Çekia (Republika Çeke) i bashkëngjitet paktit të Atllantikut Verior (NATO) dhe në vitin 2004 anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE).

Qeverisja dhe politika

Artikulli kryesor Sistemi shtetëror
Vaclav Havel, Presidenti i parë i Republikës Çeke

Republika Çeke është një demokraci përfaqësuese, parlamentare, pluraliste, shumë-partiake, me Kryeministrin si kreu i qeverisë. Parlamenti (Parlament České republiky) është dydhomësh, me Dhomën e Deputetëve (Çekisht: Poslanecká sněmovna) (200 anëtarë) dhe Senati (Çekisht: Senát) (81 anëtarë).

Presidenti i Republikës Çeke zgjidhej nga një sesion i përbashkët i parlamentit për një mandat pesëvjeçar, me jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. Ky sistem ishte praktikuar midis viteve 1993–2012. Që nga viti 2013, zgjedhjet presidenciale janë të drejtpërdrejta. Presidenti është kreu formal i shtetit me kompetenca të kufizuara dhe specifike, ku më të rëndësishmet janë kthimi i projektligjeve në parlament, propozimi i gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese për miratim në Senat dhe shpërndarja e parlamentit në disa rrethana të veçanta dhe të pazakonta. Ai gjithashtu emëron kryeministrin, si dhe anëtarët e tjerë të kabinetit me propozim të kryeministrit. Nga viti 2013 e në vazhdim, presidenti zgjidhet nga populli, jo nga parlamenti. Milosh Zeman ishte presidenti i parë çek i zgjedhur drejtpërdrejt.

Kryeministri është kreu i qeverisë dhe ushtron kompetenca të konsiderueshme, duke përfshirë të drejtën për të vendosur objektivat për politikat e jashtme dhe të brendshme, të mobilizojë shumicën parlamentare dhe zgjedhë ministrat e qeverisë.

Anëtarët e Dhomës së Deputetëve zgjidhen për një mandat katërvjeçar me përfaqësim proporcional, me një prag zgjedhor prej 5%. Ka 14 rrethe votimi, të njëjta me rajonet administrative të vendit. Dhoma e Deputetëve, pasardhësja e Këshillit Kombëtar Çek, ka kompetencat dhe përgjegjësitë e parlamentit federal që nuk egziston të ish-Çekosllovakisë.

Anëtarët e Senatit zgjidhen në zona elektorale një vendëshe me dy-raunde votimi për një mandat gjashtë vjeçar, me një të tretën të zgjedhur çdo vit çift në vjeshtë. Zgjedhjet e para u bënë në vitin 1996, për terma të ndryshme. Senati është i papëlqyeshëm në publik dhe vuan nga pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, në përgjithësi afërsisht 30% në raundin e parë dhe 20% në të dytin.

Sistemi i drejtësisë

Republika Çeke ka një sistem të ligjit civil të bazuar në ligjin gjermanik. Gjyqësori çek ka tre gjykata kryesore, Gjykata Kushtetuese e cila mbron njerëzit kundër shkeljeve të kushtetutës nga legjislativi apo nga qeveria, e përbërë nga 15 gjyqtarë kushtetues, Gjykata e Lartë e Republikës së Çekisë është gjykata e apelit më e lartë për të pothuajse të gjitha rastet ligjore të dëgjuara në Republikën Çeke e përbërë nga 67 gjyqtarë dhe Gjykata e Lartë Administrative, e cila vendos për çështjet e drejtësinë procedurale dhe administrative. Ajo gjithashtu ka juridiksion mbi shumë çështje politike, të tilla si formimi dhe mbyllja e partive politike, kufijtë juridiksionale midis entiteteve qeveritare, si dhe pranueshmërinë e personave që qëndrojnë për poste publike. Këto forma të gjykatës quhen triumvirat.

Njësitë administrative

Republika Çeke ndahet në 14 njësi administrative të llojit rajon (org.:kraje, njëjës – kraj) dhe kryeqytetit (hlavní město) Praga (Praha). Këto njësi administrative ndahen më tej në 77 njësi të nivelit të komunave (org.:okresy, njëjës okres)..

