Diskutim:Artana: Dallime mes rishikimesh

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Faqe e re: Artana (Nobo Berda) Krenaria mesjetare dhe dëshmia e lashtësisë së civilizimit rajonal, sot qëndron e vetmuar dhe e fundit ne listën e komunave të Kosovës. Artana apo Novo Bërda...
 
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
Artana (Nobo Berda)
Artana (Novo Berda)

Krenaria mesjetare dhe dëshmia e lashtësisë së civilizimit rajonal, sot qëndron e vetmuar dhe e fundit ne listën e komunave të Kosovës. Artana apo Novo Bërda siç është quajtur gjatë regjimit serb, si komunë është krijuar relativisht vonë. Por si vendbanim apo nëse është e drejtë të quhet qytet thuhet të ekzistoj që nga shekulli IX. Ndërtimi i vendbanimit dhe Kështjellës ka ndodhur diku mes shekullit IX dhe XII – atëherë kur në Ballkan sundonte pjesa lindore e perandorisë romake, Perandoria Bizantine. Pasuritë nëntokësore që dikur posedonte rajoni ku sot ekziston Artana ishin arsyeja kryesore e ngritjes së vendbanimit aty. Kjo kodër ishte mjaftë e pasur me ar dhe argjent, vlera e të cilave i mundësuan Artanës famë gjith-evropiane dhe komoditet mbretëror. Thuhet se mineralet e Artanës gjatë mesjetës janë shitur në të gjitha qendrat tregëtare të evropës juglindore dhe azisë së vogël si Dubrovnik Shkup Stamboll dhe Venedik. Përveq të mirave materiale banorët e atëhershëm të Artanës përfituan edhe në mënyra të tjera nga kjo pasuri. Artana lidhej përmes rrugëve me të gjitha trevat tjera ballkanike, përmes të cilave tregëtarët e shumtë sillnin edhe shumë aspekte të kulturave tjera. Që në atë kohë Artana njihej si qytet kosmopolit, ku bashkëjetonin kultura dhe besime të ndryshme. Gjurmët e varrezave katolike dhe muslimane, kisha dhe xhamija janë ende prezente afër kalasë.

Versioni i datës 14 shkurt 2007 21:55

Komuna e Artanës është një komunë e vogël dhe e varfër qe në vitin 1990, është formuar për qëllime politike nga regjimi i Serbisë. Ajo shtrihet në pjesën lindore të Kosovës, në rrethin e Gjilanit. Pjesa më e madhe e territorit është kodrinore dhe malore me një sipërfaqe 92 km2. Në këtë komunë jetojne 4854 banore, nder te cilet 2200 jane shqiptare dhe 2441 serbe. Rreth 1000 banorë jane shpërngulur ne Sërbi; 200 banorë tjerë janë muslimanë, turq dhe romë, cka dmth se gati 50% jane shqiptare dhe 50% sërbe. Banoret e komunës jane te shpërndare në 14 fshatra dhe lagje. Kjo komunë më tepër njihet si vendbanim rural.

Kuvendi komunal në Artanë, që prej zgjedhjeve te fundit komunale me ndihmen e votuesve sërbe qe jetojne në Serbi, udhëhiqet nga shumica e palës sërbe. Sërbet jane te lirë te lëvizin në gjithe territorin e komunës dhe kanë filluar ta pranojnë realitetin e krijuar ne Kosovë. Një pjesë e të shperngulurve kanë filluar te kthehen ne Kolonin e vjeter, Kllabukar Zebincë.

Si në çdo pjesë tjetër të Kosovës, lufta e fundit la të shkaterruara nje numer te madh te shtëpive edhe ne komunën e Artanës. Sipas disa vleresimeve, më tepër se 100 shtëpi të shqiptarve dhe rreth 70 te serbeve, jane shkaterruar gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999. Shtëpitë u renovuan gati tërsisht me ndihmën e bashkesisë europiane dhe organizatave tjera nderkombëtare që veprojnë në Kosovë. Pritet te rindertohen edhe 10-15 shtëpi te kategorisë se dyte, të cilat I kanë shpëtuar shkatërrimit të tërësishëm. Komuna ballafaqohet me mungesë të shërbimeve publike, Këtij vendi po I mungon ekipi I zjarrfikëse dhe pasijet për shuarjen e zjarrit. Nëse ndonjë pjesë e kësaj komune do të përsfhihej nga zjarri, çdo ndërhyrje varet nga komuna e Gjilanit e cila është 40 km larg. Sa i përket Shëbimet telefonike ende mbeten brengë e qytetarëve të kësaj komune. Andaj kjo dukuri banorëve të kësaj ane u shkakton probleme gjatë rasteve emergjente. Shërbimet shëndetësore nuk I mungojnë banorëve të kësaj komune. Mirëpo, si kudo në Kosovë ambulanta ballafaqohet me probleme të shumta. Mungesa e ujit shkakton e paralizon punën e mirëfillt të punëtorëve shëndetësorë. Pajisjet mjekesore që posedon kjo ambulantë jane te vjeteruara dhe kanë nevoje të zëvendesohen me të reja. Stafi mjekesor ka nevoje të trajnohet për kujdes më të mirë ndaj pacientëve, që kërkojnë kurim në këtë institucion. Reparti I maternitetit ende mbetet bregë e banorëve të kësaj ane. Ende nuk ekziston reparti I tillë, I cili do tu mundësonte shtatzënave të lindin në këtë ambulantë

