Dallime mes rishikimeve të "Përceptimi"

Jump to navigation Jump to search
24 bytes removed ,  5 vjet më parë
rregullim i sintaksës
(plotësova artikullin me shprehjen përkatëse të pastër shqipe)
(rregullim i sintaksës)
[[Skeda:Orientimi.gif|thumb|200px|Orientimi njerëzor]]
'''Përceptimi''' (ose shqip: përkapja) është aftësi bio-fizike i cili karakterizohet nga fenomenet fiziko-psikologjike si dhe kulturore të cilët ndëlidhin veprimet e qënieve njerëzore me mjedisin rrethues nëpërmjet proçeseve ndjesore. Është një proçes aktiv në të cilin [[Ndijimi|informacioni ndijues]] përcillet përmes [[Sistemi Nervor|sistemit nervor]] në [[Truri|tru]] ku organizohet dhe interpretohet. <ref>Matlin, M. W. (1988). ''Sensation and perception'' (2nd ed.). Boston: Allyn-Bacon.</ref> Integrimi i informationeve e shquan perceptimin nga ndijimi, të cilin këtë të fundit përkufizohet si proces pasiv përmes të cilit ngacmimet kapen nga receptorët ndijuaes dhe shndërrohen në impulse nervore.
 
Gjatë procesit të perceptimit mund të shquajmë procesin e perceptimit selektiv apo procesin e [[Vëmendja|vëmendjes seleksionuese]]. Ky proçes është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbijetesën tonë pasi na lejon t'i kushtojmë [[vëmendje]] vetëm një sërë ngacmimesh ndijuese duke lënë mënjanë të tjerët, në pamundësi për t'iu përgjigjur njëkohësisht të gjitha ngacmimeve të mjedisit të jashtëm. Ky proces orientohet kryesisht nga [[motivacioni]]. Në procesin e perceptimit autoret dallojnë gjithashtu një proces tjetër të rëndësishëm dhe të cilin e kanë quajtur pritshmëri. Pritshmëria perceptuese mund të mendohet si kulmi i të gjitha përvojave tona e cila na drejton për t'i perceptuar botën nga një percpektive unike.
 
Përceptimi përfshin proçese të tjera kognitive, si [[kujtesa]], [[Të Menduarit|të menduarit]] dhe një aftësi për të formuar kuptime përmes [[Proçeset Ndijore|proçeseve ndijore]].
Studimi i përceptimit e vë theksin në atë që përjetojmë realisht duke qënë [[Vetëdija|të vetëdijshëm]]. Perceptimi së bashku me ndijimin përbëjnë fazat e para të vetëndijësimit me mjedisin.
 
 
 
 
==== Përceptimi pamor ====
Njëra prej mjeteve më të rëndësishme për orientim është [[syri]]. Por a është me të vërtetë realitet ajo çka ne shohim? Syri nuk funksionon si një aparat fotografik. Ai ndërtohet nga dy sisteme krejtësisht të ndryshëm për nga funksioni të cilët plotësojnë. Këto dy sisteme janë [[fovea]] dhe [[retina]]. Mashtrime të shumëllojshme të syrit na bëjnë të ndërgjegjshëm për kufirin e përceptimit tonë. I famshëm ishte bërë zëri ngacmues të cilin njeriu mund ta perceptonte nga dy perspektiva. Edhe aftësia e disa kafshëve që t'i shohin disa gjëra të cilat ne nuk mund t'i perceptojmë, si p.sh. dritën ultravioletë, dëshmojnë që ne perceptojmë vetëm një pjesë të kufizuar.
Përceptimi i fytyrave funksionon që nga foshnjëria, por diskriminimi i imazheve është një aftësi e cila mësohet.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
==== Përceptimi dëgjimor ====
 
Përceptimi i zëtit të njeriut evidentohet jo vetëm nga fazat e hershme të foshnjërisë, por edhe në zhvillimin prenatal të fetusit. Kështu foshnjat 2 mujore shfaqin një parapëlqim për tingujt gjuhësor si BA/PA; DA/TA.
 
 
 
 
==== Organi i drejtpeshimit ====
==== Kombinimi ====
Aftësia më e madhe është padyshim që të gjitha informatat e marra të dimë se si t'i radhisim. Për këtë shpesh na ndihmon edhe përvoja. Ne e dimë se diçka në largësi duket më e vogël se sa afër dhe madhësinë e saj mund ta vlerësojmë mirë. Ne po ashtu edhe mund t'i mbyllim sytë dhe të orientohemi me të ashtuquajturën "mental map" (harte mentale). Do të thotë se ne me koke mund ta marrim me mend se si ne mund të arrijmë më së miri prej vendit A deri te vendi B. Por edhe orientimi me i vogël kërkon një kombinim të lartë shqisor. Që të ecim para pa pengesa, pa humbur orientimin, mund të funksionojë vetëm atëherë kur të gjitha informatat i kombinojmë mes veti. Kështu ne ende mund ta dimë, pa marrë parasysh se nga e kthejmë kokën, se nga është para e nga prapa. Ky kombinim bëhet fatmirësisht në mënyrë të pavetëdijshme. Po që se do t'i kishim përjetuar në mënyrë të vetëdijshme të gjitha veprimet (shikimin, dëgjimin, nuhatjen, mendimin, ndjenjën) atëherë sigurisht që do të ishim gjithmonë të mbingarkuar dhe s'do të mund ta përdornim energjinë tonë për gjëra të tjera. Me ndihmën e inteligjencës sonë, ne ndërtojmë mjete ndihmëse teknike, të cilat na orientojnë edhe në vende të panjohura, në të cilat mungon çdo ndihmë orientimi. Me ato mjete orientohemi qoftë në polin verior, qoftë edhe në hënë.
 
 
 
 
 
 
 
==Referenca==

Menyja e lëvizjeve