Harta e Republikës Çeke me rajone
Harta e Republikës Çeke me rajone
Harta e Rep. Çeke me rajonet tradicionalë dhe rajonet e sotëm administrativë
Shkronja e Targës Emri i Rajonit
çekisht
Emri i Rajonit
shqip
Qendra
A Praha  Praga -
S Středočeský kraj  Rajoni Bohemian Qendror Pragë
C Jihočeský kraj  Rajoni Bohemian Jugor České Budějovice
P Plzeňský kraj  Rajoni Pilzen Plzeň
K Karlovarský kraj  Rajoni Karlovi Vari Karlovi Vari
U Ústecký kraj  Rajoni Usti mbi Labem Usti mbi Labem
L Liberecký kraj  Rajoni Liberec Liberec
H Královéhradecký kraj  Rajoni Hradec Kralove Hradec Králové
E Pardubický kraj  Rajoni Pardubice Pardubice
M Olomoucký kraj  Rajoni Olomouc Olomouc
T Moravskoslezský kraj  Rajoni Moravian-Silezian Ostrava
B Jihomoravský kraj  Rajoni Moravian Jugor Brno
Z Zlínský kraj  Rajoni Zlin Zlin
J Vysočina  Rajoni Vysocina Jihlava

Gjeografia

Republika Çeke shtrihet kryesisht midis gjerësive gjeografike Veriore 48° dhe 51° (një zonë të vogël ndodhet në veri të 51°), dhe gjatësive gjeografike Lindore 12° dhe 19°. Relievi çek është jashtëzakonisht i larmishme. Bohemia, në perëndim, përbëhet nga një pellg i drenazhuar nga Elba (çekisht: Labe) dhe lumenjtë e Vltavës, e rrethuar nga malet e ulëta kryesisht, të tilla si vargmali Krkonoše i Sudetëve. Pika më e lartë në vend, Sněžka në 1,602 m, ndodhet këtu. Moravia, pjesa lindore e vendit, është gjithashtu mjaft kodrinore. Ajo drenazhohet kryesisht nga lumi Morava, por ajo gjithashtu përmban burimin e lumit Oder (çekisht: Odra).

Parku Kombëtar Podyjí

Lumenjtë që dalin nga Republika Çeke derdhen në tre dete të ndryshme: në Detin e Veriut, Detin Balltik dhe Detin e Zi. Republika Çeke gjithashtu ka nëpërdorim Moldauhafen, një sipërfaqe 30.000m² në mes të portit të Hamburgut, që iu dha Çekosllovakisë me nenin 363 të Traktatit të Versajës, për të lejuar shtetin kontinental në një vend ku mallrat që transportohen nëpërmjet lumit të mund të transferohen në anijet detare. Territori do ti kthehet Gjermanisë në vitin 2028.

Në Republikën Çeke ka katër parqe kombëtare: Parku Kombëtar Krkonoše, Parku Kombëtar Šumava, Parku Kombëtar Podyjí, Zvicra Boheme.

Tre Tokat historike të Republikës Çeke (ish vendet kryesore të tokave të Kurorës Boheme) korrespondojnë pothuajse saktësisht me pellgjet e lumenjve të Elba dhe pellgun Vltava për Boheminë, ai i Moravës për Moravinë, dhe pellgu i lumit Oder për Silezinë Çeke (në aspektin e territorit çek).

Klima

Republika Çeke ka një klimë të butë kontinentale, me verë të ngrohtë dhe dimër të ftohtë, me re dhe me dëborë. Ndryshimi i temperaturës midis verës dhe dimrit është relativisht i lartë, për shkak të pozitës gjeografike pa dalje në det.

Në Republikën Çeke, temperaturat ndryshojnë shumë, në varësi të lartësisë. Në përgjithësi, në lartësi më të mëdha, temperaturat janë më të ulëta dhe reshjet më të shumta. Zonat me më shumë rreshje në Republikën Çeke ndodhet rreth Bili Potokut në malet Jizera dhe rajoni më i thatë është Qarku Louny në veriperëndim të Pragës. Një faktor tjetër i rëndësishëm është shpërndarja e maleve; prandaj, klima është mjaft e ndryshme.

Në majën më të lartë Sněžka (1602 m), temperatura mesatare është -0.4 °C, ndërsa në ultësirat e Rajonit Moravian Jugor, temperatura mesatare është 10 °C. Kryeqyteti i vendit, Praga, ka një temperaturë mesatare të ngjashme, edhe pse kjo është e ndikuar nga faktorë urbanë.

Muaji më i ftohtë është zakonisht janari ndjekur nga shkurti dhe dhjetori. Gjatë këtyre muajve, zakonisht ka borë në male dhe nganjëherë në qytetet e mëdha dhe në ultësira. Gjatë muajit mars, prill dhe maj, temperatura zakonisht rritet me shpejtësi, veçanërisht gjatë muajit prill, kur temperatura dhe moti tenton të ndryshojnë shumë gjatë ditës. Pranvera karakterizohet edhe nga nivele të larta të ujit në lumenj, për shkak të shkrirjes së borës duke shkaktuar përmbytje të rastit.

