Ugarit: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Content deleted Content added
Faqe e re: Ugariti ishte port i lashtë në një rrip toke në Sirinë veriore, 11 km në veri të Latakisë. Ugarit kishte lidhje të ngushtë me perandorinë hitase, i dërgoi haraç Egjiptit,...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 18 tetor 2016 21:58

Ugariti ishte port i lashtë në një rrip toke në Sirinë veriore, 11 km në veri të Latakisë. Ugarit kishte lidhje të ngushtë me perandorinë hitase, i dërgoi haraç Egjiptit, dhe bënte tregti me Qipron (ndryshe Alashia), Egje, Sirinë dhe hitasit. Kulmin i tij e ariti më 1450-1200 para Kr.

Mbreti i fundit i Ugaritit ishte Ammurapi (rreth 1215 - 1180), i cili ishte bashkëkohës me mbretin hitas Suppiluliuma II. Në një letër drejtuar sundimtarit të Qiprosë Amurapi thekson se ka një krizë, sepse njerëzit e detit (d.m.th. filistenjtë) janë gati të pushtojnë mbretërinë e tij, dhe ai është pa mbrojtje ushtarake. Një pllakë kuneiforme tregon se Ugariti u shkatërrua pas vdekjes së faraonit egjiptian Merneptah (në 1203).

Tabletat e Ugaritit tregojnë paralele të ngushta me praktikat kananase, dhe gjuha e Ugaritit është shumë afër hebraishtes.