Dallime mes rishikimeve të "Justiniani I"

Jump to navigation Jump to search
86 bytes removed ,  5 vjet më parë
([[527]]-[[565]])
 
Gjatë kohës së sundimit të Justinianit, perandoria bizantine arrin kulmin e lulëzimit në të gjitha lëmenjtëfushat e jetës dhe jo vetëm në kulturë si ishte e joshur më parë dhe pas Justinianit. Nga pikëpamja ushtarake, [[Afrika]] dhe [[Italia]] u rimëkëmben dhe pushteti i perandorisë ishte më i fortë se kurrë më parë. Në anën tjetër [[arkitektura]] po lulëzonte dhe nga kjo kohë kanë mbetur shembujt më të mirë si p.sh.: Aja Sofia në [[Konstantinopoja|Konstantinopol]] ([[Stambolli|Stamboll]]). Historianët siç ishin [[Prokopiusi]] dhe Agatia punonin me të madhe sipas traditës së [[Herodoti]]t e [[Thukididi]]t. Gjatë kësaj kohe u krijua edhe [[Kodeksi i Justinianit]] ([[529]]) i cili u institualizua dhe hyri në fuqi rreth viteve [[533]]. Të gjitha këto vepra janë pika të begatisë bizantine e që janë krijuar në kohën e Justinianit.
 
Për të zhvilluar perandorinë në pjesët e tjera, Justiniani i dha një çmim të lartë në vitin [[532]] Shahut pers Kusros I. Mirëpo përbrenda kishte trazira siç ishin kryengritja e [[Nikea|Nikesë]] që shpërtheu në janar të [[532]] në Konstantinopol. Pas disa çrregullimeve politike, [[Belisari]] hyri në [[Hipodromi|Hipodrome]] me ushtri dhe e shuajti revoltën e "të gjelbërve" dhe "të kaltërve". Më këtë rast u shkaktua një gjakderdhje dhe qyteti pësoi dëmtime të rënda, mirëpo në anën tjetër kjo i hapi rrugën Justinianit për zbatimin e programit të tij. Kështu ai vetëm disa ditë pas revoltës filloi punimet për ndërtimin e kishës së re në vend të kishës së dëmtuar rëndë të Haja Sofies.
 
Në vitin [[533]] Justiniani ndërmori disa [[ekspedita]] të udhëhequra nga Belisari kundër mbretit vandal në Afrikë. Armata që kishte vënë ai në dispozicion Belisarit përbëhej përpos 10.000 këmbësorëve edhe nga më se 5.000 kalorës dhe 3.000 barbarë që merreshin si [[Federatët|federatë]]. Me fitoret e korrura kundër [[Gelimeri]]t i cili në fakt kishte mbajtur një pjesë të ushtrisë dhe një pjesë e kishte dorëzuar nën komandën e të vëllait Tata, në ishullin e Sardineve, Belisari ja arriti të pushtonte Karagen për një kohë të shkurtër.
 
Pas kësaj fitoreje Belisari u kthye së bashku me robërit e zënë në Konstatinopol ku Justiniani i la të vendoste për sundimin në Afrikë.
Anonymous user

Menyja e lëvizjeve