Kodrinat e Králický Sněžník

Muaji më i ngrohtë i vitit është korriku, i ndjekur nga gushti dhe qershori. Mesatarisht, temperaturat verore janë rreth 20 °C - 30 °C më të larta se gjatë dimrit. Vera karakterizohet edhe nga shiu dhe stuhitë. Krkonoše Parku Kombëtar

Vjeshta në përgjithësi fillon në shtator, i cili është ende relativisht i ngrohtë dhe i thatë. Gjatë muajit tetor, temperaturat zakonisht bien nën 15 °C ose 10 °C dhe pemët gjetherënëse fillojnë të rrëzojnë gjethet e tyre. Në fund të nëntorit, temperaturat zakonisht shkojnë rreth pikës së ngrirjes.

Temperatura më e ulët e matur ndonjëherë ishte në Litvínovice afërt Ceske Budejovice në vitin 1929, -42.2 °C dhe më e larta e matur, ishte 40.4 °C në Dobřichovice në vitin 2012.

Shumica e shirave bie gjatë verës. Reshjet sporadike janë relativisht konstante gjatë gjithë vitit (në Pragë, numri mesatar i ditëve në muaj që kanë të paktën 0.1 mm shi varion nga 12 në shtatori dhe tetor në 16 në nëntor), por reshje e rënda të përqendruara (ditë me më shumë se 10 mm në ditë) janë më të shpeshta në muajt maj-gusht (mesatarisht rreth dy ditë të tilla në muaj).

Ekonomia

Investimet e huaja , qe jane rritur ndjeshem kane ndertuar fabrika dhe uzina industriale, si per shembull : Siemens,Volsvagen etj.Prodhimet kryesore bujqesore jane gruri,elbi,patatja,panxhari isheqerit dhe thekra.Blegtoria eshte me e zhvilluar ne pjesen malore te vendit.Vlera te medha ekonomike kane edhe pyjet megjithese nje pjese e tyre eshte demtuar nga shiu acid.Çekia dallohet per burimet e saj minerare te cilat jane baza e ekonomise Çeke. Deget kryesore te industrise jane : metalurgjike, mekanike, kimike.Gjithashtu mjaft te perhapura jane perpunimi i porcelanit,kristalit dhe instrumenteve muzikore.

Republika Çeke është një multi-partiak demokraci pluraliste parlamentare përfaqësuese, me Kryeministrin, si kreu i qeverisë. Parlamenti (Parlament České republiky) është dydhomësh, me Dhomën e deputetëve (çeke: Poslanecká sněmovna) (200 anëtarë) dhe Senati (Çeke: Senati). (81 anëtarë) Presidenti është kreu formal i shtetit me kompetenca të kufizuara dhe të veçanta, më e rëndësishmja për të kthyer faturat në parlament, të emërojë anëtarë të bordit të Bankës Kombëtare Çeke, të emërojë gjyqtarët e gjykatës kushtetuese për miratim të Senatit dhe të shpërndajë Dhomën e Deputetëve në bazë të caktuar rrethana të veçanta dhe të pazakonta. president dhe zëvendës Kryetari i Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës. Ai gjithashtu emëron kryeministrin, si dhe anëtarët e tjerë të kabinetit në një propozim nga ana e kryeministrit. Nga viti 1993 deri në vitin 2012, Presidenti i Republikës së Çekisë është zgjedhur nga një sesion të përbashkët të parlamentit për një mandat pesëvjeçar, me jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme. Që nga viti 2013 zgjedhjet presidenciale është i drejtpërdrejtë. [60] Miloš Zeman ishte i pari President i zgjedhur direkt Çeke. Qeveria e ushtrimit të pushtetit ekzekutiv të Republikës Çeke buron nga Kushtetuta. Anëtarët e qeverisë janë Kryeministrin, Zëvendës ministra dhe ministra të tjerë. Qeveria është përgjegjëse për Dhomën e Deputetëve. [61] Kryeministri është kreu i qeverisë dhe ushtron fuqi të konsiderueshme, siç është e drejta për të vendosur rendin e ditës për politikën më të jashtme dhe të brendshme dhe të zgjedhur ministrat e qeverisë. aktual Kryeministri i Republikës Çeke është Bohuslav Sobotka, duke shërbyer që nga 17 Janar 2014 si kryeministër 11 ministri. Anëtarët e Dhomës së Deputetëve zgjidhen për një mandat katërvjeçar nga përfaqësimi proporcional, me një prag zgjedhor prej 5%. Ka 14 rrethe të votimit, të njëjta me rajonet administrative të vendit. Dhoma e deputetëve, pasues i Këshillit Kombëtar Çeke, ka kompetencat dhe përgjegjësitë e parlamentit tashmë i vdekur federal të ish-Çekosllovakisë. Sistemi politik i Republikës Çeke Anëtarët e Senatit zgjidhen në zonat e vetme-vendesh me votim balotazh dy rrumbullakët për një mandat gjashtë-vjeçar, me një të tretën e zgjedhur çdo vit, edhe në vjeshtë. Zgjedhjet e para ishte në vitin 1996, për kushte të ndryshme. Kjo marrëveshje është modeluar sipas Senatit të SHBA-se por secili elektorale është përafërsisht të njëjtën madhësi dhe sistemi i votimit të përdorura është një balotazh dy-rrumbullakët. Senati është e papëlqyeshme në mesin e publikut dhe vuan nga pjesëmarrja e ulët e zgjedhjeve.