Arsimi në komunen e Artanës është në në shkallë të mjerueshmë. Në këtë komunë ekzistonjnë vetëm shkollat fillore. Mungesa e shkollave të mesme ndikon shumë që të rinjët e kësaj komune të braktistin shkollimin. Keshtu, pas përfundimit të shkollës fillore nxenesit detyrohen ti vijojnë mësimet në shkollat e mesme të Gjilanit, Prishtinë dhe të vendeve tjera. Kuvendi komunal ka përpiluar nje projekt per ndertimin e një shkolle te mesme. Realizimi I këtij projekti varet nga ministria e arsimit dhe ajo e financave. Shumica e shkollave fillore që kanë pësuar nga lufta jane renovuar, falë ndihmës financiare të Kryqit te Kuq Spanjoll. Artana ka 5 shkolla fillore nga te cilat tri janë serbe dhe 6 paralele të ndara. Vlerësohet se janë rreth 520 nxënës me 90 mësues edhe punëtorë ndihmës. Më shumë se dy te tretat janë nxënës shqipëtarë.

Infrasturuktura e komunës nuk është edhe aq e kënaqshme. Të gjitha rrugët pothuajse janë të dëmtuara, kështu që gjatë dimrit transporti vështirësohet shumë. Një nga dukuritë që më së tepërmi e rëndon jetën e banorëve në këtë komunë është mungesa e furnizimit me ujë të pishëm. Sistemi I burimit të ujit ështëi gjatë 5,6 km dhe ky sistem u mundëson banorëve që 3 deri në katër orë të shfrytësojnë ujin. Tubacionet e furnizimit me ujë të pishëm jane te vjetër dhe shpesh rrjedhin ne disa pjese te rrjetit. Perveç kësaj, sipas testeve te fundit për vlerësimin e ujit që janë bërë nga Instituti për Shëndetsi, uji përmban tipe të ndryshme të bakterieve.

banoret----

Komuna e Artanës konsiderohet si komuna me e varfër në Kosovë, e cila është prekur nga papunësia e lartë. Pjesa me e madhe e banoreve te komunës, jetojne me ndihma sociale, prej te cileve 200 familje marrin ndihma sociale ne vlere prej 38 euro. Popullata kryesisht mbështetet në bujqesi, prandaj komuna ka disa projekte per themelimin e minifermave për rritjen e gjedheve dhe dhive si dhe punimin e tokave. Këto projekte bujqësore do të ndikonin në hapjen e vendeve të reja të punës dhe numri I papunëisë do të zvoglohet në një masë. Komuna e Artanes ka rreth 3400 hektarë tokë të punuar. Në kushtet e papunësise se larte, te mungeses se kualifikimit dhe te financave te pakta, Artana kryesisht mbeshtetet nga donatorët. Synim kryesor në këtë komunë është rehabilitimi i minierës se Artanës, e cila do të ndikonte në zhvillimin e ekonomik të vendit. Kjo minierë është kompani xeherore e Trepces, e cila ishte punëdhensi kryesor I banorëve të Artanës. Para se të largoheshin punëtoret shqiptarë nga puna, miniera numëronte 877 punëtorë, prej te cileve 636 ishin shqiptarë, 230 sërbë si dhe nje numer i vogël I punëtorëve I takonin nacionaliteteve të tjera. Miniera e Artanës konsiderohet si njëra nga minierat me të pasura ne Ballkan dhe Evropë me plumb, zing dhe një sasi të vogël ari dhe argjendi. Minatorët e Artanës ishin të parët me 1989 që i thanë “Ndal” pushtuesit sërb me ane te grevave, demostratave dhe marshimit drejt Prishtinës. Më pas me dhunë me shumë se 600 punëtore shqiptare largohen nga puna, edhe pse burimin e vetem të të ardhurave e kishin minierën e Artanës, mirëpo falë ndihmave te sindikatës së pavarur dhe shoqatës bamirëse “Nënë Tëreza” ata mbijetuan. Pas hyrjes se forcave te NATO-s dhe tërheqjes se paramilitarve sërbë nga Kosova, në minierë kanë kërkuar punë më tepër se 299 shqiptarë dhe 40 sërbë. Miniera e Artanës që nga 1 shtatori I vitit 2000, administrohet nga UNMIKU, mirëpo për shkak të statusit të pazgjidhur të Kosovës dhe të drejtave të rezervuara te PSSP mbi minierat, ende nuk është investuar në to. Strategjia kryesore e punësimit për të stimuluar ekonomin e Atanës do të ishte revitalizimi i sektorit xehtar. Mundësia e rifillimit të punës së minierës varet nga donacionet e huaja, apo sistemit të privatizimit, që sipas agjencionit kosovarë të mirëbesimit kjo minierë është lënë në fund. Tani miniera numëron 112 punëtorë. Kohëve te fundit janë punësuar edhe 18 punëtorë te tjerë. Kjo komunë është I vetmi vend në Kosovë ku nuk funksionon asnjë objekt prodhues. Përvec minierës, në këtë komunë ekzistojnë edhe fabrika e tepihëve ne Jasenovik, ajo e radiatorëve ne Prekovcë, të cilat mund të sigurojnë punësim për banorët e komunës, mirëpo asnjë nga këto fabrika nuk funksionon aktualisht.

    Artikulli eshte shkruar nga
       Arben Llapashtica