Doktor i Filozofisë: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 13: Rreshti 13:
Në kontekstin e gradës akademike, termi "filozofi" nuk i referohet vetëm fushës apo disiplinës akademike të [[Filozofia|filozofisë]], por përdoret në një kuptim më të gjerë në përputhje me kuptimin origjinal të saj [[Greqishtja e lashtë|gjuhën e vjetër greke]] që do të thotë, "dashuria e urtësisë" (love of wisdom). Në shumicën e vendeve të [[Evropa|Evropës]], fushat e tilla si ([[Historia|histori]], filozofi, shkenca sociale, [[Matematika|matematikë]], dhe filozofi natyrore/[[shkencat natyrore]])<ref>Sooyoung Chang, ''Academic Genealogy of Mathematicians'', World Scientific, 2010, p. 183.</ref> pastaj edhe të tjerat përveç [[Teologjia|teologjisë]], [[ligji]]<nowiki/>t, dhe [[Mjekësia|mjekësisë]] (veprimtaritë e ashtuquajtura profesionale, të zanatit (zejtare), ose ato teknike apo edhe të programit mësimor) tradicionalisht kanë qenë të njohura me termon ose fjalë filozofi, pastaj edhe në [[Gjermania|Gjermani]] dhe gjetiu në [[Evropa|Europë]] fakulteti themelor ose fakulteti i [[Shtatë artet e lira|arteve liberale]] njoheshin më shumë me emërtimin "Fakulteti i Filozofisë".
Në kontekstin e gradës akademike, termi "filozofi" nuk i referohet vetëm fushës apo disiplinës akademike të [[Filozofia|filozofisë]], por përdoret në një kuptim më të gjerë në përputhje me kuptimin origjinal të saj [[Greqishtja e lashtë|gjuhën e vjetër greke]] që do të thotë, "dashuria e urtësisë" (love of wisdom). Në shumicën e vendeve të [[Evropa|Evropës]], fushat e tilla si ([[Historia|histori]], filozofi, shkenca sociale, [[Matematika|matematikë]], dhe filozofi natyrore/[[shkencat natyrore]])<ref>Sooyoung Chang, ''Academic Genealogy of Mathematicians'', World Scientific, 2010, p. 183.</ref> pastaj edhe të tjerat përveç [[Teologjia|teologjisë]], [[ligji]]<nowiki/>t, dhe [[Mjekësia|mjekësisë]] (veprimtaritë e ashtuquajtura profesionale, të zanatit (zejtare), ose ato teknike apo edhe të programit mësimor) tradicionalisht kanë qenë të njohura me termon ose fjalë filozofi, pastaj edhe në [[Gjermania|Gjermani]] dhe gjetiu në [[Evropa|Europë]] fakulteti themelor ose fakulteti i [[Shtatë artet e lira|arteve liberale]] njoheshin më shumë me emërtimin "Fakulteti i Filozofisë".
== Shih edhe ==
== Shih edhe ==
* [[Doktor i Shkencave]]
* [[Deklarata e Bolonjës]]<br>
* [[Deklarata e Bolonjës]]<br>
* [[Procesi i Bolonjës]]<br>
* [[Procesi i Bolonjës]]<br>

Versioni i datës 16 nëntor 2016 19:44

Një i ri Doktor i Filozofisë (DPhil) nga Universiteti i Oksfordit , i veshur me kostum akademik.
Një grup i Doktorëve të rinjë të Filozofisës bashkë me profesorët e tyre.

Një Doktor i Filozofisë (PhD ose DPhil) është një lloj i shkallës së doktoraturës e cila jepet nga universitetet në shumë vende. Njihet edhe me shkurtesën Ph. D.

Terminologjia

Kjo gradë ose shkallë akademike njihet me formën e shkurtuar Ph. D. ose DPhil.[1] Ajo quhet gjithashtu edhe Doktor i Filozofisë, e cila rrjedh nga gjuha latine Philosophiae Doctor (DPhil) ose Philosophiae Doctor (Doktoraturë).

Kuptimi

Titulli Doktor i Filozofisë jepet për një gamë të gjerë të programeve studimore në shkenca (p.sh., biologji, fizikë, matematikë, etj.), inxhinieri, shkencat humane (p.sh., histori, letërsi, musikologji, etj.). Përfundimi i gradës akademike Ph. D. është një kërkesë për punësim në një universitet në thirrje të tilla si profesor, studiues, apo shkencëtar fushash të ndryshme. Ekziston një dallim i qartë në mes të një "Doktorature të merituar", e cila jepet pas përfundimit të një programi të studimit, një tezës ose disertacionit, dhe një "Doktor nderi" ose "Honoris causa", një titull që jepet nga një universitet për një personalitet të suksesshëm në një fushë të cakuar. Individët të cilët përfundojnë doktoratën me sukse mund ta përdorin titullin "Doktor" bashkë me emrin e tyre duke përdorur shkronja post-nominale "Dr.", "Ph. D.", "PhD" ose "DPhil".[2]

Kërkesat për të përfunduar një shkallë Ph.D. ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme sipas vendit, institucionit, dhe periudhës kohore nga dita e fillimit të hulumtimit të lartë për doktoratë. Një person i cili arrin gradën doktor i filozofisë edhe automatikisht i jepet titulli akademik Doktor. Gjatë periudhës studimore për marrjen e titullit në fjalë, studenti quhet student i doktoraturës ose Ph. D. student, por edhe kandidat i doktoratës, Ph.D. kandidat ose edhe Kandidat i Shkencave pasi studenti ka përfunduar të gjithë progrsamin dhe provimet e parapara dhe është duke punuar në tezën e disertacionit (të gjithë, por disertacioni). Në disa institucione, studentit i cili ka arritur në këtë nivel mund ti jepet edhe titulli Kandidat i Filozofisë.

Një Ph. D. kandidat duhet të paraqesë një projekt, tezë ose disertacion i cili shpesh përbëhet nga një punë ose veprimtari origjinale kërkimore e cila mund të publikohet në një revistë.[3] Në shumë vende, një kandidat duhet të mbrojë këtë punë përpara një paneli të përbërë nga ekzaminerët ekspert të caktuar nga universiteti. Universitetet japin edhe lloje të tjera të doktoratës përveç Ph. D., të tilla si Doktor i Arteve Muzikore (D. M. A.), një diplomë për interpretuesit muzikor dhe Doktor i Arsimit ose Doktor i Edukimit (Doctor of Education - Ed.D.), diplomë profesionale për mësimdhënësit.

Në kontekstin e gradës akademike, termi "filozofi" nuk i referohet vetëm fushës apo disiplinës akademike të filozofisë, por përdoret në një kuptim më të gjerë në përputhje me kuptimin origjinal të saj gjuhën e vjetër greke që do të thotë, "dashuria e urtësisë" (love of wisdom). Në shumicën e vendeve të Evropës, fushat e tilla si (histori, filozofi, shkenca sociale, matematikë, dhe filozofi natyrore/shkencat natyrore)[4] pastaj edhe të tjerat përveç teologjisë, ligjit, dhe mjekësisë (veprimtaritë e ashtuquajtura profesionale, të zanatit (zejtare), ose ato teknike apo edhe të programit mësimor) tradicionalisht kanë qenë të njohura me termon ose fjalë filozofi, pastaj edhe në Gjermani dhe gjetiu në Europë fakulteti themelor ose fakulteti i arteve liberale njoheshin më shumë me emërtimin "Fakulteti i Filozofisë".

Shih edhe

Shënime dhe referenca

  1. ^ The abbreviation DPhil is used only by the University of Oxford and the University of Sussex.
  2. ^ Graduate Courses, University of Oxford
  3. ^ Dinham, S.; Scott, C. (2001).
  4. ^ Sooyoung Chang, Academic Genealogy of Mathematicians, World Scientific, 2010, p. 183.

Bibliografia

  • Delamont, S., Atkinson, P. & Parry, O. (1997). Supervising the Ph.D.: A guide to success. Buckingham: Open University Press. ISBN 0-335-19516-4
  • Dinham, S. & Scott, C. (2001). The experience of the results of disseminating the results of doctoral research. Journal of Further and Higher Education, 25 (1) 45–55. ISSN 1469-9486
  • Feibelman, Peter J. A Ph.D. Is Not Enough!: A Guide to Survival in Science (2011) excerpt
  • Geiger, Roger L. To Advance Knowledge: The Growth of American Research Universities, 1900–1940. (Oxford University Press, 1986).
  • Geiger, Roger L. Research and Relevant Knowledge: American Research Universities Since World War II (2001).
  • MacGillivray, Alex; Potts, Gareth; Raymond, Polly. Secrets of Their Success (London: New Economics Foundation, 2002).
  • Mewburn, Inger. How To Tame Your Ph.D. (2012) excerpt
  • Petre, Marian. The Unwritten Rules Of Phd Research (2010) excerpt
  • Phillips, E. & Pugh, D.S. How to get a Ph.D. : managing the peaks and troughs of research. Milton Keynes: Open University Press 1987. ISBN 0-335-15537-5
  • Simpson, Renate. How the Ph.D. came to Britain: A century of struggle for postgraduate education, Society for Research into Higher Education, Guildford (1983).
  • Wellington, J. Bathmaker, A._M., Hunt, C., McCullough, G. & Sikes, P. (2005). Succeeding with your doctorate. London: Sage. ISBN 1-4129-0116-2
  • Wilkinson, D. (2005) The essential guide to postgraduate study London : SAGE ISBN 1-4129-0062-X (hbk.)
  • Wisker, G. (2005) The Good Supervisor: Supervising Postgraduate and Undergraduate Research for Doctoral Theses and Dissertations Palgrave Macmillan. ISBN 1-4039-0395-6.

Lidhje të jashtme