Republika Çeke ka një ekonomi të zhvilluar,  të ardhura të larta  me një normë për frymë PBB-së që është 87% e mesatares së Bashkimit Evropian.  Më të qëndrueshme dhe të begatë e shteteve post-komuniste, Çeke Republika përjetoi një rritje prej mbi 6% në vit në tri vitet e para shpërthimit të krizës së fundit ekonomike globale. Rritja ka qenë e udhëhequr nga eksportet për në Bashkimin Evropian, sidomos në Gjermani, dhe investimet e huaja, ndërkohë që kërkesa e brendshme është ringjallur.

Pjesa më e madhe e ekonomisë është privatizuar, duke përfshirë bankat dhe telekomunikacionit. Një anketë e vitit 2009, në bashkëpunim me Shoqatën Ekonomike Çeke gjeti se shumica e ekonomistëve çekë në favor të liberalizimit të vazhduar në shumicën e sektorëve të ekonomisë.

Vendi ka qenë anëtar i zonës Shengen që nga 1 maj 2004, të paturit e kontrolleve kufitare hiqet, plotësisht të hapur kufijtë e saj me të gjithë fqinjët e saj (Gjermania, Austria, Polonia dhe Sllovakia) më 21 dhjetor 2007. Republika Çeke u bë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë më 1 janar 1995. në vitin 2012, Gati 80% e eksporteve çekë shkoi, dhe më shumë se 65% e importeve çekë erdhi nga, shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Republika Çeke do të bëhet ekonomia e 49-të më e madhe në botë deri në vitin 2050 me një GDP prej US $ $ 342 miliardë.Prodhimi i energjisë elektrike çeke kalon konsumin me rreth 10 TWh në vit, të cilat eksportohen. energjia bërthamore aktualisht siguron rreth 30 për qind të nevojave të përgjithshme të energjisë, pjesa e tij është parashikuar të rritet në 40 për qind. Në vitin 2005, 65.4 për qind e energjisë elektrike është prodhuar nga me avull dhe djegies termocentrale (kryesisht qymyr); 30 për qind nga bimët bërthamore; dhe 4.6 për qind nga burime të rinovueshme, duke përfshirë hidrocentralet. burimi më i madh çeke e energjisë është Temelín Nuclear Power Station, një tjetër central bërthamor është në Dukovany.

 

Republika Çeke është ulur varësinë e saj në shumë ndotës qymyr të gradës së ulët kafe si një burim të energjisë. Gazi natyror është prokuruar nga Russian Gazprom, rreth tre të katërtat e konsumit të brendshëm dhe nga kompani norvegjeze, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të mbetur një të katërtën. Gazi rus është importuar nëpërmjet Ukrainës (tubacionit Druzhba), gazi norvegjeze është transportuar përmes Gjermanisë. konsumi i gazit (përafërsisht. 100 TWh në 2003-2005) është konsumi i energjisë elektrike pothuajse të dyfishtë. Afrika Moravia ka depozita të vogla të naftës dhe gazit.

Demografia


Kultura

kultura e qekise esht shum e zhvilluar e ka bujqesin e zhvilluar

Të tjera

Lidhje të jashtme

 Commons: Republika Çeke – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Republika Çeke – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale